{"id":31991,"date":"2025-03-25T19:41:29","date_gmt":"2025-03-25T18:41:29","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=31991"},"modified":"2025-03-25T19:41:30","modified_gmt":"2025-03-25T18:41:30","slug":"drejtesia-ne-grusht-shteti-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2025\/03\/drejtesia-ne-grusht-shteti-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia n\u00eb grusht shteti! Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri po ndodh nj\u00eb odis\u00e9 e \u00e7mendur n\u00eb dh\u00ebnie drejt\u00ebsie. Mosha e krimeve t\u00eb pagjykuara dhe t\u00eb pand\u00ebshkuara nga drejt\u00ebsia shqiptare po shkon pothuajse dyzet\u00eb vjet. Dhe nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krime ordinere, por nga ato krime shtet\u00ebrore q\u00eb jan\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse, barbare dhe me pasoja tragjike. Me k\u00ebto krime, si drejt\u00ebsia, qoft\u00eb edhe kjo \u201ce reja\u201d q\u00eb quhet SPAK, por edhe qeverit\u00eb e vendit, luajn\u00eb: njera poker dhe tjetra b\u00ebn balet elektoral.<\/p>\n\n\n\n<p>Drejt\u00ebsia \u201ce re\u201d gjen koh\u00eb t\u00eb merret me shofer\u00ebt e dehur, qofshin edhe deputet\u00eb, apo me ndonj\u00ebrin q\u00eb ka falsifikuar notat e shkoll\u00ebs, por vijon t\u00eb shtyj\u00eb p\u00ebr n\u00eb kalendat greke superkrimet shtet\u00ebrore t\u00eb 21 janarit, G\u00ebrdecit, vrasjet tragjike t\u00eb 97-t\u00ebs, etj. Nga ana tjet\u00ebr, qeverit\u00eb e vendit kujtohen t\u00eb ngren\u00eb tonet ndaj k\u00ebtyre krimeve vet\u00ebm n\u00eb fushatat zgjedhore, duke shtuar akuza ndaj kund\u00ebrshtarit politik, zbukuruar metaforat e krahasimet, zgjedhur sarkazma sa m\u00eb \u201cther\u00ebse\u201d dhe duke p\u00ebrdorur epitete deri edhe banale.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve, \u201ct\u00eb p\u00ebrgj\u00ebruarit p\u00ebr drejt\u00ebsi\u201d i kan\u00eb ky\u00e7ur t\u00eb gjitha duke blinduar aleanc\u00ebn e tyre me krimin dhe duke konsumuar k\u00ebshtu past\u00ebrtisht aktin kriminal t\u00eb nj\u00eb grushti shteti t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Pse? Sepse provat dhe faktet v\u00ebrtetojn\u00eb plot\u00ebsisht krimet e m\u00ebsip\u00ebrme, nd\u00ebrsa gjykimi dhe d\u00ebnimi i tyre zvarriten me dekada t\u00eb t\u00ebra. Dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb grusht shteti, qeverit\u00eb konsumojn\u00eb pjes\u00ebn e tyre: pasi fitojn\u00eb pushtetin, i l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb krimet e kryera, edhe pse zgjedh\u00ebsit iu japin mandatin legjislativ q\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb\u2018big\u00eb\u201d edhe organet e drejt\u00ebsis\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDosjet e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste\u201d &#8211; thot\u00eb Berisha,n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs elektorale \u201cjan\u00eb t\u00eb mbushura me krime\u201d. E thot\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb i akuzuar p\u00ebr mbi dyzet\u00eb krime nga m\u00eb monstruozet, i cili duhet t\u00eb ishte objekt, jo vet\u00ebm i drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, por edhe i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Hag\u00ebs. B\u00ebn akuza t\u00eb tilla njeriu i cili, jo vet\u00ebm se ndodhet n\u00ebn akuz\u00eb dhe masa represive nga drejt\u00ebsia, por edhe q\u00eb pritet t\u00eb gjykohet nga gjykata. Ai q\u00eb nuk di vet\u00ebm t\u00eb fshij\u00eb provat e krimit, por&nbsp; edhe t\u2019i pohoj\u00eb hapur me mburrje, me bajraktarizmin dhe despotizmin e tij. Ka mbrojtur publikisht krimin shtet\u00ebror t\u00eb 21 janarit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb her\u00eb pas here ka pasuruar informacionin hetimor sesi&nbsp; do ta vazhdonte krimin e nisur, k\u00eb do ta vriste, sa do t\u00eb vriste me dor\u00ebn e tij, si do t\u2019i vriste, armatimin q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorte, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, Berisha si ataviz\u00ebm njer\u00ebzor dhe politik, edhe pse jeton &nbsp;n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb mbyturve nga krimi dhe korrupsioni, vazhdon jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrm\u00ebndi litarin, por edhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shp\u00ebtim te litari.<\/p>\n\n\n\n<p>Po k\u00ebshtu, edhe Basha, me djall\u00ebzi, shoq\u00ebruar me humor bajat dhe cinik, si p\u00ebr t\u00eb justifikuar se e ka rritur nivelin e dijeve aritmetike, nuk sqaron se simbolika e 7&#215;7= 313 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj karshill\u00ebku ndaj Ram\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, qeverit\u00eb e Ram\u00ebs nuk b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb denoncim p\u00ebr krimet makabre t\u00eb kryera nga pushteti i Bash\u00ebs. E shumta, i kan\u00eb d\u00ebrguar thjesht k\u00ebrc\u00ebnim elektoral! Basha duhet ta dij\u00eb se n\u00eb burgun 313 nuk shkon asnjeri vullnetarisht, k\u00ebshtuq\u00eb as Rama nuk besoj se \u00ebsht\u00eb kaq trim t\u00eb shkoj\u00eb me d\u00ebshir\u00eb atje. Kur Basha e paska me aq endje ta shikoj\u00eb kund\u00ebrshtarin e tij politik n\u00eb burgun 313, at\u00ebher\u00eb pse nuk i ka formuluar nj\u00eb akt-akuz\u00eb t\u00eb argumentuar Ram\u00ebs? Ndoshta n\u00eb rastin konkret kur Basha i tund Ram\u00ebs \u00e7elsat e burgut 313, kjo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb simbolik\u00eb dhe gjuh\u00eb e koduar mes tyre, jo m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nd\u00ebshkim, por si nj\u00eb lloj flirti i maskuar p\u00ebr nj\u00eb aleanc\u00eb pas zgjedhjeve n\u00eb kushtet e nj\u00eb krize numurash.<\/p>\n\n\n\n<p>Basha ka filluar t\u00eb sofistikohet, ndryshe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb kaq i trash\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb Ram\u00ebn, kur ai vet\u00eb ka llogari t\u00eb hapura me drejt\u00ebsin\u00eb, kur meriton i pari at\u00eb burg, madje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vonuar p\u00ebr krimin e kryer m\u00eb 21 janar, grabitjen e fondeve t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, apo shitjen e hap\u00ebsir\u00ebs shqiptare kur ai ishte minist\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe SPAK duket se po konsumon vetveten, duke zhg\u00ebnjyer me p\u00ebrb\u00ebrjen e dyshimt\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve q\u00eb funksionojn\u00eb si t\u00eb deleguar politik\u00eb. SPAK b\u00ebn mir\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon liri veprimi, por harron se drejt\u00ebsi dhe liri k\u00ebrkojn\u00eb edhe viktimat e krimit. Madje vet\u00eb SPAK u krijua si nj\u00eb p\u00ebrjashtim dhe emergjenc\u00eb komb\u00ebtare nga mungesa e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb politikan\u00ebve dhe shtetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion dhe krime. \u00cbsht\u00eb e papranueshme dhe krejt\u00ebsisht kompromentuese p\u00ebr SPAK q\u00eb, pas disa goditjeve t\u00eb aferave korruptive, ka thuajse pes\u00eb vjet q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb krimet m\u00eb makabre q\u00eb kan\u00eb nisur si korrupsion i politikan\u00ebve dhe kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb tragjedi e vrasje shtet\u00ebrore. Loja q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb SPAK dhe disa prokuror\u00eb t\u00eb saj, duke u dor\u00ebhequr her\u00eb pas here nga \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla si 21 janari, G\u00ebrdeci e afera t\u00eb tjera korruptive, \u00ebsht\u00eb shqeto shprehje e aleanc\u00ebs me krimin. Sepse vonesat q\u00eb pjellin \u201cdor\u00ebheqjet\u201d n\u00eb dh\u00ebnie drejt\u00ebsie jan\u00eb superkrim.<\/p>\n\n\n\n<p>Superkrimet e pagjykuara dhe t\u00eb pand\u00ebshkuara po dekompozohen dhe po infektojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe popullin e pafajsh\u00ebm shqiptar, vrasin \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr nd\u00ebrgjegjen, t\u00eb drejt\u00ebn dhe barazin\u00eb p\u00ebrpara ligjit. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto akrobaci qeveri-opozit\u00eb-drejt\u00ebsi shkak kryesor q\u00eb shqiptar\u00ebt largohen nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p>Organet e vullnetit popullor q\u00eb e kan\u00eb zgjedhur SPAK, nuk duhet t\u00eb lejojn\u00eb akrobaci t\u00eb tilla, dor\u00ebheqje maraton\u00eb alla shqiptar\u00e7e t\u00eb prokuror\u00ebve nga \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krime me pasoja t\u00eb p\u00ebrmasave tragjike. N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb shteti mbi SPAK, nuk \u00ebsht\u00eb SPAK mbi shtetin. P\u00ebrndryshe, n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cdrejt\u00ebsia\u201d kryen grusht shteti dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim, mb\u00ebshtetet nga vet\u00eb shteti. Drejtesia e vonuar eshte padrejtesi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri po ndodh nj\u00eb odis\u00e9 e \u00e7mendur n\u00eb dh\u00ebnie drejt\u00ebsie. Mosha e krimeve t\u00eb pagjykuara dhe t\u00eb pand\u00ebshkuara nga drejt\u00ebsia shqiptare po shkon pothuajse dyzet\u00eb vjet. Dhe nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krime ordinere, por nga ato krime shtet\u00ebrore q\u00eb jan\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse, barbare dhe me pasoja tragjike. Me k\u00ebto krime, si drejt\u00ebsia, qoft\u00eb edhe kjo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-31991","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31991","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31991"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31991\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31991"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31991"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31991"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}