{"id":31994,"date":"2025-04-14T13:36:29","date_gmt":"2025-04-14T11:36:29","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=31994"},"modified":"2025-04-14T13:36:33","modified_gmt":"2025-04-14T11:36:33","slug":"populizem-vrases-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2025\/04\/populizem-vrases-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Populiz\u00ebm vras\u00ebs! Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ngopemi me premtimeve zgjedhore. Nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt. Por ato t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e ashtuquajtur \u201cMadh\u00ebshtore\u201d, t\u00eb habisin. Por le t\u2019i shohim me radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Liderat e k\u00ebtij subjekti zgjedhor premtojn\u00eb se m\u00eb 12 Maj do t\u00eb kemi nj\u00eb Shqip\u00ebri tjet\u00ebr; se pas nj\u00eb muaji nga kjo dat\u00eb do t\u00eb marr\u00eb fund varf\u00ebria dhe skamja; se njer\u00ebzit do t\u00eb han\u00eb me lug\u00eb floriri; do t\u00eb hiqen taksat dhe detyrimet shtet\u00ebrore; nj\u00eb her\u00eb thon\u00eb se taksimin e dividentit do ta shpien 10 p\u00ebrqind, nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr thon\u00eb 8 p\u00ebrqind dhe, kur nuk u dalin llogarit\u00eb, e l\u00ebn\u00eb ta vendosin pas zgjedhjeve! Kasnec\u00ebt e fushat\u00ebs s\u00eb saj thon\u00eb se data 12 Maj do t\u00eb shpallet dit\u00eb zie p\u00ebr korrupsionin &nbsp;dhe krimin e organizuar, i cili, sipas tyre, nuk do t\u00eb gjej\u00eb vend t\u00eb futet, as n\u00eb brim\u00ebn e miut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebri L\u00ebvizja \u00c7artiste n\u00eb Angli, apo Komuna e Parisit n\u00eb Franc\u00eb dhe t\u00eb gjitha revolucionet bot\u00ebrore p\u00ebr kthimin e plot\u00eb t\u00eb liris\u00eb dhe parave t\u00eb grabitura nga elitat shtyp\u00ebse t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri thon\u00eb se do ta b\u00ebj\u00eb PD-ja, e cila premton se n\u00eb 12 maj popullit do ti kthej\u00eb parat\u00eb e grabitura n\u00eb k\u00ebto 12 vjet\u00eb qeverisje nga socialist\u00ebt. Por PD-ja nuk thot\u00eb agj\u00eb se a do t\u00eb kthej\u00eb edhe parat\u00eb e grabitura 13 vitet e qeverisjes demokratike dhe n\u00eb ve\u00e7anti nga familja Berisha, e cil\u00ebsuar si mafioze dhe e akuzuar nga drejt\u00ebsia e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion vras\u00ebs. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Na thon\u00eb se m\u00eb 12 Maj do t\u00eb falen gjobat p\u00ebr shkelje ligjore dhe vepra civile e penale t\u00eb konvertuara n\u00eb par\u00e1! \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb, as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve, shteti do t\u00eb shpall\u00eb kapitullimin p\u00ebrball\u00eb populizmit t\u00eb PD-s\u00eb. Se n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb do t\u00eb rikthehet anarkia dhe rrebelimi p\u00ebr mos pagimin e faturave t\u00eb dritave dhe t\u00eb ujit, p\u00ebr t\u00eb cilat u investua aq shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr qytet\u00ebrimin &nbsp;dhe emancipimin e asaj kategorie njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt e shikonin shtetin si armik dhe jo si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri e qytet\u00ebrim n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb; se do t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb tregu ilegal dhe &#8211; si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb kandidat i PD-s\u00eb n\u00eb videon e shp\u00ebrndar\u00eb prej tij, k\u00ebtyre treg\u00ebtar\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm, pas dat\u00ebs 12 maj nuk do t\u00eb guxoj\u00eb policia t\u2019u ndaloj\u00eb aktivitetin edhe pse \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm e i pali\u00e7ensuar. Lihet t\u00eb n\u00ebnkuptohet se shteti paszgjedhor i PD-s\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ndryshe nga ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot: i ngjash\u00ebm me shtetin q\u00eb shpuri n\u00eb ngjarjet tragjike t\u00eb 97-t\u00ebs; i lul\u00ebzimit t\u00eb piramidave financiare; i G\u00ebrdecit; i 21 janarit. Pra, do t\u00eb kemi nj\u00eb ushtri dhe polici tjet\u00ebr dhe jo k\u00ebt\u00eb q\u00eb kemi sot. Falangat e p\u00ebrz\u00ebna nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb rikthehen prap\u00eb bashk\u00eb me trafiqet dhe pasurin\u00eb e vjedhur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb parti q\u00eb emrin e ka t\u00eb djatht\u00eb, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb amalgam\u00eb pa identitet dhe trash\u00ebgimi historike si e till\u00eb, pa baz\u00eb sociale, nj\u00eb e vet\u00ebquajtur e djatht\u00eb e krijuar n\u00ebn hijen e korrupsionit, krimeve, nga pabarazis\u00eb shoq\u00ebrore, pa konkurenc\u00eb t\u00eb ndershme, nga uzorpimi i pronave, shp\u00ebrdorimi galopant i taksave t\u00eb popullit. Kjo lloj\u00eb e djathte q\u00eb u nd\u00ebrtua n\u00eb laboratoret e krimit dhe t\u00eb korrupsionit nuk e ka problem q\u00eb, n\u00eb fushatat zgjedhore, t\u00eb paraqitet si forc\u00eb politike m\u00eb e majt\u00eb se t\u00eb majtat, por fatkeq\u00ebsisht vendi nuk ka asnj\u00eb parti t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb natyr\u00ebn e partive t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb djathta konservatore, sidomos n\u00eb fushata zgjedhore, nuk jan\u00eb t\u00eb mod\u00ebs premtimet populiste, por prezantimi i programeve e reformave q\u00eb do t\u00eb kryejn\u00eb n\u00ebse vijn\u00eb n\u00eb pushtet, i prioriteteve, i ristrukturimit t\u00eb ekonomis\u00eb. Ato argumentojn\u00eb mbi baza shkencore fitimet q\u00eb mendohet se do t\u00eb vin\u00eb nga ristrukturimi i ekonomis\u00eb dhe burimeve t\u00eb reja. N\u00eb diskutimet popullore me natyr\u00eb elektorale tregohet edhe m\u00ebnyra e shp\u00ebrndarjes s\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave dhe se cilat shtresa e kategori shoq\u00ebrore do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrkundrazi, PD-ja jon\u00eb, duke q\u00ebn\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike e pareformuar, pa programe&nbsp; dhe trash\u00ebgimi politike djathtiste, e dal\u00eb nga nj\u00eb kriz\u00eb imoraliteti politik lufte p\u00ebr pushtet dhe influencash familjare, shfaqet n\u00eb tregun politik zgjedhor vet\u00ebm me premtime boshe se do t\u00eb derdh\u00eb lum\u00eb parash p\u00ebr popullin; se do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb zenith rroga e pensione; se do t\u00eb siguroj\u00eb asistenca sociale t\u00eb majme, etj. Por asnj\u00ebher\u00eb nuk z\u00eb n\u00eb goj\u00eb taksimet q\u00eb mendohet se do t\u00eb mbushin ark\u00ebn e shtetit. Duke mos patur fare program ekonomik, p\u00ebrpiqet q\u00eb k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk ta mbuloj\u00eb vet\u00ebm me premtime boshe. Por kjo parti e ka n\u00eb mod\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb. M\u00eb her\u00ebt, nj\u00eb kandidat p\u00ebr deputet i k\u00ebsaj force politike ka arritur deri aty sa t\u2019i premtonte elektoratit se do t\u00eb rregullonte edhe cil\u00ebsin\u00eb e diellit p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer sa m\u00eb mir\u00eb plazhist\u00ebve, ve\u00e7 se ata duhet t\u2019i jepnin vot\u00ebn!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se pensionist\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb pjesa m\u00eb e posht\u00ebruar nga politika, t\u00eb cil\u00ebt nuk i qet\u00ebsojn\u00eb dot lot\u00ebt e krokodilit, apo l\u00ebmoshat si p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb me gjysmagjeli t\u00eb socialist\u00ebve. Por as premtimet e &nbsp;Berish\u00ebs, ku p\u00ebrgj\u00ebrohet se vet\u00ebm ai, tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, i kupton v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tyre. Ai e ka vulosur me urrejtje q\u00ebndrimin ndaj pensionist\u00ebve. Jo vet\u00ebm se n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb tij pensionist\u00ebt u vler\u00ebsuan si kok\u00eb turku me nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, por \u00e7do l\u00ebvizje demokratike nga ata n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb mohuara, u shtyp\u00ebn me dhun\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnime prej k\u00ebtij bajraktari, duke iu nd\u00ebrsyer se do t\u2019u priste edhe kotheren e buk\u00ebs. Ky sharlatan politik ishte q\u00eb, duke abuzuar me flamurin e ndryshimeve t\u00eb sistemit, gjeti rastin t\u00eb ushtronte nj\u00eb raciz\u00ebm nga m\u00eb t\u00eb egrit si hakmarrje politike sidomos ndaj pensionist\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Premtime t\u00eb tilla populiste, m\u00eb t\u00ebp\u00ebr se t\u00eb b\u00ebjn\u00eb optimist, t\u00eb trishtojn\u00eb e t\u00eb fusin panikun si alternativa antishtet e antidemokratike. Duke patur parasysh edhe qeverisjen e saj gati 13- vje\u00e7are autokratike dhe bajraktare, p\u00ebrmes premtimeve t\u00eb k\u00ebsaj natyre, e shpuri vendin n\u00eb rrebelime e grushte shteti, n\u00eb tragjedi dhe vrasje shtet\u00ebrore, n\u00eb&nbsp; l\u00ebvizje antidemokratike e politika &nbsp;antishqiptare. Shqip\u00ebria nga k\u00ebto lloj premtimesh false dhe ireale, sa p\u00ebr t\u00eb vjedhur votat e elektoratit, ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb hidhur dhe gati tragjike. Ato kan\u00eb q\u00ebn\u00eb fasada me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb maskuar anarkia, grushtet e shtetit dhe rr\u00ebzimi me dhun\u00eb i pushteteve. Premtimet populiste kan\u00eb krijuar atmosfer\u00ebn p\u00ebr vjedhjet shtet\u00ebrore t\u00eb pron\u00ebs publike dhe asaj private, p\u00ebr mbulimin dhe maskimin e korrupsionit dhe trafiqeve, p\u00ebr kriminalizimin e \u00e7do sektori shtet\u00ebror, kontrollin e verb\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga pushteti ekzekutiv duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb leh\u00ebs t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Premtime t\u00eb tilla duken si nj\u00eb re e zez\u00eb mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, sigurin\u00eb, stabilitetin e vazhdim\u00ebsin\u00eb e rrug\u00ebs demokratike. Edhe sot gati pas 35-vitesh shoq\u00ebri pluraliste po shikojm\u00eb t\u00eb zhvillohen fushata zgjedhore agresive dhe aspak t\u00eb qeta e paq\u00ebsore, t\u00eb mbushura me propogand\u00eb e shpifje dhe jo si kuvende popullore ku t\u00eb shtrohen dhe diskutohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkencore dhe analitike alternativat partiake. Nuk ndihet atmosfera e paqes dhe e pajtimit, por ajo e luft\u00ebs dhe e hakmarrjes, duke e vler\u00ebsuar kund\u00ebrshtarin politik si armik. Modele t\u00eb tilla drejtuesish politik, t\u00eb paemancipuar, me ngarkesa bajraktare i gjen jo vet\u00ebm te politikan\u00ebt e vjet\u00ebr, por edhe te disa t\u00eb rinj, te t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebron mentaliteti se pas \u00e7do fushate zgjedhore pushteti i ri duhet ta nis\u00eb nga zerua. Filozofi populiste vras\u00ebse.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po ngopemi me premtimeve zgjedhore. Nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt. Por ato t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e ashtuquajtur \u201cMadh\u00ebshtore\u201d, t\u00eb habisin. Por le t\u2019i shohim me radh\u00eb. Liderat e k\u00ebtij subjekti zgjedhor premtojn\u00eb se m\u00eb 12 Maj do t\u00eb kemi nj\u00eb Shqip\u00ebri tjet\u00ebr; se pas nj\u00eb muaji nga kjo dat\u00eb do t\u00eb marr\u00eb fund varf\u00ebria dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-31994","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31994","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31994"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31994\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31994"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31994"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31994"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}