{"id":31464,"date":"2024-09-10T22:59:20","date_gmt":"2024-09-10T20:59:20","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=31464"},"modified":"2024-09-10T22:59:21","modified_gmt":"2024-09-10T20:59:21","slug":"dita-e-gjuhes-shqipe-feste-kombetare-nga-albi-lushi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2024\/09\/dita-e-gjuhes-shqipe-feste-kombetare-nga-albi-lushi\/","title":{"rendered":"Dita E Gjuh\u00ebs Shqipe- Fest\u00eb Komb\u00ebtare! NGA ALBI LUSHI"},"content":{"rendered":"\n
<\/p>\n\n\n\n
Nj\u00eb komb kujtohet nga historia,gjuha dhe heronjt\u00eb e tij. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto tri vlera t\u00eb pa\u00e7mueshme q\u00eb \u00e7do vendi i japin dinjitetin dhe e b\u00ebjn\u00eb unik p\u00ebrpara gjith\u00eb bot\u00ebs dhe gjith\u00eb popujve.Po ne shqiptar\u00ebt a duhet t\u00eb krenohemi?
Po,duhet.
Historia e k\u00ebtij kombi t\u00eb lasht\u00eb z\u00eb fill q\u00eb n\u00eb koh\u00ebrat kur lindi dhe u zhvillua qytet\u00ebrimi,kur gjeli i zgjonte n\u00eb m\u00ebngjes dhe kur yjet u tregonin se kishte ardhur ora p\u00ebr t\u00eb fjetur. D\u00ebshmohet bot\u00ebrisht p\u00ebrmes dokumentesh dhe faktesh t\u00eb autor\u00ebve vendas dhe t\u00eb huaj se ne,shqiptar\u00ebt jemi autokton\u00eb n\u00eb trojet tona,prej nga pellazg\u00ebt e rrjedhimisht ilir\u00ebt dhe arb\u00ebrit dhe se gjuha jon\u00eb ,ajo q\u00eb flitet n\u00eb Shqip\u00ebri,Dardani,Mal t\u00eb Zi,Maqedonin\u00eb e Veriut e deri n\u00eb Dalmaci e ka prejardhjen nga pellazgjishtja.
Flitet dhe ruhet akoma prej shum\u00eb shekujsh n\u00eb minoritetet tona n\u00eb Serbi,Mal t\u00eb Zi,Itali,Turqi,Kroaci dhe Rumani.<\/p>\n\n\n\n
Mendohet se p\u00ebrmendja e par\u00eb me shkrim n\u00eb shqip ishte m\u00eb 14 korrik 1284 n\u00eb Ragusa ose Raguza (Dubrovniku i sotsh\u00ebm) n\u00eb Kroacin\u00eb moderne kur n\u00eb hetimet p\u00ebr nj\u00eb vjedhje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Petro de Volcio nga Belena, nj\u00eb far\u00eb Matheus, biri i Markut prej Men\u00e7e, i cili ishte, si\u00e7 duket, nj\u00eb d\u00ebshmitar i krimit, raportoi k\u00ebshtu: D\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb duke thirrur n\u00eb mal n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe (Latinisht: \u201cAudivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca\u201d) (Wikipedia shkrim)
E ndar\u00eb n\u00eb dy dialekte Gegnisht dhe Tosk\u00ebrisht sot e p\u00ebrtej flitet me t\u00eb njejt\u00ebn bukuri dhe pasion.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb Shek e XX dashakeq\u00ebsit e kombit dhe historis\u00eb son\u00eb e mallkuan Gjuh\u00ebn Shqipe, si\u00e7 nuk ka ndodhur me gjuh\u00ebt e tjera.
D\u00ebshmor\u00ebt dhe martir\u00ebt e Gjuh\u00ebs Shqipe jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kalvarin e dhun\u00ebs,p\u00ebrndjekjes,torturave,vrasjeve dhe masakrave \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb cil\u00ebt sakrifikuan \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr ruajtjen dhe zhvillimin e k\u00ebtij aseti jetik p\u00ebr egzistenc\u00ebn e kombit.
Pjet\u00ebr Budi \u00ebsht\u00eb i pari nga klerik\u00ebt q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se \u201cPer\u00ebndia nuk e d\u00ebgjon at\u00eb q\u00eb i lutet n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, at\u00eb q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit vet\u00ebm fjal\u00eb boshe pa i kuptuar ato q\u00eb thot\u00eb\u201d.
U vra p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij kushtuar \u00e7\u00ebshtjes shqiptare dhe gjuh\u00ebs n\u00eb dhjetor 1622.
Dhaskal Todri (Theodhor Haxhifilipi) n\u00eb 1805 vdiq n\u00eb rrethana q\u00eb dihen bot\u00ebrisht. Ai doli kund\u00ebr Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe patrarkan\u00ebs greke q\u00eb nuk e lejonin qarkullimin e gjuh\u00ebs amtare.
Naum Veqilharxhi 1844 botoi abetaren e par\u00eb shqipe,48 faqe. Ideolog i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb u helmua dhe vdiq n\u00eb Stamboll n\u00eb nj\u00eb spital.
Na\u010dertanja  dhe Megalloidea punuan fort p\u00ebr eleminimin e gjuh\u00ebs shqipe.
Anastas Kullurioti 1887 u helmua n\u00eb Athin\u00eb dhe pas vdekjes se tij veprat dhe emri i q\u00eb la u shuan plot\u00ebsisht.
Pandeli Sotiri mjek dhe poliglot i d\u00ebgjuar nxiti vet\u00ebdij\u00ebn komb\u00ebtare. E vran\u00eb duke e hedhur nga kati i tret\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij nga patrarkana greke.
Koto Hoxhi  u rrah brutalisht deri n\u00eb vdekje.
M\u00ebsues i shum\u00eb patriot\u00ebve shqiptar\u00eb.
Orhan Pojani internohet 1902, themelues i m\u00ebsonjtores s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Nu\u00e7i Na\u00e7i arrestohet dhe burgoset.
Papa Kristo Negovani u kthye n\u00eb Negovan ku b\u00ebri shtepin\u00eb shkoll\u00eb dhe n\u00eb kish\u00eb meshohej shqip.
1905 u masakrua me thika bashk\u00eb me shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs.
1905 Musa \u00c7ak\u00ebri ,m\u00ebsuesi i par\u00eb i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Vlor\u00eb u vra.
1906 vritet Spiro Kosturi,nj\u00eb nga themeluesit e m\u00ebsonjtores se Kor\u00e7\u00ebs
1908 u dogj i gjall\u00eb Gjok Shqiptari,nga Mokra e  Pogradecit i cili shp\u00ebrndante libra shqip.
Pando Llogori n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.
1909 dhunohen atdhetar\u00eb si Ibrahim Dalliu,Filip Ashiku,Murat Toptani qe hapen shkollat e para n\u00eb Tiran\u00eb.
Hafiz Ali Kor\u00e7a dhunohet e p\u00ebrndiqet.
Petro Nini Luarasi 1911 burgoset disa her\u00eb,hemohet dhe vdes. Veprimtar i palodhur p\u00ebr \u00e7eljen e shkollave n\u00eb Gjuh\u00ebn Shqipe.Tre mitropolit\u00ebt e shkish\u00ebruan dhe e mallkuan, madje edhe kufom\u00ebn tentuan t\u2019ja digjnin me g\u00eblqere.
Prifti vlleh,Papa Llambro Ballamaci q\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij e b\u00ebri shkoll\u00eb dhe i v\u00ebllai i tij masakrohet brutalisht me thika.
1912 u vra m\u00ebsuesi “Kadri Gjata” nga Libohova.
1913 patrioti “Thoma Papapano” kishte \u00e7elur shkoll\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr u detyrua me dhun\u00eb t\u00eb largohet.
1915 m\u00ebsuesi hoxh\u00eb “Hasan Moglica” nga krahina Okshtunit n\u00eb Dib\u00ebr u torturua dhe u varros i gjall\u00eb.
1917 prifti m\u00ebsues dhe komandant \u00e7ete “At Stathi Melani” u masakrua me prerje koke pasi u p\u00ebrndoq dhe u dhunua vazhdimisht nga turqit,grek\u00ebt dhe serb\u00ebt.
Mjaft atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u persekutuan dhe u vran\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs.
E till\u00eb ka qen\u00eb historia tragjike e atyre mendjeve t\u00eb ndritura dhe patriotike t\u00eb cil\u00ebt ran\u00eb d\u00ebshmor\u00eb p\u00ebr mbrojtjen dhe p\u00ebrparimit t\u00eb  gjuh\u00ebs shqipe.
\u201c Besoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e d\u00ebshirueshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr mua, por p\u00ebr cilido shqiptar q\u00eb do t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb edhe ka krenari se \u00ebsht\u00eb shqiptar. Sa mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb flasim shqip, t\u00eb kujdesemi p\u00ebr gjuh\u00ebn edhe para se t\u00eb themi fjal\u00ebn ta mendojm\u00eb mir\u00eb. Do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb viti 2020 t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit i k\u00ebndelljes p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe. Populli shqiptar ka nj\u00eb pasuri fjal\u00ebsh edhe shprehjesh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb popull q\u00eb  ka qen\u00eb analfabet, por fliste bukur, nd\u00ebrsa sot ka m\u00eb shum\u00eb diploma edhe flitet m\u00eb keq\u2026\u201d, shprehet Xhovalin Shkurtaj,gjuh\u00ebtar dhe akademik i njohur.<\/p>\n\n\n\n
Nisur nga kjo,\u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri hartimi i nj\u00eb ligji dhe fjalori cil\u00ebsor p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe.
Mjaft institucione shtet\u00ebrore,gazetar\u00eb dhe shkolla \u201c\u00e7alojn\u00eb\u201d me gjuh\u00ebn e folur dhe t\u00eb shkruar duke e bastarduar me nderthurjet e vazhdueshme me gjuh\u00eb t\u00eb tjera dhe barbarizma t\u00eb panevojshme.
N\u00ebp\u00ebr libra t\u00eb ndrysh\u00ebm,romane dhe poezi vihet re nj\u00eb nivel masakrues i gjuh\u00ebs s\u00eb shkruar n\u00eb leksikologjin\u00eb e p\u00ebrdorur dhe rregullave drejtshkrimore p\u00ebr shkak se shum\u00eb sht\u00ebpi botuese nuk kan\u00eb korrektues letrar dhe botimet nuk kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cfilter\u201d t\u00eb fort\u00eb nga profesionist\u00ebt dhe njer\u00ebzit kopetent\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrie,sot, n\u00ebp\u00ebr librarit\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb qyteteve shiten libra t\u00eb shkruar dhe t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme. E till\u00eb situat\u00eb ndodh edhe me universitetet shqiptare ku mjaft pedagog\u00eb dhe studiues mjaftohen ve\u00e7 me nj\u00eb \u201ccopy paste \u201c n\u00eb \u201c google translate \u201c p\u00ebr t\u00eb mbrojtur tezat e \u201ctyre\u201d studimore dhe akademike duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pakuptimt\u00eb dhe aspak logjik leksionin n\u00ebp\u00ebr auditore.<\/p>\n\n\n\n
Nisur nga kjo,un\u00eb si iniciues s\u00ebbashku me intelektual\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme,akademik\u00eb,shkenctar\u00eb,poet\u00eb ,mjek\u00eb,fizikant\u00eb etj. po p\u00ebrgatisim nj\u00eb peticion t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb shpejt do ja paraqesim Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr caktimin e nj\u00eb date ku Gjuha Shqipe t\u00eb shpallet Fest\u00eb Komb\u00ebtare dhe java q\u00eb i paraprin\u00eb k\u00ebsaj dite t\u00eb ket\u00eb veprimtari t\u00eb ndryshme n\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.
Gjithashtu grupi themelues i k\u00ebsaj nisme po punon q\u00eb kjo veprimtari t\u00eb shtrihet edhe n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe kudo ku flitet shqip.
Ftojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atdhetar\u00ebt brenda trojeve shqiptare po ashtu edhe diaspor\u00ebs son\u00eb,t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebsaj nisme.<\/p>\n\n\n\n
~Albi Lushi
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nj\u00eb komb kujtohet nga historia,gjuha dhe heronjt\u00eb e tij. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto tri vlera t\u00eb pa\u00e7mueshme q\u00eb \u00e7do vendi i japin dinjitetin dhe e b\u00ebjn\u00eb unik p\u00ebrpara gjith\u00eb bot\u00ebs dhe gjith\u00eb popujve.Po ne shqiptar\u00ebt a duhet t\u00eb krenohemi?Po,duhet.Historia e k\u00ebtij kombi t\u00eb lasht\u00eb z\u00eb fill q\u00eb n\u00eb koh\u00ebrat kur lindi dhe u zhvillua qytet\u00ebrimi,kur gjeli […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":31465,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3862],"tags":[3944,3942,3066],"class_list":["post-31464","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi-2","tag-albi-lushi","tag-art","tag-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31464"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31464\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31465"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}