{"id":31952,"date":"2025-02-15T08:31:15","date_gmt":"2025-02-15T07:31:15","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=31952"},"modified":"2025-02-15T08:31:16","modified_gmt":"2025-02-15T07:31:16","slug":"ne-kerkim-te-ahmetajt-per-te-shpetuar-pd-nenga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2025\/02\/ne-kerkim-te-ahmetajt-per-te-shpetuar-pd-nenga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Ahmetajt p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar PD-n\u00eb!Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me sa duket, edhe kjo fushat\u00eb zgjedhore nuk po i shp\u00ebton imoralitetit politik, hipokrizis\u00eb, g\u00ebnjeshtrave dhe mashtrimeve t\u00eb skajshme. Tipik \u00ebsht\u00eb prostitucioni politik dhe moral i ish deputetit t\u00eb PS-s\u00eb, Arben Ahmetaj, sot i vet\u00ebdor\u00ebzuar nga arratija n\u00eb frontin opozitar t\u00eb PD-s\u00eb. Entusiazmi me t\u00eb cil\u00ebn u prit Ahmetaj n\u00eb PD dhe n\u00eb qarqet e saj fliste sikur iu kishte ardhur nj\u00eb dhurat\u00eb nga qielli. \u201cRobi\u201d i vet\u00ebdor\u00ebzuar u vler\u00ebsua nga ata si nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb, si th\u00ebmbra e Akilit nga duhet t\u00eb nis\u00eb rr\u00ebzimi i pushtetit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe mbrojtja ndaj skllavit t\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzuar, u deklarua e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, gati strategjike, n\u00eb interes t\u00eb frontit opozitar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Koha po v\u00ebrteton se \u00e7\u00ebshtja po merr gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr karakter&nbsp; tragjikomik. Komikja lidhet n\u00eb deklaratat e Ahmetajt se at\u00eb e kan\u00eb em\u00ebruar me zor n\u00eb postet ministrore n\u00eb pushtetin e PS-s\u00eb, jasht\u00eb d\u00ebshir\u00ebs dhe vullnetit t\u00eb tij; se ai \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr e i pap\u00ebrzier me korrupsion, se nuk ka vjedhur asgj\u00eb dhe se pasurit\u00eb maramend\u00ebse t\u00eb evidentuara nga SPAK, sipas tij, jan\u00eb g\u00ebnjeshtra. T\u00eb ishte gjall\u00eb i madhi Shefqet Musarai nuk do t\u00eb rrinte pa i k\u00ebnduar vargjet \u201c\u2026me zor minist\u00ebr van\u00eb e m\u00eb vun\u00eb\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Partia Demokratike, duke qen\u00eb n\u00eb kriz\u00eb identiteti dhe ekzistence, \u201crobin\u201d politik t\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzuar, Ahmetajn, mundohet ta p\u00ebrdhunoj\u00eb deri n\u00eb ekstrem, duke shfryt\u00ebzuar si karakterin e tij t\u00eb dob\u00ebt, adoleshenc\u00ebn politike, edhe mang\u00ebsit\u00eb e theksuara kulturore t\u00eb tij. E bukura k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se vet\u00eb PD-ja e kishte cil\u00ebsuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb si \u201cTigri i korrupsionit shqiptar\u201d. \u00c7udit\u00ebrisht, sot, tigri \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb lepur e kameleon i ekspozuar n\u00eb kop\u00ebshtin zoologjik t\u00eb Berish\u00ebs, i cili po e kthen fenomenin \u201cAhmetaj\u201d n\u00eb nj\u00eb kal\u00eb beteje p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E gjitha kjo ka nj\u00eb shkak t\u00eb fort\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn edhe an\u00ebn tragjike. Mungesa e alternativave demokratike, shterimi i ideve brenda k\u00ebtij subjekti politik, kriza e besimit n\u00eb radh\u00ebt e elektoratit, mungesa e nj\u00eb lidershipi serioz, e t\u00eb tjera, synohen t\u00eb fshihen pas fenomenit \u201cAhmetaj\u201d. Kulmi i ironis\u00eb dhe i komedis\u00eb arrin kur leksioni Ahmetaj p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn e propagand\u00ebs, objektivat, argumentat, modelin dhe shembullin e fitores n\u00eb PD. Jan\u00eb detashmentet politike dhe mediatike t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb dep\u00ebrtuan thell\u00eb n\u00eb vrim\u00ebn e miut ku fshihet \u201ctigri\u201d p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacione sa her\u00eb ndihet n\u00eb kriz\u00eb Partia e Berish\u00ebs. Madje, dukej sikur arratisja e tij ishte e porositur dhe e parap\u00ebrgatitur nga ata q\u00eb sot p\u00ebrgj\u00ebrohen ndaj tij. Vet\u00ebm nj\u00eb fakt i thjesht\u00eb: protesta e 8 shkurtit u organizua dhe u frym\u00ebzua p\u00ebr Ahmetajn dhe sipas rr\u00ebfenjave t\u00eb tij. Nuk pati fol\u00ebs n\u00eb tribun\u00ebn e protest\u00ebs pa iu referuar gojdh\u00ebnave t\u00eb shprehura nga ai. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se kauza e PD-s\u00eb n\u00eb zgjedhje duket se \u00ebsht\u00eb kauza a nj\u00eb t\u00eb arratisuri&nbsp; nga atdheu i cili mban n\u00eb kurriz akuza t\u00eb r\u00ebnda ligjore p\u00ebr vjedhje dhe korrupsion.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, a mundet ta shp\u00ebtoj\u00eb PD-n\u00eb nj\u00eb i akuzuar nga drejt\u00ebsia p\u00ebr krime t\u00eb tilla? Kjo jo vet\u00ebm se nuk e shp\u00ebton dot PD-n\u00eb, por e nxin edhe m\u00eb tep\u00ebr. Kjo e shpie kriz\u00ebn e k\u00ebtij subjekti politik n\u00eb ekstreme t\u00eb pariparueshme. Kriza e PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thell\u00eb dhe m\u00eb e gj\u00ebr\u00eb se fenomeni \u201cAhmetaj\u201d. Ajo \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb besimi, lidershipi, idesh dhe alternativash, kriz\u00eb mes t\u00eb res\u00eb dhe t\u00eb vjetr\u00ebs s\u00eb per\u00ebnduar q\u00eb i ka lyer duart me gjak, krime dhe rr\u00ebnime. \u00cbsht\u00eb kriz\u00eb n\u00eb sferat drejtuese t\u00eb PD-s\u00eb, por edhe n\u00eb baz\u00ebn e partis\u00eb. Refleks i k\u00ebtyre kontradiktave jan\u00eb nj\u00eb numur i madh partish q\u00eb jan\u00eb shk\u00ebputur nga partia m\u00ebm\u00eb. \u00cbsh\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb mes shpres\u00ebs dhe pesimizmit, mes demokracis\u00eb dhe pushteteve autoritare e bajraktare, mes komb\u00ebtares dhe antikomb\u00ebtares.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E shumta, simbioza e dashuris\u00eb s\u00eb Ahmetajt me PD-n\u00eb tregon se PD-ja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb strofk\u00ebn ku gjejn\u00eb mbrojtje t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb akuzuarit nga drejt\u00ebsia p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda. Kjo &nbsp;fushat\u00eb zgjedhore, i gjen liderat kryesor\u00eb t\u00eb frontit opozitar n\u00ebn akuza t\u00eb forta, deri t\u00eb dyshuar p\u00ebr krime monstruoze, si Berish\u00ebn, Mediun, Met\u00ebn, Kryemadhin e bashk\u00eb me ta edhe Ahmetajn &#8211; rekruti m\u00eb i ri n\u00eb k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb. Rreth k\u00ebsaj aleance jan\u00eb mbledhur eksponent\u00ebt e krimit, jo vet\u00ebm brenda vendit, por edhe jasht\u00eb tij. N\u00eb mitingjet e PD-s\u00eb n\u00eb Rom\u00eb nuk kan\u00eb munguar edhe t\u00eb k\u00ebrkuarit nga drejt\u00ebsia si A. Llalla, etj. Nd\u00ebrsa n\u00eb Lond\u00ebr, policia v\u00ebndase gjeti rastin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr arrestimin e shqiptar\u00ebve me precedent\u00eb penal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fenomeni \u201cAhmetaj\u201d \u00ebsht\u00eb produkt jasht\u00ebqit\u00ebs i politik\u00ebs \u201cp\u00ebrtej t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs\u201d. N\u00eb fakt, teoria e \u201cp\u00ebrtej t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs\u201d, e aplikuar sidomos n\u00eb fushata zgjedhore, synon q\u00eb elektorati t\u00eb ngrihet mbi partit\u00eb politike, t\u00eb zgjedh\u00eb alternativ\u00ebn m\u00eb t\u00eb besueshme, t\u00eb mos jet\u00eb skllav i konservatorizmit tradicional partiak. Por te ne, ku \u00e7do teori e doktrin\u00eb bastardohet, edhe ajo e \u201cp\u00ebrtej t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs\u201d, e konkretizuar te Ahmetaj e t\u00eb gjith\u00eb \u201cahmetajt\u201d e tjer\u00eb, merr pamjen e mjetit t\u00eb spekullimit, t\u00eb treg\u00ebtis\u00eb politike. Dhe, nd\u00ebr treguesit korruptiv\u00eb, korrupsioni q\u00eb shoq\u00ebron treg\u00ebtin\u00eb politike, \u00ebsht\u00eb shfaqja m\u00eb perverse e tij. DhePD-ja vazhdon ta jap\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb me Ahmetajn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me sa duket, edhe kjo fushat\u00eb zgjedhore nuk po i shp\u00ebton imoralitetit politik, hipokrizis\u00eb, g\u00ebnjeshtrave dhe mashtrimeve t\u00eb skajshme. Tipik \u00ebsht\u00eb prostitucioni politik dhe moral i ish deputetit t\u00eb PS-s\u00eb, Arben Ahmetaj, sot i vet\u00ebdor\u00ebzuar nga arratija n\u00eb frontin opozitar t\u00eb PD-s\u00eb. Entusiazmi me t\u00eb cil\u00ebn u prit Ahmetaj n\u00eb PD dhe n\u00eb qarqet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-31952","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31952"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31952\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}