{"id":30956,"date":"2024-05-24T00:08:00","date_gmt":"2024-05-23T22:08:00","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=30956"},"modified":"2024-05-24T00:14:58","modified_gmt":"2024-05-23T22:14:58","slug":"kur-politika-mbron-krimin-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2024\/05\/kur-politika-mbron-krimin-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Kur politika mbron krimin! Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vrasja kriminale e efektivit t\u00eb policis\u00eb n\u00eb Fier, Novruz Cenalia, duket se \u00ebsht\u00eb vrasje politike. Kush kthen arm\u00ebn ndaj njeriut me uniform\u00eb e shtetit,ai ka sh\u00ebnjestruar shtetin dhe ligjin. Nj\u00eb polic i vrar\u00eb nga krimi do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb polici e dhunuar dhe e posht\u00ebruar prej tij. Ai q\u00eb i del n\u00eb mbrojtje kriminelit \u00ebsht\u00eb po aq i rreziksh\u00ebm sa edhe vras\u00ebsi. Por, alarmante \u00ebsht\u00eb kur n\u00eb mbrojtje t\u00eb krimit dhe kriminel\u00ebve dalin pik\u00ebrisht deputet\u00eb, forca politike apo grupime shoq\u00ebrore t\u00eb caktuara. Vrasjet politike n\u00eb Shqip\u00ebri nga bos\u00eb t\u00eb krimit jan\u00eb p\u00ebrdorur si mjet p\u00ebr marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, zgjidhjen e krizave politike dhe ekonomike n\u00eb interes t\u00eb tyre, p\u00ebrballimin e konkurrenc\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb korruptive e mafioze,spastrimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb q\u00eb u rrezikonin pushtetin dhe atyre q\u00eb u zbulojn\u00eb tradhtin\u00eb komb\u00ebtare apo pasurit\u00eb e paligjshme. Vrasjet politike ushqehen vazhdimisht edhe me vrasje ordinere,si larje hesapesh mes grupimeve mafioze ekonomike,p\u00ebr hakmarrje dhe gjak\u00ebsi,p\u00ebr motive t\u00eb dob\u00ebta, etj., q\u00eb i pjell nj\u00eb shoq\u00ebri e s\u00ebmur\u00eb. Hetimet rreth vrasjes s\u00eb policit n\u00eb Fier,deri tani nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundime shteruese. Nd\u00ebr pistat e hetimit \u00ebsht\u00eb edhe ajo e gjakmarrjes. Edhe pse ka shum\u00eb gjasa q\u00eb kjo pist\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohet,ndjesia q\u00eb t\u00eb krijohet kur ajo t\u00eb shfaqet edhe si mund\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb drith\u00ebruese. Kjo ngjarje nuk po\u00a0 i shp\u00ebton dot tallavas\u00eb politike,vler\u00ebsimeve t\u00eb nj\u00eban\u00ebshme dhe jo profesionale,spekulimeve politike dhe tendencave p\u00ebr t\u00eb \u00e7orientuar hetimin. Pista e gjakmarrjes m\u00eb tep\u00ebr duket se po\u00a0 p\u00ebrdoret p\u00ebr ta mbajtur hetimin sa m\u00eb larg nga zbulimi i shkakut t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ngjarjes. K\u00ebsaj mjegulle duket se i sh\u00ebrbejn\u00eb edhe pohimet e ndonj\u00eb deputeti t\u00eb PD-s\u00eb, kur\u00a0 thot\u00eb se vras\u00ebsi i policit \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri i mir\u00eb,i ndersh\u00ebm,nj\u00eb demokrat i v\u00ebrtet\u00eb,nga nj\u00eb familje me tradita demokrate, etj. Asgj\u00eb p\u00ebr viktim\u00ebn dhe motivin e vrasjes s\u00eb tij! N\u00eb shfaj\u00ebsimin e krimit duket se deputeti del hapur n\u00eb mbrojtje t\u00eb vras\u00ebsit dhe kund\u00ebr viktim\u00ebs. T\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se ai \u00ebsht\u00eb me kanunin e gjakmarrjes dhe jo me zgjidhjet ligjore t\u00eb konfliktit, me vet\u00ebgjyq\u00ebsin\u00eb dhe jo me rrug\u00ebn institucionale e t\u00eb qytet\u00ebruar n\u00eb p\u00ebrballimin e konflikteve. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i pushtetit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs. Lidhjet e k\u00ebtij deputeti me vras\u00ebsin jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe instrumenteve parlamentare p\u00ebr t\u2019i v\u00ebrtetuar. Por prirja p\u00ebr ta gjetur shkakun e ngjarjes te hakmarrja nuk duket shum\u00eb bind\u00ebse. Kur ngrihen dyshime se krimi ka ndodhur p\u00ebr gjakmarrje,m\u00eb e pakta duhet t\u00eb njoh\u00ebsh kodet zakonore t\u00eb saj. Infrastruktura dhe lidhjet kauzale t\u00eb faktor\u00ebve nd\u00ebrveprues q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb plot\u00ebsimin e figur\u00ebs s\u00eb krimit, zor se t\u00eb shpien t\u00eb pista e gjakmarrjes. Kanuni i gjakmarrjes n\u00eb mesjet\u00eb funksiononte me rregulla t\u00eb forta. Vendimin se kush do t\u00eb vritej nga\u00a0 pala q\u00eb duhet t\u00eb jepte gjak nuk e merrte individi, por k\u00ebshilli i familjes q\u00eb kishte humbur gjakun. Po k\u00ebshtu, pala vras\u00ebse lajm\u00ebronte pal\u00ebn gjak dh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr vendimin e marr\u00eb se cili nga personat e asaj familje ishte caktuar t\u00eb vritej. Madje,\u00e7\u00ebshtja shkonte edhe m\u00eb tej,ku vras\u00ebsi kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrimesh zakonore p\u00ebr t\u00eb kryer gjakmarrjen. Kanuni p\u00ebrcaktonte deri edhe se si do t\u00eb vritej viktima; arma q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorej (pasi jo \u00e7do arm\u00eb lejohej t\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb gjakmarrje), etj. Arm\u00ebt e ftohta nuk i pranonte kodi i gjakmarrjes. Atje\u00a0 p\u00ebrcaktohej edhe pozicioni sesi do t\u00eb lihej kufoma pas vrasjes. Vras\u00ebsit i ndalohej rrept\u00ebsisht t\u00eb hakmerrej ndaj viktim\u00ebs duke e p\u00ebrdhunuar kufom\u00ebn e tij. Ai,\u00a0 pasi e kryente aktin e vrasjes, e kishte p\u00ebr detyr\u00eb kanunore t\u00eb lajm\u00ebronte p\u00ebr aktin e kryer, dhe t\u00eb tregonte vendin se ku ndodhej viktima. Vras\u00ebsi duhet t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb drek\u00ebn e mortit. Duke iu referuar nj\u00eb nga heroinave t\u00eb tragjedis\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Troj\u00ebs, Klitemnestr\u00ebs, tragjedia thot\u00eb se asaj iu shtua d\u00ebnimi, jo pse e vrau burrin e saj, Agamemnonin, kryekomandantin e ushtris\u00eb Akease,por se ajo, kur e vrau, q\u00ebllimisht ia d\u00ebmtoi trupin e tij t\u00eb pajet\u00eb. Kjo vler\u00ebsohej si pabesi dhe si nj\u00eb d\u00ebm i madh n\u00eb zbulimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb vrasjes. Me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vrasje q\u00eb i b\u00ebri Klitemnestra burrit t\u00eb saj, i hoqi mund\u00ebsin\u00eb kufom\u00ebs t\u00eb komunikonte p\u00ebrmes kumteve me zb\u00ebrthyesit e kodeve,q\u00eb realisht luanin rolin e hetuesis\u00eb tok\u00ebsore dhe asaj qiellore. Duhet q\u00eb trupi i viktim\u00ebs t\u00eb ishte i pagjymtuar, me q\u00ebllim q\u00eb, p\u00ebrmes gjakut, t\u00eb zbulohej se kur do t\u00eb ishte koha e hakmarrjes. Le t\u00eb kthehemi n\u00eb Fier. N\u00ebse ngjarja e Fierit do t\u00eb kishte p\u00ebr shkak gjakmarrjen, at\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb hetusia duhet t\u00eb zbulonte se cili k\u00ebshill familjar e kishte\u00a0 marr\u00eb vendimin p\u00ebr vrasje,kujt personi iu ngarkua vrasja,kush do ta mb\u00ebshteste krimin dhe n\u00eb cilat mjedise do t\u00eb zhvillohej ngjarja. N\u00eb kushtet e nj\u00eb shteti demokratik,cil\u00ebsimet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb nxitura nga kanuni i gjakmarrjes do t\u00eb zbulonin dhe akuzonin nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh njer\u00ebzish t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ngjarje. Krimi i ndodhur ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb p\u00ebr motive gjakmarrje,por p\u00ebr shkaqe edhe me trondit\u00ebse. PD-ja duhet t\u00eb ishte m\u00eb e interesuara p\u00ebr t\u2019u distancuar nga krimi dhe krimineli i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, n\u00ebse, gjithnj\u00eb sipas deputetit, \u201cvras\u00ebsi paska qen\u00eb demokrat i flak\u00ebt\u201d. Nga mbrojtja q\u00eb i b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast autorit t\u00eb krimit, duket sikur k\u00ebrkohet q\u00eb fatura e krimit t\u2019i shkoj\u00eb PD-s\u00eb dhe jo vras\u00ebsit. Gati sa nuk thuhet nga deputeti n\u00eb fjal\u00eb se demokrat\u00ebt e flak\u00ebt,t\u00eb ndersh\u00ebm dhe me tradita familjare idealiste,paskan t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre cil\u00ebsive, edhe t\u00eb shantazhojn\u00eb e t\u00eb vrasin njer\u00ebz,natyrisht gjithmon\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb partis\u00eb. Lidhja e politik\u00ebs me krimin n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes t\u00eb k\u00ebsaj force politike ka qen\u00eb tipike dhe konstante. Ndoshta ishte rasti m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb udh\u00ebheqja e lart\u00eb e k\u00ebsaj partie,edhe pse e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, duhet t\u00eb jepte mesazhin se ajo \u00ebsht\u00eb e gatishme ta luftoj\u00eb krimin n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shtetit. Por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje kjo nuk ndodhi. Madje krimi, si gjithmon\u00eb,u muar n\u00eb mbrojtje prej saj. M\u00eb qesharake ishte kur parti\u00e7kat,q\u00eb teknikisht ende mbajn\u00eb mbiemrin demokratike,k\u00ebto dit\u00eb e kishin b\u00ebr\u00eb objekt diskutimi dhe kritikash deputetin Luan Ba\u00e7i,duke e quajtur si renegat,t\u00eb pabes\u00eb,q\u00eb kalon nga nj\u00ebra parti\u00e7k\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn,por asnj\u00eb kritik\u00eb q\u00eb ai kishte marr\u00eb n\u00eb mbrojtje nj\u00eb vrasje. Fakti q\u00eb, nga partia e deputetit nuk pati ndonj\u00eb deklarat\u00eb ku t\u00eb distancohej nga krimi dhe t\u00eb merrte n\u00eb mbrojtje organet e ruajtjes s\u00eb rendit,ku t\u2019i inkurajonte aton\u00eb momente t\u00eb tilla dhimbjeje, \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. Kjo t\u00eb l\u00eb t\u00eb mendosh se opozita aktuale shqiptare e p\u00ebrdor krimin dhe vrasjet, si edhe m\u00eb par\u00eb, si nj\u00eb mjet t\u00eb luft\u00ebs ndaj kund\u00ebrshtarit politik. Marr\u00ebdh\u00ebniet e krimit me politik\u00ebn duhet t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb para s\u00eb gjithash Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Rasti n\u00eb fjal\u00eb nuk ka qen\u00eb i vetmi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe institucionale ndaj vrasjeve politike. N\u00eb tregun politik shqiptar,n\u00eb parlament dhe jasht\u00eb tij, nga deputet\u00eb apo nga ish-president\u00eb e kryeministra,nga kryetar\u00eb parlamenti apo drejtues t\u00eb partive politike,jan\u00eb d\u00ebgjuar akuza p\u00ebr krime makbethiane. Pothuajse nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, Sali Berisha ka denoncuar n\u00eb parlamentin e\u00a0 Shqiptar\u00eb se Meta \u201cKa fshehur dy kufoma n\u00eb Malin me Gropa\u201d. Po k\u00ebshtu, Meta ka pohuar se ish-Presidenti Berisha ndodhej n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr vrasje,se ai do t\u00eb depononte p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Hajdari, etj. Nd\u00ebrsa Lulzim Basha, n\u00eb sall\u00ebn e Parlamentit, \u00ebsht\u00eb i akuzuari potencial i vrasjeve t\u00eb kat\u00ebr demonstruesve n\u00eb Bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d. N\u00eb sall\u00ebn e Parlamentit jan\u00eb denoncuar krime,por nuk hetohen. Nd\u00ebrsa jasht\u00eb k\u00ebsaj salle, realisht kryhen krime, por \u00e7udit\u00ebrisht asnj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar. A nuk mund t\u00eb jet\u00eb ky si frym\u00ebzim dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e krimeve n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vrasja kriminale e efektivit t\u00eb policis\u00eb n\u00eb Fier, Novruz Cenalia, duket se \u00ebsht\u00eb vrasje politike. Kush kthen arm\u00ebn ndaj njeriut me uniform\u00eb e shtetit,ai ka sh\u00ebnjestruar shtetin dhe ligjin. Nj\u00eb polic i vrar\u00eb nga krimi do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb polici e dhunuar dhe e posht\u00ebruar prej tij. Ai q\u00eb i del n\u00eb mbrojtje kriminelit \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-30956","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30956\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}