{"id":31134,"date":"2024-07-19T07:20:48","date_gmt":"2024-07-19T05:20:48","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=31134"},"modified":"2024-07-19T07:20:49","modified_gmt":"2024-07-19T05:20:49","slug":"aritmetika-e-korrupsionit-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2024\/07\/aritmetika-e-korrupsionit-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Aritmetika e korrupsionit! Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p><br>Ndoshta duhet ndonj\u00eb pehlivan rangu p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si ka funksionuar politika Shqiptare n\u00eb k\u00ebto tridhjet\u00eb e kat\u00ebr vite n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb korrupsionit. Duhet nj\u00eb matematik\u00eb tjet\u00ebr nga kjo q\u00eb njohim p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si ka prodhuar ligje p\u00ebr t\u00eb mos i zbatuar. Duhet nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr, jasht\u00eb sistemit q\u00eb njeh bota, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se organizimi i strukturave tona shtet\u00ebrore, edukimi moral e psikologjik i njer\u00ebzve, sistemi i karrier\u00ebs, t\u00eb ashtuquajturat reforma ekonomike, bashk\u00ebpunimi me mafien bot\u00ebrore, etj., jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb korrupsion dhe t\u00eb prodhohen nga korrupsioni.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeverisjet e kan\u00eb par\u00eb korrupsionin si forca l\u00ebviz\u00ebse p\u00ebr pasurimin e pushtetar\u00ebve dhe grabitjen e popullit, mjetin efikas p\u00ebr mbajtjen me dhun\u00eb t\u00eb pushtetit. \u00c7menduria dhe arroganca e pushtetar\u00ebve shqiptar\u00eb arrin deri aty sa q\u00eb, n\u00eb interes t\u00eb korrupsionit, kan\u00eb tentuar t\u00eb ndryshonin edhe ligjet dhe rregullat e aritmetik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dot Kongreset e Matematicien\u00ebve t\u00eb Bot\u00ebs, jan\u00eb orvatur ta b\u00ebjn\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb. Dhe jo pa sukses.<\/p>\n\n\n\n<p>Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebrkon aritmetik\u00ebn e tij. Politika e koh\u00ebs e nsi revizionimin e aritmetik\u00ebs qyshse me ndryshimin e sistemit politik n\u00eb vend, me zbatimin e teorive t\u00eb nivelit \u201czero\u201d, t\u00eb \u201c\u00e7ekut t\u00eb bardh\u00eb\u201d, t\u00eb \u2018tok\u00ebs s\u00eb xanur\u201d, e t\u00eb tjera, duke vazhduar me piramidat fam\u00ebkeqe, ku me urdh\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs vlera e numrave nuk mund t\u00eb ishte ajo e p\u00ebrcaktuar n\u00eb aritmetik\u00eb, por aq sa e vendoste qeveria dhe tregu i zi. Vlera e nj\u00ebshit mund t\u00eb barazohej edhe me dhjet\u00ebn, qind\u00ebshen, apo mij\u00ebshen, deri n\u00eb infinit. Dhe k\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb numurat e tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb grumbullimin e parave nga klient\u00ebt, fantazma e firm\u00ebs Alimu\u00e7aj e barazonte nj\u00ebshin me tet\u00ebn, Sudja me n\u00ebnt\u00ebn, Xhaferi me dhjet\u00ebn, qeveria me nj\u00ebzet\u00ebn, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb loj\u00ebs, shifrat milion\u00ebshe q\u00eb i p\u00ebrkisnin popullit, ato i barazuan me zero, duke vjedhur gjith\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb err\u00ebsir\u00eb aritmetike, Qoft\u00eblargu p\u00ebrpiqej ta mbronte politikisht, duke i p\u00ebrgjumr njerzit me deklarata se parat\u00eb e piramidave jan\u00eb t\u00eb pastra, se jan\u00eb gjaku dhe mundi i emigrat\u00ebve. Sa m\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb pushtet Berisha, aq m\u00eb i eg\u00ebr ishte agresioni i tij ndaj aritmetik\u00ebs. Teoria fam\u00ebkeqe \u2018Shqip\u00ebria nj\u00eb euro\u201d ishte maska m\u00eb e neverit\u00ebshme me t\u00eb cil\u00ebn ai shkat\u00ebrroi Shqip\u00ebrin\u00eb, pasuroi familjen e tij, sejmen\u00ebt politik\u00eb dhe bashkpuntor\u00ebt n\u00eb vjedhje dhe krime, por edhe armiqt\u00eb e eg\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb tipit Faslli\u00e7,etj. Me k\u00ebt\u00eb teori u ushqye korrupsioni shqiptar, vjedhja e fondeve t\u00eb BE-s\u00eb, tragjedit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb 97-t\u00ebs, G\u00ebrdecit, e shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7udia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se me aritmetik\u00ebn e tij, Berisha ka infektuar edhe ata t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt \u00e7liruan fonde p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb arrore, kullimin e vaditjen e tokave, arkeologjin\u00eb, zhvillimin, etj. Sot e nj\u00ebzet vjet, k\u00ebto bim\u00eb nuk kan\u00eb mbir\u00eb ende, tokat dhe sistemi i vaditjeve jan\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje mjerane, arkeologjia dhe zhvillimi mbet\u00ebn prapa. Me cil\u00ebn aritmetik\u00eb punon BE-ja? Me at\u00eb zyrtare, ku nj\u00eb edhe nj\u00eb bejn\u00eb dy, apo me at\u00eb t\u00eb Qoft\u00eblargut dhe qoft\u00eblarg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb ku, sipas tyre, nj\u00eb edhe nj\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00ebqind\u00eb e nj\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Sistemin e aritmetik\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs e kan\u00eb p\u00ebrveht\u00ebsuar mjaft mir\u00eb edhe nx\u00ebn\u00ebsit e tij, por edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb proverbale p\u00ebrgjigjia e Bash\u00ebs se 7 X 7 b\u00ebjn\u00eb 42, apo se 35+47 b\u00ebjn\u00eb 147. Por n\u00eb p\u00ebrgjigjet e tij ka di\u00e7ka q\u00eb duhet menduar dy her\u00eb. M\u00ebsuesi q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb aritmetik\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb klas\u00ebn e dyt\u00eb ia ka m\u00ebsuar mir\u00eb tabel\u00ebn e mbledhjeve e t\u00eb shum\u00ebzimit, por me at\u00eb aritmetik\u00eb nuk ishte dakord&nbsp;&nbsp;babai i tij politik, Berisha. Me aritmetik\u00ebn e m\u00ebsuesit, \u201cRruga e Kombit\u201d nuk do t\u2019i kushtonte Bash\u00ebs gati 220 miljon\u00eb euro m\u00eb tep\u00ebr se kostua, por as sa gjysma e k\u00ebsaj shume. Por, \u00e7far\u00eb do t\u00eb mbeteshin p\u00ebr xhepat e Bash\u00ebs, t\u00eb Qoft\u00eblargut, apo p\u00ebr ata q\u00eb k\u00ebrkonin qoka dhe q\u00eb e kishin ideuar k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb strategjike? Bash\u00ebn e shp\u00ebtonte nga ky hall i madh vet\u00ebm aritmetika e Berish\u00ebs dhe jo ajo e m\u00ebsuesit q\u00eb zbatonte ligjet e shkenc\u00ebs, q\u00eb nuk lejonte hap\u00ebsira p\u00ebr shtremb\u00ebrimin e aritmetik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Aritmetika e babait t\u00eb tij politik e b\u00ebri Bash\u00ebn aventurier n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr kryetar Bashkie. Me deformime num\u00ebrash e shifrash, ai fitoi zgjedhjet. Kund\u00ebr logjik\u00ebs aritmetike, ai b\u00ebnte premtime ekonomike p\u00ebr sh\u00ebrbime urbane falas, ndihma sociale shum\u00eb t\u00eb larta, etj., aq sa edhe ata q\u00eb ishin n\u00eb pun\u00eb kur i d\u00ebgjonin k\u00ebto shifra, ishin gati ta linin pun\u00ebn. Gabimi m\u00eb i m\u00ebdha i Bash\u00ebs nuk ishte se nuk dinte tabel\u00ebn e shumzimit e t\u00eb mbledhjes, por megalomania e tij p\u00ebr t\u2019i shtrir\u00eb k\u00ebto gabime n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb hartimin e projekteve dhe planeve, t\u00eb cilat t\u00eb shpien n\u00eb katastrofa ekonomike. Shum\u00ebn prej 20.000 euro shp\u00ebrblim \u00e7ifteve q\u00eb lindin f\u00ebmij\u00ebn e tret\u00eb, q\u00eb vazhdon t\u00eb premtoj\u00eb edhe sot Basha, nuk e kan\u00eb as vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara n\u00eb bot\u00eb. Me k\u00ebto shifra, Basha ve\u00e7 vetes nuk mund t\u00eb mashtroj\u00eb ask\u00ebnd tjet\u00ebr, duke krijuar bindjen te njer\u00ebzit se ai k\u00ebrkon ta vej\u00eb aritmetik\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb mashtrimeve dhe premtimeve boshe.<\/p>\n\n\n\n<p>Me rregullat dhe ligjet e aritmetik\u00ebs po luajn\u00eb edhe socialist\u00ebt n\u00eb pushtet. N\u00ebnkryeministrja, p\u00ebrpara pak dit\u00ebsh tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti, pas numrit nj\u00eb, nuk ka dy, apo tre, ndoshta edhe kat\u00ebr e pes\u00eb, se ata jan\u00eb skuad\u00ebr. A thua t\u00eb jet\u00eb kjo aritmetika e partis\u00eb dhe p\u00ebr drejtimin e shtetit, apo kan\u00eb ndonj\u00eb aritmetik\u00eb tjet\u00ebr. Faktet e korrupsionit nga drejtuesit e k\u00ebsaj partie mund t\u00eb shpjegohen vet\u00ebm me aritmetik\u00ebn e partis\u00eb dhe jo me aritmetik\u00ebn e nj\u00ebsuar n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm me bosh\u00ebsin\u00eb e numrave pas nj\u00ebshit mund t\u00eb shpiegohej, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ulja gati disa milion\u00eb euro e tenderit n\u00eb nj\u00eb nga segmentet e Unaz\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, kur korrupsioni me t\u00eb nisi t\u00eb merrte er\u00eb&#8230; A thua q\u00eb edhe tigri i korrupsionit Shqiptar, Ahmetaj, t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur aritmetik\u00ebn e partis\u00eb, q\u00eb sot nuk gjenden num\u00ebra dhe shifra p\u00ebr ta llogaritur pasurin\u00eb e tij? Ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb aritmetika e partis\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e sofistikuar se aritmetika zyrtare. Ndryshe nuk mund t\u00eb shpiegohet q\u00eb strukturat e shtetit nuk i zbuluan dot sistemet korruptive, pasurit\u00eb e pushtetar\u00ebve q\u00eb rriteshin sa hapje e mbyllje syt\u00eb, t\u00eb kuptonin metodologjin\u00eb moderne t\u00eb vjedhjeve, pazaret e turp\u00ebshme me PPP-t\u00eb, etj. Me munges\u00ebn e numrave q\u00eb vin\u00eb pas nj\u00ebshit mund t\u00eb shpiegohen aferat korruptive t\u00eb Beqajt q\u00eb, si\u00e7 thuhet, plot\u00ebsonte fatura fiktive, kryente l\u00ebvizje mashtruese me dokumenta dhe shp\u00ebrndante pasurin\u00eb te njer\u00ebzit e familjes dhe t\u00eb af\u00ebrmit, sepse pastronte parat\u00eb e grabitura. Mungesa e numrave pas nj\u00ebshit b\u00ebri q\u00eb fatur\u00ebn e shpenzimeve t\u00eb nj\u00eb aktiviteti ta p\u00ebrdorin disa dikastere p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar e vjedhur par\u00e1 nga taksat e popullit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Ilir Meta e kishte braktisur me koh\u00eb aritmetik\u00ebn dhe kishte kaluar n\u00eb sistemet e korrupsionit q\u00eb mund t\u2019i shpjegoj\u00eb matematika e p\u00ebrpunuar e shkencore, teoria e numurave t\u00eb medhenj. Ndaj edhe pasurit\u00eb e tij jan\u00eb t\u00eb pasosura, aferat korruptive t\u00eb sofistikuara, se hap\u00ebsira e korrupsionit thuhet se shtrihet nga Europa n\u00eb Afrik\u00eb e Amerik\u00ebn e Jugut. V\u00ebrtet thuhet se fjalori politik i Met\u00ebs p\u00ebrmban gjith\u00ebsejt vet\u00ebm 40-50 fjal\u00eb, por n\u00eb matematik\u00ebn e korrupsionit dhe t\u00eb vjedhjes ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb pararoj\u00eb t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb korruptuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb mjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>I bie p\u00ebr mision dhe detyr\u00eb SPAK-ut q\u00eb, politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar t\u2019u m\u00ebsoj\u00eb, nga qelit\u00eb e burgut, edhe aritmetik\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb shkencore n\u00eb vend t\u00eb aritmetik\u00ebs s\u00eb korrupsionit, apo t\u00eb partive q\u00eb u p\u00ebrkasin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndoshta duhet ndonj\u00eb pehlivan rangu p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si ka funksionuar politika Shqiptare n\u00eb k\u00ebto tridhjet\u00eb e kat\u00ebr vite n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb korrupsionit. Duhet nj\u00eb matematik\u00eb tjet\u00ebr nga kjo q\u00eb njohim p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si ka prodhuar ligje p\u00ebr t\u00eb mos i zbatuar. Duhet nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr, jasht\u00eb sistemit q\u00eb njeh bota, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-31134","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31134","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31134"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31134\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31134"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31134"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31134"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}