{"id":3113,"date":"2014-09-10T09:48:27","date_gmt":"2014-09-10T09:48:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=3113"},"modified":"2014-09-10T09:48:27","modified_gmt":"2014-09-10T09:48:27","slug":"elvis-abazi-balerini-yne-i-njohur-ne-gjermani-kjo-eshte-endrra-e-cdo-kercimtari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/elvis-abazi-balerini-yne-i-njohur-ne-gjermani-kjo-eshte-endrra-e-cdo-kercimtari\/","title":{"rendered":"Elvis Abazi, balerini yn\u00eb i njohur n\u00eb Gjermani:\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra e \u00e7do k\u00ebrcimtari!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb pothuajse i panjohur, por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb bot\u00ebn e artit n\u00eb Gjermani. Ai cil\u00ebsohet si nj\u00eb yjet e ardhsh\u00ebm t\u00eb baletit gjerman. Quhet Elvis Abazi dhe ka lindur n\u00eb vitin 1995 n\u00eb Tiran\u00eb, ku ka mbaruar edhe Shkoll\u00ebn e Baletit. N\u00eb fillim, kur ishte f\u00ebmij\u00eb, ka qen\u00eb akrobat n\u00eb Cirkun e Tiran\u00ebs dhe aty, specialist\u00ebt q\u00eb vun\u00eb re talentin e tij, e k\u00ebshilluan t\u00eb ndiqte Shkoll\u00ebn e Baletit, t\u00eb cil\u00ebn e mbaroi me rezultate t\u00eb larta. Pas saj, punoi p\u00ebr dy vjet si k\u00ebrcimtar solist n\u00eb Teatrin e Operas dhe Baletit e m\u00eb pas provoi shansin n\u00eb Europ\u00eb. P\u00ebr t\u2019u njohur m\u00eb mir\u00eb me Elvisin, lexoni intervist\u00ebn me t\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Alban P\u00ebrmeti: &#8211; Si ndodhi q\u00eb p\u00ebrfundove n\u00eb Bavarian State Ballet, q\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kompanit\u00eb e baletit m\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohura n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn?<br \/>\nElvis Abazi: &#8211; T\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn, q\u00ebkur i kam hyr\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb baletit, kam \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb ngjitem gjthmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kjo ka qen\u00eb \u00ebndrra ime m\u00eb e madhe, q\u00eb m\u2019u realizua shpejt&#8230; Pasi mbarova shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb baletit n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa punoja n\u00eb Teatrin e Operas dhe Baletit, m\u2019u dha mund\u00ebsia t\u00eb zgjidhja midis reality shout p\u00ebr balerin\u00eb q\u00eb zhvillohej n\u00eb Rom\u00eb, \u201cAmici\u201d dhe nj\u00eb konkursi p\u00ebr nj\u00eb vend pune n\u00eb Mynih. Un\u00eb zgjodha Gjermanin\u00eb dhe nuk m\u00eb doli keq&#8230;<br \/>\n&#8211; Ishte i v\u00ebshtir\u00eb fillimi n\u00eb Gjermani?<br \/>\n&#8211; Fillimi ishte shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr vet\u00eb faktin se ishin shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ndikonin negativisht tek un\u00eb. E para, ishte shperngulja ime n\u00eb nj\u00eb ambient tjet\u00ebr larg familjes. V\u00ebshtir\u00ebsi m\u00eb sillte edhe gjuha q\u00eb nuk e njihja. T\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e pata n\u00eb fillim edhe me ushqimin. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, m\u00ebnyra e jetes\u00ebs k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb komplet ndryshe me at\u00eb q\u00eb un\u00eb isha m\u00ebsuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, k\u00ebtu nuk kisha asnj\u00eb shok apo shoqe dhe ndjehesha shum\u00eb i vetmuar&#8230;<br \/>\n&#8211; Po tani, si ndjehesh?<br \/>\n&#8211; Tani, pas kaq koh\u00ebsh, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb normalitet dhe jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb jet\u00eb q\u00eb b\u00ebj&#8230;<br \/>\n&#8211; Gjat\u00eb jet\u00ebs t\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb zbatosh formul\u00ebn: \u201cNj\u00eb talent e dhjet\u00eb pun\u00eb\u201d apo \u201cm\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb pun\u00eb\u201d?<br \/>\n&#8211; Po, ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb pun\u00eb, por k\u00ebshtu ndodh me t\u00eb gjith\u00eb balerin\u00ebt. \u00cbsht\u00eb profesion q\u00eb k\u00ebrkon shum\u00eb pun\u00eb&#8230; Puna \u00ebsht\u00eb faktori kryesor q\u00eb b\u00ebn dallimin nd\u00ebrmjet k\u00ebrcimtar\u00ebve. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sa i talentuar je, n\u00ebse nuk punon sa duhet&#8230; Dhe un\u00eb vazhdoj akoma t\u00eb punoj shum\u00eb. Ndryshe, nuk b\u00ebhet!<br \/>\n&#8211; Sa or\u00eb n\u00eb dit\u00eb u kushtoni provave dhe st\u00ebrvitjes?<br \/>\n&#8211; \u00c7do dit\u00eb e filloj st\u00ebrvitjen me nj\u00eb kompnai q\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb p\u00ebr rreth dy or\u00eb e m\u00eb pas filloj provat deri mbasdite von\u00eb, nd\u00ebrsa pas pune gjej edhe koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb punuar pak \u201cekstra\u201d ose p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb palest\u00ebr&#8230;<br \/>\n&#8211; Po qejf, nuk b\u00ebn pak fare?<br \/>\n&#8211; Profesioni q\u00eb kam zgjedhur \u00ebsht\u00eb i bukur, por i v\u00ebshtir\u00eb, me orare pune t\u00eb gjata. \u00cbsht\u00eb profesion q\u00eb k\u00ebrkon edhe sakrifica t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb cilat un\u00eb i b\u00ebj me d\u00ebshir\u00eb sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jam shum\u00eb i apasionuar pas tij. Ndaj me d\u00ebshir\u00eb jam i privuar nga disa \u201cqejfe\u201d si klubet e nat\u00ebs, festat etj. Madje, nuk e mbaj mend as her\u00ebn e fundit kur kam qen\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb fest\u00eb apo dit\u00eblindje.<br \/>\n\u001f- Ke t\u00eb dashur?<br \/>\n&#8211; Po, edhe ajo \u00ebsht\u00eb shqiptare q\u00eb banon prej vitesh k\u00ebtu n\u00eb Mynih.<br \/>\n&#8211; Po vajzat gjermane, i kan\u00eb qejf balerin\u00ebt?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Po, i kan\u00eb shum\u00eb qejf. Jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dashura me ne k\u00ebrcimtar\u00ebt dhe gjithmon\u00eb vijn\u00eb dhe i shikojn\u00eb shfaqjet tona t\u00eb baletit&#8230; Gjerman\u00ebve u p\u00eblqen shum\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb foto me ne, si dhe shpeshher\u00eb, vijn\u00eb n\u00eb ambientet tona t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndjekur provat&#8230;<br \/>\n\u001f- T\u2019u b\u00ebn\u00eb kaq vite n\u00eb sken\u00eb. A vazhdon t\u00eb kesh emocione n\u00eb interpretim, apo t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb pun\u00eb rutin\u00eb?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtete q\u00eb kam debutuar q\u00eb n\u00eb moshen 16 vje\u00e7are si solist i par\u00eb me Teatrin e Operas dhe Baletit n\u00eb baletin \u201cZhizel\u201d ku un\u00eb isha Princi Albert e m\u00eb pas, n\u00eb baletet \u201cDon Kishoti\u201d, \u201cArrethyesi\u201d dhe s\u00eb fundmi, \u201c\u00cbndrra e nj\u00eb nate vere\u201d. Gjithashtu, kam qen\u00eb edhe n\u00eb Greqi si i ftuar special ku performova n\u00eb baletin \u201cLiqeni i mjelmave\u201d, rolin e Princit Sigfried. Pra, kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb balete, por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ende kam shum\u00eb emocione, nj\u00ebsoj si dit\u00ebn e par\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Kujt ia dedikon k\u00ebt\u00eb sukses? Ke pasur mb\u00ebshtetje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mb\u00ebshtetja ime me e madhe ka qen\u00eb, pa dyshim, familja q\u00eb m\u00eb ka p\u00ebrkrahur n\u00eb \u00e7do etap\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime. Mb\u00ebshtetje tjet\u00ebr shum\u00eb e madhe ka qen\u00eb gjithashtu pedagogu im p\u00ebr 6 vjet, Luan Shtino, i cili me profesionalizmin e tij m\u00eb st\u00ebrviti e m\u00eb b\u00ebri t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr Europ\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe talenti natyral p\u00ebr balet? Pse zgjodhe k\u00ebt\u00eb art? Kishe nj\u00eb trup q\u00eb i p\u00ebrshtatej baletit, apo&#8230;<br \/>\n&#8211; Ishte babai n\u00eb fillim q\u00eb e vuri re se un\u00eb isha nj\u00eb tip shum\u00eb i l\u00ebvizsh\u00ebm q\u00eb nuk rrija n\u00eb nj\u00eb vend e q\u00eb i shkoi mendja se un\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhesha akrobat n\u00eb cirk. M\u00eb pas, duke u pjekur, u \u201ctakova\u201d me baletin q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e pandashme e jet\u00ebs sime. Kur e njoha mir\u00eb at\u00eb, nuk u shk\u00ebputa dot prej tij. Pasioni im p\u00ebr baletin rritet dita-dit\u00ebs\u2026<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra jote m\u00eb e madhe?<br \/>\n&#8211; \u00cbndrra ime m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb t\u00eb jem nj\u00eb balerin i njohur n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb kem nj\u00eb karrier\u00eb sa m\u00eb t\u00eb larmishme dhe t\u00eb mbushur m\u00eb suksese bot\u00ebrore. E kam \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb familja dhe njer\u00ebzit e mi t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb m\u00eb shikojn\u00eb teksa performoj si solist n\u00eb skenat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs. Kjo do t\u00eb m\u00eb emociononte shum\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb skena q\u00eb do t\u00eb t\u00eb dhuronte m\u00eb shum\u00eb emocione?<br \/>\n&#8211; Skena e magjishme e Teatrit \u201cBolshoj\u201d n\u00eb Mosk\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra e \u00e7do k\u00ebrcimtari!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb pothuajse i panjohur, por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb bot\u00ebn e artit n\u00eb Gjermani. Ai cil\u00ebsohet si nj\u00eb yjet e ardhsh\u00ebm t\u00eb baletit gjerman. Quhet Elvis Abazi dhe ka lindur n\u00eb vitin 1995 n\u00eb Tiran\u00eb, ku ka mbaruar edhe Shkoll\u00ebn e Baletit. N\u00eb fillim, kur ishte f\u00ebmij\u00eb, ka qen\u00eb akrobat n\u00eb Cirkun e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[432],"class_list":["post-3113","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-spektakel","tag-balet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3113","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3113"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3113\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3113"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3113"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3113"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}