{"id":31981,"date":"2025-03-17T09:31:36","date_gmt":"2025-03-17T08:31:36","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=31981"},"modified":"2025-03-17T09:31:56","modified_gmt":"2025-03-17T08:31:56","slug":"njeriu-maske-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2025\/03\/njeriu-maske-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Njeriu mask\u00eb! Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe sot, pas tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet\u00ebsh nga nd\u00ebrrimi i sistemit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb sken\u00ebn politike rishfaqet prap\u00eb mbetja politike Sali Berisha. I rraskapitur, i k\u00ebrrusur nga pesha e krimeve dhe zullumeve q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij vendi, pas daljes nga izolimi dhe n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit, po shfaqet sikur t\u00eb ishte faktor n\u00eb zhvillimin e demokracis\u00eb. Ai ka ridal\u00eb n\u00eb tregun politik brenda vetes, nj\u00eb ataviz\u00ebm i s\u00eb shkuar\u00ebs, n\u00eb urrejtje ndaj s\u00eb res\u00eb dhe progresit. P\u00ebr ironi t\u00eb fatit, lufta politike n\u00eb Shqip\u00ebri sot nuk zhvillohet mes alternativave dhe kauzave bashk\u00ebkohore, por si p\u00ebrplasje nd\u00ebrmjet mend\u00ebsis\u00eb dhe veprimit bajraktarist e despotik me mend\u00ebsin\u00eb dhe veprimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e hapur, m\u00eb e civilizuar e m\u00eb demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb &nbsp;dallon n\u00eb komedin\u00eb e tij politike, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i shum\u00ebllojshm\u00ebris\u00eb s\u00eb maskave. Maskat e kan\u00eb ndihmuar dhe e ndihmojn\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe rolin e tij shkat\u00ebrrimtar t\u00eb shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. P\u00ebrmes tyre, ka arritur t\u00eb maskoj\u00eb &nbsp;Saliun e v\u00ebrtet\u00eb, duke shfaqur nj\u00eb tjet\u00ebr Sali, t\u00eb retushuar nga kozmetika e mashtrimit politik. Maskat e ndihmojn\u00eb q\u00eb Saliun gjakatar dhe vras\u00ebs ta shfaq\u00eb si &nbsp;njeri paq\u00ebsor, t\u00eb urt\u00eb thuajse si nj\u00eb &nbsp;sh\u00ebnjtor. Saliun si modelin e njeriut t\u00eb korruptuar n\u00eb Shqip\u00ebri, i akuzuar nga drejt\u00ebsia p\u00ebr korrupsion madhor, maskat e paraqesin nj\u00eb tjet\u00ebr Sali: i past\u00ebr si Krishti, flamurtar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Saliu i ka p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha maskat, edhe at\u00eb t\u00eb tiranit, edhe maskat e ftohta, edhe at\u00eb t\u00eb t\u00eb bindurit deri n\u00eb n\u00ebnshtrim e nj\u00eb servili ekstrem, tejetej t\u00eb p\u00ebshtirosur, natyrisht gjithmon\u00eb ndaj atyre q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb fatin e tij. Saliu dhe maskat jan\u00eb binom. Ai nuk ka jetuar dhe nuk jeton dot n\u00eb politik\u00eb pa p\u00ebrdorur maskat. Dhe, kur thuhet maska, kuptohen p\u00ebshtjellimet q\u00eb vijn\u00eb prej tyre. Pa maska ai e ndjen veten t\u00eb tradh\u00ebtuar. Nd\u00ebrsa, i veshur me maska, ndihet tep\u00ebr i sigurt\u00eb dhe i mbrojtur, i suksessh\u00ebm n\u00eb krimet e kryera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndoshta nuk ka n\u00eb bot\u00eb nj\u00eb figur\u00eb politike t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfolur si mbajt\u00ebs i kaq shum\u00eb maskave, pseudonimeve, kodeve dhe i lidhjeve miq\u00ebsore dhe familjare me njer\u00ebz t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja sekrete, sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur Sali Berisha dhe familja e tij. Por, si ka mund\u00ebsi q\u00eb shteti ende nuk e ndjek k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, edhe pse mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfolje? Thon\u00eb se \u00c7ezari mori vendim t\u00eb ndante gruan pasi u p\u00ebrfol se dikush e kishte ngacmuar at\u00eb. I than\u00eb \u00c7ezarit se ajo ishte e ndershme, por prap\u00eb \u00c7ezari nuk e ndryshoi vendimin me arsyetimin e famsh\u00ebm: \u201cGruaja e Perandorit, jo vet\u00ebm q\u00eb realisht duhet t\u00eb jet\u00eb e ndershme, por edhe duhet t\u00eb t\u00eb duket e till\u00eb. Nd\u00ebrsa ky \u201cPerandori\u201d yn\u00eb u b\u00eb edhe president i Republik\u00ebs son\u00eb \u201cdemokratike\u201d, edhe kryeminist\u00ebr, e nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb deputet n\u00eb tempullin e shenjt\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, dhe p\u00ebrs\u00ebri shteti nuk i jep nj\u00eb shpjegim popullit.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Maskat si tiran Saliu i p\u00ebrdori n\u00eb ngjarjet e dhunshme e tragjike n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga 1992 e deri sa u rr\u00ebzua nga pushteti. Kaq t\u00eb efektshme p\u00ebr t\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb ato maska sa edhe sot pas 35 vjet\u00ebsh krimet e p\u00ebrfolura n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij nuk jan\u00eb zbuluar dhe d\u00ebnuar. Kjo p\u00ebr faktin se edhe i gjith\u00eb shteti funksiononte si nj\u00eb mask\u00eb unike, ku dikush urdh\u00ebronte krimin, t\u00eb tjer\u00eb e kryenin at\u00eb, nd\u00ebrsa hijenat e nat\u00ebs zhduknin gjurm\u00ebt e krimit. I gjith\u00eb shteti n\u00eb qeverisjen e Berish\u00ebs ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb prodhimit t\u00eb maskave. Urdh\u00ebronte bajraktari p\u00ebr ngjarjen tragjike t\u00eb 21 janarit se vrasjet nuk ishin b\u00ebr\u00eb nga shteti dhe Garda e Republik\u00ebs dhe menj\u00ebher\u00eb instrumentet e shtetit, si t\u00eb ishin organizma t\u00eb mafjes, fillonin t\u00eb p\u00ebrgatisnin maskat. Disa mjek\u00eb fam\u00ebkeq\u00eb, q\u00eb vet\u00ebm t\u00eb till\u00eb nuk duhet t\u00eb ishin, l\u00ebshuan &nbsp;ekspertiza se vrasjet ishin b\u00ebr\u00eb nga af\u00ebr, se demostruesit kishin vrar\u00eb njeri-tjetrin, duke p\u00ebrdorur \u00e7adra e stilolapsa pistoleta, pasi k\u00ebshtu kishte urdh\u00ebruar kryemaska.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa maskat dhe planet q\u00eb p\u00ebrgatiste Sh\u00ebrbimi fam\u00ebkeq Informativ deri n\u00eb vrasjen dhe zhdukje njer\u00ebzish, mbeten nj\u00eb njoll\u00eb e zez\u00eb e historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb qeverisjen e Berish\u00ebs. Pastaj ishte radha e drejt\u00ebsis\u00eb t\u2019i vinte stamp\u00ebn maskave q\u00eb fshihnin krimet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatkeq\u00ebsisht edhe sot, n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e pretenduar si t\u00eb re, po l\u00ebkundet besimi i njer\u00ebzve ndaj saj. Njer\u00ebzit pyesin t\u00eb habitur: mos vall\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb trembur nga politika? Mos vall\u00eb i ka humbur mb\u00ebshtetja financiare? Mos vall\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb duket n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me er\u00ebrat q\u00eb po fryjn\u00eb brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? Apo e ka t\u00eb keqen qysh n\u00eb embrion duke rekrutuar maskat e plepave?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E keqja SPAK-ut duket se do t\u2019i vij\u00eb nga vetvetja, nga maskat q\u00eb kan\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb t\u00eb jasht\u00eb kritereve profesionale, si militant\u00eb partiak\u00eb, nga nj\u00eb lloj autoritarizmi rrebel i dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit institucional, nga paqja q\u00eb ky institucion po b\u00ebn me super krimet e ndodhura si 21 janari, G\u00ebrdeci, shkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs komb\u00ebtare, etj. Vija e kuqe p\u00ebr besushm\u00ebrin\u00eb apo jo ndaj SPAK-ut \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi ndaj k\u00ebtyre krimeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po sot, \u00e7far\u00eb maskash p\u00ebrdor Saliu? Mask\u00ebn e nj\u00eb servilizmi t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb ndaj ekipit t\u00eb ri qeveritar amerikan, si nj\u00eb skllav i posht\u00ebruar, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb ata t\u2019i falin d\u00ebnimin q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb po ata. Antiamerikani i zjarrt\u00eb u b\u00eb, brenda dat\u00ebs 20 Janar 2025, proamerikan i p\u00ebrv\u00ebluar. P\u00ebshtirosja duket deri n\u00eb imitimin, gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur e krahasimet e b\u00ebra, saq\u00eb njeriu nuk kupton se kush \u00ebsht\u00eb superfuqia e bot\u00ebs, Amerika apo Shqip\u00ebria. Vendos Trump nj\u00eb kapele kaubojsi si pjes\u00eb e tradit\u00ebs amerikane, vendos edhe Berisha nj\u00eb kapele t\u00eb till\u00eb n\u00eb vend t\u00eb qeleshes s\u00eb bukur dhe historike t\u00eb mal\u00ebsorit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative, stafi i kabinetit presidencial amerikan e cil\u00ebson Presidentin e vet si sherifin e ri t\u00eb vendit. T\u00eb nj\u00ebjtin fjalor imitojn\u00eb edhe maskat manekine n\u00eb stafin e Berish\u00ebs, kur thon\u00eb se n\u00eb 12 maj, Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrifin e ri ta saj. Kulmi arrin kur, parull\u00ebn e Trump p\u00ebr nj\u00eb Amerik\u00eb t\u00eb Madhe e imiton n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb qesharake edhe Berisha kur koalicionin zgjedhor me shumic\u00eb t\u00eb kriminalizuar, e ka titulluar Aleanca e Shqip\u00ebris\u00eb Madh\u00ebshtore. Nuk dim\u00eb se sa madh\u00ebshtore do t\u00eb b\u00ebhet Shqip\u00ebria e Berish\u00ebs dhe e k\u00ebsaj \u201cAleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore\u201d pas G\u00ebrdecit, 21 janarit, krimeve t\u00eb 97-t\u00ebs , grushtit t\u00eb shtetit t\u00eb 98-\u00ebs, e t\u00eb tjera e t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A do ta heq\u00eb mask\u00ebn, maska q\u00eb b\u00ebri konferenc\u00eb shtypi p\u00ebr nxjerrjen jasht\u00eb ligji t\u00eb homoseksual\u00ebve? A do t\u2019i shkrij\u00eb shoqatat e Sorosit, njeriu q\u00eb veshi i pari mask\u00ebn e Sorosit?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jemi n\u00eb koh\u00ebn kur po festohen karnavalet, kur &nbsp;po zhvillohen panairet &nbsp;e maskave, festivalet e paradat e kllounve. Si matrapaz dhe p\u00ebrdorues i hersh\u00ebm i masakave, n\u00eb tre sisteme politike, Berisha, n\u00eb k\u00ebto festivale nuk do t\u00eb dal\u00eb pa gj\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn e meriton \u00e7mimin si njeriu q\u00eb e kaloi jet\u00ebn e tij i veshur me maska.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe sot, pas tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet\u00ebsh nga nd\u00ebrrimi i sistemit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb sken\u00ebn politike rishfaqet prap\u00eb mbetja politike Sali Berisha. I rraskapitur, i k\u00ebrrusur nga pesha e krimeve dhe zullumeve q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij vendi, pas daljes nga izolimi dhe n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit, po shfaqet sikur t\u00eb ishte faktor n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-31981","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31981"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31981\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}