{"id":3154,"date":"2014-09-11T11:15:41","date_gmt":"2014-09-11T11:15:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3154"},"modified":"2014-09-11T11:15:41","modified_gmt":"2014-09-11T11:15:41","slug":"nje-sukses-tjeter-per-klodiana-stojen-tani-kam-shkollen-time-te-baletit-ne-athine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/nje-sukses-tjeter-per-klodiana-stojen-tani-kam-shkollen-time-te-baletit-ne-athine\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb sukses tjet\u00ebr p\u00ebr Klodiana Stoj\u00ebn:\u00a0Tani, kam shkoll\u00ebn time t\u00eb baletit n\u00eb Athin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Lexuesit e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d e njohin Klodiana Stoj\u00ebn si nj\u00eb nga balerinat m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb spektaklit t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm \u201cDancing vvith the stars\u201d n\u00eb televizionin grek Antena, \u00e7do vit, pretendente p\u00ebr titull. Klodiana \u00ebsht\u00eb e njohur si fituese e mjaft garave t\u00eb dansit sportiv jasht\u00eb Greqis\u00eb (Gjermani, Franc\u00eb, Itali, Qipro etj.), por edhe si pedagoge dansi n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb famshme greke. P\u00ebrvoja n\u00eb k\u00ebto shkolla e shtyu at\u00eb t\u00eb hapte n\u00eb Athin\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb baleti q\u00eb mban emrin e saj. Dhe, suksesi ishte ai i prituri! Rreth 150 nx\u00ebn\u00ebs vet\u00ebm disa muaj pas hapjes. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb u zhvillua ceremonia e p\u00ebrurimit t\u00eb shkoll\u00ebs, ku ishim t\u00eb ftuar edhe ne; nj\u00eb ceremoni mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, ku ve\u00e7 miqve, nx\u00ebn\u00ebsve\u00a0\u00a0e prind\u00ebrve, ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe shum\u00eb VIP-a t\u00eb shoubizit grek, k\u00ebng\u00ebtare e gazetar\u00eb t\u00eb mediave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Greqis\u00eb, nj\u00eb dukuri disi e rrall\u00eb, n\u00eb veprimtari t\u00eb tilla private&#8230;<\/p>\n<p>Agron Berdaj: &#8211; Urime Klodiana! Si shqiptar\u00eb, ndjehemi krenar\u00eb kur shohim reklam\u00ebn e shkoll\u00ebs me fotografin\u00eb tuaj gjigande n\u00eb Mesogion, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Athin\u00ebs\u2026<br \/>\nKlodiana\u00a0Stoja: &#8211; Faleminderit p\u00ebr vler\u00ebsimin. Gazeta juaj m\u00eb ka ndjekur e q\u00ebndruar gjithnj\u00eb pran\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn time&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb guxim i madh t\u00eb hap\u00ebsh nj\u00eb shkoll\u00eb kaq moderne baleti nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kriza \u00ebsht\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb Greqi?<br \/>\n&#8211; Keni t\u00eb drejt\u00eb! Kriza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i duksh\u00ebm, me ndikime reale n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme e n\u00eb xhepat e kujtdo. Kudo ndjehet \u201cterapia e shokut\u201d, por un\u00eb shpresoj se kjo do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkohshme. Menaxhimi i drejt\u00eb i kriz\u00ebs nga politika do t\u00eb sjell\u00eb ekuilibra t\u00eb reja. Edhe pse zgjidhja duket pak si larg n\u00eb horizont, do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, ndaj nuk trembem n\u00eb investimin e b\u00ebr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Qenke shum\u00eb optimiste!<br \/>\n&#8211; Jam optimiste edhe p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr: Grek\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull artdash\u00ebs. Sado q\u00eb kriza b\u00ebn presion mbi ta, i ndrydh ekonomikisht, ajo nuk ua zbeh k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb d\u00ebfryer, k\u00ebnduar e k\u00ebrcyer. Jam e bindur se n\u00eb Greqi, \u00e7do investimi q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh n\u00eb fush\u00ebn e artit, do t\u2019ia marr\u00ebsh rezultatet, her\u00ebt apo von\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po nga konkurrenca, nuk ke frik\u00eb? Duke ardhur n\u00eb fest\u00ebn e p\u00ebrurimit t\u00eb shkoll\u00ebs suaj, pash\u00eb se pran\u00eb jush kishte edhe 4-5 shkolla t\u00eb tjera baleti\u00a0q\u00eb madje mbanin emrat e disa korifenjve t\u00eb k\u00ebsaj fushe n\u00eb Greqi. E keni llogaritur k\u00ebt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Suksesi b\u00ebhet m\u00eb i k\u00ebndshem kur arrihet mes sfidave e konkurrenc\u00ebs. T\u00eb kat\u00ebr drejtuesit e shkollave q\u00eb ju p\u00ebrmend\u00ebt ishin t\u00eb ftuar n\u00eb p\u00ebrurimin e shkoll\u00ebs sime. Ata jan\u00eb p\u00ebr mua miq,\u00a0koleg\u00eb e partner\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt kemi k\u00ebrcyer n\u00eb veprimtari t\u00eb ndryshme, brenda dhe jasht\u00eb Greqis\u00eb. \u00c7donj\u00ebri prej nesh e nd\u00ebrton funksionimin e shkoll\u00ebs mbi p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb dhe prioritetet e veta.<br \/>\n&#8211; Cilat do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e tua, at\u00ebhere?<br \/>\n&#8211; Ve\u00e7 programeve bashk\u00ebkohore, do t\u00eb kemi edhe programe specifike t\u00eb k\u00ebrcimit dhe arg\u00ebtimit masiv. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri e re, q\u00eb po na jep mjaft rezultat. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e rregullt e me programe afatgjata, por edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e shkoll\u00ebs. K\u00ebto programe do t\u00eb funksionojn\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebt e pushimit apo n\u00eb festa t\u00eb ndryshme, qofshin edhe familjare. Tri katet e shkoll\u00ebs do t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb mjedise ku njer\u00ebzit do \u00e7lodhen, pushojn\u00eb e festojn\u00eb, duke k\u00ebrcyer e duke u arg\u00ebtuar. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re\u2026 I ri \u00ebsht\u00eb edhe programi p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e m\u00ebsuesve t\u00eb baletit q\u00eb do t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb shkollat e tjera, pasi t\u00eb certifikohen nga shkolla jon\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Po tjet\u00ebr, \u00e7far\u00eb keni ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Ne po synojm\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb programi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, artin e k\u00ebrcimit ta v\u00ebm\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb p\u00ebrgatitjes fizike e sidomos, p\u00ebr r\u00ebnien n\u00eb pesh\u00eb. Gjimnastika sportive e integruar n\u00eb programet e k\u00ebrcimit, po t\u00ebrheq s\u00eb tep\u00ebrmi interesin e njer\u00ebzve.<br \/>\n&#8211; Di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mund t\u00eb na thoni? Besoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb lexuesve\u2026<br \/>\n&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj k\u00ebrcimi relativisht i ri n\u00eb Greqi. Quhet zumba. Ai ka rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb dhe shpenzon shum\u00eb energji. E preferojn\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi grat\u00eb dhe moshat disi m\u00eb t\u00eb rritura. Kur pjes\u00ebmarr\u00ebsit dalin nga ky k\u00ebrcim, e ndjejn\u00eb veten m\u00eb t\u00eb \u00e7lodhur, m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt e me nj\u00eb humor m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Zumba, nga dita n\u00eb dit\u00eb, po t\u00ebrheq m\u00eb shum\u00eb praktikues n\u00eb shkoll\u00ebn time.<br \/>\n&#8211; Si ju lindi ideja p\u00ebr hapjen e shkoll\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Nuk ishte nj\u00eb ide e rast\u00ebsishme, nj\u00eb emocion i \u00e7astit, apo ndonj\u00eb kapri\u00e7io e lindur nga ambiciet ziliqare. Kurrsesi, jo! D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb hapur\u00a0\u00a0nj\u00eb shkoll\u00eb baleti m\u00eb ka lindur q\u00ebkur fillova t\u00eb k\u00ebrceja dhe m\u2019u p\u00ebrforcua gjat\u00eb karrier\u00ebs si balerin\u00eb dhe m\u00ebsuese baleti. Punoja vazhdimisht me k\u00ebt\u00eb synim, si p\u00ebr an\u00ebn financiare, ashtu edhe p\u00ebr modelimin e shkoll\u00ebs. Madje, kjo e fundit m\u00eb ka lodhur m\u00eb tep\u00ebr pasi m\u00eb duhej t\u00eb projektoja nj\u00eb shkoll\u00eb moderne, me standardet m\u00eb bashk\u00ebkohore n\u00eb fush\u00ebn e baletit.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb moderne\u2026<br \/>\n&#8211; Faleminderit dhe m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb e konstatoni k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr t\u00eb arritur deri k\u00ebtu, kam studiuar shum\u00eb shkolla baleti, jo vet\u00ebm n\u00eb Greqi, por edhe n\u00eb Franc\u00eb, Gjermani, Itali, etj., kudo ku kam k\u00ebrcyer. Kudo i kam par\u00eb shkollat me syrin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb prej tyre gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb bukura e m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta, natyrisht, duke ia p\u00ebrshtatur vizionit tim dhe realitetit grek.<br \/>\n&#8211; Edhe ceremonia e p\u00ebrurimit ishte shum\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse\u2026 Kaq shum\u00eb televizione, t\u00eb ftuar VIP! Kujt ia dedikoni k\u00ebt\u00eb: Fam\u00ebs suaj apo organizimit t\u00eb p\u00ebrsosur?<br \/>\n&#8211; Nuk mund te vendos dot nj\u00eb vij\u00eb ndarjeje mes tyre. Secila ka pjes\u00ebn e tij. Un\u00eb u jam mir\u00ebnjoh\u00ebse gazetar\u00ebve t\u00eb televizioneve greke si Antena, Star, Alfa etj. q\u00eb m\u00eb kan\u00eb nderuar sot dhe q\u00eb do ta pasqyrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje n\u00eb emisionet e tyre, ashtu si\u00e7 b\u00ebri edhe gazeta e madhe \u201cEsspreso\u201d q\u00eb t\u00eb enjten i b\u00ebri nj\u00eb vler\u00ebsim maksimal, jo vet\u00ebm shkoll\u00ebs, por edhe gjith\u00eb arritjeve t\u00eb mia. Vler\u00ebsime t\u00eb tilla v\u00ebrtet m\u00eb emocionojn\u00eb, m\u00eb inkurajojn\u00eb dhe m\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e nisur&#8230;<br \/>\n&#8211; Mendoni se pjes\u00ebmarrja p\u00ebr disa vite rresht n\u00eb \u201cDancing vvith the stars\u201d ju ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb fam\u00ebn tuaj? Nj\u00eb dit\u00eb ju pash\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe v\u00ebrejta q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kthenin kok\u00ebn t\u2019ju shikonin\u2026<br \/>\n&#8211; Ishte fat i madh p\u00ebr mua q\u00eb u b\u00ebra pjes\u00eb e k\u00ebtij spektakli. Ishte v\u00ebrtet nj\u00eb shkoll\u00eb me vlera si n\u00eb pik\u00ebpamjen profesionale, ashtu edhe n\u00eb publikimin e vlerave, pra, nj\u00eb reklam\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhej me asnj\u00eb mjet tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Po shoh k\u00ebtu njer\u00ebz t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb moshave q\u00eb k\u00ebrcejn\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit tuaj?<br \/>\n&#8211; Po, nx\u00ebn\u00ebsit e mi jan\u00eb, nga mosha 6 deri n\u00eb 65 vje\u00e7. \u00cbsht\u00eb interesante se te moshat e rritura v\u00ebrehet nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e pasion p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer, sa t\u00eb krijon p\u00ebrshtypjen se ata duhet t\u00eb arrijn\u00eb koh\u00ebn e humbur nd\u00ebr vite.<br \/>\n&#8211; Besoj se programet jan\u00eb t\u00eb ndryshme, sipas moshave, apo jo?<br \/>\n&#8211; Po, natyrisht. Grupmoshat e rritura i t\u00ebrheq m\u00eb shum\u00eb gjimnastika e nd\u00ebrthurur me kujdes me programet e kercimit, nd\u00ebrsa te grupmoshat e reja, programet jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb p\u00ebrqasje me zhvillimin dhe aft\u00ebsit\u00eb fizike.<br \/>\n&#8211; V\u00ebrej sot edhe mjaft t\u00eb huaj\u2026<br \/>\n&#8211; Po, kam shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb kombeve t\u00eb ndryshme. Shkolla \u00ebsht\u00eb shum\u00ebkomb\u00ebshe, pasi arti i bashkon njer\u00ebzit, kombet, kultivon miq\u00ebsin\u00eb, paqen, bashkekzistenc\u00ebn. Ndoshta gjuha e artit koreografik duhet t\u00eb ishte gjuha e komunikimit bot\u00ebror.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lexuesit e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d e njohin Klodiana Stoj\u00ebn si nj\u00eb nga balerinat m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb spektaklit t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm \u201cDancing vvith the stars\u201d n\u00eb televizionin grek Antena, \u00e7do vit, pretendente p\u00ebr titull. Klodiana \u00ebsht\u00eb e njohur si fituese e mjaft garave t\u00eb dansit sportiv jasht\u00eb Greqis\u00eb (Gjermani, Franc\u00eb, Itali, Qipro etj.), por edhe si pedagoge [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-3154","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3154"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3154\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}