{"id":30609,"date":"2023-12-23T12:57:15","date_gmt":"2023-12-23T11:57:15","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=30609"},"modified":"2023-12-23T12:57:17","modified_gmt":"2023-12-23T11:57:17","slug":"por-sidoqofte-per-fest-62-u-fol-nga-kozeta-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2023\/12\/por-sidoqofte-per-fest-62-u-fol-nga-kozeta-kurti\/","title":{"rendered":"\u2026 por sidoqoft\u00eb p\u00ebr Fest \u201862 u fol! Nga Kozeta Kurti"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2026sepse duhet ta nisim nga t\u00eb mirat. Fest \u201862 u parapri nga nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb promovuese (\u201cPara Fest\u201d)&nbsp;&nbsp;q\u00eb un\u00eb personalisht e kam d\u00ebshiruar shum\u00eb, edhe kur kam qen\u00eb pjes\u00eb e skuadrave t\u00eb festivaleve, edhe kur kam qen\u00eb thjesht spektatore e tij dhe s\u2019ka qen\u00eb e mundur. A kam rezerva? Po, kam, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj hap\u00ebsire n\u00eb gjykimin tim duhet t\u2019i shkoj\u00eb\/ shkonte promovimit t\u00eb k\u00ebng\u00ebve t\u00eb reja, sepse nuk pret m\u00eb njeri me padurim Festivalin, si\u00e7 nuk pret me padurim asgj\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lum\u00eb e l\u00ebm\u00eb bombardues me informacion nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Ndon\u00ebse k\u00ebng\u00ebt \u201ce vjetra\u201d mbeten kal\u00eb beteje q\u00eb shesin ende. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb pati nj\u00eb nism\u00eb, pastaj me vullnet t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsohet \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Festivali pati nj\u00eb mbulim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, si rrall\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb koh\u00eb reale, me intervista n\u00eb backstage, p\u00ebr radio e televizion, vizibilitet n\u00eb rrjete sociale. A p\u00ebrmir\u00ebsohet? Po! Sikur edhe me bashk\u00ebpunimin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve apo nj\u00eb grupi q\u00eb kan\u00eb ndikim n\u00eb rrjete sociale. Madje sikur p\u00ebrve\u00e7 lajmeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb tipit: \u201cwow, ka t\u00eb l\u00ebnduar n\u00eb Pallatin e Kongreseve nga fluksi i madh i spektator\u00ebve q\u00eb po shkelin nj\u00ebri-tjetrin n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb, aq shum\u00eb jan\u00eb\u201d, t\u00eb kishin shk\u00ebputur edhe ndonj\u00eb nga ato: \u201cna h\u00ebngsh at\u00eb q\u00eb s\u2019thuhet\u201d t\u00eb Xhuliano Dules se do ishte b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb trafik n\u00eb tik-tok. Ah, meq\u00eb ra fjala, Xhuliano Dule erdhi si komedian i madh, por po t\u00eb shihni titrat e Festivalit, ai \u00ebsht\u00eb Xhuliano Kule. Besoj q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb shenj\u00eb solidariteti me Xhuliano Dulen,&nbsp;&nbsp;moderator\u00ebt e Festivalit nuk lan\u00eb em\u00ebr pa e b\u00ebr\u00eb l\u00ebmsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhgim t\u00eb shpejt\u00eb, vura re komente n\u00eb publik q\u00eb nuk u p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebng\u00ebt, tekstet, performancat. Shpesh, as mua! Sivjet, vjet, parvjet, mbi parvjet\u2026 Nj\u00eb: \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje shijesh dhe tjetra, un\u00eb personalisht kam b\u00ebr\u00eb paqe me k\u00ebt\u00eb argument, pasi Festivali yn\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i motrave Libohova, i Parashqevi Simakut, i Frederik Ndocit, i Liljan\u00ebs, Bashkimit, Luanit, Myfaretes etj ejt, sepse edhe Festivali Europian nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i Lara Fabian, i Celine Dion, i Abba-ve etj etj, sepse edhe Sanremo nuk \u00ebsht\u00eb me e Min\u00ebs, Morandit, Cocciantes etj etj (mora k\u00ebto dy festivale, se t\u00eb parin e kemi shnd\u00ebrruar n\u00eb q\u00ebllim e t\u00eb dytin e kemi marr\u00eb shembull gjith\u00eb jet\u00ebn).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto nuk i kemi n\u00eb dor\u00eb! P\u00ebr fat, t\u00eb mir\u00eb a t\u00eb keq, ky \u00ebsht\u00eb modeli i k\u00ebng\u00ebs son\u00eb sot.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mua m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb i kemi n\u00eb dor\u00eb;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Tema, slogani: \u201cFjala dhe muzika\u201d. Nuk besoj q\u00eb n\u00eb 61 festivalet e kaluara jan\u00eb prodhuar dado dhe bullona. Fjal\u00eb dhe nota jan\u00eb prodhuar; t\u00eb bukura ose jo, na kan\u00eb p\u00eblqyer ose jo.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ritmi. \u00c7do kush q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb dit\u00eb televizion, e di shum\u00eb mir\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb rit\u00ebm televiziv. Prezantues q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebri prezantues (ky festival m\u00eb kujtoi festivalin e 55-t\u00eb, ku drejtonte Ledina \u00c7elo dhe Kasem Hoxha), q\u00eb e varin shpres\u00ebn tek nj\u00eb promter q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrball\u00eb dhe as at\u00eb nuk din\u00eb ta \u201cluajn\u00eb\u201d q\u00eb t\u00eb duken s\u00eb paku t\u00eb natyrsh\u00ebm. Ky festival \u00ebsht\u00eb prezantuar nga Adi Krasta, Ardit Gjebrea, Alketa Vejsiu, Arbana Osmani, (mora vet\u00ebm disa \u201cA\u201d sipas alfabetit, se ka plot t\u00eb tjer\u00eb) dhe s\u2019mund t\u00eb zhb\u00ebsh nj\u00eb element t\u00eb mir\u00eb, duke mos e b\u00ebr\u00eb s\u00eb paku nj\u00ebsoj mir\u00eb, n\u00eb mos mundsh m\u00eb mir\u00eb. Ndoshta dikush mund t\u00eb thot\u00eb: por s\u2019mund t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebta. E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb, por ka plot drejtues t\u00eb nj\u00eb gjenerate m\u00eb t\u00eb re, t\u00eb artikuluar, t\u00eb shkath\u00ebt, t\u00eb bukur skenikisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Autor\u00ebsia. S\u00eb pari, mbr\u00ebmjet nostalgjike i p\u00ebrkasin edicioneve jubilare, ndryshe kemi gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb nata nostalgjike \u00ebsht\u00eb varka e shp\u00ebtimit p\u00ebr nj\u00eb festival t\u00eb ri, tek p\u00ebrmbajtja e t\u00eb cilit nuk kemi besim. Dhe n\u00ebse nuk kemi besim, p\u00ebr \u00e7far\u00eb e b\u00ebjm\u00eb? Sidoqoft\u00eb, nat\u00ebs nostalgjike i vendoset nj\u00eb tem\u00eb, ku gjendet edhe p\u00ebrgjigja e pyetjes: \u201cPse k\u00ebto k\u00ebng\u00eb dhe jo disa t\u00eb tjera\u201d. Kur i vendos nat\u00ebs tem\u00ebn \u201cDashuria\u201d p\u00ebr shembull, nuk ngre pretendim dikush q\u00eb ka k\u00ebnduar fjala bie nj\u00eb k\u00ebng\u00eb patriotike, pse s\u2019po ftohet apo pse s\u2019i \u00ebsht\u00eb k\u00ebnduar k\u00ebnga. Teksti qe i mbushur plot me gabime, me pasakt\u00ebsi faktesh e t\u00eb dh\u00ebnash,&nbsp;&nbsp;me sajesa t\u00eb pajustifikuara, si Kiplingu i shkret\u00eb q\u00eb u lexua p\u00ebr faqe t\u00eb zez\u00eb jo nga nj\u00eb prezantuese festivali, por nga nj\u00eb aktore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Skenografia. Nuk e lexova dot, cili ishte koncepti skenografik i k\u00ebtij festivali. M\u2019u duk nj\u00eb fotografi e p\u00ebrs\u00ebritur e shum\u00eb koncerteve q\u00eb kemi par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Festivali i K\u00ebng\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb INSTITUCION.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Grafikat. T\u00eb vjetra, t\u00eb konsumuara dhe rrall\u00ebhera t\u00eb dedikuara (besoj i p\u00ebrket rasteve kur interpretuesit jan\u00eb kujdesur vet\u00eb)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Regjia televizive. I kuptoj problemet e nj\u00eb transmetimi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por sidoqoft\u00eb, nuk mund ta pranoj festivalin si reality show, ku t\u00eb shohim n\u00eb ekran \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb sall\u00eb. Publiku kurioz se \u201csi b\u00ebhet nj\u00eb Festival?\u201d e ka m\u00ebsuar nga sht\u00ebpia, me tutorialin e Fest \u201862.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Votimi. Ndoshta 5,7, apo 11 an\u00ebtar\u00eb jurie mund t\u00eb mos e zgjedhin dot nj\u00eb k\u00ebng\u00eb fituese, por as nj\u00eb publik nuk e zgjedh dot. Un\u00eb mund t\u00eb jem nj\u00eb i ri apo e re q\u00eb kam yllin n\u00eb ball\u00eb, por s\u2019kam numrat e t\u00eb tjer\u00ebve. Duhet t\u00eb vuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Ka plot forma p\u00ebr t\u00eb dakord\u00ebsuar m\u00eb mir\u00eb: juria qendrore, publiku, orkestra, gazetar\u00ebt, student\u00ebt, qytetet, bloger\u00ebt (ata me ndikim prej v\u00ebrteti). Sidoqoft\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i mbartur e nuk e zgjidhim dot me nj\u00eb t\u00eb k\u00ebrcitur t\u00eb gishtit dhe as jav\u00ebn e fundit t\u00eb Festivalit. Ve\u00e7se n\u00eb k\u00ebt\u00eb juri duhet t\u00eb ndalem:&nbsp;&nbsp;Mund t\u00eb mos m\u00eb duket e drejt\u00eb forma e votimit, mund t\u00eb m\u00eb p\u00eblqej\u00eb ose jo ndarja e \u00e7mimeve, por vler\u00ebsoj n\u00eb maksimum guximin e juris\u00eb s\u00eb Fest \u201862, p\u00ebr t\u00eb thyer nj\u00eb tabu q\u00eb i sk\u00ebrmiste dh\u00ebmb\u00ebt \u00e7do t\u00eb riu q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb Festival, nga frika se \u00e7mimi qe shitur e se s\u2019mund t\u00eb mateshin n\u00eb gar\u00eb me emrat \u201cBIG\u201d (ende s\u2019e kam kuptuar si b\u00ebhen n\u00eb till\u00eb, se nuk e kuptoj kush t\u00eb \u00e7ertifikon si t\u00eb till\u00eb: Festivali? Pra, Arsi Bako, Melodajn Mancaku, Mikela Paluca etj etj&nbsp;&nbsp;jan\u00eb BIG, kurse Shpat Deda garon p\u00ebr finale me Jehona Ponarin, Irma Lepurin etj, etj, ngaq\u00eb s\u2019ka marr\u00eb pjes\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Festival? Nejse, tani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb t\u00eb kthejm\u00eb n\u00eb gar\u00eb Kejsi Tol\u00ebn, Samanta Karavell\u00ebn e Sardi Strugajn q\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn se nuk e p\u00eblqyen loj\u00ebn e pist\u00eb e t\u00eb pandershme p\u00ebr fitoren e shitur te Elsa Lila. (Ndon\u00ebse ata e shit\u00ebn \u201cp\u00ebr arsye personale\u201d, vet\u00ebm se publiku nuk \u00ebsht\u00eb idiot, ndaj mos ta trajtojm\u00eb si t\u00eb till\u00eb). P\u00ebrvoja b\u00ebn t\u00eb vet\u00ebn, ndaj un\u00eb e kam gjetur fituesin e nj\u00eb Festivali sapo kam m\u00ebsuar&nbsp;&nbsp;emrat e juris\u00eb, por k\u00ebt\u00eb vit, duke par\u00eb Aleksand\u00ebr Gjok\u00ebn dhe Indrit Mesitin aty, e kisha t\u00eb pamundur t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb parashikim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Miq, nuk dua t\u00eb zhvler\u00ebsoj Festivalin, por gjith\u00e7ka buron vet\u00ebm nga dashuria q\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb (e nuk jam e vetmja.&nbsp;&nbsp;N\u00ebse do vazhdoja, nuk di kur dhe ku do p\u00ebrfundoja, por s\u2019mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur ndasit\u00eb e krijuara midis garuesve, si psh: \u201cK\u00ebndon e madhja Elsa Lila\u201d. N\u00eb gar\u00eb Elsa \u00ebsht\u00eb si Besa, si Vesa, si Kastro, si Tiri, madje edhe si m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, Martina, Mikela etj etj. T\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb merrnin koh\u00eb televizive m\u00eb shum\u00eb si\u00e7 b\u00ebri Elsa, por askush nuk e b\u00ebri. T\u00eb gjith\u00eb mund ta luanin rolin e \u201cnxit\u00ebsit t\u00eb tifoz\u00ebve\u201d si dirigjenti italian, bashk\u00ebpun\u00ebtori i Els\u00ebs,por nuk e b\u00ebn\u00eb.&nbsp;&nbsp;Elsa Lila mori at\u00eb q\u00eb meritoi nga publiku: shp\u00ebrblimin p\u00ebr sjelljen arrogante skenike, leksionin q\u00eb na dha, duke p\u00ebrdorur sken\u00ebn e Festivalit p\u00ebr t\u00eb shfaqur hakmarrjen e vet ndaj njer\u00ebzve q\u00eb komentuan se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb rradhazi, i mugonte artikulimi dhe se nuk kuptohej e q\u00eb vodhi koh\u00eb televizive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E dija q\u00eb ky Festival do t\u00eb ndahej n\u00eb publik midis Bes\u00ebs dhe Ves\u00ebs e Big Bast\u00ebs, sepse Elsa Lil\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, e kisha p\u00ebrjashtuar me koh\u00eb! Asnj\u00ebra nga k\u00ebng\u00ebt nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb shijet e mia personale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Besa ime\/jon\u00eb e \u201c\u00cbngj\u00ebjt vrasin nj\u00ebsoj\u201d q\u00eb e kam edhe sot n\u00eb playlist\u00eb, por sidoqoft\u00eb Besa Kok\u00ebdhima \u00ebsht\u00eb artiste me kontribute, k\u00ebrkuese dhe pun\u00ebtore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;\u201cMbinatyralen\u201d e Vesa Lum\u00ebs dhe Big Bast\u00ebs e mb\u00ebshteta q\u00eb n\u00eb fillim p\u00ebr g\u00ebzimin dhe pozitivitetin e saj, se kemi mjaftuesh\u00ebm lajme t\u00eb kronik\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar me shumic\u00eb k\u00ebng\u00eb me \u201cdhembka\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00ebndrimi im n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do Festivali (p\u00ebrfshir\u00eb edhe kur kam qen\u00eb vet\u00eb pjes\u00eb) \u00ebsht\u00eb zakoni im i p\u00ebrvitsh\u00ebm dhe gjithmon\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer t\u00eb them: \u201cFestivali i ardhsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se ky q\u00eb lam\u00eb pas\u201d, por nuk ishte ky rasti.&nbsp;&nbsp;Vjet ja kam futur kot. Nuk kam q\u00eblluar n\u00eb shenj\u00eb!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe s\u00eb fundmi, p\u00ebrkulja e p\u00ebrgjithmonshme, sa her\u00eb t\u00eb kem goj\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur e duar p\u00ebr t\u00eb shkruar, p\u00ebr Orkestr\u00ebn q\u00eb e b\u00ebn ende UNIK k\u00ebt\u00eb festival, me \u00e7do t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb met\u00eb t\u00eb tij. Orkestra \u00e7do vit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stoli, nj\u00eb gur i \u00e7muar, por k\u00ebt\u00eb vit ishin \u201cMic Sokol\u00ebt\u201d q\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr dit\u00eb, plot dy festivale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2026sepse duhet ta nisim nga t\u00eb mirat. Fest \u201862 u parapri nga nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb promovuese (\u201cPara Fest\u201d)&nbsp;&nbsp;q\u00eb un\u00eb personalisht e kam d\u00ebshiruar shum\u00eb, edhe kur kam qen\u00eb pjes\u00eb e skuadrave t\u00eb festivaleve, edhe kur kam qen\u00eb thjesht spektatore e tij dhe s\u2019ka qen\u00eb e mundur. A kam rezerva? Po, kam, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":30610,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[3810,2043],"class_list":["post-30609","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-fest-62","tag-kozeta-kurti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30609\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}