{"id":30916,"date":"2024-05-09T21:42:40","date_gmt":"2024-05-09T19:42:40","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=30916"},"modified":"2024-05-09T21:52:16","modified_gmt":"2024-05-09T19:52:16","slug":"kush-e-ka-rruajtur-qe-ta-rruaje-edhe-monika-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2024\/05\/kush-e-ka-rruajtur-qe-ta-rruaje-edhe-monika-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Kush e ka \u201crruajtur\u201d q\u00eb t\u2019a \u201crruaj\u00eb\u201d edhe Monika \u2026!Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shprehja e zonj\u00ebs Monika Kryemadhit, se ajo nuk e rruan p\u00ebr ask\u00ebnd do t\u00eb mbetet proverbale, ndoshta autobiografia e saj, aktakuza q\u00eb ajo i b\u00ebn vetes. Ky himn do t\u00eb d\u00ebgjohet edhe n\u00ebse ajo do t\u00eb jetoj\u00eb e lir\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e miliardave t\u00eb p\u00ebrfolura, por edhe edhe n\u00ebse mund t\u00eb shkoj\u00eb ca koh\u00eb n\u00eb qelit\u00eb e err\u00ebta t\u00eb burgut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mua, si qytetar, m\u00eb vjen ndot t\u2019a lexoj k\u00ebt\u00eb n\u00eb media publike apo edhe private, apo ta d\u00ebgjoj n\u00eb mjediset shoq\u00ebrore, administrative dhe ato familjare. \u00cbsht\u00eb e drejta e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shprehja e zonj\u00ebs Monika, se nuk e rruan as p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe nga askush n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor, n\u00eb brendin\u00eb e saj, ka disa t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb duhet t\u2019i njohim. Ajo e tha publikisht k\u00ebt\u00eb shprehje ordinere dhe, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, duhet vler\u00ebsuar p\u00ebr kurajon dhe guximin q\u00eb shprehu nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb posht\u00ebruese, t\u00eb&nbsp;&nbsp;turpshme dhe ofenduese p\u00ebr publikun shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqet\u00ebsimi im qytetar shkon p\u00ebrtej zonj\u00ebs Monika. A \u00ebsht\u00eb kjo shprehje e saj nj\u00eb kujtes\u00eb se si \u00ebsht\u00eb qeverisur ky vend n\u00eb k\u00ebto 34 vjet, ku korrupsioni dhe vjedhja shtet\u00ebrore kan\u00eb njohur rekorde t\u00eb p\u00ebrmasave bot\u00ebror?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb drejt\u00ebn e turpshme n\u00eb p\u00ebrdorimin e nj\u00eb fjalori t\u00eb till\u00eb rruga\u00e7\u00ebror e kan\u00eb vet\u00ebm parlamentar\u00ebt, kryetar\u00ebt e partive, njer\u00ebzit e zgjedhur nga populli, pra udh\u00ebheq\u00ebsit e v\u00ebndit, sepse i mbron imuniteti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fenomeni i moskok\u00e7arjes se \u00e7far\u00eb i ndodh Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje shqiptare. Qeverit\u00eb dhe politikan\u00ebt nuk e kan\u00eb \u201crruajtur\u201d p\u00ebr popullin. Populli, nga ana e tij, nuk e ka \u201crruajtur\u201d as p\u00ebr vete, as p\u00ebr qeverit\u00eb. Pushteti nuk e ka \u201crruajtur\u201d p\u00ebr opozit\u00ebn, por edhe opozita nuk e ka \u201crruajtur\u201d p\u00ebr pozit\u00ebn. Administrata shtet\u00ebrore nuk e \u201crruan\u201d p\u00ebr ligjin dhe popullin ndaj ka ushqyer korrupsionin n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb ngrehin\u00ebs shtet\u00ebrore, sikur prona dhe sh\u00ebrbimet publike t\u00eb ishin vetiake.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpara krijimit t\u00eb SPAK, drejt\u00ebsia shqiptare, duke q\u00ebn\u00eb nj\u00eb organ i lidhur me politik\u00ebn dhe krimin, nuk e \u201crruante\u201d t\u00eb jepte drejt\u00ebsi. Ajo thjesht konkuronte p\u00ebr fitime, ep\u00ebrsi dhe dominime, si pjes\u00eb e sistemit mafioz. Organet e siguris\u00eb nuk e \u201crruanin\u201d p\u00ebr mbrojtjen e qytetarit e t\u00eb rendit, por b\u00ebnin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: i sh\u00ebrbenin korrupsionit dhe krimit, duke u kthyer n\u00eb rrezik e k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr institucionet dhe qytetarin. Si\u00e7 po tregojn\u00eb zbulimet e fundit, mjaft punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb, me kode t\u00eb hapura e t\u00eb maskuara, ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mafies, ku i siguronin mbrojtje e hap\u00ebsira veprimi. N\u00eb mjaft raste, ata tjet\u00ebrsonin me dashje provat e krimit n\u00eb favor t\u00eb kriminelit dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb viktim\u00ebs, dekonspironin operacionet e policis\u00eb, duke ndihmuar mafien, etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lidhja e politik\u00ebs me krimin dhe mafien ka q\u00ebn\u00eb shtylla m\u00eb e fort\u00eb kund\u00ebr demokracis\u00eb dhe shtetit ligjor. Fazlli\u00e7i, shtetas i huaj, merrte pjes\u00eb n\u00eb forumet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes shqiptare! Po ky person ishte bler\u00ebsi i nj\u00eb rajoni t\u00eb madh n\u00eb Durr\u00ebs, me shpikjen \u201cShqip\u00ebria nj\u00eb euro\u201d. E bleu pron\u00ebn paradite dhe ia shiti shtetit pasdite me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb qindfishuar. Paralel me k\u00ebt\u00eb, qeveria shqiptare thyente embargon nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj S\u00ebrbis\u00eb, duke sabotuar k\u00ebshtu p\u00ebrpjekjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe komb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. Pra, tanket s\u00ebrbe furrnizoheshin me naft\u00ebn shqiptare p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb popullin shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebrk\u00ebtej kufirit popullit shqiptar i p\u00ebrgatitej gjakaderdhja e \u201997-\u00ebs me firmat fantaz\u00ebm piramidale. Ishte pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb vendi u b\u00eb streh\u00eb e terrorist\u00ebve islamik\u00eb e xhihadist\u00eb t\u00eb Bin Ladenit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa e \u201crruar\u201d fare, n\u00eb 21 janar 2011, mjek\u00ebt tjet\u00ebrsuan provat e krimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt makab\u00ebr shp\u00ebrblehen nga politika. U fshin\u00eb serverat q\u00eb kishin regjistruar at\u00eb masak\u00ebr \u201cdemokratike\u201d dhe autori i krimit ngrihet n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi duke i\u2019u hapur edhe rruga e politik\u00ebs! Vidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike zgjedhjet dhe kryehajduti em\u00ebrohet n\u00eb poste ministrore. Biznesi privat n\u00eb G\u00ebrdec, me hyq\u00ebm qeverie, vret nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe drejtuesit e institucionit t\u00eb mbrojtjes e fshehin ende p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb duke ia faturuar at\u00eb bomb\u00eb atomike zbulimeve t\u00eb huaja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Thuhet se teknologjia e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb e avancuar se ajo e Forcave t\u00eb Ruajtjes s\u00eb rendit, por kapelja e nj\u00eb polici sipas politikave t\u00eb tenderimeve alla shqiptar\u00e7e koston 80 apo 100 euro! Miratohen ligje n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrfitimeve korruptive t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00ebm, me nj\u00eb koh\u00ebzgjatje ndoshta edhe 10 dit\u00eb, pastaj akti ligjor \u00e7fuqizohet. \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti mekaniz\u00ebm korruptiv q\u00eb i \u00e7on pothuajse t\u00eb gjith\u00eb kryetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, ku kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi vila dhe makina klasi. \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti mekaniz\u00ebm korruptiv q\u00eb me letrat e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar mbjellja e mijra hektar\u00ebve me pem\u00eb arrore, por n\u00eb terren nuk gjendet asnj\u00eb pem\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Parimi \u201cMos e rruaj p\u00ebr asgj\u00eb\u201d duket se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shprehje e zonj\u00ebs Monika, por nj\u00eb vij\u00eb sjelljeje e t\u00eb gjitha institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht q\u00eb ky parim duhej shtrir\u00eb edhe te administratori, te inspektori e deri te militant\u00ebt e verb\u00ebr, nj\u00eb mafje m\u00eb e vog\u00ebl, ajo e th\u00ebrrimeve dhe l\u00ebmoshave, t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb kryejn\u00eb \u00e7do krim, mjafton t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb partis\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn \u201cdemokratike\u201d t\u00eb qeverisjes, k\u00ebtyre u lejohej t\u00eb mos paguanin faturat e dritave, t\u00eb ujit, t\u00eb grabisnin pronat publike dhe t\u00eb nd\u00ebrtonin pa leje, t\u00eb em\u00ebroheshin n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore si ushtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb. Sepse meritokracin\u00eb ata nuk e dinin fare si fjal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7udit\u00ebrisht, por jo dhe aq shum\u00eb, sot n\u00eb Shqip\u00ebri, flamurin e luft\u00ebs ndaj korrupsionit e kan\u00eb rr\u00ebmbyer pik\u00ebrisht t\u00eb korruptuarit, vras\u00ebsit dhe rr\u00ebnuesit e shtetit e t\u00eb demokracis\u00eb. E vet\u00ebquajtura opozit\u00eb e vendit, edhe pse i ka duart me gjak nga krimet monstruoze t\u00eb kryera n\u00eb qeverisjen e saj, pa e rruar fare, k\u00ebrkon p\u00ebrs\u00ebri pushtetin me mjete dhune. Ndoshta kjo opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb rrallat n\u00eb bot\u00eb, e cila edhe kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, edhe n\u00eb opozit\u00eb, nuk jeton dot pa dhun\u00eb. Pushtetin e humbur me vota k\u00ebrkon ta rimarr\u00eb me dhun\u00ebn e rrug\u00ebs, me grusht shteti dhe me pu\u00e7e institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Populli, zgjedh\u00ebsi, \u201cpa e rruar fare\u201d q\u00eb kjo opozit\u00eb e sotme p\u00ebrgjaku t\u00ebr\u00eb vendin n\u00eb vitin 1997, q\u00eb ishte a-ja dhe zh-ja e shkakut t\u00eb masakr\u00ebs, pa u thar\u00eb mir\u00eb gjaku i viktimave, e ngriti p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pushtet me vota, edhe pse e rr\u00ebzoi me kryengritje t\u00eb ligj\u00ebshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb opozit\u00eb e mbytur nga krimet dhe korrupsioni, i b\u00ebn opozit\u00eb nj\u00eb qeverie me doza t\u00eb forta korrupsioni! Ve\u00e7 n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb produkte demokratike t\u00eb ndeshen dy forca t\u00eb kriminalizuara e t\u00eb korruptuara. Produkti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se kompromis mbi baza kriminale, marr\u00ebveshje kulisash dhe pazare vras\u00ebse p\u00ebr vendin dhe demokracin\u00eb. Por mafia politike q\u00eb nxjerr k\u00ebt\u00eb produkt \u201cnuk e rruan fare\u201d as kur e vjedhin e grabisin popullin, as kur i dhunojn\u00eb lirin\u00eb, as kur e p\u00ebrzen\u00eb nga Shqip\u00ebria, as kur e vrasin barbarisht. P\u00ebrkundrazi, k\u00ebto kompromise vras\u00ebse ata i quajn\u00eb si arritje madh\u00ebshtore demokratike!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qytetarit shqiptar nuk i ka mbetur ve\u00e7se \u00e7lirimin nga kjo gjendje korruptive t\u2019a k\u00ebrkoj\u00eb nga Zoti n\u00eb qiell dhe SPAK-u n\u00eb tok\u00eb. Mir\u00eb Zoti se \u00ebsht\u00eb hyjnor, por ky SPAK-u \u00ebsht\u00eb real, njer\u00ebzor prej mishi dhe gjaku, pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb. N\u00eb mosh\u00eb SPAK-u nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl, thuajse 10 vje\u00e7ar. Deri tani vet\u00ebm nj\u00eb peshkaqen i izoluar, i pad\u00ebnuar, i paburgosur, thjesht\u00eb i mbyllur n\u00eb kafaz nga ku vajton dhe b\u00ebn politik\u00eb agresive kund\u00ebr vet\u00eb SPAK-ut. N\u00ebse do t\u00eb duhen dhjet\u00eb vjet p\u00ebr t\u00eb izoluar nj\u00eb ish-kryeminist\u00ebr peshkaqen, sa koh\u00eb do t\u00eb duhet p\u00ebr t\u00eb izoluar kryeministrat, ministrat apo n\u00ebnministrat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb korruptuar?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me k\u00ebto rit\u00ebm q\u00eb punon SPAK-u, nuk mjafton shekulli q\u00eb ka nisur. N\u00ebse mafja politike dhe ekonomike n\u00eb vend deklaron se nuk e rruan p\u00ebr SPAK-un, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb q\u00eb edhe SPAK-u nuk duhet ta rruaj\u00eb p\u00ebr ata, por t\u00eb nxitoj\u00eb. Peshkaqen\u00ebt din\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb edhe nga koha e humbur e SPAK-ut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj edhe shprehja e zonj\u00ebs Monika se ajo nuk e rruan p\u00ebr ask\u00ebnd, mbetet ende himn i nj\u00eb shteti t\u00eb korruptuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shprehja e zonj\u00ebs Monika Kryemadhit, se ajo nuk e rruan p\u00ebr ask\u00ebnd do t\u00eb mbetet proverbale, ndoshta autobiografia e saj, aktakuza q\u00eb ajo i b\u00ebn vetes. Ky himn do t\u00eb d\u00ebgjohet edhe n\u00ebse ajo do t\u00eb jetoj\u00eb e lir\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e miliardave t\u00eb p\u00ebrfolura, por edhe edhe n\u00ebse mund t\u00eb shkoj\u00eb ca koh\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872,765],"class_list":["post-30916","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj","tag-intervista-online"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30916"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30916\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}