{"id":30360,"date":"2023-10-02T07:19:45","date_gmt":"2023-10-02T05:19:45","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=30360"},"modified":"2023-10-02T07:19:48","modified_gmt":"2023-10-02T05:19:48","slug":"vucici-diten-dylberi-i-be-se-naten-dashnore-e-putinit-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2023\/10\/vucici-diten-dylberi-i-be-se-naten-dashnore-e-putinit-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Vu\u00e7i\u00e7i: Dit\u00ebn &#8211; \u00a0dylberi i BE-s\u00eb , nat\u00ebn &#8211; dashnore e Putinit. Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr sulmin &nbsp;e komandove s\u00ebrbe,t\u00eb kamufluara si paramilitar\u00eb ne Kosov\u00eb, \u00e7do dit\u00eb sillen prova dhe argumenta t\u00eb reja, q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb lidhjen e tyre me Qeverin\u00eb dhe Shtetin e S\u00ebrbis\u00eb.Ajo q\u00eb mbetet aksiom\u00eb, q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr v\u00ebrtetim, n\u00eb k\u00ebto ngjarje \u00ebsht\u00eb veprimi i denj\u00eb, profesional dhe heroik i forcave t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs,q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb ne k\u00ebt\u00eb &nbsp;operacion.Pa frik\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb,se nd\u00ebrhyrja e tyre ishte tep\u00ebr kirurgjikale,krahasuar me operacionet e kryera nga forcat m\u00eb elitare n\u00eb bot\u00eb.Por, entuziazmi i fitores,nuk duhet t\u00eb na p\u00ebrgjum\u00eb, ashtu si dikur\u00eb u p\u00ebrgjum\u00eb Troja antike.N\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb dehur nga fitorja,ajo u pushtua nga Akenjt\u00eb.Kund\u00ebrshtari \u00ebsht\u00eb &nbsp;te dera e Kosov\u00ebs,komshiu i saj,ku edhe pse i mundur,i turp\u00ebruar,ai mbetet dinak\u00eb,e agresiv\u00eb,i etur p\u00ebr gjak\u00eb, hapsira e teritore,si gjithmon\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij.Madje pas disfat\u00ebs ushtria s\u00ebrbe,si sh\u00ebnj\u00eb presioni po e rrethon Kosov\u00ebn me ushtri.<\/p>\n\n\n\n<p>Analiza e k\u00ebsaj ngjarje lufte k\u00ebrkon studime &nbsp;t\u00eb gjithan\u00ebshme politike ,diplomatike,ushtarake, n\u00eb gjith\u00eb spektrin q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn sigurin\u00eb dhe mbrojtjen e vendi.Akademit\u00eb dhe institucionet shkencore ushtarake,pa u vonuar duhet t\u00eb nisin njohjen,studimin dhe p\u00ebrgjith\u00ebsimin e k\u00ebtij operacioni kaq t\u00eb suksessh\u00ebm,me standartet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb luft\u00ebs,sot n\u00eb koh\u00ebn moderne.Studimi i k\u00ebtij operacioni duhet t\u00eb b\u00ebhet me &nbsp;programe m\u00ebsimore n\u00eb shkollat ushtarake.Ajo duhet t\u00eb gjej\u00eb vend n\u00eb tematikat e pun\u00ebs shkencore, si model n\u00eb zgjidhjen e detyrave taktiko-operative, e mbrojtjen e doktoraturave,etj. \u201c\u00cbsht\u00eb shpejt p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb tilla\u201d, mund t\u00eb thot\u00eb dikush .Jo, \u00ebsht\u00eb koha e duhur,pasi po t\u00eb llogarisim harres\u00ebn shqiptare,do t\u00eb ndodh\u00eb si her\u00ebt e tjera, q\u00eb edhe p\u00ebr ngjarje madhore ,si Lufta p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs,nd\u00ebrhyrja e sukses\u00ebshme e NATOS,roli dhe pesha e UCKS,n\u00eb at\u00eb luft\u00eb,apo edhe &nbsp;n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtej Drinit, shkat\u00ebrrimi i ushtris\u00eb n\u00eb vitin e mbrapsht\u00eb 1997,goditjet e objekteve ushtarake nga disa komando t\u00eb ardhura nga shtetet fqinj\u00eb,me pasoja dhe viktima t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr vendin,p\u00ebr to ende nuk kemi analiza t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuara, pasqyrime t\u00eb plota dhe dinjitoze,n\u00eb nivelin akademik.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb dallon n\u00eb p\u00ebrplasjen e dy forcave ushtarake kund\u00ebrshtare,n\u00eb ngjarjen e Banjsk\u00ebs t\u00eb Zve\u00e7anit, \u00ebsht\u00eb koncepti i t\u00eb luftuarit.Komandot s\u00ebrbe e ushtruan veprimtarin\u00eb luftarake,me metoda klasike,tradicionale, primitive,me natyr\u00eb terroriste,n\u00eb p\u00ebrqasje me &nbsp;planet e err\u00ebta q\u00eb ata kishin.Nd\u00ebrsa forcat operacionale t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs,reflektuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, parimet dhe normat q\u00eb rrjedhin nga lufta moderne.Izolimi nga k\u00ebto forca i zon\u00ebs ku u krye operacioni,dhe adresimi i goditjes vet\u00ebm te terrorist\u00ebt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin k\u00ebrc\u00ebnim,shmangu rrezikun p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe personelit n\u00eb manastir\u00eb.Por, mjesht\u00ebria e policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs shkoi edhe m\u00eb tej,ku me veprime t\u00eb p\u00ebrpikta,t\u00eb nj\u00eb shkalle sip\u00ebrore rreziku p\u00ebr efektivat e saj,edhe br\u00ebnda manastirit paralizoi grupin terrorist duke e detyruar at\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb panik.P\u00ebr gati 17 or\u00eb luftime me terrorist\u00ebt,forcat e policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs,treguan jo vet\u00ebm mjesht\u00ebri luftarake,por edhe nj\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb lart\u00eb morale,qet\u00ebsi shpirt\u00ebrore dhe m\u00ebndje t\u00eb kthjell\u00ebt,n\u00eb kryerjen e misionit, pa nervoziz\u00ebm,konfuzion dhe emocione negative.Madje thuhet se edhe ata, terrorist\u00eb q\u00eb e braktis\u00ebn misionin nga frika,Forcat Operacionale t\u00eb Kosov\u00ebs,reaguan jo p\u00ebr t\u2019i asgjesuar,por p\u00ebr t\u2019i z\u00ebn\u00eb rob, duke ja dor\u00ebzuar gjykatave,p\u00ebr ta vler\u00ebsuar dhe d\u00ebnuar krimin e kryer nga ata.Meq\u00ebn\u00ebse element\u00ebt e luft\u00ebs moderne t\u00eb zbatuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion jan\u00eb t\u00eb shumta dhe nuk mund t\u00eb trajtohen me nj\u00eb shkrim,mbetet detyr\u00eb e institucioneve mesimore e shkencore ushtarake t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e Drinit,p\u00ebr t\u2019i analizuar thell\u00eb ato.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk mundet t\u00eb kuptohet ngjarja n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, pa njohur m\u00eb par\u00eb intrig\u00ebn e nd\u00ebrtuar nga shtabi politik q\u00eb udh\u00ebhiq\u00ebte komandon terroriste.Thuhet se plani i veprimit t\u00eb terrorist\u00ebve \u00ebsht\u00eb&nbsp;p\u00ebrgatitur n\u00eb zyrat e presidenc\u00ebs n\u00eb S\u00ebrbi. N\u00eb p\u00ebrgatitjen e tij kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb politikan\u00eb, ushtarak\u00eb,sh\u00ebrbimet informative,psikolog\u00eb,ekonomist\u00eb, \u201cbujq\u201d e \u00e7oban\u00eb\u201d,historian\u00eb e gjeograf\u00eb,p\u00ebr ta modeluar sa m\u00eb mir\u00eb ngjarjen terroriste.Ata kan\u00eb p\u00ebrgatitur edhe her\u00eb t\u00eb tjera ngjarje t\u00eb tilla konfliktuale,jo vet\u00ebm kund\u00ebr Kosov\u00ebs por edhe ndaj shteteve t\u00eb tjera q\u00eb ushqejn\u00eb urrejtje si ndaj Kroacis\u00eb,Bosnj\u00eb -Hercegovin\u00ebs etj.Plani i S\u00ebrbis\u00eb q\u00eb u zbatua k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Kosove ,pothuajse ishte i nj\u00ebjt\u00eb me planin e quajtur nga ata\u201dRevolucioni i trungjeve\u201di zbatuarn n\u00eb Kninit t\u00eb Kroacis\u00eb,n\u00eb vitin 1991. Me veprime terroriste, paramilitar\u00ebt ne k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, Serbia e detyroi faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebt\u00ebr t\u00eb b\u00ebnte l\u00ebshime t\u00eb papranushmeshme,n\u00eb interes t\u00eb &nbsp;k\u00ebtij minoriteti,n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtetut\u00ebn e v\u00ebndit. Edhe sot,kjo zgjidhje e padrejt\u00eb,po prodhon kriza dhe konflikte sa her\u00eb i interesojn\u00eb S\u00ebrbis\u00eb, kund\u00ebr shtetit t\u00eb Kroacis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Plani s\u00ebrb n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Svjecanit ishte tep\u00ebr agresiv\u00eb dhe me prapavija t\u00eb thella politike.Ky shtab fam\u00ebkeq,intrig\u00ebn e kishte nd\u00ebrtuar t\u00eb p\u00ebrgjak\u00ebshme,jo vet\u00ebm ndaj kund\u00ebrshtarit,por edhe ndaj bashk\u00ebatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre, s\u00ebrb\u00eb.Shum\u00eb s\u00ebrb\u00eb ishin planizuar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kurban, si brenda dhe jasht\u00eb manastirit, civil\u00eb edhe \u201csh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb\u201d t\u00eb zotit n\u00eb tok\u00eb.Jeta e k\u00ebtyre njer\u00ebzve nuk ishte m\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Zotit,por n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Shtabit terrorist\u00eb,me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Beograd.Madje Vu\u00e7i\u00e7i n\u00eb nj\u00eb nga intervistat rreth k\u00ebsaj ngjarje shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe se, pse forcat terroriste s\u00ebrbe vran\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shqiptar,kur duhet t\u00eb vrisnin m\u00eb shum\u00eb.Modelet e intrigave q\u00eb thurren n\u00eb Beograd,kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme. P\u00ebr organet e siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebr ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u2019i kuptojn\u00eb,zbulojn\u00eb dhe paralizojn\u00eb k\u00ebto me veprime aktive t\u00eb m\u00ebn\u00e7ura,e burr\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Mashtrimi dhe dinak\u00ebria prej shkjahu ishte tipar tjet\u00ebr i vrejtur edhe &nbsp;n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje.Dhe k\u00ebto mashtrime nuk ishin thjesht\u00eb me natyr\u00eb ushtarake.Ato ishin nj\u00eb nd\u00ebrthurje e mashtrimit ushtarak,politik dhe diplomatik.Vu\u00e7i\u00e7i ka q\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i zellsh\u00ebm i Milloshevi\u00e7it,nga ku ka m\u00ebsuar artin e dinak\u00ebris\u00eb dhe mashtrimit.Kujtojm\u00eb Milloshevi\u00e7in n\u00eb 1998,ku edhe pse kishte n\u00ebshkruar se do t\u00eb t\u00ebrhiq\u00ebte forcat ushtarake nga Kosova,ai n\u00eb fsheht\u00ebsi b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po zhvillohej takimi i Rambujes\u00eb,ai n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni, rigrupoi dhe vendosi nj\u00eb nga armatat ushtarake,me gati 16.000 vet\u00eb.Dhe jo vet\u00ebm kaq, por i afroi ato shum\u00eb af\u00ebr,2.500 trupave t\u00eb NATO-s,n\u00eb at\u00eb rajon, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej,se ishte gati t\u2019i asgjesonte k\u00ebto forca,n\u00ebse NATO ,do t\u00eb goditste S\u00ebrbis\u00eb.K\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mashtrimit po e zbaton me sukses edhe Vucici ndaj per\u00ebndimit.Duke q\u00ebn\u00eb i p\u00ebrk\u00ebdheluri i tyre,Vu\u00e7i\u00e7i deri tani ka sfiduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb qesharake,ndikimin e per\u00ebndimit dhe p\u00ebrpjekjet e tyre,p\u00ebr bisedime me Kosov\u00ebn.N\u00eb marr\u00ebveshjen e Ohrit,Vu\u00e7i\u00e7i n\u00ebn hund\u00ebt e BE-s\u00eb,nga nj\u00ebra an\u00eb pranonte marveshjen, nga ana tjet\u00ebr nuk e firmosi at\u00eb, me pretendimin foshnjor\u00eb se i dhimb\u00ebte dora.Po k\u00ebshtu pak m\u00eb par\u00eb ai, pa u thar\u00eb mir\u00eb boja e marr\u00ebveshjes n\u00eb Bruksel mbi dialogun S\u00ebrbi-Kosov\u00eb,deklaroi me pasionin e nj\u00eb f\u00ebmije shkolle fillorje,se nuk do ti respektonte aktet e asaj marveshje.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb,nj\u00ebra nga deputetet e Parlamentit t\u00eb Anglis\u00eb,dha alarmin se manastiret e S\u00ebrbis\u00eb n\u00eb Kosove po mbushen me arm\u00eb duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrezik &nbsp;serioz p\u00ebr paqen n\u00eb &nbsp;Ballkan.Drejtuesit e BE-s\u00eb,jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e vler\u00ebsuan informacionin,por ata i jargaviteshin Vu\u00e7i\u00e7it t\u00eb ulej n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimit me Kosov\u00ebn.Me k\u00ebt\u00eb paaft\u00ebsi t\u00eb drejtuesve t\u00eb BE-s\u00eb,Vu\u00e7i\u00e7i tallej ,ashtu si edhe i ati i tij politik Milloshevi\u00e7i,kur i quante ushtarak\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb per\u00ebndimit pijanec\u00eb dhe gjaknxehet,nd\u00ebrsa drejtuesit e BE-se,si nx\u00ebn\u00ebs shkolle.T\u00eb gjitha k\u00ebto sot, e ndihmojn\u00eb Vu\u00e7i\u00e7in t\u00eb organizoi terror dhe provokacione ndaj popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Dit\u00ebn Vucici u tregon p\u00ebrralla drejtuesve t\u00eb BE-s\u00eb,dhe nat\u00ebn shkon te v\u00ebllai i tij siamez Putini,ku b\u00ebjn\u00eb plane t\u00eb err\u00ebta p\u00ebr ta hedhur n\u00eb er\u00eb paqen n\u00eb Ballkan.Dit\u00ebn Vu\u00e7i\u00e7i b\u00ebhet dylberi i BE-s\u00eb, dhe nat\u00ebn \u00ebsht\u00eb dashnorja e Putinit.Nuk \u00ebsht\u00eb turp q\u00eb BE-ja t\u00eb deklaroi se operacioni p\u00ebr ndarjen e v\u00ebllez\u00ebrve siamez\u00eb,\u00ebsht\u00eb i pamundur.<\/p>\n\n\n\n<p>A mundet Per\u00ebndimi t\u00eb ket\u00eb edhe plane t\u00eb tjera ndaj S\u00ebrbis\u00eb,pa kosto kaq t\u00eb m\u00ebdha gjaku,p\u00ebr ti hequr asaj frym\u00ebn agresive dhe luft\u00ebnxit\u00ebse,p\u00ebr ti edukuar ndjenj\u00ebn e paqes, n\u00eb v\u00ebnd t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr luft\u00eb.Loja erotike e Vu\u00e7i\u00e7it me Putinin nuk mundet t\u00eb mbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn gjeopolitike se S\u00ebrbin\u00eb,vec genit gjithcka e lidh me Per\u00ebndimin.Ajo,mbi 12% t\u00eb treg\u00ebtis\u00eb e zhvillon me perendimin dhe vet\u00ebm 2% me Rusin\u00eb,se gati 20% e popullsis\u00eb s\u00ebrbe jeton dhe punon n\u00eb perendim, dhe as 1% e saj nuk ka emigruar n\u00eb lindje.\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend i rrethuar nga antar\u00eb t\u00eb NATO-s,ku asnj\u00ebra prej tyre nuk e do ta kete af\u00ebr Rusin\u00eb.Aq sa ka numura, aq ka edhe zgjidhje gjeopolitike edhe p\u00ebr S\u00ebrbin\u00eb.Ndoshta asaj duhet ti krijohen kushte t\u00eb tilla q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ajo t\u00eb trokasi, dhe te lutet, p\u00ebr tu future n\u00eb BE.Kursejani Ballkanit,zot\u00ebrinj t\u00eb BE-s\u00eb, nj\u00eb luft\u00eb tjet\u00ebr rajonale, apo bot\u00ebrore nga S\u00ebrbia,e cila n\u00eb histori e ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb rolin e zjarrv\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Rajonit e t\u00eb Bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse policia e Kosov\u00ebs meriton vler\u00ebsimet maksimale,kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se edhe politika,diplomacia,bashk\u00ebpunimi mes shteteve tona,meritojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vler\u00ebsim,p\u00ebr ngjarjen e ndodhur.\u00cbsht\u00eb vler\u00ebsuese q\u00ebndrimi i Vlora \u00c7itakut,q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs, n\u00eb ato ore t\u00eb veshtira p\u00ebr Kosov\u00ebn,u bashk\u00eb me Qeverin\u00eb,kund\u00ebr agresorit.Por nuk mundesh t\u00eb thuash t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb edhe p\u00ebr disa fraksione te vogla opozitar,kur n\u00eb k\u00ebto momente lufte gjeten rastin t\u00eb fitonin kredo politike duke fajsur p\u00ebr ngjarien padrejt\u00ebsisht\u00eb, Albin Kurtin.\u00cbsht\u00eb vler\u00ebsuese m\u00ebnyra se si Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri i saj,po e menaxhon situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb,por nuk \u00ebsht\u00eb aspak normal q\u00ebndrimi i disa aparatcik\u00ebve t\u00eb VV,q\u00eb me deklaratat e tyre i fryn\u00eb zjarrit t\u00eb p\u00ebrcarjes, dhe urrejtjes,mes dy vendeve tona.\u00cbsht\u00eb vler\u00ebsues q\u00ebndrimi i aleat\u00ebve strategjik t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje provuan se kufinjt\u00eb e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pa negociuesh\u00ebm.Ata jan\u00eb cimentuar me gjakun e heronj\u00ebve, dhe luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb UCKS, dhe t\u00eb d\u00ebshorit m\u00eb t\u00eb fundit Afrim Bunjakut.Por nuk jan\u00eb aspak t\u00eb pranueshme disa q\u00ebndrime politike t\u00eb ngurta, pa perspektiv\u00eb,t\u00eb nj\u00eb lloj\u00eb pat\u00ebriotizmi t\u00eb rreckosur,t\u00eb cilat nuk ndihmojn\u00eb n\u00eb zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7i,shkaktari i d\u00ebshtimit t\u00eb tet\u00eb takimeve p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-S\u00ebrbi,nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr paqie me Kosov\u00ebn.N\u00eb kushtet kur Kosova ndodhet n\u00eb ombrell\u00ebn e mbrojtjes nga NATO,ai po zbaton parimin e konfliktit t\u00eb ngrir\u00eb,si nj\u00eb hap para luft\u00ebs.Konfliktet e ngrira,p\u00ebrjashtojn\u00eb miratimin e marveshjeve dhe rezolutave p\u00ebrfundimtare.N\u00eb konfliktin mes dy v\u00ebndeve,synohen hapsira dhe teritore te fqinjit e zvarritet pa fund\u00eb dialogu,etj.Ky lloj\u00eb konflikti i ngrir\u00eb,ka synime t\u00eb err\u00ebta politike,etnike dhe kulturore, munges\u00eb t\u00eb thell\u00eb besimi,n\u00eb zgjidhjen paq\u00ebsore t\u00eb konfliktit,qoft\u00eb edhe n\u00eb prezenc\u00ebn e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.Politika e Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb bjeri n\u00eb kurthin e Vu\u00e7i\u00e7it,p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer konfliktit t\u00eb ngrir\u00eb.Dialogu \u00ebsht\u00eb zgjidhja.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndri\u00e7imi i plot\u00eb i suksesit n\u00eb operacionin e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs,do t\u00eb arrihet ,kur vec\u00eb vler\u00ebsimeve pozitive do t\u00eb zbulohen edhe an\u00ebt e dob\u00ebta n\u00eb k\u00ebto zhvillime.Dhe k\u00ebto mang\u00ebsi nuk jan\u00eb p\u00ebr tu n\u00ebn\u00ebvler\u00ebsuar.Madje analiza e tyre duhet b\u00ebr\u00eb menj\u00ebher\u00eb e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tep\u00ebr kritike.<\/p>\n\n\n\n<p>Agron Berdaj<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa her\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr sulmin &nbsp;e komandove s\u00ebrbe,t\u00eb kamufluara si paramilitar\u00eb ne Kosov\u00eb, \u00e7do dit\u00eb sillen prova dhe argumenta t\u00eb reja, q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb lidhjen e tyre me Qeverin\u00eb dhe Shtetin e S\u00ebrbis\u00eb.Ajo q\u00eb mbetet aksiom\u00eb, q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr v\u00ebrtetim, n\u00eb k\u00ebto ngjarje \u00ebsht\u00eb veprimi i denj\u00eb, profesional dhe heroik i forcave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872,3757],"class_list":["post-30360","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj","tag-vucic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30360","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30360"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30360\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}