Demokrat\u00ebt t\u00eb mblidhen t\u00eb sht\u00ebpia e tyre. K\u00ebshtu tha pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Sali Berisha. Ishte kjo nj\u00eb direktiv\u00eb politike, p\u00ebrkujdesje morale ndaj demokrat\u00ebve t\u00eb l\u00ebnduar nga p\u00ebr\u00e7arja e k\u00ebtyre viteve, nj\u00eb autokritik\u00eb e tij si shkaktar i vet\u00ebm i kriz\u00ebs, apo nj\u00eb urdh\u00ebr luftarak si ai q\u00eb dha tre vjet m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen dhe cop\u00ebzimin e PD-s\u00eb?
Nuk shpiegohet as me fjalor\u00ebt e politologjis\u00eb, as t\u00eb etikes, as t\u00eb moralit, as t\u00eb psikologjis\u00eb, as me konceptet e demokracis\u00eb liberale. I vetmi fjalor q\u00eb do t\u00eb na vinte n\u00eb ndihm\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i terminologjis\u00eb ushtarake. M\u00eb s\u00eb shumti duket si nj\u00eb thirrje a urdh\u00ebr lufatarak p\u00ebr t\u00eb mbledhur nj\u00eb ushtri q\u00eb ishte shpartalluar dhe kishte ikur n\u00eb drejtim t\u00eb panjohur.
Pra, nj\u00eb model urdh\u00ebri p\u00ebr betej\u00eb, p\u00ebr luft\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu Berisha kthehet te vetja, nj\u00eb kryebandit luft\u00ebnxit\u00ebs, q\u00eb ka drejtuar nj\u00eb subjekt politik me falangat e s\u00eb cil\u00ebs ka vrar\u00eb njer\u00ebz, nj\u00eb grup paramilitar, me histori t\u00eb pasur lufte kund\u00ebr popullit t\u00eb tij. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se, n\u00eb mbarim t\u00eb \u00e7erekshekullit t\u00eb 21, n\u00eb nj\u00eb vend antar t\u00eb NATO-s dhe t\u00eb familjes europiane, pushteti t\u00eb merret me luft\u00eb, me p\u00ebrmbysje t\u00eb dhun\u00ebshme.
E ve\u00e7anta n\u00eb historin\u00eb e PD-s\u00eb ka q\u00ebn\u00eb se eksperimentet e dhun\u00ebs, t\u00eb shkat\u00ebrrimeve dhe prerjes s\u00eb kokave, m\u00eb par\u00eb se t\u2019i realizonte ndaj popullit dhe instititucioneve shtet\u00ebrore, ajo i ka eksperimentuar brenda vetes. Rasti me i fresk\u00ebt, ai i tre vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb kur Sali Berisha, jo vet\u00ebm q\u00eb e krijoi kriz\u00ebn brenda k\u00ebsaj force politike, por po vet\u00eb ai e shtypi me dhun\u00eb.
Askush nuk duhet t\u00eb g\u00ebnjehet se urdh\u00ebri p\u00ebr rikthimin e demokrat\u00ebve n\u00eb shtepin\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb paq\u00ebsor se ai i tre viteve m\u00eb par\u00eb, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb shpartallimin e partis\u00eb, ku u p\u00ebrdor\u00ebn mjete t\u00eb forta dhune, kazma dhe var\u00e9, dinamit\u00eb e l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse, sharje dhe ofendime, p\u00ebrplasje fizike mes pal\u00ebve, etj. Urdh\u00ebri p\u00ebr mbledhjen e demokrat\u00ebve n\u00eb vatr\u00ebn e tyre, edhe pse n\u00eb form\u00eb duket tep\u00ebr paq\u00ebsor, e ka dhun\u00ebn dhe k\u00ebrc\u00ebnimin brenda, t\u00eb fshehur thell\u00eb n\u00eb shpirtin e tij prej diktatori. Ai \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues, ultimativ, por i maskuar me buz\u00ebqeshje. Ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebrc\u00ebnimi u adresohet deputet\u00ebve \u201ctradh\u00ebtar\u00eb\u201d. N\u00ebse ata nuk rikthehen n\u00eb stanin e partis\u00eb n\u00eb k\u00ebto or\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr Berish\u00ebn, duhet t\u00eb mendohen mir\u00eb.
Ftesa nuk mungon edhe ndaj Bash\u00ebs e grupit t\u00eb tij, t\u00eb mbetur vul\u00ebhumbur pa parti, pa simbole e fonde, t\u00eb ekspozuar formalisht si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb Rithemelimit. Kalemxhinjt\u00eb e Berish\u00ebs, kur p\u00ebrm\u00ebndin ftes\u00eb ndaj Bash\u00ebs, e shqiptojn\u00eb at\u00eb me gjysm\u00eb z\u00ebri, me tone mosbesimi e qejfmbetje, sa p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb goj\u00ebn, me nj\u00eb lloj\u00eb akuze t\u00eb n\u00ebnkuptuar si shkaktari i p\u00ebr\u00e7arje s\u00eb madhe t\u00eb PD-s\u00eb. Naze t\u00eb tilla fallco, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e t\u00eb t\u00eb asht\u00ebquajtur\u00ebs p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb PD . Ato nuk mund ta fshehin entuziazmin se Basha, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i mir\u00eb n\u00eb arithmetik\u00eb, ka prirje si aktor, pasi opozitarizmin fallco ndaj Berish\u00ebs e luajti mir\u00eb. Ftesa p\u00ebr bashkim t\u00eb PD-s\u00eb, nd\u00ebrsa duket si strategji e saj p\u00ebr hapjen e madhe, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb fundi i nj\u00eb loje t\u00eb madhe, e drejtuar nga Berisha e Basha, me q\u00ebllime t\u00eb err\u00ebta, si thik\u00eb pas shpin\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.
Jan\u00eb disa fakte q\u00eb t\u00eb bindin, se \u201ckonflikti\u201d mes tyre ka qen\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e stisur me kujdes, e maskuar mir\u00eb, me mashtrime e skenar\u00eb t\u00eb sofistikuar. Loja filloi kur Sali Berisha po shkonte drejt humner\u00ebs politike dhe juridike, kur ndaj tij u ngrit\u00ebn akuza p\u00ebr krimin e vjedhjes s\u00eb pasuris\u00eb komb\u00ebtare, kur Berish\u00ebs iu mbyllen portat e hyrjes n\u00eb SHBA e Britanin\u00eb e Madhe dhe kur prej tyre ai u shpall \u201cNon Grata\u201d.
Kush ishin m\u00eb t\u00eb interesuarit p\u00ebr ta shp\u00ebtuar Sali Berish\u00ebn nga nj\u00eb katastrof\u00eb e till\u00eb? Pa dyshim ekstremist\u00ebt e PD-s\u00eb. Por kjo nuk mjaftonte n\u00ebse nuk do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb loj\u00eb edhe ata q\u00eb Saliun e shikojn\u00eb si nj\u00eb relike t\u00eb domosdoshme p\u00ebr q\u00ebndrimin e tyre sa m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet. Piramida e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri ka q\u00ebn\u00eb m\u00eb e interesuara p\u00ebr shp\u00ebtimin e Berish\u00ebs nga kthetrat e drejt\u00ebsis\u00eb. Berisha mbetet shkolla e korrupsionit, si p\u00ebr t\u00eb majt\u00ebt, edhe p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebt, leksioni m\u00eb i mir\u00eb se si mund t\u00eb vidhet populli dhe shteti, avokati i djallit n\u00eb fshehje t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb krimit.
T\u00eb gjitha maskat e demokracis\u00eb ishin n\u00eb krahun e Saliut.
Skenarist\u00ebt e loj\u00ebs s\u00eb madhe p\u00ebr shp\u00ebtimin e Berish\u00ebs synonin disa objektiva. Fillimisht t\u00eb zbusnin disi atmosfer\u00ebn negative ndaj Berish\u00ebs me mendimin se djalli Sali nuk \u00ebsht\u00eb kaq i zi sa paraqitet. M\u00eb pas, me dinak\u00ebri ata mund\u00ebn ta mbanin at\u00eb n\u00eb loj\u00ebn politike, edhe pse i mbyllur n\u00eb kafazin e drejt\u00ebsis\u00eb, por i lir\u00eb t\u00eb vajtonte \u201dtragjedin\u00eb\u201d dhe \u201cdisidenc\u00ebn\u201d e tij. Pas k\u00ebtyre erdhi faktorizimi i tij n\u00eb politik\u00eb duke i rikthyer PD-n\u00eb me t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e saj, duke i b\u00ebr\u00eb hapur karshill\u00ebk si SHBA-s\u00eb, edhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re. Nuk do t\u00eb jet\u00eb \u00e7udi kur nj\u00eb dit\u00eb ai t\u00eb lirohet nga akuzat duke e shpallur \u00ebngj\u00eblli t\u00eb antikorrupsionit e k\u00ebshtu, modeli i pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb shqiptare.
Bash\u00ebs, si i p\u00ebrk\u00ebdheluri dhe besniku i Berish\u00ebs, me sa duket i\u2019u ngarkua roli kryesor n\u00eb komedin\u00eb \u201cShp\u00ebtoni Berish\u00ebn e prangosur\u201d. Ai e respektoi skenarin e regjis\u00eb, fal\u00eb edhe tipit t\u00eb tij me lepur n\u00eb bark nga ati i tij politik. Megjithat\u00eb, nuk ishte bind\u00ebs n\u00eb opozitarizmin ndaj atij q\u00eb e kishte si birin e vet.
Nj\u00eb m\u00ebndje e zakon\u00ebshme zbulonte leht\u00eb n\u00eb loj\u00ebn teatrale t\u00eb Bash\u00ebs fallcitetin e \u201ckauz\u00ebs\u201d ndaj s\u00eb cil\u00ebs \u201cp\u00ebrgj\u00ebrohej\u201d, zbraz\u00ebtin\u00eb e argumentave, munges\u00ebn e forc\u00ebs ballafaquese dhe t\u00eb guximit p\u00ebr t\u00eb denoncuar krimet e Berish\u00ebs. I vetmi argument i Bash\u00ebs i p\u00ebrdorur ndaj Berish\u00ebs ishte se ai ishte shpallur \u201cNon Grata\u201d nga Amerika dhe kaq.
Krimet e dyshuara Berisha i ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo n\u00eb Amerik\u00eb, nj\u00eb fakt q\u00eb Basha ose nuk e dinte, ose e fshihte. P\u00ebr krime q\u00eb i faturohen Berish\u00ebs, Basha nuk pati guximin t\u00eb fliste, por ai nuk foli as p\u00ebr krimet q\u00eb t\u00eb dy jan\u00eb bashk\u00ebautor\u00eb, si vrasjet e 21 janarit, shitjen e detit, apo korrupsionit madhor n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit, etj. Aleanca mes kriminel\u00ebsh nuk t\u00eb lejon t\u00eb b\u00ebsh opozitariz\u00ebm t\u00eb ndersh\u00ebm dhe parimor.
Po opozitarizmi i Berish\u00ebs ndaj Bash\u00ebs cili ishte?
Ve\u00e7 mjesht\u00ebris\u00eb aktoreske t\u00eb Berish\u00ebs, ashtu si edhe t\u00eb shpirt\u00eblig\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij duke p\u00ebrdorur fjalor banal dhe posht\u00ebrues, ai nuk b\u00ebri asnj\u00eb denoncim ndaj \u201copozitarit\u201d Basha. Termat e p\u00ebrdorura nga Berisha n\u00eb \u201cluft\u00ebn politike kund\u00ebr Bash\u00ebs\u201d ishin \u201dAlibasha\u201d, \u201dBrava\u201d, \u201dskllavi dhe Izaura e Ram\u00ebs\u201d,etj. E shumta, k\u00ebto cil\u00ebsime mund t\u2019i kritikosh si shkelje etike, por aspak si akuza dhe denoncime politike e juridike.
Pse kaq i kujdessh\u00ebm Berisha ndaj Bash\u00ebs, trash\u00ebgimtarit t\u00eb tij politik, kur dihet natyra e tij agresive dhe kolerike ndaj kujtdo q\u00eb e konsideron kund\u00ebrshtar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politik? N\u00ebse p\u00ebrplasja e tyre do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb dhe jo fallco, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb besonin se kishin t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb opozitariz\u00ebm dhe luft\u00eb politike t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.
Edhe partia e re q\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb Basha \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, pjes\u00eb e k\u00ebsaj skeme: vazhdim i loj\u00ebs s\u00eb nisur p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta elektorale. Shum\u00eb parti\u00e7ka t\u00eb dala nga mitra e rraskapitur e PD-s\u00eb, Berish\u00ebs nuk i prishin pun\u00eb, mjafton q\u00eb ato t\u00eb drejtohen hapur apo ilegalisht prej tij.
Por, n\u00ebse loja brenda PD-s\u00eb u kuptua, intriga vazhdon e sofistikuar, me aktor\u00eb t\u00eb rinj, me prapaskena dhe kurthe. M\u00eb pas do t\u00eb mbetet vet\u00ebm gjurmimi i intrig\u00ebs\u2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Demokrat\u00ebt t\u00eb mblidhen t\u00eb sht\u00ebpia e tyre. K\u00ebshtu tha pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Sali Berisha. Ishte kjo nj\u00eb direktiv\u00eb politike, p\u00ebrkujdesje morale ndaj demokrat\u00ebve t\u00eb l\u00ebnduar nga p\u00ebr\u00e7arja e k\u00ebtyre viteve, nj\u00eb autokritik\u00eb e tij si shkaktar i vet\u00ebm i kriz\u00ebs, apo nj\u00eb urdh\u00ebr luftarak si ai q\u00eb dha tre vjet m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-31061","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31061\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}