Anija e PD-s\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb uj\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb sekret. Sekret ishte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin minjt\u00eb e saj politikan\u00eb: k\u00ebtej apo andej, me \u201cbab\u00ebn\u201d apo me \u201cbirin\u201d,apo edhe biri do i gjunjezohet babait.
K\u00ebt\u00eb po shohim me deputet\u00ebt e saj, t\u00eb cil\u00ebt shkuan pas vul\u00ebs, kur ajo iu dha Rithemelimit. Pra, ata braktis\u00ebn kauz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishin tre vjet q\u00eb luftonin. Te vula e partis\u00eb shikonin karrier\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e tyre politike. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ata duhet t\u00eb flijoheshin p\u00ebr kauz\u00ebn dhe parimet e v\u00ebrteta demokratike, mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet dhe funksionon nj\u00eb parti politike, dhe jo thjesht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje formale, t\u00eb simboleve t\u00eb saj.
Vula e partis\u00eb, logoja, indentiteti i vet\u00eb partis\u00eb jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike dhe procedurash ligjore. E shumta ato mund t\u2019i shtojn\u00eb partis\u00eb ca m\u00eb tep\u00ebr par\u00e1 n\u00eb ark\u00eb, rrisin n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase ndikimin e subjektit politik, shtojn\u00eb premisat p\u00ebr pak m\u00eb tep\u00ebr elektorat, etj. Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja n\u00eb kushtet e kriz\u00ebs s\u00eb thell\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet opozita shqiptare. Simbolet e nj\u00eb partie nuk jan\u00eb kauza politike, teorike dhe filozofike nga duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nj\u00eb parti. Jan\u00eb programet politike, shpirti luftarak dhe kauza demokratike, ato q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb fizionomin\u00eb e partis\u00eb.
Si me vul\u00eb, ashtu edhe pa t\u00eb, parti\u00e7kat e dala nga PD-ja ,vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb indentiteti, vlerash morale, politike dhe programesh, besimi dhe kredibiliteti elektoral. Kthimi i vul\u00ebs te Rithemelimi nuk e shp\u00ebton at\u00eb nga gremina ku po fundoset \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr. Kush mendon se vula e gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi i saj, gabon r\u00ebnd\u00eb. B\u00ebhen qesharak\u00eb disa fallxhor\u00eb, veteran\u00eb t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb me dhun\u00eb nga PD-ja, t\u00eb cil\u00ebt marrjen e vul\u00ebs e quajn\u00eb sukses t\u00eb madh, si dalje nga kriza, si rilindje t\u00eb Rithemelimit. Madje, t\u00eb emocionuar deri n\u00eb dehje, kryetarin e partis\u00eb, i burgosur n\u00eb sht\u00ebpi, e quajn\u00eb shp\u00ebtimtar, duke i besuar drejtimin e opozitarizmit shqiptar. Pra, ata i besojn\u00eb shkat\u00ebrruesit dhe varrmih\u00ebsit e opozit\u00ebs shqiptare ringjalljen e saj. Rikthimin e vul\u00ebs te Rithemelimi ata e quajn\u00eb sukses, nd\u00ebrsa p\u00ebr damk\u00ebn e zez\u00eb q\u00eb mori Berisha nga gjykata Angleze, nuk thuhet asgj\u00eb.
A i kuptojn\u00eb k\u00ebta pehlivan\u00eb shkaqet e v\u00ebrteta t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb PD-s\u00eb, kushtet dhe rrethanat q\u00eb shpun\u00eb n\u00eb coptimin e saj n\u00eb disa parti\u00e7ka t\u00eb tjera, ngrirjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, deri edhe me partit\u00eb e djathta europjane, ftohjen e thell\u00eb me elektoratin, shpalljen \u201cnon grata\u201d t\u00eb Sali Berish\u00ebs nga SHBA dhe Britania e Madhe, si dhe d\u00ebnimin e tij ligj\u00ebrisht, si i pa d\u00ebshiruar dhe rrezik p\u00ebr vendet e tyre?
P\u00ebr\u00e7arja e madhe n\u00eb frontin opozitar shqiptars nuk erdhi se PD-s\u00eb i humbi vula, por prej korrupsionit dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb Sali Berish\u00ebs, minimit prej tij t\u00eb demokracis\u00eb dhe vendosjen e shtetit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pasurimit t\u00eb familjes s\u00eb tij. Ai ka q\u00ebn\u00eb dhe mbetet shkaku i krizave s\u00eb opozitarizmit shqiptar. Vula e PD-s\u00eb,mund t\u2019i hiqet e jepet p\u00ebrs\u00ebri PD-s\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, por fenomeni Sali Berisha mbetet nj\u00eb rrezik potencial n\u00eb rritje p\u00ebr demokraci\u00eb shqiptare e vet\u00eb PD-n\u00eb. Ai nd\u00ebrtoi nj\u00eb shtet banditesk dhe t\u00eb dhunsh\u00ebm kund\u00ebr liris\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, e institucioneve shtet\u00ebrore.V\u00ebndosi n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet, duke survejuar e goditur me metoda barbare kond\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, alternativat ndryshe, e deri zhvilloi luft\u00eb ndaj popullit t\u00eb tij, kur veriun e v\u00ebndit e p\u00ebrdori si ushtri p\u00ebr t\u00eb shtypur jugun e vendit.
Ai me dinak\u00ebri ndryshoi hart\u00ebn gjeopolitike t\u00eb vendit, akset dhe aleancat strategjike, kur braktisi per\u00ebndimin demokratik dhe u lidh me lindjen autokratike. Orientimin demokratik q\u00eb solli l\u00ebvizja politike n\u00eb vitet 90-t\u00eb, ai e devijoi gradualisht drejt\u00eb anarkis\u00eb dhe shtetit totalitar. Konkurenc\u00ebn e lir\u00eb dhe startet e barabarta, i p\u00ebrdhosi me korrupsionin dhe monopolin e trafiqeve, pun\u00ebn e ndershme e z\u00ebvend\u00ebsoi me vjedhjen dhe grabitjen e pronave publike, etj.
A mundet q\u00eb vula e rikthyer nga gjykata n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti t\u00eb fshij\u00eb apo t\u00eb zbus\u00eb krimet e kryera nga Sali Berisha? Kurrsesi. Vula e rikthyer te Rithemelimi nuk ka asnj\u00eb fuqi magjike p\u00ebr ta pag\u00ebzuar nj\u00eb kriminel n\u00eb nj\u00eb engj\u00ebll. Loja me vul\u00ebn mundet t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb disa mjeran\u00eb brenda oborrit t\u00eb tij politik, t\u00eb cil\u00ebt mbet\u00ebn duke kaluar ylberin, sa n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn parti\u00e7k\u00eb ne tjetr\u00ebn, nga Rithemelimi te PD-ja dhe anasjelltas.T\u00eb gjitha k\u00ebto akrobaci ata i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr fitime vetjake, p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm, p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebtuar \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore t\u00eb hapura ndaj tyre, p\u00ebr pak pushtet p\u00ebr t\u00eb zhvilluar si dikur korrupsion dhe vjedhje. Asgj\u00eb nuk b\u00ebhet prej tyre p\u00ebr dinjitetin e PD-s\u00eb, p\u00ebr shp\u00ebtimin e saj nga gj\u00ebndja mjerane ku ndodhet. \u00c7vendosje t\u00eb tilla nga nj\u00eb parti n\u00eb tjetr\u00ebn kan\u00eb q\u00ebn\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje e vjet\u00ebr e pluralizmit politik shqiptar, duke marr\u00eb form\u00ebn e korrupsionit dhe shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs. Por l\u00ebvizjet e fundit t\u00eb disa deputet\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb nga fryn\u00eb era, kan\u00eb pasuruar humorin shqiptar.
Megjithat\u00eb ky fenomen nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm zi. Ku m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb k\u00ebto rr\u00ebshqitje e akrobaci politike do t\u00eb dallohen deputet\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb e me personalitet nga ata q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb kamikaz\u00eb t\u00eb kryetarit. Ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkoll\u00ebn e demokracis\u00eb dhe atyre q\u00eb kan\u00eb kryer shkoll\u00ebn e berishizmit, nj\u00eb me at\u00eb t\u00eb banditizmit e t\u00eb krimit. Se cil\u00ebt prej tyre jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb mendimet dhe q\u00ebndrimet e tyre dhe cil\u00ebt mbeten skllev\u00ebr t\u00eb skllavopronarit q\u00eb i p\u00ebrkasin. Ata q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb lirin\u00eb dhe ata q\u00eb skllav\u00ebrin\u00eb e quajn\u00eb liri, p\u00ebr t\u00eb vjedhur, vrar\u00eb e grabitur, sipas kanuneve t\u00eb bajraktarit t\u00eb tyre. Fatkeq\u00ebsi q\u00eb kjo kategori politikan\u00ebsh e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb veten n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb prostitucionit ekonomik dhe politik t\u00eb atit t\u00eb tyre shpirt\u00ebror\u00eb, Berish\u00ebs.Rasti Alibeja tregon se dinjiteti ende ekziston.
E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se minj\u00ebt e ndjejn\u00eb rrezikun dhe p\u00ebrpiqen t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb katastrof\u00ebs, nd\u00ebrsa ky tip politikan\u00ebsh kur e ndjejn\u00eb rrezikun b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb subjektin e tyre politik ta \u00e7ojn\u00eb drejt\u00eb katastrof\u00ebs. Her\u00eb pas here ata kan\u00eb marr\u00eb sinjale nga bota demokratike se ekziston edhe opsioni i shpalljes s\u00eb tyre organizat\u00eb e pad\u00ebshirueshme q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb vend.
Ata vazhdojn\u00eb pehlivanll\u00ebkun e tyre.
Bota v\u00ebzhgon.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Anija e PD-s\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb uj\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb sekret. Sekret ishte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin minjt\u00eb e saj politikan\u00eb: k\u00ebtej apo andej, me \u201cbab\u00ebn\u201d apo me \u201cbirin\u201d,apo edhe biri do i gjunjezohet babait.K\u00ebt\u00eb po shohim me deputet\u00ebt e saj, t\u00eb cil\u00ebt shkuan pas vul\u00ebs, kur ajo iu dha Rithemelimit. […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-31014","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31014"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31014\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}