{"id":30641,"date":"2024-01-22T19:30:50","date_gmt":"2024-01-22T18:30:50","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=30641"},"modified":"2024-01-22T19:30:53","modified_gmt":"2024-01-22T18:30:53","slug":"poshte-berisha-rrofte-berishizmi-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2024\/01\/poshte-berisha-rrofte-berishizmi-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Posht\u00eb Berisha, rroft\u00eb berishizmi! Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n
<\/p>\n\n\n\n
\u00c7do teori, rrym\u00eb politike apo doktrin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb \u201ciz\u00ebm\u201d, p\u00ebr ta kuptuar duhet njohur e studjuar kushtet historike, koha kur dhe pse ka lindur, baza sociale dhe ekonomike si dhe strategjia politike e ideologjia q\u00eb e udh\u00ebheq at\u00eb.
Po berishizmi, a mund t\u00eb trajtohet si \u201ciz\u00ebm\u201d?
Edhe berishizmi p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb \u201ciz\u00ebm\u201d, por kurrsesi nj\u00eb doktrin\u00eb teorike e filozofike, nj\u00eb shkoll\u00eb progresiste qeverisjeje, nj\u00eb alternativ\u00eb zhvillimi demokratik, a nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi baza shkencore. Berishizmi thjesht\u00eb ka q\u00ebn\u00eb dhe mbetet nj\u00eb rrumpall\u00eb, n\u00ebna e kaosit dhe dumbabizmit t\u00eb Haxhi Qamilit, shkolla e krimit dhe e korrupsionit, nj\u00eb pleksje e bajraktarizmit me ekstremizmin fondamental.
Berisha, p\u00ebr 32 vjet n\u00eb pushtet dhe n\u00eb opozit\u00eb ka prodhuar vet\u00ebm berishiz\u00ebm. Madje edhe sot, n\u00eb kafazin e drejt\u00ebsis\u00eb, ai vazhdon t\u00eb emetoj\u00eb anarki dhe rebelim shoq\u00ebror e ligjor, si vetia kryesore e berishizmit.
Berishizmi, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe mbajtur pushtetin, si arm\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebrdor dhun\u00ebn dhe krimin ndaj popullit dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qeverisur vendin p\u00ebrdor bajraktarizmin dhe kanunin. Sipas berishizmit, demokracia kuptohet dhe zbatohet si luft\u00eb p\u00ebr asgj\u00ebsimin deri fizik t\u00eb opozit\u00ebs dhe t\u00eb mendimit ndryshe. Nd\u00ebrsa koncepti ekonomik i berishizmit bazohet n\u00eb dhunimin dhe tjet\u00ebrsimin e pasuris\u00eb komb\u00ebtare sipas atavizmit kanunor t\u00eb \u201ctok\u00ebs s\u00eb xanun\u201d.
Berishizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri amorfe, kaotike dhe e rrezikshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe shtetin shqiptar. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrezikshm\u00ebri, berishizmi shfaqej si dje kur Berisha ishte n\u00eb pushtet, edhe sot kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Edhe kur ishte i plot\u00ebfuqish\u00ebm e n\u00eb delir sikur ai ishte vet\u00eb shteti dhe demokracia, edhe sot n\u00eb gjendje gjys\u00ebm i gjall\u00eb e gjys\u00ebm i vdekur, thuajse i fosilizuar politikisht. Ai \u00ebsht\u00eb shfaqur agresiv edhe kur zot\u00ebronte t\u00eb gjith\u00eb PD-n\u00eb, apo \u00e7erekun e saj, por edhe sot, i akuzuar p\u00ebr hajdut dhe kur i kan\u00eb mbetur vet\u00ebm kamikazet e partis\u00eb, paramilitar\u00ebt e verb\u00ebr, e besnik\u00ebt e familjes s\u00eb tij.
Ai vijon t\u00eb prodhoj\u00eb berishiz\u00ebm.
Po kush e konsumon dhe kujt i intereson berishizmi? Me vdekjen politike t\u00eb Berish\u00ebs duhet t\u00eb kishte vdekur edhe berishizmi, por nuk ndodhi k\u00ebshtu. Ata q\u00eb e mbajn\u00eb gjall\u00eb berishizmin jan\u00eb jo vet\u00ebm PD-ja, me t\u00eb gjitha fraksionet e saj, por edhe pushteti, strukturat e drejt\u00ebsis\u00eb, segmentet e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion dhe krime, administrata e paaft\u00eb dhe e ngarkuar nga pesha e padrejt\u00ebsisve dhe rryshfeteve, etj.
Parcela eksperimentale e berishizmit vijon t\u00eb jet\u00eb PD-ja, me t\u00eb gjitha zgjatimet e saj. Nuk ka ndryshim n\u00eb opozitarizmin politik, edhe pasi Berisha \u00ebsht\u00eb shpallur i pad\u00ebshiruesh\u00ebm nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, apo \u201cNon Grata\u201d p\u00ebr t\u00eb folur me termin q\u00eb i ka ardhur si pasaport\u00eb, edhe sot q\u00eb drejt\u00ebsia e ka mbyllur n\u00eb kafaz. Nga bota demokratike Berisha \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cNon Grata\u201d, por PD-ja dhe cop\u00ebzat e v\u00ebshtir\u00eb se shk\u00ebputen dot nga bajraktari i tyre. Edhe n\u00ebse aludojn\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb kritik\u00eb ndaj Berish\u00ebs, ajo \u00ebsht\u00eb artificiale dhe hipokrite. Ata nuk guxojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrmendin asnj\u00eb nga krimet q\u00eb ai ka kryer, por vet\u00ebm thjesht\u00eb se amerikan\u00ebt e kan\u00eb shpallur at\u00eb \u201cNon Grata\u201d. Pse ndodh kjo? Sepse, n\u00eb krimet p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet Berisha, drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb aktor\u00eb faktor\u00eb. Ndaj ata fshihen pas \u201cNon Grat\u00ebs\u201d s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr ta patur mir\u00eb edhe m\u00eb Berish\u00ebn, por edhe me ata q\u00eb e kan\u00eb shpallur at\u00eb \u201cNon Grata\u201d. K\u00ebta b\u00ebjn\u00eb sikur jan\u00eb ndar\u00eb me Berish\u00ebn, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb berishist\u00ebt m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr dhe t\u00eb pandreqsh\u00ebm. \u201cOpozitarizmi\u201d i tyre, pa Berish\u00ebn po d\u00ebshmohet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb agresiv dhe m\u00eb destruktiv n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar. Djegia e mandateve t\u00eb deputetit dhe braktisja e parlamentit me urdh\u00ebrin e Bash\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast unikal i anti-parlamentarizmit n\u00eb bot\u00eb. Nd\u00ebrsa sot, shnd\u00ebrrimi i parlamentit n\u00eb nj\u00eb arene rruga\u00e7\u00ebrie, dhune dhe terrori nga e ashtuquajtura opozit\u00eb, tregon se ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb degradim p\u00ebrfundimtar.
Ve\u00e7 luft\u00ebs e intrigave,berishizmi nuk e njeh paqen dhe dialogun mes forcave politike. Vet\u00ebm pse nj\u00eb deputete e PD-s\u00eb, n\u00eb fest\u00ebn e Vitit t\u00eb Ri, b\u00ebri nj\u00eb foto me bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebsen e saj t\u00eb f\u00ebmijris\u00eb, sot deputete e PS-s\u00eb, partia e saj sa nuk e \u00e7oi n\u00eb trek\u00ebmb\u00ebsh, pasi, sipas tyre, ajo kishte zbutur luft\u00ebn me kund\u00ebrshtarin politik!
Berisha e ka marr\u00eb rrug\u00ebn e qabes\u00eb, por berishizmi mbetet ushqimi i vet\u00ebm shpirt\u00ebror dhe politik i k\u00ebsaj opozite. Elit\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb i ka mbaruar morali, nderi, kredibiliteti, vizioni dhe besueshm\u00ebria n\u00eb elektorat, prandaj zbaton berishizmin si mjet p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Edhe pa Berish\u00ebn, por me berishizmin, PD-ja, dhe parti\u00e7kat e saj do t\u00eb enden si \u00e7ifuti n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, duke mbetur gjithmon\u00eb larg pushtetit. Pa reforma t\u00eb thella deri n\u00eb shkrirje dhe ringritje nga e para me kritere, parime dhe programe t\u00eb reja, PD-ja do t\u00eb mbetet nj\u00eb forc\u00eb politike e d\u00ebshtuar. Po k\u00ebshtu, pa d\u00ebnuar krimet n\u00ebn berishizmin, \u201997, 21 Janarin 2011, e plot t\u00eb tjera, ajo do t\u00eb mbetet e bashk\u00ebkriminalizuar dhe k\u00ebshtu, potencialisht e nd\u00ebshkuar p\u00ebrjet\u00eb.
Po pozita dhe qeverisja e saj, \u00e7\u2019raporte kan\u00eb me Berish\u00ebn dhe berishizmin? E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ndaj Berish\u00ebs ata kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb luft\u00eb korrekte politike edhe pse ai ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb subjekt i v\u00ebshtir\u00eb, i djall\u00ebzuar dhe me ngarkesa t\u00eb forta skizofrenie. Por, pozita nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb edhe ndaj berishizmit. Ata Berish\u00ebn e luftojn\u00eb politikisht, por berishizmin si shkoll\u00eb e korrupsionit, e qeverisjes autokratike, e anti-demokratike, jo vet\u00ebm se nuk e kan\u00eb luftuar si duhet, por p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb e tyre dhe t\u00eb vendit, kan\u00eb aplikuar metoda t\u00eb berishizmit.
Oligarkia e krijuar sipas Kanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit, e t\u00eb\u201dTok\u00ebs s\u00eb Zanun\u201d, apo oligarkia e krijuar nga PPP-t\u00eb, t\u00eb dyja jan\u00eb anti-ligjore, anti-shoq\u00ebrore dhe rr\u00ebnuese p\u00ebr popullin dhe shtresat n\u00eb nevoj\u00eb. Oligarkit\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fitimeve, prishin ekuilibrat ekonomik\u00eb e shoq\u00ebror\u00eb, ushqejn\u00eb korrupsionin, nxisin kriza dhe varf\u00ebri, d\u00ebmtojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe polarizojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb pasurit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pasur dhe t\u00eb varf\u00ebrit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Edhe dje, kur oligarkia blu q\u00eb e shpuri ekonomin\u00eb e v\u00ebndit n\u00eb katastrof\u00eb, por edhe sot kur ajo roz\u00eb q\u00eb deklaron se n\u00eb qeverisjen e saj \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar buxheti i shtetit dhe se \u00ebsht\u00eb dhjet\u00ebfishuar turizmi shqiptar, n\u00eb t\u00eb dy rastet, polarizimi i shoq\u00ebris\u00eb vijon t\u00eb mbetet i skajsh\u00ebm. Nj\u00ebqind\u00ebfishohen rrogat e oligark\u00ebve t\u00eb parlamentit, t\u00eb qeveris\u00eb dhe gjith\u00eb burokracis\u00eb s\u00eb vendit, por pensionet, rrogat e puntor\u00ebve dhe ndimat sociale mbeten n\u00eb nivelin e mjeruesh\u00ebm t\u00eb varf\u00ebris\u00eb, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb dram\u00eb dhe plag\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.
Lufta politike e pozit\u00ebs ndaj Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pasukses\u00ebshme n\u00ebse nuk pastron veten nga s\u00ebmundja e berishizmit. Edhe t\u00eb korruptuarit, edhe hajdut\u00ebt e dal\u00eb nga kjo qeverisje, dit\u00ebn b\u00ebrtasin \u201cPosht\u00eb Berisha\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb tunelet e err\u00ebta t\u00eb korrupsionit ul\u00ebrasin \u201cRroft\u00eb berishizmi\u201d. A nuk b\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu edhe Ahmetaj nga arratia, edhe kandidat\u00ebt e tjer\u00eb socialist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt presin radh\u00ebn p\u00ebr n\u00eb SPAK?
Mbyllja e Berish\u00ebs n\u00eb kafaz nuk do t\u00eb thot\u00eb se edhe drejt\u00ebsia e re \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar nga berishizmi. Optimizmi q\u00eb ka ngjallur SPAK-u, jo n\u00eb pak\u00eb raste zbehet nga fakti se ende kan\u00eb frik\u00eb nga Berisha. Edhe pse organet e drejt\u00ebsis\u00eb e kan\u00eb mbyllur n\u00eb kafaz Berish\u00ebn, \u00ebsht\u00eb SPAK-u q\u00eb e le t\u00eb ndot\u00eb ekologjin\u00eb sociale, si dhe duke shkelur rregullat hetimore dhe procedurat ligjore. Mes SPAK-ut dhe gjykat\u00ebs duket sikur luhet teat\u00ebr n\u00eb prapasken\u00eb, ku organi i akuz\u00ebs ngre pretenca rr\u00ebnqeth\u00ebse, nd\u00ebrsa togat e zeza japin vendime qesharake duke b\u00ebr\u00eb interpretime llastuese p\u00ebr Berish\u00ebn dhe skuadr\u00ebn e tij t\u00eb kriminel\u00ebve. Teatri q\u00eb duket sikur luhet nga SPAK-u dhe Gjykata, le t\u00eb kuptosh se ato i drejton nj\u00eb regjizor passkenik. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb loj\u00eb berishiste apo paft\u00ebsi e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb peshores si simbol i drejt\u00ebsis\u00eb, vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb trungun e plepave?
E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Berisha ka arritur n\u00eb at\u00eb pik\u00eb saq\u00eb as berishizmi nuk i bindet m\u00eb atij. \u00c7udit\u00ebrisht, k\u00ebt\u00eb nuk e kuptojn\u00eb as disa t\u00eb ashtuquajtur analist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i z\u00eb gjumi n\u00eb studjot televizive. Po iku Berisha – thot\u00eb nj\u00eb avokat i r\u00ebnduar nga mosha, por njoh\u00ebs i mir\u00eb i teorive erotike, – Rama do t\u00eb rr\u00ebzohet br\u00ebnda dy ose tre muajve\u201d. Nj\u00eb deputet i PD-s\u00eb, me orientime t\u00eb p\u00ebrfolura politike dhe jo vet\u00ebm, t\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptosh se me ikjen e Berish\u00ebs, (pa e sqaruar ikjen nga jeta, nga politika, apo si i d\u00ebnuar), PD-ja do t\u00eb bashkohet me parti\u00e7kat e saj, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb faktor i fuqish\u00ebm opozitar. Nd\u00ebrsa nj\u00eb botues gazete shprehet se largimi i Berish\u00ebs sjell menj\u00ebher\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb pushtet.
Po a mund t\u00eb ndodhin k\u00ebto edhe sikur Berisha t\u00eb iki, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb berishizmi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb komand\u00eb? Agresiviteti i opozit\u00ebs shqiptare sot, t\u00eb krijon p\u00ebrshtypjen se jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i ka d\u00ebnuar krimet e saj n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, por sikur \u00ebsht\u00eb e gat\u00ebshme t\u2019i risjell\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare n\u00ebse vjen n\u00eb pushtet.
Sipas k\u00ebtyre \u201canalist\u00ebve\u201d, elektorati shqiptar do ket\u00eb humbur sensin e gjykimit, duke u b\u00ebr\u00eb instrument i politik\u00ebs e k\u00ebshtu, duke shp\u00ebrfillur interesat e tij.
Jo, populli \u00ebsht\u00eb i zgjuar. Ai e di se t\u00eb gjitha partit\u00eb qeveris\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pis nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Zgjedhja e t\u00eb \u201ckeqes m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u201d nuk ka q\u00ebn\u00eb d\u00ebshira dhe preferenca e tij, por e detyruar nga mjerimi politik dhe shoq\u00ebror i shkaktuar nga politikat e k\u00ebqia. Edhe pse i pak\u00ebnaqur dhe i pezmatuar, ka q\u00ebn\u00eb i detyruar t\u00eb zgjidhte partin\u00eb e s\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe jo partin\u00eb e katastrofave dhe rr\u00ebnimit. Populli ka pranuar th\u00ebrrimet dhe l\u00ebmoshat e qeveris\u00eb, kur t\u00eb tjer\u00ebt i pren\u00eb fare kotheren e buk\u00ebs dhe e hodh\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb. Me p\u00ebrbuzje, populli ka pranuar edhe gjysm\u00ebn e gjelit t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, kur t\u00eb tjer\u00ebt i dhan\u00eb gjysm\u00ebn e lekut n\u00eb ball\u00eb, kur e vran\u00eb, e vodh\u00ebn dhe e gjymtuan. Nuk votojn\u00eb partin\u00eb e krimeve monstruoze, por nga halli ia japin vot\u00ebn partis\u00eb q\u00eb, edhe pse premton se do t\u2019i zbuloj\u00eb kriminel\u00ebt, n\u00eb fakt harron shpejt dhe shkel mbi krime. Populli e kupton gjithashtu, se demokracia e v\u00ebrtet\u00eb nuk vjen duke zgjedhur mes t\u00eb k\u00ebqiave, por mes alternativave m\u00eb t\u00eb mira. K\u00ebt\u00eb elektorati duhet ta shikoj\u00eb si misionin e vet. N\u00eb se vijon prap t\u00eb zgjedh\u00eb mes t\u00eb k\u00ebqiave, at\u00ebher\u00eb vet\u00eb populli \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebfajtor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
\u00c7do teori, rrym\u00eb politike apo doktrin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb \u201ciz\u00ebm\u201d, p\u00ebr ta kuptuar duhet njohur e studjuar kushtet historike, koha kur dhe pse ka lindur, baza sociale dhe ekonomike si dhe strategjia politike e ideologjia q\u00eb e udh\u00ebheq at\u00eb.Po berishizmi, a mund t\u00eb trajtohet si \u201ciz\u00ebm\u201d?Edhe berishizmi p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb \u201ciz\u00ebm\u201d, por kurrsesi nj\u00eb doktrin\u00eb teorike […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-30641","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30641","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30641"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30641\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30641"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30641"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30641"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}