{"id":30888,"date":"2024-04-25T22:56:50","date_gmt":"2024-04-25T20:56:50","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=30888"},"modified":"2024-04-25T22:57:42","modified_gmt":"2024-04-25T20:57:42","slug":"leter-zonjes-audrey-azoulay-drejtore-e-pergjithshme-e-unesco-nga-zeno-jahaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2024\/04\/leter-zonjes-audrey-azoulay-drejtore-e-pergjithshme-e-unesco-nga-zeno-jahaj\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr zonj\u00ebs Audrey Azoulay, Drejtore e P\u00ebrgjithshme e UNESCO! Nga Zeno Jahaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Letra n\u00eb vijim, do t\u2019i drejtohet zonj\u00ebs Audrey Azoulay, Drejtore e P\u00ebrgjithshme e UNESCO<\/strong>-s<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pse? Sepse, prej dy vjet\u00ebsh, asnj\u00eb institucion shtet\u00ebror p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur shqet\u00ebsimit mbar\u00ebpopullor, si dhe t\u00eb intelektual\u00ebve m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb trevave t\u00eb tjera shqiptare, p\u00ebr disa interpretime antishqiptare, antihistorike dhe antishkencore, t\u00eb afishuara n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb UNESCO-s (linku albanian-folk-iso-polyphony-00155 dhe linku&nbsp;&nbsp;archives\/multimedia\/document-610).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrmbajtja e letr\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u201cE nderuar Drejtore e P\u00ebrgjith\u00ebshme e UNESCO-s!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke \u00e7muar lart misionin tuaj dhe t\u00eb UNESCO-s, Agjensi e OKB-s\u00eb, t\u00eb mandatuar p\u00ebr identifikimin dhe promovimin e vlerave kulturore t\u00eb popujve, si dhe t\u00eb v\u00ebrtetave shkencore e historike q\u00eb lidhen ekskluzivisht vet\u00ebm me k\u00ebto vlera, pranoni p\u00ebr konsiderim, ju lutem, nj\u00eb shqet\u00ebsim mbar\u00ebpopullor, si dhe t\u00eb elit\u00ebs intelektuale shqiptare, lidhur me disa interpretime antishkencore dhe antihistorike, t\u00eb afishuara n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb UNESCO-s (linku albanian-folk-iso-polyphony-00155 dhe linku&nbsp;&nbsp;archives\/multimedia\/document-610).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deklarimi yn\u00eb si m\u00eb sip\u00ebr, mb\u00ebshtetet n\u00eb k\u00ebto gjetje:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">1. N\u00eb vitin 2005, UNESCO ka regjistruar t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cIso-Polifoni Shqiptare\u201d n\u00eb List\u00ebn P\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jol\u00ebndore t\u00eb Njer\u00ebzimit. Lutemi verifikoni se kredencialet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim nuk i kan\u00eb paraqitur institucionet shtet\u00ebrore shqiptare p\u00ebrgjegj\u00ebse, por \u201cRADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR\u201d &#8211; nj\u00eb media e sh\u00ebrbimit publik dhe \u201cK\u00cbSHILLI MUZIKOR SHQIPTAR\u201d &#8211; nj\u00eb fantazm\u00eb e pa\u00e7ertifikuar zyrtarisht. UNESCO \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mir\u00ebnjohje q\u00eb e ka vler\u00ebsuar edhe polifonin\u00eb shqiptare p\u00ebr ta regjistruar n\u00eb List\u00ebn P\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jol\u00ebndore t\u00eb Njer\u00ebzimit, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebrse nuk iu \u00ebsht\u00eb referuar institucioneve shtet\u00ebrore shqiptare p\u00ebr argumente.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2. N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb UNESO-s, vet\u00ebm polifonia shqiptare \u00ebsht\u00eb regjistruar me emrin \u201cIso-Polifoni\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbi 20 shtete t\u00eb tjer\u00eb i kan\u00eb regjistruar polifonit\u00eb e tyre komb\u00ebtare vet\u00ebm me emrin \u201cPolifoni\u201d, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se \u201ciso\u201d \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb integrale e polifonis\u00eb. UNESCO ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb hulumtoj\u00eb se \u00e7far\u00eb fshihet pas \u00e7l\u00ebnd\u00ebzimit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb polifonis\u00eb shqiptare, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb verifikoj\u00eb se polifonia shqiptare, ashtu si t\u00eb gjitha polifonit\u00eb e ngjashme t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb, nuk ka absolutisht asnj\u00eb arsye t\u00eb \u00e7l\u00ebnd\u00ebzohet duke e ndar\u00eb m\u00eb vete \u201cison\u201d nga polifonia.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3. N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb UNESCO-s, e ashtuquajtura \u201cIso-Polifoni Shqiptare\u201d \u00ebsht\u00eb interpretuar sikur \u201crrjedh nga muzika kishtare bizantine\u201d! UNESCO ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb hulumtoj\u00eb se \u00e7far\u00eb fshihet pas k\u00ebtij interpretimi antishkencor e antihistorik, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb verifikoj\u00eb faktin verbues se asnj\u00eb nga polifonit\u00eb e ngjashme t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb nuk e pranon origjin\u00ebn nga atribute fetare. UNESCO mund t\u00eb verifikonte se edhe polifonia e ruajtur n\u00eb zon\u00ebn e Epirit n\u00eb Greqin\u00eb veri-per\u00ebndimore, edhe polifonia e ruajtur n\u00eb rajonin Shoplouk n\u00eb Bullgarin\u00eb per\u00ebndimore, t\u00eb dyja t\u00eb regjistruara n\u00eb List\u00ebn P\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore Jol\u00ebndore t\u00eb Njer\u00ebzimit, t\u00eb dyja shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr qendr\u00ebs s\u00eb Bizantit, me autoritet shkencor, me integritet dhe dinjitet komb\u00ebtar, e kan\u00eb \u00e7ertifikuar origjin\u00ebn te tradita historike e popullat\u00ebs bart\u00ebse, jo te muzika kishtare bizantine. \u00cbsht\u00eb absurde q\u00eb populli shqiptar, i cili shtrihet n\u00eb skaje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb ish Perandoris\u00eb s\u00eb Bizantit, t\u2019ia atribuonte kish\u00ebs bizantine k\u00ebng\u00ebt e tij t\u00eb djepit, t\u00eb dasm\u00ebs, t\u00eb stin\u00ebs, t\u00eb eposit dhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb korpusit t\u00eb vet shpirt\u00ebror. Paraqitja n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb UNESCO-s sikur polifonia rrjedh nga muzik\u00eb kishtare, \u00ebsht\u00eb devijim t\u00ebr\u00ebsisht antihistorik jo vet\u00ebm ndaj popullit shqiptar, por ndaj \u00e7do populli, teksa shkenc\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se \u201cPolifonia ka qen\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e sistemit mbrojt\u00ebs t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb par\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">4. \u201cRADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR\u201d dhe \u201cK\u00cbSHILLI MUZIKOR SHQIPTAR\u201d ju kan\u00eb interpretuar (dhe UNESCO e ruan n\u00eb faqen e saj zyrtare!) se e ashtuquajtura \u201cIso-Polifoni Shqiptare\u201d e ka prejardhjen nga mitologjia joshqiptare e Sirenave! UNESCO ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb hulumtoj\u00eb se \u00e7far\u00eb miz\u00ebrie mitologjish ziejn\u00eb n\u00eb Ballkan, por UNESCO \u00ebsht\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb mos pranuar konkluzione antihistorike dhe antishkencore sikur mitologjit\u00eb krijojn\u00eb popuj! P\u00ebrkundrazi. Jan\u00eb popujt q\u00eb krijojn\u00eb mitologji.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>5. \u201cRADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR\u201d dhe \u201cK\u00cbSHILLI MUZIKOR SHQIPTAR\u201d<\/strong>&nbsp;ju kan\u00eb interpretuar se \u201cEtnomuzikologjia, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb verejtur q\u00eb nga ekzistenca e Sirenave n\u00eb mitologjin\u00eb e st\u00ebrgjysh\u00ebrve tan\u00eb&#8230;\u201d! Me respekt, ju kujtojm\u00eb se UNESCO \u00ebsht\u00eb e mandatuar nga OKB t\u00eb \u00e7moj\u00eb vet\u00ebm vlerat e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb njer\u00ebzimit, jo t\u00eb pranoj\u00eb interpretime me prapavija nacionaliste. Dhe ky interpretim vijon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb UNESCO-s!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">6. \u201cRADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR\u201d dhe \u201cK\u00cbSHILLI MUZIKOR SHQIPTAR\u201d ju kan\u00eb paraqitur (dhe UNESCO e ruan n\u00eb faqen e saj zyrtare!) sikur e ashtuquajtura \u201cIso-Polifoni Shqiptare\u201d \u00ebsht\u00eb e lidhur me kompozitorin gjerman Bach dhe at\u00eb hungarez Ligeti. Sigurisht q\u00eb k\u00ebta ishin autor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebr kombet e tyre, por nuk kishin absolutisht asnj\u00eb lidhje me Polifonin\u00eb Shqiptare! Juria e UNESCO-s nuk kishte p\u00ebrse t\u00eb pranonte q\u00eb vlerat e polifonis\u00eb shqiptare t\u00eb k\u00ebrkohen te Koralet Luterane gjermane t\u00eb Bach-ut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">7. \u201cRADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR\u201d dhe \u201cK\u00cbSHILLI MUZIKOR SHQIPTAR\u201d ju kan\u00eb parashtruar (dhe UNESCO e ruan n\u00eb faqen e saj zyrtare!) se e ashtuquajtura \u201cIso-Polifoni Shqiptare\u201d zhvillohet vet\u00ebm n\u00eb zonat shqiptare p\u00ebrreth qyteteve P\u00ebrmet, Kor\u00e7\u00eb, Leskovik, Vlor\u00eb dhe Delvin\u00eb. UNESCO \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe duhet t\u00eb njoh\u00eb institucionalisht se polifonia shqiptare shtrihet n\u00eb nj\u00eb hart\u00eb tre-kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga harta q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb paraqitur nga dy organizma t\u00eb paautorizuar, ngase polifonia shqiptare k\u00ebndohet po ashtu edhe n\u00eb Pogradec, Gramsh, Berat, Skrapar, Fier, Strug\u00eb, Oh\u00ebr, Dib\u00ebr, Kosov\u00eb, (Opej\u00eb, Ka\u00e7anik), n\u00eb fshatrat e Pologut prej rrethinave t\u00eb Tetov\u00ebs, Gostivarit e n\u00eb rrethinat e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, n\u00eb Shkup n\u00eb zon\u00ebn e Dervenit, etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">8. N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb UNESCO-s, si dhe n\u00eb parashtres\u00ebn q\u00eb ju ka sjell\u00eb \u201cRADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR\u201d dhe \u201cK\u00cbSHILLI MUZIKOR SHQIPTAR\u201d, p\u00ebrkund\u00ebr misionit p\u00ebr t\u00eb paraqitur vet\u00ebm hart\u00eb etnomuzikologjike, paraqiten ndarje krahinore fizike me terma q\u00eb nuk i njeh zyrtarisht historiografia shqiptare dhe as shteti shqiptar. Lutemi t\u2019ju kujtojm\u00eb se ka nj\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb pranuar bot\u00ebrisht p\u00ebr definicionin e etnomuzikologjis\u00eb: \u201cEtnomuzikologjia mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb investigim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i muzik\u00ebs n\u00eb kontekstet e saj kulturore\u201d. Pra, jo n\u00eb kontekste p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera jasht\u00eb kontekstit kulturor!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">9. \u201cRADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR\u201d dhe \u201cK\u00cbSHILLI MUZIKOR SHQIPTAR\u201d, n\u00eb Formular-Dokumentarin q\u00eb ju kan\u00eb paraqitur, kan\u00eb vizatuar nj\u00eb hart\u00eb politike t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit t\u00eb ngjashme me koh\u00ebn otomane t\u00eb luftrave ballkanike! UNESCO, Agjensi e OKB-s\u00eb, ka p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsin\u00eb t\u00eb mos lejoj\u00eb q\u00eb, n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb t\u00eb operohet me harta t\u00eb fillimshekullit t\u00eb 20-t\u00eb. Dhe kjo hart\u00eb vijon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb UNESCO-s!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">10. UNESCO, me t\u00eb drejt\u00eb ka alokuar fonde p\u00ebr mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cIso-Polifoni Shqiptare\u201d. Por ka dyshime t\u00eb forta n\u00ebse k\u00ebto fonde jan\u00eb adresuar p\u00ebr q\u00ebllimin e m\u00ebsip\u00ebrm, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyrimin e UNESCO-s p\u00ebr t\u2019i verifikuar.&nbsp;&nbsp; &nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>E nderuar Drejtore e P\u00ebrgjithshme e UNESCO-s!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju dhe stafi juaj i sot\u00ebm nuk jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs se p\u00ebrse n\u00eb vitin 2005, pra rreth 20 vjet m\u00eb par\u00eb, paraardh\u00ebsit tuaj kan\u00eb pranuar t\u00eb p\u00ebrziejn\u00eb vlera trash\u00ebgime kulturore me interpretime t\u00eb pav\u00ebrteta shkencore e historike. Por ju jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs se p\u00ebrse k\u00ebto p\u00ebrzjerje vijojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb faqet zyrtare t\u00eb UNESCO-s, Agjensi e OKB-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne kemi besim t\u00eb plot\u00eb te integriteti juaj dhe i organizmit t\u00eb cilin ju jeni zgjedhur ta drejtoni, si dhe te angazhimi juaj institucional p\u00ebr t\u2019i konsideruar shqet\u00ebsimet si m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb pastruar antivlerat dhe t\u00eb pav\u00ebrtetat historike dhe shkencore nga faqja zyrtare e UNESCO-s.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lutemi gjeni bashk\u00eblidhur p\u00ebrb\u00ebrjen dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e shoqatave dhe grupeve nga zonat, krahinat, qytetet dhe fshatrat e t\u00eb gjitha trevave shqiptare ku ruhet e zhvillohet tradita e muzik\u00ebs shum\u00ebz\u00ebr\u00ebshe popullore shqiptare, e shprehur n\u00eb nj\u00eb memo t\u00eb intelektual\u00ebve m\u00eb n\u00eb z\u00eb shqiptar\u00eb drejtuar institucioneve shtet\u00ebrore shqiptare. Ju faleminderit.\u201d&nbsp;&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Letra n\u00eb vijim, do t\u2019i drejtohet zonj\u00ebs Audrey Azoulay, Drejtore e P\u00ebrgjithshme e UNESCO-s Pse? Sepse, prej dy vjet\u00ebsh, asnj\u00eb institucion shtet\u00ebror p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur shqet\u00ebsimit mbar\u00ebpopullor, si dhe t\u00eb intelektual\u00ebve m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb trevave t\u00eb tjera shqiptare, p\u00ebr disa interpretime antishqiptare, antihistorike dhe antishkencore, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":30889,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[3867],"class_list":["post-30888","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-zeno-jahaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30888"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30888\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30889"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}