Skandali Saljanji n\u00eb burgun e Fierit i plot\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e figur\u00ebs s\u00eb krimit. Madje edhe i tejkalon ato, pasi kemi nj\u00eb bashk\u00ebpunim te nj\u00eb krimineli ordin\u00ebr me strukturat shtet\u00ebrore, me nj\u00eb skenar t\u00eb mir\u00ebmenduar p\u00ebr ta kryer, mbrojtur dhe shmangur nd\u00ebshkimin n\u00eb rast zbulimi t\u00eb krimit. Tani t\u00eb dy t\u00eb bashk\u00ebkriminuarit, Salianji dhe strukturat shtet\u00ebrore, kan\u00eb kaluar n\u00eb faz\u00ebn e tolerimit t\u00eb krimit.
N\u00eb nj\u00eb shtet normal, nga dy t\u00eb bashk\u00ebkriminuarit, p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebrkat\u00ebs i struktur\u00ebs shtet\u00ebrore, ose duhet t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb dor\u00ebheqjen, ose duhet t\u00eb detyrohej ta jepte at\u00eb. Nuk po ndodh q\u00eb Manja t\u00eb dor\u00ebhiqet. Me sa duket, e sheh postin e ministrit si dhurat\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme nga kryezoti, jo si detyr\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzuar nga rezultatet, nga past\u00ebrtia morale dhe ligjore.
Por, \u00e7udia \u00ebsht\u00eb se dor\u00ebheqjen e tij nuk e k\u00ebrkoi as PD-ja, as parti\u00e7kat e tjera. Sidomos kjo PD-ja, e shquar p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar djallin atje ku nuk \u00ebsht\u00eb, ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqje edhe n\u00eb ato raste kur i sh\u00ebnjestruari i tyre ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb kulmin e nj\u00eb suksesi, t\u00eb nj\u00eb zhvillimi pozitiv, nj\u00eb projekti me vlera t\u00eb duk\u00ebshme komb\u00ebtare, apo q\u00eb s\u2019ka patur lidhje me akuzat e ngritura. Ka fabrikuar e falsifikuar \u201cprova\u201d p\u00ebrmes intrigave dhe mashtrimeve t\u00eb tipit babale. Ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqje p\u00ebr ministra apo edhe kryeministra jo vet\u00ebm p\u00ebr gabime njer\u00ebzore, por edhe p\u00ebr fenomene natyrore, se pse kan\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00ebrmete; pse na jan\u00eb \u201cd\u00ebrguar\u201d epidemi t\u00eb ndryshme; pse ka pllakosur ngrohja globale; pse \u00ebsht\u00eb \u00e7mendur moti, etj.
Nd\u00ebrsa p\u00ebr krimin ordiner me emrin \u201cSalianji\u201d ka heshtur, sikur t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, deputeten Sara Mile, e zgjedhur me vot\u00eb plebishitare n\u00eb Elbasan, e kan\u00eb anatemuar, posht\u00ebruar e bullizuar vet\u00ebm se p\u00ebrse t\u00eb burgosurt kan\u00eb votuar at\u00eb dhe jo Partin\u00eb Demokratike! Pra, n\u00eb rastin e deputetes Sara Mile, PD-ja merret me t\u00eb burgosurit, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin \u201cSalianji\u201d nuk merret me komandant\u00ebt q\u00eb drejtojn\u00eb k\u00ebta t\u00eb burgosur, me piramid\u00ebn q\u00eb e drejton sistemin e burgjeve, me vet\u00eb ministrin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb skandal.
Pse po hesht PD-ja? Vet\u00ebm se Salianji \u00ebsht\u00eb produkt politik i k\u00ebsaj partie, apo se duan t\u2019i ulin atij kok\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos pretendoj\u00eb p\u00ebr lidership partie? Se n\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe struktura brenda k\u00ebtij subjekti politik? Apo, se ky skenar \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e p\u00ebrbashk\u00ebt e PD – Minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb?
Popullit nuk i intereson fare se \u00e7far\u00eb pozite do t\u00eb ket\u00eb apo do t\u00eb marr\u00eb Salianji n\u00eb PD. Populli di nj\u00eb gj\u00eb: q\u00eb Salianji \u00ebsht\u00eb kriminalizuar. Por populli \u00ebsht\u00eb i interesuar se cila \u00ebsht\u00eb pozita e shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim. Dhe do t\u00eb duhet t\u00eb ishte PD-ja q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte dor\u00ebheqjen e ministrit. K\u00ebt\u00eb ajo nuk e b\u00ebn sepse, po ta b\u00ebj\u00eb, i zbulohen kompromiset e n\u00ebndheshme si brenda saj, edhe me shtetin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me nj\u00eb gur ajo vret dy zogj: Salianjit i ul kok\u00ebn, duke i prer\u00eb krah\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos fluturoj\u00eb lart, nd\u00ebrsa mban hapur port\u00ebn e kompromisit me pushtetin p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb zez\u00eb.
PS-ja, me heshtjen e saj, duket se e mori n\u00eb mbrojte nj\u00eb krim t\u00eb till\u00eb, edhe pse rreziksh\u00ebmria shoq\u00ebrore, morale dhe institucionale \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se ajo ligjore. I takonte k\u00ebsaj force politike t\u00eb mbronte t\u00eb drejt\u00ebn, ligjin, drejt\u00ebsin\u00eb e re, shtetin. Ndaj k\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb buronte pik\u00ebrisht nga PS.
Nga kush ka frik\u00eb PS-ja q\u00eb nuk e nd\u00ebrmerr nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb?
Si Berish\u00ebs, edhe Ram\u00ebs iu thyen shpatat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal. Me sa duket, k\u00ebtyre t\u00eb dyve duhet t\u2019iu ruhesh jo kur shahen dhe b\u00ebrtasin ndaj njeri-tjetrit, por at\u00ebhere kur komunikimi i tyre \u00ebsht\u00eb memec, me figura, pa zhurm\u00eb, pa gjeste, me mimik\u00eb dhe pantomimik\u00eb. Por, t\u00eb pakt\u00ebn Berisha e ka t\u00eb shkruar n\u00eb diagnoz\u00ebn e tij politike, se nuk e njeh dor\u00ebheqjen, si p\u00ebr vete, ashtu edhe p\u00ebr sektin e tij politik. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb deklaruar, dor\u00ebheqja e tij politike do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb me at\u00eb t\u00eb shuarjes s\u00eb tij fizike, koh\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e di vet\u00ebm zoti n\u00eb qiell.
\u00c7udia q\u00ebndron me Edi Ram\u00ebn. Ai njeh shum\u00eb mir\u00eb moralin q\u00eb sundon n\u00eb Europ\u00eb edhe n\u00eb raste gabimesh, jo m\u00eb krimesh: dor\u00ebheqje e menj\u00ebhershme! Pse iu err\u00ebsuan syt\u00eb dhe mendja p\u00ebrpara nj\u00eb ministri, n\u00ebn hund\u00ebn e t\u00eb cilit jan\u00eb kryer vepra penale. Po guxon t\u00eb jap\u00eb urdh\u00ebra dor\u00ebheqjeje masive p\u00ebr pushtetin vendor, q\u00eb ndoshta mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb diskutueshme n\u00eb raport me ligjin, nd\u00ebrkoh\u00eb, druhet t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr nj\u00eb minist\u00ebr i cili, t\u00eb pakt\u00ebn moralisht, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim!
Popullit nuk i duhet n\u00ebse Manja do t\u00eb jet\u00eb apo jo n\u00eb list\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb re. Popullit i duhet q\u00eb Manja, sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandal dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal, duhet nd\u00ebshkuar sot. Ky \u00ebsht\u00eb moral politik. Kjo \u00ebsht\u00eb Europa ku k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb.
K\u00ebshtu, nj\u00eb minist\u00ebr i bashk\u00ebp\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandal ligjor, mbrohet nga nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt politik\u00eb. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se deviza \u201cOpzitar\u00eb, por v\u00ebllez\u00ebr\u201d ka marr\u00eb form\u00ebn shqiptar\u00e7e \u201cOpozitar\u00eb, por t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebruar n\u00eb krim\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Skandali Saljanji n\u00eb burgun e Fierit i plot\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e figur\u00ebs s\u00eb krimit. Madje edhe i tejkalon ato, pasi kemi nj\u00eb bashk\u00ebpunim te nj\u00eb krimineli ordin\u00ebr me strukturat shtet\u00ebrore, me nj\u00eb skenar t\u00eb mir\u00ebmenduar p\u00ebr ta kryer, mbrojtur dhe shmangur nd\u00ebshkimin n\u00eb rast zbulimi t\u00eb krimit. Tani t\u00eb dy t\u00eb bashk\u00ebkriminuarit, Salianji dhe […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-32176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32176"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32176\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}