SPAK u krijua n\u00eb kushtet e nj\u00eb krize politike, ekonomike dhe institucionale q\u00eb p\u00ebrjeton Shqip\u00ebria. E kaloi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb i keqtrajtuar nga prindi politik nj\u00eb, apo nga ai dy a tre, por i mb\u00ebshtetur nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Tani q\u00eb SPAK ka nisur t\u00eb belb\u00ebzoj\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit, praktikisht ndodhet i shantazhuar nga njerk\u00ebt politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se jan\u00eb prind\u00ebrit e tij. Ata jan\u00eb t\u00eb detyruar nga halli t\u00eb pranojn\u00eb se SPAK \u2013 m\u00eb lejohet t\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb krahasim, i ngjan Krishtit, i cili si krijes\u00eb nuk shpjegohet me ligjet e biologjis\u00eb, por me ato ideore, me atmosfer\u00ebn dhe frym\u00ebn krijuese e misionare, me nevoj\u00ebn p\u00ebr ndryshime e zgjidhje. SPAK-u u detyrua t\u00eb krijohej si nevoj\u00eb jetike n\u00eb luft\u00eb ndaj krimit t\u00eb pand\u00ebshkuar fare n\u00eb k\u00ebto 34 vjet.
Tet\u00eb vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, dit\u00ebn kur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb u diskutuan ndryshimet e nevojshme kushtetuese q\u00eb i hapnin rrug\u00eb krijimit t\u00eb SPAK-ut, n\u00eb Gazet\u00ebn \u2018Intervista\u201d e cil\u00ebsova k\u00ebt\u00eb krijes\u00eb si \u201cKali i Troj\u00ebs dhe Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi\u201d. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb dukje dhe n\u00ebn presionin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, u detyruan t\u00eb ngren\u00eb kartonin jeshil t\u00eb deputetit p\u00ebr pranimin e k\u00ebsaj reforme, duke angazhuar, nd\u00ebrkoh\u00eb, \u201ckartonin\u201d e kuq t\u00eb sabotimit. Theksova se forcat antireform\u00eb e kishin kuptuar se kund\u00ebrshtimi i hapur ndaj reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi ishte vet\u00ebvrasje, d\u00ebshtimi i tyre politik. Ndaj ata nd\u00ebrruan taktik\u00ebn ku, n\u00eb form\u00eb, i pranuan ndryshimet kushtetuese, por n\u00eb p\u00ebrmbajtje, p\u00ebrgatit\u00ebn \u201ckalin dinak\u201d t\u00eb antireform\u00ebs.
Koha v\u00ebrtetoi se strategjia e antireform\u00ebs \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me aksione politike, me intriga dhe thashetheme, me propagand\u00eb denigruese ndaj SPAK-ut dhe me vonesa proceduriale. N\u00eb barkun e Kalit t\u00eb Troj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sabotuar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, ve\u00e7 disa segmenteve politike antireform\u00eb, nuk munguan t\u00eb ngjiteshin edhe forca t\u00eb tjera brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si e ashtuquajtura Shoqata e Prokuror\u00ebve, e Gjyqtar\u00ebve, e deri te Gjykata Kushtetuese.
Operacioni antireform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi vazhdon edhe sot, tep\u00ebr shurdhuesh\u00ebm. Flamurin e luft\u00ebs ndaj SPAK-ut e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb opozita. Gjuha dhe etika e tyre prej rruga\u00e7i \u00ebsht\u00eb posht\u00ebruese jo vet\u00ebm p\u00ebr ta, por p\u00ebr institucionin e tempullit t\u00eb ligjv\u00ebnies, vetvetiu p\u00ebr nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ata, nga nj\u00ebra an\u00eb shkojn\u00eb si ly\u00ebpsa n\u00eb dyert e SPAK-ut dhe b\u00ebjn\u00eb denoncime edhe p\u00ebr gj\u00ebra qesharake e t\u00eb pabazuara n\u00eb ligje, nd\u00ebrsa nga ana tjert\u00ebr, kur vjen puna te llogarit\u00eb e tyre me drejt\u00ebsin\u00eb, i kund\u00ebrvihen dhe e santazhojn\u00eb. P\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebrshtarin politik, ata me t\u00eb drejt\u00eb i adresohen SPAK, nd\u00ebrsa kur SPAK-u i th\u00ebrret si objekt t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, at\u00ebher\u00eb i adresohen anti-SPAKU-ut.
Politikisht opozita ka nxjerr\u00eb n\u00eb treg teorin\u00eb se gjoja SPAK-u \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb pushtetit p\u00ebr t\u00eb luftuar opozit\u00ebn. E ve\u00e7anta e frontit anti-SPAK, i udh\u00ebhequr nga Berisha, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb korruptuarit, pa dallim p\u00ebrkat\u00ebsie politike, besimi fetar, vendi q\u00eb zen\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb e korrupsionit, si ata q\u00eb drejtojn\u00eb korrupsionin madhor, por edhe vjedh\u00ebsit ordiner\u00eb. Atje kan\u00eb gjetur streh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hajdut\u00ebt, vras\u00ebsit, kriminel\u00ebt, q\u00eb nga \u201cdemokrat\u00ebt\u201d e tipit Salianji, i akuzuar nga drejt\u00ebsia, e deri te socialisti n\u00eb arrati, ish num\u00ebri dy i qeveris\u00eb n\u00eb pushtet, Arben Ahmetit, me nj\u00eb barr\u00eb akuzash p\u00ebr korrupsion. Mafja shqiptare koh\u00ebt e fundit po i koordinon veprimet edhe me mafjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb bot\u00ebs sllave e t\u00eb fondamentalist\u00ebve aziatik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcenuar dhe shantazhuar SPAK-un, n\u00eb misionin e tij, luft\u00ebn ndaj krimit.
Misioni m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb i SPAK-ut \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimi i lidhjeve t\u00eb politik\u00ebs me krimin. Ky mision nuk mund t\u00eb kryhet me sukses n\u00ebse nuk do t\u00eb njihen n\u00eb p\u00ebrmbajtje lidhjet e n\u00ebndheshme t\u00eb mafjes me politik\u00ebn.
N\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes Berisha monopolin e mafjes e zot\u00ebronte vet\u00eb shteti. Ai ishte vet\u00eb mafja. Trafikant\u00ebt dhe kriminel\u00ebt ordiner\u00eb nuk guxonin t\u2019i kund\u00ebrviheshin mafjes qeveritare. Me k\u00ebt\u00eb qeverisje lul\u00ebzuan t\u00eb gjitha lloj\u00ebt e mafjes, si: ajo e grabitjes s\u00eb tokave, e tjet\u00ebrsimit t\u00eb pronave, e nd\u00ebrtimeve pa leje, e piramidave financiare, ajo e emigracionit, duke p\u00ebrfituar nga \u201creforma demokratike\u201d e shkat\u00ebrrimit t\u00eb mbi 5000 fabrikave dhe uzinave dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pasuris\u00eb komb\u00ebtare, nd\u00ebr to edhe t\u00eb ushtris\u00eb. Sektor\u00ebt publik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeverisje vepronin si struktura mafjoze, si ajo e kontraband\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs, e korrupsionit doganor, ajo e investimeve, e trafikurt t\u00eb drog\u00ebs, e \u201cmishit t\u00eb bardh\u00eb\u201d, etj.
N\u00eb dor\u00ebn e mafjes politike shqiptare kishte r\u00ebn\u00eb siguria dhe sovraniteti i vendit. Ajo tentoi, jo pa sukses, t\u00eb sabotonte luft\u00ebn e popullit kosovar p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi. Mafja politike e b\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb plasdarm\u00eb, ku vegjetuan sh\u00ebrbimet sekrete t\u00eb v\u00ebndeve t\u00eb huaja t\u00eb antishqiptare, antieuropiane e antiamerikane. Gjurm\u00ebt e vrasjeve me natyr\u00eb politike q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, edhe pse nuk u zbardh\u00ebn, t\u00eb shpien n\u00eb tunelet e err\u00ebta t\u00eb mafjes politike t\u00eb asaj qeverisje.
N\u00eb koh\u00ebn e qeverisjeve t\u00eb majta, v\u00ebrtet u prish monopoli i mafjes qeveris\u00ebse, t\u00eb drejtuar nga Berisha, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se u luftua korrupsioni. Madje, n\u00eb k\u00ebto kushte, mafja joelitare u ndie m\u00eb komode, pasi shp\u00ebtoi nga ajo qeveritare q\u00eb zot\u00ebronte monopolin, sistemet e rrjetet korruptive, burimet e fitimit, q\u00eb vinin nga krimi i organizuar. N\u00eb k\u00ebto kushte, ajo ndjeu m\u00eb tep\u00ebr liri veprimi, ku e shtriu veprimtarin\u00eb e saj si brenda dhe jasht\u00eb vendit, duke q\u00ebn\u00eb e sigurt n\u00eb lidhjet e vjetra q\u00eb kishte krijuar me mafjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare.
N\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes Berisha, korrupsioni ndihej i sigurt dhe i mbrojtur, nd\u00ebrsa n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes Rama, ai p\u00ebrjetoi pasiguri. Berisha ka treguar me prova se, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur krimin dhe korrupsionin, ai i kund\u00ebrvihej edhe drejt\u00ebsis\u00eb e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa Rama, t\u00eb vetmen ndihm\u00eb q\u00eb u jep t\u00eb korruptuarve ishte se u trgon rrug\u00ebn ku ndodhej godina e SPAK. T\u00eb korruptuarit n\u00eb qeverisjen e PD-s\u00eb tregoheshin t\u00eb gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm dhe agresiv\u00eb ndaj ligjit dhe forcave t\u00eb rendit, se korrupsionin e shoq\u00ebronin edhe me gjak, nd\u00ebrsa t\u00eb korruptuarit e PS-s\u00eb shfaqen si ka\u00e7ak\u00eb e t\u00eb frik\u00ebsuar duke shfryt\u00ebzuar me dinak\u00ebri hap\u00ebsirat dhe mund\u00ebsin\u00eb e interpretimit t\u00eb ligjeve dhe rregullave t\u00eb tenderimeve n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrfitimeve korruptive. T\u00eb korruptuarit n\u00eb qeverisjet e djathta k\u00ebrkojn\u00eb thela t\u00eb m\u00ebdha, duke e kthyer ark\u00ebn e shtetit si ta kishin bank\u00ebn e tyre private, nd\u00ebrsa t\u00eb korruptuarit n\u00eb qeverisjen e Rilindjes nuk jan\u00eb shum\u00eb qibar\u00eb, pranojn\u00eb edhe th\u00ebrrimet, mjafton t\u00eb pasurohen. Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr peshkaqen\u00eb t\u00eb tipit Ahmetaj, e ndonj\u00eb ministri tjet\u00ebr rilindas, ku si\u00e7 flitet, synonin gjith\u00e7ka n\u00eb detin e korrupsionit.
Berisha ka qen\u00eb n\u00ebna e korrupsionit, i cili e shtriu at\u00eb n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar. Nd\u00ebrsa Rama, v\u00ebrtet nuk \u00ebsht\u00eb engj\u00ebll, as i imunizuar ndaj korrupsionit, por duket se nuk \u00ebsht\u00eb as djalli q\u00eb e ka ushqyer dhe nxitur at\u00eb. Fakti q\u00eb drejt\u00ebsia e re nuk ka denoncuar prova rreth korrupsionit t\u00eb tij, ai mbetet deri tani imun n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr nivelin kaq t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit n\u00eb vend. Aq m\u00eb keq kur, t\u00eb akuzuar nga drejt\u00ebsia jan\u00eb edhe disa drejtues t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zgjedhur prej tij. Ai nuk ndryshoi dot asgj\u00eb n\u00eb imazhin e krijuar, ku duket sikur opozitarizmi mes forcave politike shqiptare nuk zhvillohet p\u00ebr ide, programe dhe alternativa zhvillimi, por se kush prej k\u00ebtyre forcave politike e ka sofistikuar m\u00eb tep\u00ebr korrupsionin, kush e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb rr\u00ebshqitsh\u00ebm e t\u00eb pazbuluesh\u00ebm nga SPAK.
Rilindja, kur erdhi n\u00eb pushtet, nuk e kuptoi, apo b\u00ebnte sikur nuk e kuptonte, se mafja e m\u00ebpar\u00ebshme qeveris\u00ebse u rr\u00ebzua nga pushteti, por jo nga influencat, p\u00ebrvoja, organizimi, nga lidhjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e mbi t\u00eb gjitha nga fuqia ekonomike e grumbulluar nd\u00ebr vite. Nga qeveria e Rilindjes nuk u vler\u00ebsua drejt se lufta ndaj korrupsionit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje konceptuale, por edhe programore, praktike, vullneti, bilanci e ballafaqimi, e mbi t\u00eb gjitha, reformash t\u00eb sukses\u00ebshme.
N\u00eb momente refleksioni ndaj nj\u00eb korrupsioni galopant, kushdo shtron pyetjen se si jan\u00eb zgjedhur drejtuesit e p\u00ebrfolur, \u00e7far\u00eb formimi arsimor, kapacitete drejtuese e standardesh morale dhe etike kan\u00eb shfaqur ata m\u00eb par\u00eb, si jan\u00eb respektuar procedurat, rezultatet e testimit n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb drejtuese dhe sa i kan\u00eb rezistuar tundimit ndaj korrupsionit. P\u00ebrzgjedhja vetjake e drejtuesve t\u00eb administrat\u00ebs, e b\u00ebr\u00eb si deri tani me hat\u00ebr e miq\u00ebsira, duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me metodat dhe kriteret q\u00eb rekomandon shkenca e menaxhimit dhe ligjet e shtetit. Nivele kaq t\u00eb larta t\u00eb korrupsionit n\u00eb v\u00ebnd e b\u00ebjn\u00eb pis figur\u00ebn e \u00e7do drejtuesi shteti, edhe kur nuk e kan\u00eb ngjyer gishtin n\u00eb tav\u00ebn e korrupsionit.
SPAK, realisht gjendet n\u00eb nj\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb. Fitorja e tij ndaj frontit kund\u00ebrshtar\u00ebve, anti-SPAK do t\u00eb varet nga serioziteti dhe cil\u00ebsia e pun\u00ebs s\u00eb tij, por edhe nga mb\u00ebshtetja q\u00eb ai duhet t\u00eb gjej\u00eb n\u00eb popull. N\u00ebse pjestar\u00ebt e SPAK-ut nuk e shikojn\u00eb pun\u00ebn e tyre si mision, por thjesht si t\u00eb pun\u00ebsuar, me kushte e rroga t\u00eb majme, d\u00ebshtimi \u00ebsht\u00eb i sigurt. N\u00ebse ata nuk do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019i ngjajn\u00eb heroin\u00ebs italiane t\u00eb antikorrupsionit, Silvia Kontes, por do t\u00eb tremben nga Tano Karid\u00ebt shqiptar\u00eb, at\u00ebher\u00eb prap\u00eb e kan\u00eb t\u00eb humbur betej\u00ebn. N\u00ebse ata do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i trajtojn\u00eb peshkaqent\u00eb e korrupsionit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb grabitur miliona nga arka e shtetit, si t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e d\u00ebnimit me Shukrijt\u00eb e Gjic\u00ebt, ku u d\u00ebnuan se nuk kontrolluan dot epshet seksuale madje as n\u00eb n\u00eb zyrat e shtetit, prap\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar.
Ndoshta ka ardhur koha q\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, me k\u00ebt\u00eb nivel korrupsioni, n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vendit, ky fenomen, si n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, duhet t\u00eb cil\u00ebsohet e t\u00eb d\u00ebnohet si minues i siguris\u00eb komb\u00ebtare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, SPAK-u ka nevoj\u00eb edhe p\u00ebr mb\u00ebshtetje popullore. Populli duhet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij, sepse SPAK, m\u00eb af\u00ebr se me k\u00ebdo tijet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb me popullin, me qytetarin e thjesht\u00eb, i cili nuk ka tjet\u00ebr mb\u00ebshtetje. Ky zgjim popullor do t\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb etap\u00eb t\u00eb re t\u00eb sindikalizmit shqiptar.
Populli nuk duhet ta ler\u00eb vet\u00ebm SPAK-un.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
SPAK u krijua n\u00eb kushtet e nj\u00eb krize politike, ekonomike dhe institucionale q\u00eb p\u00ebrjeton Shqip\u00ebria. E kaloi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb i keqtrajtuar nga prindi politik nj\u00eb, apo nga ai dy a tre, por i mb\u00ebshtetur nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Tani q\u00eb SPAK ka nisur t\u00eb belb\u00ebzoj\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit, praktikisht ndodhet i shantazhuar nga njerk\u00ebt […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-30974","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30974","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30974"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30974\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}