{"id":32162,"date":"2025-07-21T15:41:23","date_gmt":"2025-07-21T13:41:23","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=32162"},"modified":"2025-07-21T15:46:03","modified_gmt":"2025-07-21T13:46:03","slug":"selvi-becaj-diplomate-poete-nene-grua-me-rrenje-te-forta-shqiptare-dhe-vizion-drejt-botes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2025\/07\/selvi-becaj-diplomate-poete-nene-grua-me-rrenje-te-forta-shqiptare-dhe-vizion-drejt-botes\/","title":{"rendered":"Selvi Be\u00e7aj: Diplomate, poete, n\u00ebn\u00eb, grua me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb forta shqiptare dhe vizion drejt bot\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>A \u2013 Arritje<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Cila \u00ebsht\u00eb ajo arritje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn je ve\u00e7an\u00ebrisht mir\u00ebnjoh\u00ebse sot?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Arritjet? N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb do ve\u00e7oja arritjet kardinale t\u00eb aspektit personal, p\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballem me sfida t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb paimagjinuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, t\u00eb cilat m\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Uni m\u00eb unik dhe t\u00eb fort\u00eb, n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb stabiliteti shpirt\u00ebror dhe emocional. Jam transformuar n\u00eb nj\u00eb grua m\u00eb t\u00eb fort\u00eb tek e cila nuk kan\u00eb m\u00eb vend frik\u00ebrarat apo fjala dor\u00ebzim\u2026\u2026t\u00eb gjitha k\u00ebto shnd\u00ebrrime t\u00eb unit m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihem dhe jem m\u00eb e lir\u00eb, ta perceptoj bot\u00ebn dhe jet\u00ebn nj\u00eb vend sfidash tip regjizure teatri, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk vuaj m\u00eb apo nuk dhembin gj\u00ebrat brenda meje, por do t\u00eb thot\u00eb se nuk i marr m\u00eb gj\u00ebrat personale edhe n\u00ebse ato jan\u00eb t\u00eb tilla, i shoh n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim objektiv dhe t\u00eb ftoht\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar ku jam dhe ku mund t\u00eb shkoj pas k\u00ebsaj sfide apo momenti t\u00eb caktuar. Rritja e vetbesimit, menaxhimi i emocioneve, ruajtjen e mir\u00ebqenies fizike dhe shpirt\u00ebrore\u2026.t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjej versionin e gruas m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb me vetveten dhe rrjedhjmisht duke q\u00ebn\u00eb mir\u00eb me veten, reflekton pozitivitet dhe je m\u00eb e mir\u00eb dhe me bot\u00ebn dhe cilindo q\u00eb t\u00eb rrethon. P\u00ebrsa i p\u00ebrket arritjeve personale, secili nga ne investon gjith\u00eb hapsir\u00ebn e jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gdhendur emrin n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do mbahet mend edhe pas largimit nga kjo bot\u00eb fizike, dhe me gjith\u00eb hoshilacionet e karrier\u00ebs, investimi profesional nuk mbaron kurr\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb Uni k\u00ebrkon t\u00eb rritet profesionalisht dhe t\u00eb motivohet e ngrihet n\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e tij. Arritje profesionale dhe n\u00eb karriere nd\u00ebr vite kam pasur disa, p\u00ebr t\u00eb cilat ndihem krenare, e megjithat\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb stadi i jet\u00ebs sime p\u00ebr nj\u00eb kulm t\u00eb tyre, pasi jam ende n\u00eb ekzaltim t\u00eb ngjitjes s\u00eb lart\u00ebsive, ku momenti kulmor uroj t\u00eb jet\u00eb diku dikur kur un\u00eb t\u00eb arrij t\u00eb jem e plot\u00ebsuar me veten dhe t\u00eb kem sfiduar aspektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme profesionale. Arritje thelb\u00ebsore-njer\u00ebzore dhe si grua, si dhe investimin m\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb dhe nuk do resht s\u00eb b\u00ebri gjith\u00eb jet\u00ebn time, \u00ebsht\u00eb lindja, rritja, p\u00ebrkushtimi, edukimi dhe kujdesi ndaj 5 f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb 5 individ t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe t\u00eb realizuar p\u00ebr vetveten n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb bekim dhe mir\u00ebsi p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe kudo ku ato do shkojn\u00eb, jetojn\u00eb apo investojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, n\u00eb pun\u00eb je nj\u00eb njeri i z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. Si prind, jeni i pazevend\u00ebsuesh\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs suaj.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-scaled.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"1205\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-1024x1205.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-32171\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-1024x1205.jpg 1024w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-300x353.jpg 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-200x235.jpg 200w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-768x904.jpg 768w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-1305x1536.jpg 1305w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-1741x2048.jpg 1741w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-357x420.jpg 357w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-341x400.jpg 341w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-640x753.jpg 640w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/slevi-tamam-1-681x801.jpg 681w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em><\/em><\/strong><strong><em>B \u2013 Besimi<\/em><\/strong><strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>N\u00eb \u00e7\u2019moment besimi n\u00eb veten t\u00ebnde ka qen\u00eb themeli i nj\u00eb kthese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Besimi se ka nj\u00eb fuqi Hyjnore mbi jet\u00ebn ton\u00eb dhe duhet me bindje dhe vullnet t\u00eb plot\u00eb ta pranojm\u00eb. Kur shpirtin e ke vendosur m\u00eb lart se \u00e7do gj\u00eb dhe lutjet b\u00ebhen mburoja jote dhe Zotit t\u00eb Gjith\u00ebpushtetshmit ja drejton me besim t\u00eb plot\u00eb. Besimi n\u00eb vetvete ka qen\u00eb gjithnj\u00eb i lidhur me besimin dhe lidhjen me Zotin. \u00c7do sprov\u00eb dhe sakrific\u00eb e k\u00ebsaj jete, vjen p\u00ebr nj\u00eb motiv dhe p\u00ebrve\u00e7 bekimeve, kam m\u00ebsuar t\u00eb vler\u00ebsoj dhe sprovat e k\u00ebsaj jete. Besimi ne vetvete? N\u00eb vitin 2010 kur u diagnostikova me tumor n\u00eb kok\u00eb dhe do i n\u00ebnshtrohesha nj\u00eb operacioni shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, aty e ndjeva fundin shum\u00eb pran\u00eb\u2026. Ishin dit\u00eb dhe net\u00eb pa fund dhe plot makth e ankth, n\u00eb t\u00eb cilat nuk dija n\u00ebse do mund t\u00eb isha banor i k\u00ebsaj toke t\u00eb nes\u00ebrmen. E megjithat\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk e jepja veten, madje kisha nj\u00eb sjellje moskok\u00eb\u00e7ar\u00ebse me nuanca humori, para familjar\u00ebve t\u00eb mi, e ve\u00e7an\u00ebrisht para mamas\u00eb sime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb tarac\u00ebn e dhom\u00ebs s\u00eb hotelit ku ishim akomoduar 1-2 dit\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb operacionit, kthej kok\u00ebn drejt qiellit dhe i drejtohem Zotit: \u201cZot, pse m\u00eb ke kapur me shpulla kaq fort n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb\u2026.?\u201d Dhe menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas reflektova n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijen time duke u drejtuar: \u201cZot m\u00eb fal, ti e di m\u00eb mir\u00eb dhe kam l\u00ebn\u00eb veten, jeten time dhe \u00e7do gj\u00eb n\u00eb dor\u00ebn Tende. Ti ma ke dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn dhe Ti e di kur m\u2019a merr.\u201d Kur u ngrita nga \u201ckrevati vdekjes\u201d dhe ndjeva se po jetoja s\u00ebrish, kur ndjeva q\u00eb kisha dhe kam Zotin pran\u00eb vetes n\u00eb \u00e7do hap, u ngrita nj\u00eb tjet\u00ebr Selvi. Ky ka qen\u00eb momenti kur besimi n\u00eb vetvete m\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer fuqish\u00ebm dhe ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn time kur luftova dhe fitova mbi tumorin me forc\u00ebn e besimit n\u00eb vetevete dhe mbi t\u00eb gjitha n\u00eb Zot.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>D \u2013 Diplomacia<\/em><\/strong><strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>\u00c7far\u00eb t\u00eb ka m\u00ebsuar diplomacia p\u00ebr njer\u00ebzit dhe p\u00ebr veten?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Diplomacia \u00ebsht\u00eb art m\u00eb vete, n\u00eb vetvete njihet si arti marr\u00ebveshjes, mir\u00ebpo, n\u00eb t\u00eb ka dimensione dhe deg\u00ebzime t\u00eb pafund\u00ebta. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb labirinth njohjesh dhe misteresh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e jasht\u00ebzakonshme dhe shum\u00ebdimensionale, t\u00eb cil\u00ebn e kam dashuruar q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb kur nisa studimet, n\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb e kam kryer si detyr\u00eb, dhe ende e dua si profesion, pasi e ndiej q\u00eb m\u00eb plot\u00ebson dhe gjej vetveten n\u00eb t\u00eb gjitha sfidat dhe dimensionet q\u00eb p\u00ebrcjell ky profesion. \u00cbsht\u00eb profesion dhe fush\u00eb jasht\u00ebzakonisht sfiduese, por q\u00eb p\u00ebrcjell fuqin\u00eb e kombeve, t\u00eb popujve, kulturave, mend\u00ebsive dhe suksesin ose mossuksesin e negocimeve. \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb kuptoj se t\u00eb ec\u00ebsh i gjall\u00eb dhe t\u00eb jesh vetvetja nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. Prandaj miti prej t\u00eb m\u00ebn\u00e7uri q\u00eb e shikon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn lakuriq, mendoi ta kthente kok\u00ebn nga diplomacia, pasi \u00ebsht\u00eb e vetmja fjal\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7on realitetin q\u00eb po frymojm\u00eb. Diplomacia p\u00ebr veten dhe njer\u00ebzit n\u00eb thelb, m\u00eb ka m\u00ebsuar q\u00eb; po aq seriozisht sa mund t\u2019i marr\u00ebsh marr\u00ebdh\u00ebniet e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb ose jo, mes njer\u00ebzve n\u00ebp\u00ebrmjet negocimit dhe relatave t\u00eb ndryshme, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb qenurit korrekt dhe serioz, dashamir\u00ebs dhe njer\u00ebzor, n\u00eb objektivat dhe marr\u00ebveshjet jet\u00ebsore q\u00eb i vendos q\u00ebllim vetes, po aq me sportivitet dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo l\u00ebnduese duhet t\u00eb reagosh n\u00eb nj\u00eb moment kur jo gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tende, apo kur t\u00eb dalin gj\u00ebrat jasht\u00eb kontrollit dhe parashikimit. \u00c7do gabim apo difekt i nj\u00eb momenti X ka gjithmon\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dhe hapsir\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u2019u rregulluar, mir\u00ebmenduar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb apo n\u00eb zbatim. Kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fundi dhe \u00e7do d\u00ebshtim duhet t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej p\u00ebr nj\u00eb ringritje t\u00eb radh\u00ebs. \u201cSuksesi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar,D\u00ebshtimi nuk \u00ebsht\u00eb fatal, ajo q\u00eb ka r\u00ebndesi \u00ebsht\u00eb guximi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara.\u201d Winston Churchill. Pra, Diplomacia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb det i thell\u00eb q\u00eb po ti hysh n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, mbytesh n\u00eb t\u00eb n\u00ebse nuk je notar profesionist dhe n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, n\u00ebse di t\u00eb zhytesh dhe je mjaftuesh\u00ebm notar i mir\u00eb, arrin t\u00eb ekspolrosh gjith\u00eb bukurin\u00eb dhe misterin n\u00ebnujor.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/8f02891d-3abb-41ea-b9f3-2bee3822451e.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"916\" height=\"1312\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/8f02891d-3abb-41ea-b9f3-2bee3822451e.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-32164\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/8f02891d-3abb-41ea-b9f3-2bee3822451e.jpeg 916w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/8f02891d-3abb-41ea-b9f3-2bee3822451e-300x430.jpeg 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/8f02891d-3abb-41ea-b9f3-2bee3822451e-200x286.jpeg 200w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/8f02891d-3abb-41ea-b9f3-2bee3822451e-768x1100.jpeg 768w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/8f02891d-3abb-41ea-b9f3-2bee3822451e-293x420.jpeg 293w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/8f02891d-3abb-41ea-b9f3-2bee3822451e-640x917.jpeg 640w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/8f02891d-3abb-41ea-b9f3-2bee3822451e-681x975.jpeg 681w\" sizes=\"auto, (max-width: 916px) 100vw, 916px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>F \u2013 Familja<\/em><\/strong><strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Si \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh n\u00ebn\u00eb e pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht grua q\u00eb krijon, udh\u00ebheq dhe shkruan?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Familja \u00ebsht\u00eb gjeneza e shoq\u00ebris\u00eb dhe investimi m\u00eb i bukur q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh n\u00eb jet\u00eb. T\u00eb jesh n\u00ebn\u00eb e 5 f\u00ebmij\u00ebve do t\u00eb thot\u00eb \u00e7do vakt t\u00eb vendos\u00ebsh n\u00eb tryez\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 5 gota, 5 pjata 5 \u00e7do gj\u00eb\u2026m\u00eb pas 5 pal\u00eb detyra, 5 pal\u00eb uniforma, veshje, minimalisht 5 lloje sportesh apo kursesh\u2026\u2026 5 probleme t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aty me ta apo p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb mb\u00ebshtetje e tyre\u2026..F\u00ebmij\u00ebve ju duhet dh\u00ebn\u00eb inkurajim, duke ju v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah motive pozitive dhe sjelljes e veprimtarive t\u00eb tyre, ju duhet p\u00ebrcjell\u00eb aft\u00ebsi komunikuese dhe inkurajuese p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet dhe t\u00eb ken\u00eb sjellje pozitive q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa dhe gjurm\u00eb t\u00eb mira kudo ku do jen\u00eb. Por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, f\u00ebmij\u00ebve ju duhet dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb model jete t\u00eb lumtur, t\u00eb dashur e t\u00eb p\u00ebrgjegjshme. \u00cbsht\u00eb sfid\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe investim shpirt\u00ebror pa fund. Dua q\u00eb kjo trash\u00ebgimi imja t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb investim i bukur p\u00ebr bot\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb dhe kudo ku f\u00ebmij\u00ebt e mi t\u00eb jetojn\u00eb apo punojn\u00eb, njer\u00ebzit t\u00eb mund t\u00eb bekojn\u00eb shpirtin dhe jet\u00ebn e tyre, dhe t\u00eb mund t\u00eb m\u00eb p\u00ebrcjellin urata dhe mua p\u00ebr 5 mrekullit\u00eb q\u00eb do i l\u00eb trash\u00ebgimi bot\u00ebs, si dhe njer\u00ebzit e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb do i l\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe jete n\u00eb t\u00eb ardhmen. Kjo mendoj se do jet\u00eb kulmi i bekimeve dhe arritjeve t\u00eb mia n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb jet\u00ebsore. Fuqia m\u00eb e madhe e gruas Shqiptare \u00ebsht\u00eb shpirti i saj i pathyesh\u00ebm, nj\u00eb p\u00ebrzierje e forc\u00ebs, urt\u00ebsise dhe dashuris\u00eb q\u00eb lind n\u00eb p\u00ebrballje me jet\u00ebn, dhe q\u00eb vazhdon t\u00eb lart\u00ebsohet, pavar\u00ebsisht gjith\u00e7kaje. \u201cKalimi i koh\u00ebs me femij\u00ebt \u00ebshte kund\u00ebrhelmi m\u00eb i mire q\u00eb kam zbuluar ndaj sfidave me t\u00eb cilat t\u00eb p\u00ebrball padrejt\u00ebsia, frika apo pik\u00ebllimi.\u201d &#8211; Michelle Obama<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em><\/em><\/strong><strong><em>G \u2013 Grat\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Cila \u00ebsht\u00eb fuqia m\u00eb e madhe q\u00eb ka nj\u00eb grua sot, sipas teje? Po gruaja shqiptare konkretisht?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Fuqia m\u00eb e madhe e nj\u00eb gruaje \u00ebsht\u00eb forca e saj t\u00eb krijoj\u00eb jet\u00eb dhe t\u00eb rris\u00eb kombe. Kjo gj\u00eb ekziston brenda \u00e7do gruaje dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb themel t\u00eb esenc\u00ebs s\u00eb saj. Megjithat\u00eb disa gra nuk mund ta p\u00ebrjetojn\u00eb g\u00ebzimin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e m\u00ebm\u00ebsis\u00eb dhe qoft\u00eb kur fati nuk i bekon apo qoft\u00eb dhe me d\u00ebshir\u00eb dhe vullnetarisht kur ato heqin dor\u00eb nga t\u00eb qenurit n\u00ebn\u00eb, mir\u00ebpo n\u00eb \u00e7do rast forca e brendshme e gruas ekziston n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb saj, si bij\u00eb, mot\u00ebr, hall\u00eb, teze e dikujt dhe ndikimi apo investimi dhe p\u00ebrkushtimi i saj si n\u00eb familjen e madhe t\u00eb gjenez\u00ebs, apo n\u00eb at\u00eb q\u00eb krijon vet\u00eb m\u00eb pas, le gjithnj\u00eb gjurm\u00eb p\u00ebr ndjesin\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Sfida e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr mir\u00ebrritjen dhe edukimin e brezave q\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb kombet e s\u00eb ardhmes, forca e t\u00eb qenurit grua, n\u00ebn\u00eb, bashk\u00ebshorte, sip\u00ebrmarr\u00ebse, vendim-marr\u00ebse, gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb qenie delikate dhe t\u00eb fort\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Karakteri i nd\u00ebrthurur me inteligjenc\u00ebn shton vlerat n\u00eb \u00e7do grua. Gruaja shqiptare esht\u00eb zemra e sht\u00ebpis\u00eb, forca e heshtur q\u00eb mban n\u00eb kemb\u00eb nj\u00eb brez t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ajo nuk flet gjithmon\u00eb me z\u00eb te lart\u00eb, por z\u00ebri i saj ndjehet thell\u00eb. Nuk k\u00ebrkon gjithmon\u00eb duartrokitje, por meriton bot\u00ebn. Kriza, q\u00eb p\u00ebrjeton gruaja e sotme, dhe sidomos gruaja shqiptare \u00ebsht\u00eb kriza e IDENTITETIT dhe ajo ekonomike. Ajo detyrohet t\u00eb mohoj\u00eb pjes\u00eb te thelbit te saj, n\u00ebse do t\u00eb arrij\u00eb q\u00ebllimet e saj. Pavar\u00ebsia ekonomike dhe n\u00ebnshtrimi nd\u00ebr vite q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gruas shqiptare, \u201cbarra\u201d r\u00ebnd\u00eb kryesisht e familjes dhe mbarevajtjes s\u00eb saj duke mos i l\u00ebn\u00eb hapsira t\u00eb p\u00ebrkushtimit personal dhe vetjak, ende ben te degjohet r\u00ebndom: \u201cNuk mendoj p\u00ebr veten se me duhet te mendoj per ata\u2026femijet, familjen\u2026\u201d. Mir\u00ebpo n\u00ebse nuk je mir\u00eb me veten, nuk mundesh kurrsesi t\u00eb arrish objektiva dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb jesh n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb tjeret t\u00eb ndihen mir\u00eb me ty. \u201dVeshja\u201d m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb grua do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb vet\u00ebbesimi, nj\u00eb sens i mir\u00eb humori, dhe mungesa e frik\u00ebs nga t\u00eb qenit e pavler\u00eb. Kjo nuk del kurr\u00eb nga moda.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>J \u2013 Jeta jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/strong><strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Cila \u00ebsht\u00eb ajo gj\u00eb q\u00eb ke m\u00ebsuar p\u00ebr veten duke jetuar larg vendit t\u00ebnd?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Duke jetuar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 17 vje\u00e7are n\u00eb Zvic\u00ebr, direkt n\u00eb matur\u00eb me anglishten q\u00eb kisha m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00eb dhe kurse private, n\u00eb konvikt ku vet\u00ebm un\u00eb isha gjimnaziste, dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb rritur, ku midis shum\u00eb njer\u00ebzve pozitiv dhe dashamir\u00ebs ishte dhe nj\u00eb zonj\u00eb rreth t\u00eb 65-tave q\u00eb kujdesej shum\u00eb p\u00ebr mua dhe ishte shum\u00eb besimtare, quhej Esther!<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/13615de6-8804-4717-b801-c1a2a06c0429.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"590\" height=\"1280\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/13615de6-8804-4717-b801-c1a2a06c0429.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-32165\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/13615de6-8804-4717-b801-c1a2a06c0429.jpeg 590w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/13615de6-8804-4717-b801-c1a2a06c0429-300x651.jpeg 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/13615de6-8804-4717-b801-c1a2a06c0429-200x434.jpeg 200w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/13615de6-8804-4717-b801-c1a2a06c0429-194x420.jpeg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 590px) 100vw, 590px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gatuanim n\u00eb nj\u00eb kuzhin\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe nd\u00ebrmjet ambjenteve t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, kishim nj\u00eb frigorifer t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt! Esther shikonte ushqimet e mia, t\u00eb cilat nuk arrinin nivelin minimal! Gatuante p\u00ebr vete dhe shum\u00eb her\u00eb m\u00eb linte gatimet e saj n\u00eb nj\u00eb stol para der\u00ebs sime t\u00eb dhom\u00ebs me sh\u00ebnime mbi to! Nuk do ja harroj kurr\u00eb mir\u00ebsin\u00eb! Drejtori i shkoll\u00ebs David Brooks dhe zonja tij Jane, q\u00eb kujdeseshin p\u00ebr mua dhe m\u00eb merrnin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e e tyre shpesh fundjavave. Me ta njoha nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb te Zvicr\u00ebs, me ta kam q\u00ebn\u00eb n\u00eb opera p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb kinema etj. M\u00ebsova gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb vit, m\u00ebsova t\u00eb isha e pavarur, m\u00ebsova t\u00eb mbijetoja dhe ndryshe nga gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi, b\u00ebja rrug\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb mes bor\u00ebs p\u00ebr 40 minuta nga konvikti n\u00eb shkoll\u00eb! M\u00ebsova t\u00eb paguaja qeran\u00eb, t\u00eb shkoja n\u00eb markete larg p\u00ebr t\u00eb gjetur ushqime me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb lira af\u00ebr afatit t\u00eb skadenc\u00ebs\u2026.! Arrita t\u00eb fitoj respektin e t\u00eb gjith\u00ebve si n\u00eb shkoll\u00eb dhe jasht\u00eb saj dhe t\u00eb fitoja gjysm\u00eb bursa n\u00eb USA. P\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb znj. Esther, n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohje, i vura emrin nj\u00ebr\u00ebs nga vajzave t\u00eb mia, Ester. P\u00ebrsa ju p\u00ebrket periudhave n\u00eb Vjen\u00eb dhe Stamboll ishin n\u00eb Misionin e P\u00ebrhersh\u00ebm Diplomatik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb OSBE si edhe Konsullat\u00eb. K\u00ebtu p\u00ebrve\u00e7 aspektit njer\u00ebzor dhe rritjes sime si individ, jam skalitur dhe rritur shum\u00eb dhe profesionalisht. Nd\u00ebrsa n\u00eb 4-5 vitet e fundit si emigrante n\u00eb Cambridge, patjet\u00ebr q\u00eb kam pasur ulje &#8211; ngritjet e nj\u00eb jete plot me sfida dhe dhimbjen e madhe q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shqiprar\u00ebve nuk ju sos\u00ebn kurr\u00eb \u201challet\u201d e emigrimit dhe ndarja p\u00ebr s\u00eb gjalli mes njer\u00ebzve.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/aafda6d5-7632-4d03-84a6-089bce4bc439.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"590\" height=\"1280\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/aafda6d5-7632-4d03-84a6-089bce4bc439.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-32166\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/aafda6d5-7632-4d03-84a6-089bce4bc439.jpeg 590w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/aafda6d5-7632-4d03-84a6-089bce4bc439-300x651.jpeg 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/aafda6d5-7632-4d03-84a6-089bce4bc439-200x434.jpeg 200w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/aafda6d5-7632-4d03-84a6-089bce4bc439-194x420.jpeg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 590px) 100vw, 590px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>K<\/em><\/strong><em style=\"font-weight: bold;\">\u2013 Kujtimet<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>-A ka nj\u00eb kujtim f\u00ebmij\u00ebrie q\u00eb vazhdon t\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb brenda, edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb z\u00ebshme?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Vazhdimisht kam ndri\u00e7im brenda meje prej kujtimeve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb ku nuk shuhet drita e ndri\u00e7imit dhe prej atij ndri\u00e7imi marr forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej. E kam si rebus, si orakull q\u00eb m\u00eb ndri\u00e7on dhe dikton vazhdimin e jet\u00ebs. Jam me fat nga prejardhja dhe familja q\u00eb kam, pasi f\u00ebmij\u00ebria p\u00ebrcakton shtyll\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb karakterit, nga ku gjith\u00eb nyjet dhe fijet e jet\u00ebs ose t\u00eb koklaviten dhe komplikohen, ose t\u00eb leht\u00ebsohen dhe t\u00eb japin shtys\u00ebn dhe vizionin e gj\u00ebs\u00eb s\u00eb bukur q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00ebsh duke mund\u00ebsuar te ec\u00ebsh n\u00eb hapa t\u00eb sigurt\u00eb dhe t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb bukur e t\u00eb begat\u00eb, nisur nga rr\u00ebnj\u00ebt dhe bekimi q\u00eb ke marr\u00eb n\u00eb dit\u00ebt dhe vitet e para t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde. Nj\u00eb moment kulmor i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb sime q\u00eb m\u00eb ndezi drit\u00ebn e shpirtit dhe prej asaj drite kam marr\u00eb forc\u00eb gjithnj\u00eb dhe do vazhdoj deri sa t\u00eb kem frym\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb deri n\u00eb mosh\u00ebn 9 vje\u00e7are kam q\u00ebn\u00eb vajz\u00eb e vetme dhe kur prind\u00ebrit m\u00eb b\u00ebn\u00eb dhurat\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebnin ndonj\u00ebher\u00eb, ardhjen n\u00eb jet\u00eb t\u00eb tim v\u00ebllai, kuptova q\u00eb Zoti t\u00eb do fort kur t\u00eb sjell pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde \u00cbngj\u00ebj n\u00eb form\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb t\u00eb mbushin shpirtin dhe t\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb rrug\u00ebn n\u00eb \u00e7do moment, edhe n\u00eb ato dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb z\u00ebshme q\u00eb thoni ju. Form\u00ebsimi i karakterit n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri dhe themelet e forta t\u00eb mir\u00ebrritjes, gdhendin gjithmon\u00eb njeriun e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em><\/em><\/strong><strong><em>L \u2013 L si \u201cLetra\u201d<\/em><\/strong><strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>-Ti ke zgjedhur fjal\u00ebn dhe letr\u00ebn si mjet shprehjeje. A ndodh q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb letra t\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa njer\u00ebzit?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Letra ku hidhen fjal\u00ebt, por the telajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr \u201cletre\u201d ku hedh cop\u00ebza t\u00eb shpirtit qoft\u00eb n\u00eb form\u00eb letrare apo dhe n\u00eb design apo piktur\u00eb. Nuk ndodh ndonj\u00ebher\u00eb, por ndodh shpesh q\u00eb letra ka forc\u00ebn t\u00eb kuptoj\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e brend\u00ebsis\u00eb sime, pasi me k\u00ebto forma komunikimi jam un\u00eb dhe vetja ime, flas lirsh\u00ebm dhe \u00e7liroj forc\u00ebn e ndjesive dhe mendimeve q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb g\u00eblojn\u00eb pa fund dhe m\u00ebnyra e forma m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga zhurmat e tep\u00ebrta apo qoft\u00eb dhe nga heshtja e r\u00ebnd\u00eb, \u00ebsht\u00eb let\u00ebrsia, krijimi, piktura dhe nd\u00ebrthurja e vargut apo rrjeshtit p\u00ebr t\u00eb shprehur at\u00eb q\u00eb jo gjithkush do dinte t\u00eb m\u00eb kuptonte. Vetmia \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, por jo rrall\u00eb vetmia dhe heshtja t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb takosh vetveten. Dhe n\u00eb takimin me veten, jo vet\u00ebm q\u00eb zbulon brendin\u00eb t\u00ebnde, por arrin t\u00eb gjesh dhe form\u00ebn apo m\u00ebnyr\u00ebn sesi ta shpreh\u00ebsh at\u00eb, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb \u201ctestament\u201d bot\u00ebs dhe dikur &#8211; diku edhe ata q\u00eb nuk dit\u00ebn t\u00eb kuptojn\u00eb kurr\u00eb, t\u00eb perceptojn\u00eb ndjesin\u00eb t\u00ebnd\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet cop\u00ebs s\u00eb letr\u00ebs q\u00eb ke l\u00ebn\u00eb pas, por q\u00eb brenda ka forc\u00ebn e fjal\u00ebs dhe t\u00eb shpirtit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>M \u2013 M\u00ebrgimi<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em><\/em><\/strong><strong><em>M\u00ebrgimi, mall i gjat\u00eb, plag\u00eb e heshtur, zgjedhje apo nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb s&#8217;ndalen s\u00eb krijuari?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo fjal\u00eb do t\u00eb doja mos t\u00eb ekzistonte fare n\u00eb fjalor, po fare, fare. T\u00eb gjithe ne jemi banor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj bote, dhe k\u00ebsaj toke, pavar\u00ebsisht ku kemi lindur apo \u00e7fare nacionaliteti zot\u00ebrojm\u00eb, individi duhet t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb jet\u00ebn ku ta gjej veten dhe ku mendon se i p\u00ebrshtatet ai vend. T\u00eb jetosh, punosh, studiosh\u2026duhet mos ket\u00eb kufij dhe limite. Emigrimi sidomos p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb kullon nd\u00ebr vite dhe vazhdon t\u00eb jemi epiqend\u00ebr e gjith\u00eb k\u00ebsaj dhimbje ul\u00ebrit\u00ebse. Nuk gjen aktualisht nj\u00eb familje shqiptare q\u00eb nuk kam nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb hapur emigrimi. Mall i gjat\u00eb e p\u00ebrv\u00eblues q\u00eb ndau njer\u00ebzit p\u00ebr s\u00eb gjalli dhe dhimbje e pashuar e st\u00ebrmundim njer\u00ebzor i st\u00ebrzgjatur. Do ishte shum\u00eb bukur q\u00eb si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr secili prej nesh t\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjes s\u00eb vendit ku do jetonte dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb l\u00ebvizja t\u00eb sh\u00ebrbente si mund\u00ebsi eksplorimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ato kategori njer\u00ebzish q\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme dhe si rrjedhim do ishte shum\u00eb bukur q\u00eb larg\u00ebsit\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbenin si ura komunikimi dhe krijimi p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb nuk ndalen s\u00eb krijuari dhe q\u00eb duan aventur\u00ebn, sfid\u00ebn, q\u00eb urrejn\u00eb monotonin\u00eb dhe duan t\u00eb gjejn\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, edhe n\u00eb rast zgjedhje p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet ke marr\u00eb rriskun p\u00ebr tu ndar\u00eb me dhimbje nga njer\u00ebzit e tu t\u00eb shtrenjt\u00eb, nga vendi ku je lindur dhe je rritur dhe nga gjith\u00e7ka e jotja e dashur q\u00eb t\u00eb mungon fort dhe q\u00eb ke investuar jet\u00ebn n\u00eb t\u00eb deri dit\u00ebn q\u00eb vendose t\u00eb largoheshe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em><\/em><\/strong><strong><em>N \u2013 N\u00ebna<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>N\u00eb cilin moment e ke ndier m\u00eb fort se kurr\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe bukurin\u00eb e t\u00eb qenit n\u00ebn\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb fort se kurr\u00eb e kam ndjer\u00eb bukurin\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenurit N\u00ebn\u00eb, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs sim t\u00eb par\u00eb. Pas operacionit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb kok\u00eb, n\u00eb 2010, mjek\u00ebt n\u00eb Pisa, Itali ma b\u00ebn\u00eb gati t\u00eb pamundur mund\u00ebsin\u00eb time t\u00eb t\u00eb qenurit N\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, dhe mrekullia jo vet\u00ebm ndodhi me vajz\u00ebn e par\u00eb, por me 5 bekime n\u00eb jet\u00ebn time. Te qenurit n\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb bukuria e brendshme e t\u00eb qenurit grua, \u00ebsht\u00eb ekzistenca jote e p\u00ebrditshme, \u00ebsht\u00eb investimi i shpirtin dhe mendjes t\u00ebnde tek nj\u00eb krijes\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb rritet para syve t\u00eb tu dhe q\u00eb ti e do m\u00eb fort se veten, e q\u00eb do jepje bot\u00ebn per ta. E ndiej k\u00ebt\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime, por forc\u00ebn e saj dhe bukurin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme e ndjeva kur bekimi Per\u00ebndis\u00eb e theu parashikimin e mjek\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>P \u2013 Poezia<\/em><\/strong><strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Kur shkruan poezi, ku e vendos shpirtin, n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb heshtje, apo n\u00eb ndjesi?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Poezia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb per t\u00eb folur me veten, personalisht do e quaja luks p\u00ebr t\u2019u zhytur n\u00eb ndjesit\u00eb m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb unit, kur bota b\u00ebhet e zhurmshme, por edhe p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs nj\u00eb cop\u00ebz shpirti t\u00eb ndersh\u00ebm e t\u00eb zhveshur. Poezia percillet dhe transmetohet Ne ndjesi, sepse \u00e7do fjal\u00eb esht\u00eb si nj\u00eb damar q\u00eb pulson nga brenda: dashuri, dhimbje, mall, shpres\u00eb&#8230; jan\u00eb gjaku dhe indi i poezis\u00eb.Ka libra q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb at\u00eb q\u00eb ti e ndien po nuk e ke shkruar dot dhe ka libra q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb at\u00eb q\u00eb ty nuk t\u00eb emocionon e as t\u00eb v\u00eb n\u00eb mendime. Shpirti kryesisht prek dimensionin e ndjesive, mir\u00ebpo shtrihet edhe p\u00ebrgjat\u00eb heshtjes dhe sigurisht transmetohet n\u00eb forc\u00ebn e fjal\u00ebs. Dhe kur shpirti nd\u00ebrthuret n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb krijimit, at\u00ebher\u00eb vepra mbetet p\u00ebr gjat\u00eb si n\u00eb mendjen e lexuesit ashtu dhe n\u00eb rezistenc\u00ebn ndaj koh\u00ebs dhe viteve q\u00eb kalojn\u00eb duke u p\u00ebr\u00e7uar n\u00eb shum\u00eb breza.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"1828\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f-1024x1828.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-32167\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f-1024x1828.jpeg 1024w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f-300x536.jpeg 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f-200x357.jpeg 200w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f-768x1371.jpeg 768w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f-860x1536.jpeg 860w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f-235x420.jpeg 235w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f-640x1143.jpeg 640w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f-681x1216.jpeg 681w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/f0661f23-b534-4b81-9db3-1673dab7606f.jpeg 1147w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em><\/em><\/strong><strong><em>Rr \u2013 Rr\u00ebnj\u00ebt<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em><\/em><\/strong><strong><em>Sa r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb p\u00ebr ty rr\u00ebnj\u00ebt e prejardhjes dhe si i mban gjall\u00eb tek f\u00ebmij\u00ebt e tu?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Rr\u00ebnj\u00ebt e prejardhjes nuk jan\u00eb thjesht e shkuara, por ato jan\u00eb themeli mbi t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrtohet e ardhmja e nj\u00eb individi. Ti njoh\u00ebsh, ti ruash dhe ti respektosh ato do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh m\u00eb i lidhur me vetveten. Njohja me rr\u00ebnj\u00ebt i jep individit nj\u00eb ndjenj\u00eb historie dhe vazhdim\u00ebsie, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00eb sfidash. Ato ofrojn\u00eb nj\u00eb streh\u00eb ku individi ndjen siguri dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri, sidomos kur bota p\u00ebrreth shfaq paq\u00ebndrueshm\u00ebri. Rr\u00ebnj\u00ebt jan\u00eb lidhja me historine e individit, lidhja me paraardh\u00ebsit dhe me tok\u00ebn e vendin ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar e para sht\u00ebpi, \u00ebsht\u00eb hedhur hapi par\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb folur fjala e par\u00eb. Pa to, do t\u00eb ndihesh si nj\u00eb pem\u00eb pa tok\u00eb n\u00eb dukje e fort\u00eb, por e l\u00ebkundur brenda. Zakonisht kur p\u00ebrballem me sfida, kthehem tek rr\u00ebnj\u00ebt. Tek kujtimet e gjysh\u00ebrve, tek guximi i prind\u00ebrve, tek historia e popullit tim. Aty gjej kuraj\u00ebn q\u00eb ndoshta nuk e gjej dot askund tjet\u00ebr\u2026Nd\u00ebrsa te f\u00ebmij\u00ebt rr\u00ebnj\u00ebr e prejardhjes arrij t\u2019i mbaj gjall\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet gjuh\u00ebs amtare, rr\u00ebfimeve familjare, traditave dhe zakoneve, kultures artistike etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T \u2013 <strong><em>Tranzicioni<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Si e ke p\u00ebrjetuar kalimin nga Shqip\u00ebria n\u00eb vendet ku ke jetuar m\u00eb pas? A t\u00eb ka ndryshuar?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00ebr\u00ebsisht, rr\u00ebnj\u00ebsisht, n\u00eb shum\u00eb dimensione\u2026 Un\u00eb kam lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, por jeta n\u00eb vende t\u00eb ndryshme si: Zvicra, Austria, Turqia, Anglia etj p\u00ebr vite me radh\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndryshuar dhe m\u00eb kan\u00eb sfiduar n\u00eb shum\u00eb dimensione duke m\u00eb sprovuar forc\u00ebn e brendshme dhe durimin, mir\u00ebnjohjen dhe p\u00ebrkushtimin, skalitjen e karakterit dhe madh\u00ebshtin\u00eb njer\u00ebzore\u2026\u2026shum\u00eb dimensione jet\u00ebsore. N\u00eb vetvete jam nj\u00eb person q\u00eb e dua shum\u00eb artin dhe muzik\u00ebn, natyr\u00ebn, piktur\u00ebn, fotografin\u00eb, dizajnin, poezin\u00eb, madje s\u00eb fundmi jam shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb koleksioniste filatelie ku num\u00ebroj m\u00eb shum\u00eb se 10.000 pulla poste nga e gjith\u00eb bota. N\u00eb \u00e7do vend ku kam jetuar, i kam shtuar koleksionit t\u00eb shpirtit dhe jet\u00ebs sime gjithmon\u00eb di\u00e7ka t\u00eb re. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb udh\u00ebtoj dhe t\u00eb zbuloj kultura t\u00eb reja, t\u00eb njoh popuj dhe kombe t\u00eb ndryshme, t\u00eb kap imazhe, t\u00eb vizitoj muzet\u00eb, k\u00ebshtjellat dhe kap magjin\u00eb e bot\u00ebs kudo mund t\u00eb ndodhet. Kam m\u00ebsuar t\u00eb kuptoj se midis tranzicioneve duhet jetuar si nj\u00eb i plot\u00eb dhe t\u00eb eksplorosh veten duke eksploruar bot\u00ebn dhe t\u00eb ndihesh banor i bot\u00ebs kudo ku jeta t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb e radh\u00ebs t\u00eb jetosh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>S \u2013 Selvi<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Emri yt ka nj\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. A ndihesh e lidhur me t\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb pari jam e lumtur q\u00eb mbaj emrin e gjyshes , mamas\u00eb s\u00eb babait. S\u00eb dyti, pema e selvis\u00eb \u00ebsht\u00eb pem\u00eb me trung t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb gjat\u00eb, me gjethe t\u00eb holla p\u00ebrher\u00eb t\u00eb gjelbra, qiparis, e ka trupin si selvi, t\u00eb hedhur, t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb hijsh\u00ebm. Ndihem e lidhur me t\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket simbolik\u00ebs q\u00eb ka, por paralelisht dua t\u00eb jem e drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb n\u00eb kuptimin e drejt\u00ebsis\u00eb fizike dhe hyjnore, q\u00eb mos i hyj n\u00eb hak askujt, mos b\u00ebj padrejt\u00ebsi q\u00eb dit\u00ebn kur nuk do jem m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb fizike, t\u00eb l\u00eb ndjesi pozitive tek ata t\u00eb cil\u00ebt jeta m\u00eb kryq\u00ebzoi udh\u00ebn, i kisha apo i kam p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs, apo qoft\u00eb dhe individ\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt erdh\u00ebn e ik\u00ebn si m\u00ebsim jete p\u00ebr mua. Dhe ashtu si pema e selvis\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjelb\u00ebr, do doja q\u00eb \u201cgjelb\u00ebrimi\u201d i cop\u00ebzave t\u00eb shpirtit tim t\u00eb mbetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe t\u2019ju sh\u00ebrbej\u00eb sado pak n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb dikujt q\u00eb mund t\u00eb gjej frym\u00ebzim nga un\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/6bbe4ca8-6cda-4e3d-9a03-6894b66fe31d.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"1210\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/6bbe4ca8-6cda-4e3d-9a03-6894b66fe31d-1024x1210.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-32168\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/6bbe4ca8-6cda-4e3d-9a03-6894b66fe31d-1024x1210.jpeg 1024w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/6bbe4ca8-6cda-4e3d-9a03-6894b66fe31d-300x355.jpeg 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/6bbe4ca8-6cda-4e3d-9a03-6894b66fe31d-200x236.jpeg 200w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/6bbe4ca8-6cda-4e3d-9a03-6894b66fe31d-768x908.jpeg 768w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/6bbe4ca8-6cda-4e3d-9a03-6894b66fe31d-355x420.jpeg 355w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/6bbe4ca8-6cda-4e3d-9a03-6894b66fe31d-640x756.jpeg 640w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/6bbe4ca8-6cda-4e3d-9a03-6894b66fe31d-681x805.jpeg 681w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/6bbe4ca8-6cda-4e3d-9a03-6894b66fe31d.jpeg 1083w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>V \u2013 Vargu<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varg yt i dashur q\u00eb do doje ta lexonte \u00e7do lexues shqiptar?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Vargje t\u00eb dashura dhe kuptimplot\u00eb p\u00ebr lexuesin shqiptar jan\u00eb disa dhe nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, por do ve\u00e7oja \u201cN\u00eb Mundsh\u201d t\u00eb Rudyard Kipling. \u00cbsht\u00eb e gjat\u00eb, por do shk\u00ebpus rrjeshta\u2026p\u00ebr mua jan\u00eb vargje shum\u00eb t\u00eb dashura nga fillimi n\u00eb fund.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E fajin ty ta hedh &#8211; dhe vetes ti besosh,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa her\u00eb tek ty dyshojm\u00eb e s&#8217;t\u00eb p\u00ebrfillin,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por edhe dyshimet drejt\u00eb t&#8217;i giykosh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Mundsh t\u00eb rrish n\u00eb pritje, n\u00eb pritje pa u lodhur,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A, kur te urrejn\u00eb, urrejtje mos t\u00eb ushqesh<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Madje ndaj shpifjeve t\u00eb rrish pa folur<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me thjesht\u00ebsi, me to pa r\u00ebn\u00eb ndesh\u2026\u2026Etj etj dhe p\u00ebrfundon me:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2026.. N\u00eb mundsh t&#8217;i mbush\u00ebsh ti minutat, q\u00eb t\u00eb r\u00ebnda me veprat q\u00eb peshojn\u00eb, dije dhe mos ke asnj\u00eb dyshim,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">se e jotja do jete bota me gjith\u00eb \u00e7&#8217;ka brenda, dhe BURR\u00cb do t&#8217;jesh o biri im.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb Mundsh\u201d si\u00e7 thot\u00eb Kipling, do t\u00eb thot\u00eb je i fituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Z \u2013 Z\u00ebri i brendsh\u00ebm<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Kur gjith\u00e7ka hesht, \u00e7far\u00eb t\u00eb thot\u00eb z\u00ebri yt i brendsh\u00ebm?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Z\u00ebri im i brendsh\u00ebm m\u00eb thot\u00eb q\u00eb kjo bot\u00eb \u00ebshte kalimtare dhe sa hap e mbyll syt\u00eb do p\u00ebrfundoj\u00eb roli yn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb gjigande t\u00eb quajtur jet\u00eb. Do t\u00eb vij nj\u00eb dit\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb jen\u00eb prezent p\u00ebrpara Zotit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm ku do t\u00eb japin llogari p\u00ebr veprimet e tyre! Jepi bot\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn t\u00ebnde!<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/d5152627-353f-4e4a-899e-eed0d85afb71.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"875\" height=\"1536\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/d5152627-353f-4e4a-899e-eed0d85afb71.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-32169\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/d5152627-353f-4e4a-899e-eed0d85afb71.jpeg 875w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/d5152627-353f-4e4a-899e-eed0d85afb71-300x527.jpeg 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/d5152627-353f-4e4a-899e-eed0d85afb71-200x351.jpeg 200w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/d5152627-353f-4e4a-899e-eed0d85afb71-768x1348.jpeg 768w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/d5152627-353f-4e4a-899e-eed0d85afb71-239x420.jpeg 239w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/d5152627-353f-4e4a-899e-eed0d85afb71-640x1123.jpeg 640w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/d5152627-353f-4e4a-899e-eed0d85afb71-681x1195.jpeg 681w\" sizes=\"auto, (max-width: 875px) 100vw, 875px\" \/><\/a><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A \u2013 Arritje Cila \u00ebsht\u00eb ajo arritje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn je ve\u00e7an\u00ebrisht mir\u00ebnjoh\u00ebse sot? &#8211; Arritjet? N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb do ve\u00e7oja arritjet kardinale t\u00eb aspektit personal, p\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballem me sfida t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb paimagjinuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, t\u00eb cilat m\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Uni m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":32163,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3854],"tags":[4054],"class_list":["post-32162","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-art-kulture","tag-selvi-becaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32162"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32162\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32163"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}