{"id":30179,"date":"2023-06-30T08:24:40","date_gmt":"2023-06-30T06:24:40","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=30179"},"modified":"2023-06-30T08:24:42","modified_gmt":"2023-06-30T06:24:42","slug":"si-do-te-quhej-halla-po-te-kishte-ko-e-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2023\/06\/si-do-te-quhej-halla-po-te-kishte-ko-e-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Si do t\u00eb quhej halla po t\u00eb kishte ko\u2026.e !!!\u00a0\u00a0Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Koh\u00ebt e fundit jan\u00eb shtuar si tep\u00ebr, hipotezat,parashikimet,ham\u00ebnd\u00ebsit\u00eb,prognozat,bastet,zb\u00ebrthimi i figurave n\u00eb filxhanet e kafes\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u00eb parashikuar fatin tragjik t\u00eb PD-s\u00eb. I b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto,ata q\u00eb ndjejn\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhimbje p\u00ebr gjendjen mjerane t\u00eb PD-s\u00eb,t\u00eb cil\u00ebt e vler\u00ebsojn\u00eb opozitarizmin dhe opozit\u00ebn, si vler\u00eb dhe aset komb\u00ebtar, pa t\u00eb cil\u00ebn demokracia vihet n\u00eb rrezik.Por, jo pak fantazojn\u00eb edhe ata,q\u00eb e shikojn\u00eb problemin si sport,si lojra fati, sa p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn,meq\u00ebn\u00ebse edhe bastet kan\u00eb q\u00ebn\u00eb gjys\u00ebm ilegale. Parashikime,jo n\u00eb pak raste b\u00ebhen edhe si diversion ndaj opozit\u00ebs,q\u00eb gjendja e saj t\u00eb shkoj\u00eb keq e m\u00eb keq,p\u00ebr t\u00eb siguruar qeverisje autoritare e egocentriste.Por,m\u00eb keq akoma,kur ham\u00ebnd\u00ebsi dhe parashikime b\u00ebhen edhe nga brenda k\u00ebtij subjekti politik, q\u00eb duke e par\u00eb PD-n\u00eb,si tok\u00eb djer\u00eb, si nj\u00eb kal\u00eb i ngordhur,ata mundohen ti heqin patkojt\u00eb,p\u00ebr t\u2019u legalizuar si pronar\u00eb t\u00eb saj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, se profecit\u00eb e b\u00ebra p\u00ebr PD-n\u00eb,si dje edhe sot,nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb sakta. K\u00ebshtu ndodh,kur gjendesh n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb kaotike, si ajo e PD-s\u00eb.Atje nuk ka rregulla dhe parime,ku ligjin e b\u00ebn xhungla, ku sundon anarkia dhe diktatura e nj\u00ebshit.Ndaj edhe parashikimet,teoria e statistik\u00ebs,analiza e gabimeve dhe propabilitetit,rreth fatit t\u00eb PD-s\u00eb,pothuajse dalin t\u00eb pa sakta. A nuk&nbsp;&nbsp;ndodhi k\u00ebshtu me profecin\u00eb politike t\u00eb&nbsp;&nbsp;Kas\u00ebm Trebeshin\u00ebs, dit\u00ebt q\u00eb po lindte PD-ja. N\u00eb vitet 90-t\u00eb, duke par\u00eb se n\u00eb PD, po zbatoheshin ligjet e rrug\u00ebs,kurthet dhe prapaskenat,n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb gjitha normat dhe parimet e demokracis\u00eb,ai pohoi se\u201d foshnja po lindte e vdekur\u201d. Por,parashikimi i tij, ishte pjes\u00ebrisht i sakt\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb te krijesa q\u00eb po lindte kishte vdekur pjesa e demokracis\u00eb,por jo vete krijesa.Krijesa q\u00eb lindi ishte si nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh,anormal,i eg\u00ebr dhe vras\u00ebse. N\u00eb k\u00ebto 32-vjet\u00eb,pasojat e saj,i ndjeu Shqip\u00ebria&nbsp;&nbsp;dhe&nbsp;&nbsp;demokracia e shum\u00ebprtitur n\u00eb vend.Po k\u00ebt\u00eb fat pati edhe profecia e politikanit dhe eruditit Namik Hoti,kur p\u00ebrshkruan natyr\u00ebn e eg\u00ebr t\u00eb diktatorit Berisha,q\u00eb kishte uzorpuar pushtetin,n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e demokracis\u00eb. Pohimi i tij i sinqert,figurativ dhe popullor ishte se bajraktari Berisha,\u201drr\u00ebzohet nga kali i pushtetit vet\u00ebm me pushk\u00eb\u201d. Por, edhe ky parashikim nuk doli i sakt\u00eb. Saliu e vrau dhe e mbyti n\u00eb gjak popullin,por populli nuk e rr\u00ebzoi dot at\u00eb nga pushteti, qoft\u00eb edhe me pushk\u00eb. Populli vrau kalin, por jo Berish\u00ebn,gjakosi veten me arm\u00eb, por e ringriti qoft\u00eblargun, n\u00eb maj\u00eb t\u00eb kalit t\u00eb pushtetit me vota.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb det\u00eb i t\u00ebr\u00eb hipotezash dhe trillimesh,po zhvleft\u00ebsohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb,edhe sot,ne lidhje me PD. Sikur Berisha t\u00eb ishte pak m\u00eb pak diktator\u00eb dhe vras\u00ebs,thon\u00eb disa,PD-ja,nuk do t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje mjerane.Apo, sikur thot\u00eb nj\u00eb kategori tjet\u00ebr, burr\u00ebria e Lulzim Bash\u00ebs,t\u00eb ishte nj\u00eb grad\u00eb me e lart\u00eb se e nj\u00eb adoleshenti,opozita do t\u00eb ishte e fort\u00eb dhe e bashkuar.Ka q\u00eb e shpien fantazin\u00eb e tyre edhe m\u00eb tej,n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme.Sikur t\u00eb mos ishte vrar\u00eb,i ndieri Sokol Olldashi,thon\u00eb ata, sot do t\u00eb kishim nj\u00eb PD,n\u00eb pushtet. Edhe mundet,por ky personazh,nuk vinte nga qielli p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb udh\u00ebzimet magjike PD-s\u00eb,si ajo, t\u00eb shp\u00ebtonte nga ferri ku kishte r\u00ebn\u00eb. Keqardhje si person, por ai u aksidentua n\u00eb malin e K\u00ebrrab\u00ebs,jasht\u00eb orbit\u00ebs s\u00eb partis\u00eb,dhe as si misionar i saj. Se n\u00eb cil\u00ebn oficin\u00eb ishte p\u00ebrgatitur tragjedia e tij, kjo&nbsp;&nbsp;ka mbetur n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.Enigm\u00ebn rreth ngjarjes nuk e shpjegoi as edhe bjondja lozonjare,e ndodhur n\u00eb makin\u00eb, dhe q\u00eb i shp\u00ebtoi aksidentit.Pra,nga t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk kuptohet se i ndjeri Olldashi,ishte pishtar\u00eb i demokracis\u00eb,q\u00eb pas vdekjes duhet t\u00eb kthet n\u00eb simbol e flamur i PD-s\u00eb,apo thjesht\u00eb ai ishte&nbsp;&nbsp;parardh\u00ebsi i Shukriut t\u00eb Dibr\u00ebs, dhe Gjicit t\u00eb Kuk\u00ebsit,por m\u00eb i zgjuar dhe m\u00eb dinak se k\u00ebta muzhik\u00ebt e PS-s\u00eb,q\u00eb nuk i kontrollojn\u00eb emocionet seksuale,as n\u00eb zyrat e shtetit,as pran\u00eb mullar\u00ebve t\u00eb barit,apo n\u00eb cepat e rrug\u00ebs.Nd\u00ebrsa Olldashit edhe pse vdekja u p\u00ebrpoq tja zbulonte enigm\u00ebn, por miq\u00ebt dhe shok\u00ebt,organet q\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr zbulimin e krimit,thuhet se ja mbuluan zullumin.D\u00ebgjohet sot t\u00eb thuhet se Basha,edhe pse \u00ebsht\u00eb e \u201ckeqja m\u00eb e vog\u00ebl\u201d, duhet t\u00eb kthehet n\u00eb drejtimin e PD-s\u00eb.Po a mund t\u00eb pranohet se ringjallja e PD-s\u00eb,e s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga degjenerimi dhe p\u00ebr\u00e7arja,t\u00eb realizohet me modelin e s\u00eb keqes. Nga ky propozim del se ilaci i rekomanduar,nga militant\u00ebt e Bash\u00ebs,rezulton t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i keq se vet\u00eb s\u00ebmundja.Fakti q\u00eb PD-ja,nuk ka fuqi t\u00eb p\u00ebrjashtoi nga riorganizimi i saj si t\u00eb keqen e madhe dhe at\u00eb t\u00eb vog\u00ebl,nj\u00ebherazi t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqiat e saj,nuk e meriton t\u00eb jet\u00eb parti demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Pra,Berish\u00ebt,Bash\u00ebt, Olldash\u00ebt dhe deledash\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti politik,v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb ishin ila\u00e7i i duhur p\u00ebr ta shp\u00ebtuar PD-n\u00eb nga gjrndja e kom\u00ebs ku ka r\u00ebn\u00eb. T\u00eb gjitha hipotezat e ngritura n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb sh\u00ebrimit t\u00eb PD-s\u00eb,do t\u00eb&nbsp;&nbsp;kishin vler\u00eb n\u00ebse gabimet e k\u00ebtij subjekti politik do t\u00eb ishin,rast\u00ebsore, teknike, se drejtuesit e saj, nuk kap\u00ebn koh\u00ebn,apo ritmet e zhvillimit, pra thjesht\u00eb gabuan n\u00eb taktikat e organizimit dhe drejtimit t\u00eb partis\u00eb. Por, gabimet dhe fajet e udh\u00ebheqjes t\u00eb PD-s\u00eb,n\u00eb k\u00ebto 32-vjet,jan\u00eb trondit\u00ebse,ul\u00ebrit\u00ebse dhe vras\u00ebse. Ato jan\u00eb gabime strategjike dhe jo taktike,me kosto t\u00eb pa riparueshme,politike ,morale dhe ekonomike,p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.PD-ja,\u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb as edhe nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e saj politike,nuk ka q\u00ebn\u00eb aspak demokratike.Shiko me v\u00ebmendje baz\u00ebn e saj sociale.Ajo,edhe pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit,q\u00eb nuk ishte aspak merit\u00eb e saj por e popullit dhe rinis\u00eb studentore ajo,nuk u diferencua, nga hajdut\u00ebt,vras\u00ebsit,antikomb\u00ebtar\u00ebt,t\u00eb rekrutuarit e sh\u00ebrbimeve sekrete t\u00eb huaja, p\u00ebrdhunuesit e femrave, komunist\u00ebt ekstremist konservator, servil\u00eb dhe l\u00ebpir\u00ebs q\u00eb e rrotullojn\u00eb kok\u00ebn si luledielli,nga shkonte pushteti.N\u00eb vendet e tjera,ku edhe atje u ndryshua sistemi, kategoria e t\u00eb inkriminuarve u shmang\u00ebn nga drejtimi dhe politika,duke nxjerr\u00eb n\u00eb ball\u00eb demokrat\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb,intelektual\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb persekutuarit,etj.Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri ndodhi e kund\u00ebrta, kategoria e t\u00eb inkriminuarve rr\u00ebmbyen&nbsp;&nbsp;pushtetin,ata u inkurajuan nga politika,u vesh\u00ebn me autoritet ligjor, duke p\u00ebrz\u00ebn\u00eb&nbsp;&nbsp;nga partia dhe&nbsp;&nbsp;qeverisja e vendit,pjes\u00ebn idealiste me shpirt dhe aspirata demokratike.Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaqet q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb postkomuniste,ende nuk ka mbaruar tranzicioni, ku lul\u00ebzoi krimi, trafiqet, vazhdimi i nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re klasash,ku ligji u zv\u00ebnd\u00ebsua me kanunin e Lek Dukagjinit, ku u b\u00eb tjet\u00ebrsimi i pron\u00ebs,etj. Te ne ndodhi q\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua me nj\u00eb diktatur\u00eb tjet\u00ebr. Hajduti i d\u00ebnuar p\u00ebr vjedhje,u b\u00eb drejtor n\u00eb&nbsp;&nbsp;fabrik\u00ebn ku kishte vjedhur. M\u00ebsuesi q\u00eb ishte d\u00ebnuar nga ligji se kishte p\u00ebrdhunuar nx\u00ebn\u00ebsen e klas\u00ebs ku jepte m\u00ebsim,pushteti i ri e em\u00ebroi at\u00eb drejtor, po n\u00eb shkoll\u00ebn ku kishte kryer krimin.Shpif\u00ebsi dhe intriganti q\u00eb ngrinte akuza dhe pretenca t\u00eb paqena,ndaj qytetarit t\u00eb thjesht\u00eb emrohej kryetar\u00eb gjykate.Vras\u00ebsi i dokumentuar dhe i d\u00ebnuar si kriminel i rreziksh\u00ebm, gradohej si&nbsp;&nbsp;shef rendi. I d\u00ebnuari p\u00ebr vjedhjen e ushqimeve n\u00eb nj\u00eb spital, caktohet drejtori&nbsp;&nbsp;i institucionit. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti trondit\u00ebs dhe posht\u00ebrues p\u00ebr demokracin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb liberale,a mund t\u2019u besohet hipotezave&nbsp;&nbsp;skolastike, apo recitimeve folklorike t\u00eb tipit, \u201dsikur t\u00eb ishte k\u00ebshtu, apo ashtu,mbrekullia shqiptare do t\u00eb kishe ardhur\u201d, \u201dsikur ky apo ai politikan t\u00eb ishte pak m\u00eb pak hajdut nga sa ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb,populli do t\u00eb hante me lug\u00eb floriri\u201d,se \u201csikur k\u00ebta apo ata politikan\u00eb&nbsp;&nbsp;t\u00eb mos ishin p\u00ebrfshir\u00eb nga stuhia erotike,n\u00eb momentin q\u00eb u kap\u00ebn,gjendja e partis\u00eb do ishte ndryshe\u201d,e gjepura t\u00eb tjera si k\u00ebto.<\/p>\n\n\n\n<p>Pa analizuar thell\u00eb se pse PD-ja i ka humbur lidhjet me popullin n\u00eb k\u00ebto 32-vite,v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb kemi ringjallje e saj. Kjo forc\u00eb politike \u00ebsht\u00eb treguar barbare,gjakatare,hajdute pronash,shkat\u00ebrruese institucionesh,ka shkelur sigurin\u00eb dhe sovranitetin e vendit,ka instaluar nj\u00eb sistem t\u00eb korruptuar drejt\u00ebsie,aq sa edhe SHBA dhe BE,e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta \u00e7montojn\u00eb at\u00eb. Ata, shtetin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e zv\u00ebnd\u00ebsuan me bajraqet dhe normat zakonore t\u00eb feudalizmit. Qarkullimin e elitave e pan\u00eb si&nbsp;&nbsp;neopotizmin.Sistemin demokratik t\u00eb zgjedhjeve,e tjet\u00ebrsuan me vjedhjen dhe shkat\u00ebrrimin e sistemit zgjedhor. Ligjet e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut i drejtuan t\u00eb&nbsp;&nbsp;&nbsp;korruptuarit,bos\u00ebt e trafiqeve dhe mafia ekonomike dhe politike e vendit. Fjal\u00ebn e lir\u00eb e zv\u00ebnd\u00ebsuan me t\u00eb drejt\u00ebn e shpifjeve dhe t\u00eb intrigave.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke harruar s\u00eb pse PD-ja,u nda n\u00eb particka e fraksjone,sot naiv\u00ebt politik\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ti ribashkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike, cop\u00ebzat e mbetura.A e kuptojn\u00eb k\u00ebta kumbar\u00eb,si prej dordoleci ,se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb misjon i d\u00ebshtuar.Partickat nga radh\u00ebt e PD-s\u00eb,nuk u shk\u00ebput\u00ebn p\u00ebr c\u00ebshtje parimore q\u00eb buronin nga natyra demokratike e partis\u00eb,por nga imoraliteti dhe prostitucioni politik n\u00eb radh\u00ebt e tyre,p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb hegjemoni dhe influenca, p\u00ebr ta kthyer partin\u00eb n\u00eb pron\u00eb private,n\u00eb mbrojtje t\u00eb krimeve t\u00eb elit\u00ebs politike. A keni v\u00ebn\u00eb re, pendime dhe ndjesi n\u00eb mes k\u00ebtyre parti\u00e7kave,p\u00ebr t\u2019u distancuar nga rebelimet civile dhe ushtarake, grushte e shtetit, masakra e 97-t\u00ebs, ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb mij\u00ebra viktima,kur&nbsp;&nbsp;dogj\u00ebn dhe shkat\u00ebrruan Shqip\u00ebrin\u00eb,sa her\u00eb PD-ja ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb pushtet. A nuk ishin kryetar\u00ebt dhe stafet drejtuese t\u00eb k\u00ebtyre parti\u00e7kave,q\u00eb dje si forca paramilitare,dogj\u00ebn dhe shkat\u00ebrruan Shqip\u00ebrin\u00eb.A nuk ishin ata q\u00eb alternativat demokratike e paq\u00ebsore, i pan\u00eb si shkolla lufte, p\u00ebr azgjesimin e opozit\u00ebs. A keni d\u00ebgjuar q\u00eb drejtuesit e fraksioneve t\u00eb dala nga PD-ja,t\u00eb thon\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr Sali Berish\u00ebn,ve\u00e7 termit stamp, se e ka nxjerr\u00eb \u201cnon grata\u201d,Amerika dhe kaq. Por, pse Amerika e ka nxjerr\u00eb\u201dnon grata\u201dBerish\u00ebn, dhe ata, nuk guxojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr krimet e tij. Nuk thon\u00eb dot asgj\u00eb p\u00ebr krimet&nbsp;&nbsp;e b\u00ebra nga Berisha, pasi ata kan\u00eb q\u00ebn\u00eb pjesmarr\u00ebs n\u00eb ato krime,vet\u00eb veglat me t\u00eb cil\u00ebt&nbsp;&nbsp;Qoft\u00eblargu i kryente ato.T\u00eb gjith\u00eb ata jan\u00eb edukuar n\u00eb&nbsp;&nbsp;shkoll\u00ebn antidemokratike t\u00eb&nbsp;&nbsp;berishizmit,jan\u00eb pasuruar nga anarkia berishiste,kan\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb nga masakrimi i sistemit t\u00eb vlerave t\u00eb&nbsp;&nbsp;kryer nga ushtria berishjane,se ata kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb revolucioneve dhe kund\u00ebrrevolucioneve donkishoteske,t\u00eb frym\u00ebzuara nga babai i tyre shpirt\u00ebror dhe politik,feudali Berisha.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, a mund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb ribashkim i PD-s\u00eb, mbi g\u00ebrmadhat e krimeve t\u00eb kryera prej saj.V\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb ndodhi.Vet\u00eb zoti t\u00eb zbresi n\u00eb tok\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhet kryetar i asaj partie,nuk do ta ndaloi dot p\u00ebrcarjen e m\u00ebtejshme e cila ka gjase t\u00eb vazhdoi gjat\u00eb.Nj\u00eb katakliz\u00ebm nga Zoti,n\u00eb hapsir\u00ebn e k\u00ebtij subjekti politik\u00eb do ta ndihmonte PD-n\u00eb.N\u00ebse vet\u00eb zoti do t\u00eb kujtonte dhimbjet e tij,n\u00eb koh\u00ebn e ringjalljes,nuk do ja kursente PD-s\u00eb,rithemelimin,me kushte dhe programe t\u00eb rrepta seleksjonimi dhe p\u00ebrzgjedhje,me doktrina dhe njer\u00ebz t\u00eb rinj.Ndryshe kjo parti do t\u00eb zvarritet ne shkret\u00ebtirat pa fund. Ajo do t\u00eb mbetet nj\u00eb amalgam\u00eb,as mish dhe as peshk, as fem\u00ebr dhe as mashkull, si gjini asnj\u00eban\u00ebse, apo si deledash.Ndryshe nga halla q\u00eb po t\u00eb kishte ko\u2026e,do t\u00eb quhej xhaxha,nd\u00ebrsa gjinia e PD-ja,do t\u00eb mbetet enigm\u00eb\u2026..Ndoshta ka ardhur koha t\u00eb krijohet opozita e v\u00ebrtet\u00eb,e njohur nga historia Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Agron BERDAJ&nbsp;&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koh\u00ebt e fundit jan\u00eb shtuar si tep\u00ebr, hipotezat,parashikimet,ham\u00ebnd\u00ebsit\u00eb,prognozat,bastet,zb\u00ebrthimi i figurave n\u00eb filxhanet e kafes\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u00eb parashikuar fatin tragjik t\u00eb PD-s\u00eb. I b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto,ata q\u00eb ndjejn\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhimbje p\u00ebr gjendjen mjerane t\u00eb PD-s\u00eb,t\u00eb cil\u00ebt e vler\u00ebsojn\u00eb opozitarizmin dhe opozit\u00ebn, si vler\u00eb dhe aset komb\u00ebtar, pa t\u00eb cil\u00ebn demokracia vihet n\u00eb rrezik.Por, jo pak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-30179","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30179","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30179"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30179\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}