{"id":3217,"date":"2014-09-13T20:26:42","date_gmt":"2014-09-13T20:26:42","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3217"},"modified":"2014-09-13T20:26:42","modified_gmt":"2014-09-13T20:26:42","slug":"vajzes-sime-i-pelqejne-vajzat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/vajzes-sime-i-pelqejne-vajzat\/","title":{"rendered":"Vajz\u00ebs sime i p\u00eblqejn\u00eb vajzat!"},"content":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e l\u00ebnduar dhe e vrar\u00eb. Sapo kam zbuluar nj\u00eb sekret t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb vajz\u00ebs sime, q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjys\u00ebm njeriu. Nuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj. I them vetes se ajo gjithsesi mbetet vajza ime, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Kur lindi, Egla ishte nj\u00eb vajz\u00eb e bukur dhe shum\u00eb e hedhur. Ajo qe f\u00ebmija im i par\u00eb, ndaj edhe e prita me nj\u00eb g\u00ebzim dhe krenari t\u00eb pashpjegueshme. Kur nisi t\u00eb rritej filloi t\u00eb b\u00ebhej si djal\u00eb harrakat. Rrinte gjith\u00eb koh\u00ebs p\u00ebrjashta duke luajtur, hipte n\u00ebp\u00ebr pem\u00eb, luante me djemt\u00eb. N\u00eb fillim nuk u shqet\u00ebsova. Mendova se ishte nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kalojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. E kush nuk ka luajtur kur ka qen\u00eb i vog\u00ebl, kush nuk \u00ebsht\u00eb kacavjerr\u00eb e b\u00ebr\u00eb pis gjithandej?! Duke menduar k\u00ebshtu e lash\u00eb t\u00eb b\u00ebnte at\u00eb q\u00eb donte, por me kalimin e koh\u00ebs ajo nisi t\u00eb mbante gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrime mashkullore. Nisi shkoll\u00ebn dhe as n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj nuk donte t\u00eb vishte fund. Sa her\u00eb e merrja nga klasa, e shihja q\u00eb gjithnj\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb mes t\u00eb meshkujve, madje nj\u00eb her\u00eb, m\u00ebsuesja e saj m\u00eb thirri urgjent n\u00eb shkoll\u00eb, pasi ishte z\u00ebn\u00eb me disa djem t\u00eb klas\u00ebs.<br \/>\nAt\u00ebhere nisa t\u00eb shqet\u00ebsohesha. Egla ishte nj\u00eb vajz\u00eb e bukur. Pse t\u00eb mos ishte edhe ajo si bashk\u00ebshoshataret e saj, e qet\u00eb, e rregullt dhe vajz\u00ebrore?! Bisedova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me bashk\u00ebshortin tim, por atij nuk i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb normale &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Ka mosh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luajtur dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb. M\u00eb von\u00eb, nuk do t\u2019i b\u00ebj\u00eb dot m\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ajo \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb me djemt\u00eb, more! &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; Epo kalamaj jan\u00eb, nuk do t\u00eb zihen sipas seksit tani! &#8211; ma preu shkurt.<br \/>\nP\u00ebrpiqesha t\u2019i thoja vetes fjal\u00ebt e tij dhe ta bindja, por ishte e pamundur. M\u00eb dukej sikur vajza ime do t\u00eb rritej dhe do t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb nuk do ta afronte njeri. Kur nisi tet\u00ebvje\u00e7aren vazhdoi po prap\u00eb i nj\u00ebjti avaz. Rrinte m\u00eb shum\u00eb me djmt\u00eb, rrihej me ta, luante futboll, nuk e kishte mendjen fare te m\u00ebsimet, por edhe kur ia thosha t\u00eb gjitha k\u00ebto tim shoqi, ai prap\u00eb nuk e vinte ujin n\u00eb zjarr.<br \/>\n&#8211; Po l\u00ebre vajz\u00ebn se mir\u00eb \u00ebsht\u00eb! Mos nxirr bishta kot! &#8211; m\u00eb thoshte.<br \/>\nPor mua ma ndjente zemra q\u00eb di\u00e7ka v\u00ebrtet nuk shkonte si\u00e7 duhej me t\u00eb, sepse nisi gjimnazi dhe ajo nuk kishte ndryshuar. E shihja me flok\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, me pantallona t\u00eb gjera e bluza t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb vinte t\u00eb qaja. Ajo dukej si djal\u00eb. Asnj\u00eb mashkull n\u00eb bot\u00eb nuk do t\u2019ia hidhte syt\u00eb.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb nisa t\u00eb mendoja se ndoshta duhet ta ngacmoja p\u00ebr djemt\u00eb. N\u00ebse i p\u00eblqente ndonj\u00ebri, mund t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb dukej sa m\u00eb e bukur n\u00eb syt\u00eb e tij.<br \/>\nNj\u00eb pasdite shkova n\u00eb dhom\u00ebn e saj. Si gjithmon\u00eb, po shihte futboll. I thash\u00eb se doja t\u00eb bisedoja me t\u00eb dhe ajo nisi t\u00eb m\u00eb shihte me habi. N\u00eb fakt, asnj\u00ebher\u00eb nuk kishim biseduar seriozisht bashk\u00eb, ndoshta prandaj i dukej e \u00e7uditshme k\u00ebrkesa ime.<br \/>\n&#8211; Je mir\u00eb mam? &#8211; m\u00eb pyeti.<br \/>\n&#8211; Po&#8230; vet\u00ebm se, dua t\u00eb flas me ty!<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb? &#8211; m\u00eb pyeti.<br \/>\n&#8211; Si shkon me shkoll\u00ebn?<br \/>\n&#8211; O ma! \u2013 u ankua &#8211; T\u00eb lutem, mos fillo me shkoll\u00ebn&#8230;<br \/>\n&#8211; Jo, nuk dua t\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr shkoll\u00ebn, por ti je rritur tani&#8230; Je b\u00ebr\u00eb vajz\u00eb e madhe. Doja t\u00eb flisnim, t\u00eb rrinim pak bashk\u00eb&#8230;<br \/>\nNuk po dija se si t\u2019ia thosha. M\u00eb dukej aq e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bisedoja me t\u00eb!<br \/>\n&#8211; Egla, a t\u00eb p\u00eblqen ndonj\u00eb djal\u00eb n\u00eb klas\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\nE pash\u00eb nga fytyra e saj q\u00eb ajo qe gj\u00ebja e fundit q\u00eb priste nga un\u00eb. N\u00eb fillim nuk po fliste, pastaj m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Jo o ma! Nuk \u00ebsht\u00eb se&#8230; nuk m\u00eb p\u00eblqen asnj\u00eb djal\u00eb n\u00eb klas\u00ebn time!<br \/>\n&#8211; Po jo vet\u00ebn n\u00eb klas\u00eb&#8230; &#8211; i thash\u00eb. &#8211; \u00cbsht\u00eb normale q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn t\u00ebnde njeriu t\u00eb p\u00eblqej\u00eb dik\u00eb. Un\u00eb dhe babi kur kemi qen\u00eb n\u00eb gjimnaz jemi njohur&#8230; Ty, nuk t\u00eb p\u00eblqen asnjeri?<br \/>\n&#8211; Ohu, edhe ti! \u00c7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebto muhabete q\u00eb m\u00eb b\u00ebn?! Nuk dua t\u00eb flas me ty p\u00ebr djemt\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb. \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme! Un\u00eb flas me shoqet jo me maman\u00eb time. Pastaj&#8230;<br \/>\n&#8211; Pastaj, \u00e7far\u00eb? Un\u00eb nuk jam njeri i huaj. Jam mamaja jote. \u00c7do lloj gj\u00ebje q\u00eb t\u00eb m\u00eb thuash, un\u00eb do ta pranoj. Ti e di q\u00eb t\u00eb dua shum\u00eb Egla!<br \/>\n&#8211; M\u00eb premton q\u00eb nuk do t\u00eb nxhehesh? &#8211; m\u00eb pyeti.<br \/>\n&#8211; Ta premtoj! &#8211; i thash\u00eb asaj, por vet\u00eb nuk isha e bindur. Pse po e b\u00ebnte kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, kur ishte shum\u00eb e thjesht\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mua nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb djemt\u00eb ma&#8230; fare! Mua&#8230; mua m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb vajzat!<br \/>\nN\u00eb fillim u tremba. Q\u00ebndrova disa sekonda pa l\u00ebvizur dhe pastaj vrapova p\u00ebr n\u00eb dhom\u00ebn time. Kam qar\u00eb aty me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Nuk ishte e mundur. Si kishte mund\u00ebsi q\u00eb Egla ime, vajza ime e vog\u00ebl p\u00eblqente vajzat?! Nuk u besoja vesh\u00ebve dhe syve!<br \/>\nN\u00eb dark\u00eb von\u00eb, kur e pa q\u00eb un\u00eb nuk do t\u00eb dilja nga dhoma, Egla erdhi dhe u ul af\u00ebr krevatit tim.<br \/>\n&#8211; O ma, ti m\u00eb premtove q\u00eb nuk do t\u00eb m\u00ebrziteshe. Un\u00eb edhe mund t\u00eb t\u00eb g\u00ebnjeja, por kjo jam un\u00eb! \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj? Nuk doja t\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsoja, por \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb ti ta dish, k\u00ebshtu nuk do t\u00eb pres\u00ebsh nga un\u00eb gj\u00ebra t\u00eb kota. T\u00eb lutem, mos ia thuaj babit! Do t\u00eb m\u00eb vinte turp nga ai&#8230;<br \/>\nPasi m\u00eb tha k\u00ebshtu, u vesh dhe doli. Ka kaluar nj\u00eb jav\u00eb nga ajo pasdite dhe un\u00eb akoma nuk e kam mbledhur veten. Me Egl\u00ebn flas shum\u00eb pak. Nuk e kemi hapur m\u00eb at\u00eb bised\u00eb. \u00cbsht\u00eb si nj\u00eb sekret mes ne t\u00eb dyjave, por un\u00eb e pranoj se kam shum\u00eb frik\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen me time bij\u00eb.<br \/>\nShpresoj q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kalimtare dhe q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb kthehet si\u00e7 ka qen\u00eb, ndryshe p\u00ebr mua do t\u00eb jet\u00eb fundi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e l\u00ebnduar dhe e vrar\u00eb. Sapo kam zbuluar nj\u00eb sekret t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb vajz\u00ebs sime, q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjys\u00ebm njeriu. Nuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj. I them vetes se ajo gjithsesi mbetet vajza ime, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb&#8230; Kur lindi, Egla ishte nj\u00eb vajz\u00eb e bukur dhe shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-3217","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3217"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3217\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}