{"id":3195,"date":"2014-09-13T15:53:04","date_gmt":"2014-09-13T15:53:04","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3195"},"modified":"2014-09-13T15:53:04","modified_gmt":"2014-09-13T15:53:04","slug":"enca-haxhia-ka-shume-menyra-per-te-fituar-fame","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/enca-haxhia-ka-shume-menyra-per-te-fituar-fame\/","title":{"rendered":"Enca Haxhia: Ka shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb fituar fam\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/enca-6.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3197\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/enca-6-135x300.jpg\" alt=\"enca (6)\" width=\"135\" height=\"300\" \/><\/a>E bukur, e \u00ebmb\u00ebl, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, e vendosur n\u00eb arritjen e suksesit; do t\u00eb ishin k\u00ebto disa nga p\u00ebrcaktimet p\u00ebr Enc\u00ebn. Dhe, si nj\u00eb peshore q\u00eb \u00ebsht\u00eb (n\u00eb horoskop) ajo duket se di ta peshoj\u00eb mir\u00eb gjith\u00e7ka edhe n\u00eb jet\u00ebn reale ku n\u00eb \u00e7do dalje t\u00eb saj\u00ebn, suksesi duhet t\u00eb jet\u00eb i garantuar&#8230; A do t\u00eb arrij\u00eb t\u2019i \u201cpeshoj\u00eb\u201d mir\u00eb gj\u00ebrat edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb? K\u00ebt\u00eb mund ta zbuloni vet\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Mia B. &#8211; Enca, k\u00ebnga \u201cIshim ne\u201d \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb kishte ky Top Fest. Po p\u00ebr ty, pse \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb ajo?<br \/>\nEnca: &#8211; Un\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt punuam k\u00ebng\u00ebn, jemi shum\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb k\u00ebnga u p\u00ebrcoll dhe u prit ashtu si\u00e7 donim ne; dep\u00ebrtoi n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve\u2026 P\u00ebr mua, kjo, sigurisht, \u00ebsht\u00eb arritje e madhe, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prezantim v\u00ebrtet serioz ku un\u00eb shfaq an\u00ebn time tjet\u00ebr si artiste edhe m\u00eb e pjekur profesionalisht.<br \/>\n&#8211; Pse me balad\u00eb dhe jo me nj\u00eb k\u00ebng\u00eb ritmike?<br \/>\n&#8211; Jam vazhdimisht n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb pune duke d\u00ebgjuar dhe krijuar materiale t\u00eb reja, por sinqerisht, kishte koh\u00eb q\u00eb po ndjeja nevoj\u00ebn t\u00eb prezantohesha s\u00ebrish me nj\u00eb balad\u00eb dhe mendova se kombinimi i k\u00ebsaj k\u00ebnge me Top Festin, do t\u00eb ishte perfekt. Megjithat\u00eb, besoj se s\u00eb shpejti, kjo k\u00ebng\u00eb do t\u00eb vij\u00eb edhe me nj\u00eb videoklip.<br \/>\n&#8211; \u201cKujto \u00e7far\u00eb m\u00eb thoje nj\u00ebher\u00eb; Do jem aty, do jem p\u00ebr ty, asgj\u00eb s\u2019do mundet kurr\u00eb ne t\u00eb na ndaj\u00eb dhe t\u00eb besoja&#8230;\u201d. Thuhet se k\u00ebng\u00ebtari \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ia sugjeron subjektin tekstshkruesit. K\u00ebshtu ka ndodhur edhe me k\u00ebng\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; (Qesh) N\u00eb fakt, me sa kam v\u00ebn\u00eb re, kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga pasazhet e preferuara t\u00eb njer\u00ebzve nga k\u00ebnga&#8230; E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se brenda k\u00ebtyre vargjeve ka edhe pak histori personale.<br \/>\n&#8211; A nuk mendon se me k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb i ke thyer edhe m\u00eb shum\u00eb zemrat e thyera?<br \/>\n&#8211; Fabula e k\u00ebng\u00ebs v\u00ebrtet p\u00ebrmban trishtim, megjithat\u00eb ajo p\u00ebrmbyllet me nj\u00eb varg optimist dhe k\u00ebshtu d\u00ebshiroj t\u00eb ndodh\u00eb me \u00e7do k\u00ebng\u00eb timen. Mendoj se i kam prekur zemrat e thyera, por edhe u kam treguar se e nes\u00ebrmja do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb e mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; &#8230;dhe menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebng\u00ebs s\u00eb Top Festit, ti pret t\u00eb publikosh edhe klipin dhe k\u00ebng\u00ebn t\u00ebnde m\u00eb t\u00eb re, me titull \u201cA po t\u2019p\u00eblqen\u201d. Di q\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb e ke shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr dhe mezi po pret q\u00eb t\u00eb dal\u00eb. \u00c7far\u00eb po t\u2019p\u00eblqen kaq shum\u00eb te kjo k\u00ebng\u00eb?<br \/>\n&#8211; Oh, po! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga projektet e mia m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit dhe jam e bindur q\u00eb do t\u00eb pritet shum\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb punuar gjat\u00eb dhe kuruar deri n\u00eb detaj. \u00cbsht\u00eb k\u00ebng\u00eb ritmike pop dhe p\u00ebrcjell shum\u00eb nga Enca. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb tjer\u00ebve, \u00e7far\u00eb mendon se do t\u2019u p\u00eblqej\u00eb m\u00eb shum\u00eb tek \u201cA po t\u2019p\u00eblqen\u201d?<br \/>\n&#8211; Mendoj se kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb shijuar \u00e7do sekond\u00eb t\u00eb saj\u00ebn.<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga me Noizyn ka shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb po punohet bashk\u00eb me klipin dhe do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebng\u00eb verore. Pse zgjodhe pik\u00ebrisht Noizyn?<br \/>\n&#8211; Edhe kjo k\u00ebng\u00eb, si shumica e projekteve t\u00eb mia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb punuar dhe ripunuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore. Mendoj se n\u00eb ver\u00eb do t\u00eb jet\u00eb periudha e lan\u00e7imit t\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb k\u00ebng\u00eb stil r\u2019n\u2019b-rege dhe jam dashuruar me t\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb kemi d\u00ebgjuar instrumentalen n\u00eb studion e Noizyt, aty ku edhe na lindi idea p\u00ebr duet. Stilet tona muzikore kan\u00eb disa pika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe menduam t\u2019i shkrinim n\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb. \u00cbsht\u00eb dueti i par\u00eb p\u00ebr mua, n\u00eb kuptimin q\u00eb kam nj\u00eb t\u00eb ftuar n\u00eb k\u00ebng\u00ebn time dhe jam e lumtur q\u00eb \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb nga top-reperat m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb kemi.<br \/>\n&#8211; Hera e fundit q\u00eb kan\u00eb shkruar nj\u00eb thashethem p\u00ebr ty, i cili t\u00eb ka m\u00ebrzitur v\u00ebrtet&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk e mbaj mend, por n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve nuk m\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe aq p\u00ebrshtypje e mundohem t\u00eb mos i marr af\u00ebr zemr\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb se dje t\u00eb b\u00ebhesh e famshme dhe ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fam\u00ebs, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb. Pse mendon se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq e leht\u00eb gjetja e fam\u00ebs?<br \/>\n&#8211; N\u00eb dit\u00ebt e sotme, ka shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb fituar fam\u00eb ose popullaritet, shum\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendje&#8230; Fama nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fitohet, por t\u00eb mbahet me sukses.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb person q\u00eb t\u2019i rezistoj\u00eb fam\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Pun\u00eb, pun\u00eb dhe vet\u00ebm pun\u00eb. N\u00ebse s\u2019ke asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar, nuk ke \u00e7far\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh mbrapsht.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh nga pubiku at\u00eb q\u00eb do?<br \/>\n&#8211; Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i nd\u00ebrsjell\u00eb dhe reciprok.<br \/>\n&#8211; Vajzat e mira apo ato t\u00eb k\u00ebqija jan\u00eb m\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb jet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Suksesi n\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb suksesi n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde private, plus suksesi n\u00eb karrier\u00eb. Mendoj se k\u00ebt\u00eb sukses e arrijn\u00eb vajzat e men\u00e7ura.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7se k\u00ebng\u00ebtare e mir\u00eb dhe simpatike, ti je edhe nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse e shk\u00eblqyer. Je e preferuara e m\u00ebsuesve edhe si k\u00ebng\u00ebtare?<br \/>\n&#8211; (Qesh) M\u00eb b\u00ebhet zemra mal q\u00eb ata m\u00eb ndjekin n\u00ebp\u00ebr aktivitetet e mia, m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzojn\u00eb dhe krenohen me mua.<br \/>\n&#8211; Je shprehur se nuk je dashuruar kurr\u00eb. Vazhdon ta thuash?<br \/>\n&#8211; Vazhdoj, vazhdoj&#8230; (Qesh)<br \/>\n&#8211; Si dhe cili \u00ebsht\u00eb shoku yt special?<br \/>\n&#8211; Kam miq meshkuj, por jo ndonj\u00eb special.<br \/>\n&#8211; Sa arrin t\u00eb kuptosh nga natyra e meshkujve?<br \/>\n&#8211; Ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb nga se kuptojn\u00eb ata vet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Rasti i fundit kur t\u00eb kan\u00eb dhuruar lule&#8230;<br \/>\n&#8211; Dje, m\u00eb erdhi nj\u00eb buqet\u00eb e bukur nga nj\u00eb fans. Lulet do t\u00eb mbeten nj\u00eb nga dhuratat m\u00eb t\u00eb preferuara p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb komplimenti q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb skuqesh?<br \/>\n&#8211; (Qesh) T\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pavar\u00ebsisht se jam m\u00ebsuar me komplimente, pothuajse gjithmon\u00eb skuqem kur m\u00eb vijn\u00eb t\u00eb till\u00eb.<br \/>\n&#8211; Arrin ta dallosh gjithnj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nga lajkat?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb po, di kujt t\u2019i besoj.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb fem\u00ebr?<br \/>\n&#8211; N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku respektohen t\u00eb drejtat e femrave dhe u jepet respekti e dashuria e duhur.<br \/>\n&#8211; Mendimi i par\u00eb q\u00eb t\u00eb vjen sapo e sheh veten n\u00eb ekran&#8230;<br \/>\n&#8211; (Qesh) Kam nj\u00eb ves t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb, kur e shoh veten n\u00eb televizor, pa vet\u00ebdije, b\u00ebj t\u00eb nj\u00ebjtat mimika dhe reagime si n\u00eb ekran. (Qesh) Se\u00e7 kemi nj\u00eb lidhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ne t\u00eb dyja.<br \/>\n&#8211; M\u00eb tep\u00ebr nxitohesh apo i neglizhon gj\u00ebrat dhe njer\u00ebzit?<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqen ta kem gjithmon\u00eb situat\u00ebn n\u00ebn kontroll dhe t\u00eb mbaj balanc\u00ebn e harmonin\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb; nuk neglizhoj pothuajse asnj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb e papritur e bukur p\u00ebr ty n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb e papritur e paparashikueshme do t\u00eb ishte m\u00eb e bukur. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; T\u00eb ka ndodhur q\u00eb ty dhe mikesh\u00ebs t\u00ebnde t\u2019ju jet\u00eb fiksuar i nj\u00ebjti fustan?<br \/>\n&#8211; Fatmir\u00ebsisht, jo.<br \/>\n&#8211; Je vajz\u00eb e llastuar?<br \/>\n&#8211; Nuk mendoj se jam e llastuar, por ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb ndihem e p\u00ebrk\u00ebdhelur, si \u00e7do vajz\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb dyshosh apo t\u00eb besosh? Beson leht\u00eb te t\u00eb tjer\u00ebt?<br \/>\n&#8211; T\u00eb dyja t\u00eb lodhin dhe t\u00eb l\u00ebndojn\u00eb n\u00ebse nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Nuk ma fitojn\u00eb leht\u00eb besimin, por n\u00eb momentin q\u00eb mendoj se e njoh mir\u00eb dik\u00eb, vendos n\u00ebse mund t\u2019i besoj ose jo. Kam njohur kaq shum\u00eb njer\u00ebz, ndaj edhe kam aft\u00ebsi t\u00eb mira p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb ofert\u00eb q\u00eb nuk e ke pranuar n\u00eb nj\u00eb moment dhe tani t\u00eb ka mbetur peng&#8230;<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb nga ndjesit\u00eb q\u00eb urrej m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo kur t\u00eb mbetet peng di\u00e7ka. Sa her\u00eb marr nj\u00eb vendim, sado i vog\u00ebl apo i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm qoft\u00eb ai, mendohem mir\u00eb para se t\u00eb vendos. Jam edhe Peshore n\u00eb horoskop, ndaj kjo \u00ebsht\u00eb e justifikueshme. (Qesh)<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb identifikoheshe me nj\u00eb arom\u00eb, cila do t\u00eb ishte ajo?<br \/>\n&#8211; H\u00ebm, ndoshta me arom\u00ebn e lules s\u00eb irisit.<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019rast do ta shihje t\u00eb nevojshme t\u00eb g\u00ebnjeje?<br \/>\n&#8211; Kur e di q\u00eb kjo g\u00ebnjesht\u00ebr nuk do t\u2019i prishte pun\u00eb asnj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019gjendje shpirt\u00ebrore je tani q\u00eb po flasim?<br \/>\n&#8211; Shpirt\u00ebrisht e lumtur.<br \/>\n&#8211; Sendi m\u00eb i \u00e7muar q\u00eb zot\u00ebron&#8230;<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqen q\u00eb disa sende q\u00eb kan\u00eb vler\u00eb shpirt\u00ebrore p\u00ebr mua, t\u2019i konsideroj si m\u00eb t\u00eb \u00e7muarit.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse mbyll syt\u00eb tani, \u00e7far\u00eb sheh?<br \/>\n&#8211; Det. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Sa njer\u00ebz interesant\u00eb ke njohur koh\u00ebt e fundit?<br \/>\n&#8211; Kam qen\u00eb kaq e ngarkuar me pun\u00ebt e reja sa nuk kam patur koh\u00eb dhe interes p\u00ebr t\u00eb njohur njer\u00ebz t\u00eb rinj, ndaj as nuk jam n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb njer\u00ebzve. Jam e bindur q\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i njeh shum\u00eb rast\u00ebsisht, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr mua k\u00ebshtu funksionon gjithmon\u00eb, ndaj k\u00ebto gj\u00ebra m\u00eb p\u00eblqen t\u2019ia l\u00eb rast\u00ebsis\u00eb.<br \/>\n&#8211; Projekti yt i \u00ebndrrave, ai p\u00ebr t\u00eb cilin pret nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb ta shoh\u00ebsh veten?<br \/>\n&#8211; \u00cbndrrat e mia m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta jan\u00eb shum\u00eb pran\u00eb publikimit. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E bukur, e \u00ebmb\u00ebl, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, e vendosur n\u00eb arritjen e suksesit; do t\u00eb ishin k\u00ebto disa nga p\u00ebrcaktimet p\u00ebr Enc\u00ebn. Dhe, si nj\u00eb peshore q\u00eb \u00ebsht\u00eb (n\u00eb horoskop) ajo duket se di ta peshoj\u00eb mir\u00eb gjith\u00e7ka edhe n\u00eb jet\u00ebn reale ku n\u00eb \u00e7do dalje t\u00eb saj\u00ebn, suksesi duhet t\u00eb jet\u00eb i garantuar&#8230; A do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-3195","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3195\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}