{"id":30484,"date":"2023-11-13T18:01:07","date_gmt":"2023-11-13T17:01:07","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=30484"},"modified":"2023-11-13T18:01:10","modified_gmt":"2023-11-13T17:01:10","slug":"gazetari-qe-sfidoi-organizmat-nderkombetarenga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2023\/11\/gazetari-qe-sfidoi-organizmat-nderkombetarenga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Gazetari q\u00eb sfidoi organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare!Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<pre class=\"wp-block-code\"><code><\/code><\/pre>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr Erich Rathfelder, gazetar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshmet q\u00ebndrore gjermane Tageszeitung dhe Press t\u00eb Vjen\u00ebs. Libri i tij \u201cKosova &#8211; Historia e nj\u00eb konflikti\u201d \u00ebsht\u00eb sa i plot\u00eb p\u00ebr informacionin q\u00eb sjell nga fronti NATO-U\u00c7K i luft\u00ebs kund\u00ebr ushtris\u00eb serbe, aq edhe trondit\u00ebs p\u00ebr nga p\u00ebrshkrimi i krimeve t\u00eb regjimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it ndaj popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs. NATO dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt \u2013 vler\u00ebson autori, edhe pse shum\u00eb von\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund e kuptuan rrezikun e genocidit masiv serb, jo vet\u00ebm ndaj popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe ndaj Ballkanit, Europ\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb. U\u00c7K-ja e autorit, merr vendin dhe rolin e vet n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb e lidhte kaq fort autorin e librit me Kosov\u00ebn? E gjejm\u00eb natyrsh\u00ebm, n\u00eb \u00e7do faqe t\u00eb librit, n\u00eb \u00e7do analiz\u00eb dhe raportim nga fronti i luft\u00ebs. E ka nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb, natyrisht jo lidhje gjaku, krushqie, apo simpatie sentimentale apo romantike. Erich me Kosov\u00ebn dhe Kosov\u00ebn me Erich i lidhte virtuti i nderit dhe i dinjitetit. Erich \u00ebsht\u00eb nga ata gazetar\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebn\u00eb kompromis me padrejt\u00ebsit\u00eb. Duhej q\u00eb e v\u00ebrteta e posht\u00ebrimit dhe e dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur ndaj popullit t\u00eb Kosov\u00ebs nga shteti serb t\u00eb denoncohej e t\u00eb thuhej me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, pa frik\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha kancelerit\u00eb e bot\u00ebs. Erich ishte nj\u00eb nga ata gazetar\u00eb q\u00eb, edhe pse i shpallur \u201cnon grata\u201d nga regjimi i Mishollevi\u00e7it, e nd\u00ebrkomb\u00ebtarizoi dhimbjen e Kosov\u00ebs. E v\u00ebrteta i lidhi jo vet\u00ebm dje n\u00eb luft\u00eb, por edhe sot n\u00eb paqe, duke mbetur miq p\u00ebr 36 vjet q\u00eb nga viti 1987 kur Erich si gazetar shkeli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb 383 faqet e librit, mbi 120 artikujt, reportazhet dhe analizat e p\u00ebrfshira n\u00eb t\u00eb, mbajn\u00eb er\u00eb baruti teksa denoncojn\u00eb krimet monstruoze t\u00eb shovinist\u00ebve serb\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb rr\u00ebnqeth z\u00ebri i protest\u00ebs s\u00eb gazetarit edhe ndaj bot\u00ebs demokratike q\u00eb ende ishte symbyllur ndaj masakrave t\u00eb ndodhura n\u00eb Kosov\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs. Autori, n\u00eb disa raste mban q\u00ebndrime kritike edhe ndaj faktorit politik dhe ushtarak shqiptar p\u00ebr munges\u00ebn e kohezionit ku jo t\u00eb gjitha alternativat i sh\u00ebrbenin liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ashtu si\u00e7 nuk pajtohet edhe me p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs apo p\u00ebrz\u00ebnien e popullsis\u00eb nga v\u00ebndbanimet e tyre, pavar\u00ebisht se kush i aplikonte. Thirrja e autorit p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb se ata duhet t\u00eb m\u00ebsohen t\u00eb respektojn\u00eb parimet e bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore si kultur\u00eb demokratike e bashk\u00ebkohore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si gazetar, Erich kishte d\u00ebshmuar nga af\u00ebr procesin e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb, shk\u00ebputjen e Sllovenis\u00eb, Kroacis\u00eb e Bosnj\u00eb -Hercegovin\u00ebs. Njoh\u00ebs i mir\u00eb i rolit t\u00eb gazetarit n\u00eb luft\u00eb, n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e informacionit, zbulimin e t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb luft\u00ebs dhe n\u00eb denoncimin e tyre. N\u00ebse shtetet e m\u00ebsip\u00ebrme u shk\u00ebput\u00ebn nga Republika Federale e Jugosllavis\u00eb paq\u00ebsisht apo me luft\u00eb, duke patur edhe mb\u00ebshtetjen e faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrkundrazi, p\u00ebr Kosov\u00ebn, fillimisht mungoi nj\u00eb p\u00ebrkrahje e till\u00eb.<br>Autori e \u00e7mon p\u00ebrzgjedhjen politike t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili, shk\u00ebputjen nga Federata Jugosllave, fillimisht e k\u00ebrkoi ta realizonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike e paq\u00ebsore, pa kosto gjaku. Gjithsesi, pacifizmi ekstrem, q\u00eb frym\u00ebzonte disi klas\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb asaj kohe, nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti koncept filozofik me at\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs paq\u00ebsore. Teorit\u00eb e Ibrahim Rugov\u00ebs m\u00ebtonin se pacifizmi ekstrem do t\u00eb zbuste eg\u00ebrsin\u00eb nacionaliste serbe, se demokratizimi i Federat\u00ebs Jugosllave do t\u00eb sillte, nj\u00ebherazi, edhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe se k\u00ebshtu do t\u00eb sensibilizohej m\u00eb mir\u00eb faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr nj\u00eb shk\u00ebputje paq\u00ebsore t\u00eb Kosov\u00ebs nga Federata Jugosllave. Por, autori evidenton se asnj\u00eb prej tyre nuk \u201cngjiti\u201d n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs. Vet\u00eb opozita politike n\u00eb Serbi ishte po aq anti-kosovare sa edhe vet\u00eb qeveria e Serbis\u00eb. Nd\u00ebrsa faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u sensibilizua n\u00eb favor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por n\u00eb mjegull\u00ebn tradicionale t\u00eb saj ndaj \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare, b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, e dor\u00ebzoi at\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb, ashtu si shekuj m\u00eb par\u00eb, te vras\u00ebsi dhe p\u00ebrdhunuesi i saj. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, autori e mb\u00ebshtet me faktet se n\u00eb vitin 1995, Kosova nuk u ftua n\u00eb negociatat n\u00eb Dayton p\u00ebr formulimin e rregullave t\u00eb paqes mes komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Jugosllavis\u00eb. Aty Kosova u trajtua si \u201ckok\u00eb turku\u201d, me mendimin se po t\u00eb merrte pjes\u00eb \u201dAjo do t\u00eb kishte penguar zgjidhjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs\u201d. N\u00eb vitin 1996, BE-ja shkoi edhe m\u00eb tej, kur e njehu diplomatikisht Jugosllavin\u00eb e mbetur me em\u00ebrtimin \u201dRepublika Federale Jugosllave\u201d e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga S\u00ebrbia, Mali i Zi dhe dy krahina, Vojvodina dhe Kosova. \u201cBE-s\u00eb dhe bot\u00ebs i p\u00eblqente pacifizmi dhe heshtja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe pse liria dhe ekzistenca e tyre rrezikoheshin nga politikat neo-naziste t\u00eb Milloshevi\u00e7it\u201d &#8211; shkruan Erich.<br>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs dol\u00ebn forca t\u00eb reja, t\u00eb cilat, t\u00eb bindura se pacifizmi forconte aparteidin, vler\u00ebsuan se strategjia e luft\u00ebs p\u00ebr liri duhet t\u00eb ishte alternativa e vetme e Kosov\u00ebs dhe prandaj p\u00ebrzgjodh\u00ebn kryengritjen e armatosur. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb si\u00e7 argumenton autori, Milloshevi\u00e7it i \u201cerdh\u00ebn p\u00ebr mbar\u00eb\u201d rezolutat q\u00eb e njihnin edhe m\u00eb tej Jugosllavin\u00eb me em\u00ebrtimin \u201dRepublika Federale Jugosllave\u201d: ai i p\u00ebrdori ato si \u201dautorizime\u201d p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb ushtruar dhun\u00eb, terror dhe spastrime etnike ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj, si p\u00ebr fillim, p\u00ebr t\u2019i patur duart t\u00eb lira, i hoqi Kosov\u00ebs statusin e autonomis\u00eb dhe nisi menj\u00ebher\u00eb fushata barbare spastrimi etnik. Edhe Rezoluta e K\u00ebshilli i Sigurimit, 1199, e cila d\u00ebnonte dhun\u00ebn ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe k\u00ebrkonte nga S\u00ebrbia t\u2019i ofronte asaj alternativa paqe dhe sigurie, u shp\u00ebrfill. Milloshevi\u00e7i kreu genocid barbar q\u00eb synonte shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga trojet e tyre etnike.<br>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 1996, sipas raportit t\u00eb OSBE-s\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb ishin arrestuar 10.000 shqiptar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 16 kishin vdekur n\u00eb burgjet e s\u00ebrbis\u00eb. M\u00eb 1 mars 1998, n\u00eb fshatin Qirezi, forcat speciale serbe vran\u00eb 29 vet\u00eb n\u00eb familjen shqiptare Ahmeti. M\u00eb 9 mars 1998, n\u00eb Drenic\u00eb, forcat e policis\u00eb dhe ushtris\u00eb serbe vran\u00eb 56 pjestar\u00eb t\u00eb familjes Jashari. Vet\u00ebm n\u00eb tre jav\u00ebt kur u shty Konferenca e Rambujes\u00eb dhe kur, sipas marrveshjes Hollbruk-Milloshevi\u00e7 t\u00eb 13 tetorit 1998, ishte vendosur t\u00ebrheqja e ushtris\u00eb dhe policis\u00eb s\u00ebrbe nga Kosova, forcat ushtarake dhe policore serbe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tinzare dhe larg syve t\u00eb opinionit bot\u00ebror, kryen nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr spastrimi. Armata ushtarake s\u00ebrbe, me nj\u00eb plan t\u00eb mir\u00ebmenduar, kreu masakra n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, n\u00eb Re\u00e7ak, De\u00e7an, Rahovec, Malishev\u00eb e deri n\u00eb Tetov\u00eb, kryesisht n\u00eb q\u00ebndrat e banuara q\u00eb ndodheshin n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb rrug\u00ebve kryesore, me q\u00ebllim q\u00eb ushtria serbe t\u00eb mbante n\u00ebn kontroll akset rrugore nga ku do ta kishte m\u00eb leht\u00eb t\u00eb kryente edhe spastrimin etnik t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe asgj\u00ebsimin e U\u00c7K-s\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb Rahovec dhe Malishev\u00eb vrau 567 shqiptar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 430 f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb masakr\u00ebn e Re\u00e7akut n\u00eb 15 janar 1999 vrau 45 shqiptar\u00eb. Madje, edhe kur filluan bombardimet e NATO-s m\u00eb 24 mars 1999, terrori serb nuk i ndali masakrat n\u00eb Kosov\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb ato dit\u00eb, n\u00eb fshatin Kotlin\u00eb, n\u00eb kufi me Maqedonin\u00eb, pushkatuan 22 burra, nd\u00ebrsa 200 gra e f\u00ebmij\u00eb u mbajt\u00ebn peng n\u00eb kampin e Ka\u00e7anikut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Denoncimi i paansh\u00ebm i krimeve masive t\u00eb Serbis\u00eb, si dhe i m\u00ebnyr\u00ebs se si jan\u00eb kryer ato, me pushkatime e varrime kolektive, djegien e kufomave n\u00eb furrat e fabrikave, e t\u00eb tjera, me nj\u00eb statistik\u00eb fanatikisht t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb e udh\u00ebs t\u2019u d\u00ebrgohet kancelerive t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb reflektuar ndaj Holokaustit serb ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Krime dhe masakra t\u00eb tilla do t\u2019i kishin zili \u00e7do antinjeri, antishtet, kasap, diktator apo grup terrorist, vet\u00ebm me nj\u00eb ndryshim, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me krime shtet\u00ebrore. Nj\u00eb obelisk n\u00eb nderim t\u00eb viktimave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga makina p\u00ebrbind\u00ebshe s\u00ebrbe, do t\u2019i b\u00ebnte nder m\u00eb shum\u00eb bot\u00ebs demokratike, sesa Kosov\u00ebs martire, sepse do t\u00eb \u00e7lironte shpirt\u00ebrat e trazuar t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gazetari Erich Rathfelder, koherent n\u00eb paraqitjen e gjith\u00eb rrjedh\u00ebs historike t\u00eb konfliktit, m\u00eb 22 shkurti 1998 mori intervist\u00ebn e par\u00eb me udh\u00ebheqjen e UCK-s\u00eb, p\u00ebr ta shoq\u00ebruar at\u00eb deri kur u b\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb luft\u00eb. E konsideruar m\u00eb par\u00eb, me paragjykim, si organizat\u00eb terroriste, UCK-ja u shnd\u00ebrrua forc\u00eb kryesore godit\u00ebse n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. Nga nj\u00eb subjekt i sanksionuar nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, ajo b\u00ebhet nj\u00eb faktor i pranuesh\u00ebm p\u00ebr negociata politike. Nga nj\u00eb forc\u00eb ushtarake e distancuar nga NATO, ajo pranohet si aleate edhe si struktur\u00eb luftarake p\u00ebr bashk\u00ebrendim dhe bashk\u00ebveprim me NATO-n, e integruar n\u00eb sistemin e saj t\u00eb komandimit. N\u00eb mesin e majit 1999, U\u00c7K-ja p\u00ebrcaktohet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si trup\u00eb tok\u00ebsore e NATO-s. Kjo kthes\u00eb e madhe n\u00eb vler\u00ebsimin e UCK-s\u00eb nisi pas vizit\u00ebs s\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit amerikan Ri\u00e7ard Holbruk, n\u00eb Junik t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 24 qershor 1998, i cili vendosi kontakte me U\u00c7K-n\u00eb fillimisht n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje paq\u00ebsore dhe, m\u00eb pas, si aleate ushtarake e NATO-s. Autori na jep nj\u00eb pamje t\u00eb qart\u00eb t\u00eb organizimit dhe veprimtaris\u00eb luftarake t\u00eb vet\u00eb UCK-s\u00eb, e cila u shtri n\u00eb shtat\u00eb qarqe t\u00eb vendit. N\u00eb luft\u00eb e sip\u00ebr, U\u00c7K-ja krijoi Komand\u00ebn dhe Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe p\u00ebrpunoi strategjin\u00eb, artin operativ e taktikat. N\u00eb popull, nga emigracioni dhe te miqt\u00eb e saj, ajo siguroi burimet materiale e financiare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt historik q\u00eb U\u00c7K-ja ishte forca ushtarake q\u00eb zot\u00ebronte fuqi dhe besueshm\u00ebri m\u00eb tep\u00ebr nga cilado forc\u00eb tjet\u00ebr politike apo ushtarake n\u00eb vend. \u00cbsht\u00eb nihiliz\u00ebm q\u00eb disa gazetar\u00eb apo politikan\u00eb shqiptar\u00eb, sot pas 36 vjet\u00ebsh e n\u00ebnvleft\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, duke shkuar deri n\u00eb p\u00ebr\u00e7mim \u201cse Kosova nuk mund t\u00eb \u00e7lirohej me pushk\u00eb druri, apo me tanket e ndryshkura nga Shqip\u00ebria, se asaj i mungonte furrnizimi dhe teknika moderne e luft\u00ebs\u201d. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb grandomani kur disa t\u00eb tjer\u00eb i hiperbolizojn\u00eb deri n\u00eb skaj fuqin\u00eb dhe kapacitetet e U\u00c7K-s\u00eb, duke pretenduar me mburrje se \u201cKosov\u00ebn e \u00e7liroi U\u00c7K-ja, se faktori i brend\u00ebshm kurdoher\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktues, se edhe pa NATO-n, Kosova do ta fitonte lirin\u00eb, pavar\u00ebsisht se me kosto t\u00eb madhe, etj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me analiz\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse faktor\u00ebsh dhe aktor\u00ebsh, t\u00eb dyja opinionet nuk jan\u00eb t\u00eb sakta. Pa mohuar dimensionin moral, lufta \u00ebsht\u00eb fuqi num\u00ebrash, kapacitetesh, raporti forcash, zot\u00ebrim hap\u00ebsirash dhe objektesh strategjike e taktiko-operative, ekonomi, \u00e7\u00ebshtje aleancash dhe njohjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb k\u00ebsaj fuqie, krahasimi NATO-U\u00c7K duhet t\u00eb jet\u00eb real, jo imagjinar. P\u00ebrfshirja e NATO-s n\u00eb Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fat dhe investim vendmitar, nga ato mrekulli q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se ndodhin n\u00eb shekuj. Me Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, edhe vet\u00eb NATO u d\u00ebshmua si nj\u00eb organiz\u00ebm me integritet moral nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb fund t\u00eb shekullit m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit, ajo dha nj\u00eb mesazh t\u00eb ndritsh\u00ebm duke kryer nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime tej e tej morale. Ajo thjesht nd\u00ebshkoi me forc\u00ebn e arm\u00ebve genocidin m\u00eb masiv q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb her\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb lib\u00ebr t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebm\u00ebndjen analiza e kujdes\u00ebshme e teorive dhe koncepteve t\u00eb luft\u00ebs moderne, marrja dhe zbatimi i vendimeve politike e ushtarake nga NATO. Nd\u00ebrtimi dhe funksionimi i pushtetit politiko-ushtarak q\u00eb u vendos n\u00eb Kosov\u00eb pas luft\u00ebs, i mbik\u00ebqyrur nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb lib\u00ebr. U fitua lufta ushtarakisht, shkruan autori i librit, por ende edhe sot nuk \u00ebsht\u00eb fituar beteja diplomatike, sepse nuk \u00ebsht\u00eb fituar paqja. Pse? \u201cSi ka mund\u00ebsi\u201d- shkruan autori, \u201cq\u00eb Kosova ka numurin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb drejtuesve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, t\u00eb d\u00ebrguar nga BE-ja dhe sot, pas 16 vjet\u00ebsh, ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg Europ\u00ebs. Si mund t\u00eb kuptohet q\u00eb siguria dhe mbrojtja e Kosov\u00ebs mbik\u00ebqyret nga OKB-ja, reformat ekonomike ndiqen nga BE-ja, kurse t\u00eb drejtat e njeriu nga OSBE-ja, dhe rezultatet ende nuk jan\u00eb shum\u00eb optimiste! Njohja diplomatike e Kosov\u00ebs ka ecur me ritme t\u00eb ngadalta. Kufiri dhe sovraniteti i Kosov\u00ebs jan\u00eb tentuar disa her\u00eb t\u00eb shkelen nga falangat e shtetit serb. Reformat n\u00eb fush\u00ebn ekonomike nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb plota dhe efektive. Bashk\u00ebjetesa mes etnive, hera her\u00ebs ka q\u00ebn\u00eb me probleme dhe se Kosov\u00ebs ende nuk i jan\u00eb hequr vizat p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb n\u00eb BE. Me \u00e7far\u00eb e masin organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare efektivitetin e pun\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Kosov\u00eb? Pse ato parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pafund\u00ebsisht n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk kan\u00eb vullnet ta transferojn\u00eb gradualisht pushtetin te organet vendore? P\u00ebrdorimi i dy standarteve nga BE-ja n\u00eb trajtimin e Kosov\u00ebs si rebele dhe t\u00eb Serbis\u00eb si nj\u00eb q\u00ebngj i urt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, kontraste t\u00eb skaj\u00ebshme. Bie fjala, jepet alarm nga BE-ja kur nj\u00eb snajper kosovar supozohet se shtiu ndaj minoritetit serb n\u00eb Mitrovic\u00eb, por po kjo BE hesht kur skuadra t\u00eb t\u00ebra snajperist\u00ebsh t\u00eb paramilitar\u00ebve serb\u00eb godasin vazhdimisht\u00eb mbi popullsin\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, madje edhe n\u00eb ceremoni mortore. Kritikohen me shqet\u00ebsim nga BE-ja rastet e trafikut t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, por ajo hesht kur nj\u00ebsi terrorist\u00ebsh serb\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb furnizohen me armatim t\u00eb leht\u00eb e t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga Serbia. Dhe ca m\u00eb keq, kur dyshohet se me mjete t\u00eb shikimit nat\u00ebn, paramilitar\u00ebt serb\u00eb jan\u00eb furrnizuar nga vet\u00eb forcat paqeruajt\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. I vendosen kufizime policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs deri edhe sa post\u00ebblloqe e patrulla duhet t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb Veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs, nd\u00ebrsa sulmi tragjik nga paramilitar\u00ebt serb\u00eb n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Sve\u00e7anit, kalohet nga BE-ja me shprehjen m\u00ebshiruese se \u201cT\u00eb veproj\u00eb drejt\u00ebsia\u201d. Kontrastet jan\u00eb t\u00eb duk\u00ebshme. Kush dhe pse lejohen ato \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb p\u00ebr vet\u00eb faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb gazetar serioz si Erich Rathfelder nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb linte jasht\u00eb v\u00ebmendjes \u201cgjynahet\u201d e klas\u00ebs politike e ushtarake t\u00eb Kosov\u00ebs. Hera-her\u00ebs, m\u00ebnyrat e qeverisjes kosovare jan\u00eb ndikuar nga nj\u00eb far\u00eb egocentrizmi, apo nga nj\u00eb m\u00ebndjemadh\u00ebsi primitive e liderve t\u00eb saj. Ndonj\u00eb alternativ\u00eb qeveris\u00ebse, n\u00eb vend t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve konfliktuale me Serbin\u00eb p\u00ebrmes dialogut, ka parap\u00eblqyer ngrirjen dhe konservimin e konfliktit. Nuk duan t\u00eb kuptojn\u00eb, ndoshta edhe p\u00ebr interesa okulte se, kur ngrijn\u00eb dialogun, ngrijn\u00eb edhe Kosov\u00ebn, duke luajtur k\u00ebshtu, n\u00eb \u201czon\u00ebn\u201d serbe t\u00eb interesave q\u00eb k\u00ebrkon ngrirjen e bisedimeve dhe t\u00eb vet\u00eb konfliktit. N\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shkrirja e akujve, zgjidhja e problemeve, integrimi n\u00eb bot\u00ebn demokratike. Ngrirja e konflikteve dhe ftohja e Kosov\u00ebs me aleat\u00ebt strategjik\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e doktrin\u00ebs s\u00ebrbe. P\u00ebr Kosov\u00ebn, ve\u00e7 sovranitetit dhe kufijve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pa negociuesh\u00ebm, t\u00eb tjerat duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb loj\u00ebn gjeopolitike, taktike e diplomatike, t\u00eb sulmeve dhe t\u00ebrheqjeve, t\u00eb l\u00ebshimeve dhe shtr\u00ebngimeve, t\u00eb cilat Kosova duhet t\u2019i luaj\u00eb me mjesht\u00ebri dhe me bashk\u00ebrendim me miq\u00ebt e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb strategjik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kush d\u00ebshiron ta njoh\u00eb m\u00eb mir\u00eb Kosov\u00ebn dhe luft\u00ebn e saj heroike p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, duhet ta lexoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb gazetarit gjerman Erich Rathfelder. N\u00eb t\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb gjith\u00e7ka: histori dh politik\u00eb, luft\u00eb dhe krime, vuajtje dhe optimiz\u00ebm, disfata dhe fitore, prapaskena dhe kurthe politike. Por, do t\u00eb gjej\u00eb edhe denoncime dhe politika largpam\u00ebse t\u00eb frym\u00ebzuara nga standartet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara demokratike. Duket se autori u ka dh\u00ebn\u00eb trajtesave n\u00eb lib\u00ebr edhe ngjyrimet e shpirtit t\u00eb tij fisnik, bot\u00ebn e pasur kulturore e profesionale, devotshm\u00ebrin\u00eb dhe modelin se si mund t\u00eb mbrohet nj\u00eb e drejt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr ku shfaqet arti i nj\u00eb gazetari t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ku fjala gj\u00ebmon m\u00eb shum\u00eb se predhat e topave dhe t\u00eb raketave n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr Erich Rathfelder, gazetar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshmet q\u00ebndrore gjermane Tageszeitung dhe Press t\u00eb Vjen\u00ebs. Libri i tij \u201cKosova &#8211; Historia e nj\u00eb konflikti\u201d \u00ebsht\u00eb sa i plot\u00eb p\u00ebr informacionin q\u00eb sjell nga fronti NATO-U\u00c7K i luft\u00ebs kund\u00ebr ushtris\u00eb serbe, aq edhe trondit\u00ebs p\u00ebr nga p\u00ebrshkrimi i krimeve t\u00eb regjimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it ndaj popullsis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-30484","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30484"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30484\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}