{"id":30037,"date":"2023-05-26T19:22:03","date_gmt":"2023-05-26T17:22:03","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=30037"},"modified":"2023-05-26T19:22:05","modified_gmt":"2023-05-26T17:22:05","slug":"kush-eshte-opozita-e-vertete-sot-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2023\/05\/kush-eshte-opozita-e-vertete-sot-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb opozita e v\u00ebrtet\u00eb sot? Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n

Vendimi i Parlamentit shqiptar p\u00ebr shum\u00ebfishimin e pagave t\u00eb deputet\u00ebve, t\u00eb ministrave dhe t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelurve t\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb shprehja m\u00eb tipike e nj\u00eb krize t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe demokracis\u00eb shqiptare.Ajo \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb politike , kriz\u00eb morale, kriz\u00eb ekonomike, kriz\u00eb idesh dhe kriz\u00eb e pluralizmit anemik t\u00eb k\u00ebtyre 32-vjet\u00ebve, q\u00eb po e jetojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb kriz\u00eb politike pasi populli sapo votoi p\u00ebr alternativ\u00ebn e majt\u00eb socialiste, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e saj p\u00ebrball\u00eb agresionit oligarkik dhe vota e tyre u tjet\u00ebrsua,u injorua dhe u keqp\u00ebrdor n\u00eb interes t\u00eb oligarkis\u00eb t\u00eb vendit.Votuesit i besuan PS-s\u00eb, nj\u00eb pushtet absolut p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kriza e varf\u00ebris\u00eb dhe mjerimit,nd\u00ebrsa k\u00ebta xhambaz\u00eb politike e p\u00ebrdor\u00ebn vot\u00ebn popullore,jo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullin nga varf\u00ebria, por b\u00ebn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, pasuruan vehten duke varf\u00ebruar edhe m\u00eb tep\u00ebr shtresat e varf\u00ebra dhe n\u00eb nevoj\u00eb.A nuk \u00ebsht\u00eb deformimi dhe tjet\u00ebrsimi i vot\u00ebs ,nj\u00eb kriz\u00eb dhe nj\u00eb prostitucion politik kjo? Vota e popullit si gjithmon\u00eb, edhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb u kthye n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb saj. Por,n\u00ebse her\u00ebt e tjera degjenerimi i vot\u00ebs s\u00eb elektoratit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb disi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb maskuar,k\u00ebt\u00eb radh\u00eb ajo u b\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur,me nj\u00eb fodull\u00ebk sh\u00ebmb\u00ebllor,me iden\u00eb se shteti jam un\u00eb dhe jo vota. Me nj\u00eb propetenc\u00eb t\u00eb neverit\u00ebshme, zot\u00ebruesi i pushtetit absolut nga vota e elektoratit,pa pyetur ask\u00ebnd e trasferon vot\u00ebn,atje ku do ai,n\u00eb pasurimin dhe mbrojtjen e oligarve.
Tjet\u00ebrsimi i vot\u00ebs s\u00eb elektoratit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kriz\u00eb politike,por edhe nj\u00eb kriz\u00eb idesh.Shikoni me kujdes disa gazeta dhe televizione, dhe leh\u00ebsit e tyre,sesi mundohen ta minimizoijn\u00eb reagimin popullor ndaj vendimit t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb Parlamentit,si nj\u00eb gj\u00eb normale,dhe pa shum\u00eb probleme.Nj\u00eb nga gazetat dhe drejtuesi i saj,q\u00eb k\u00ebto 32-vjet demokraci,si lavjers\u00eb politike kalon andej nga shkon pushteti,shpreh keqardhjen se politikan\u00ebve dhe qeveritar\u00ebve shqiptar\u00eb,ka koh\u00eb se nuk u \u00ebsht\u00eb ngritur rroga,ndaj ky lloj shum\u00ebfishimi \u00ebsht\u00eb normal.Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr gazet\u00eb dhe gazetar shkon edhe m\u00eb tej,duke e ideologjizuar reagimin e popullit dhe t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm,si bolsheviz\u00ebm,populiz\u00ebm,si ekstremiz\u00ebm dhe kritizerll\u00ebk t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Le t\u00eb shp\u00ebrblehen politikan\u00ebt thot\u00eb ai,se mbase nuk do t\u00eb vjedhin m\u00eb. Pra, sipas tij vjedhja luftohet me vjedhje, ashtu si plumbi del me plumb.Se ku e shikon ky lloj gazetaruci indoktrinimet politike te popullit dhe t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendit,nuk e kuptoj.A ka vend p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar koncepte ideologjike te shtresat dhe kategorit\u00eb shoq\u00ebrore q\u00eb marrin si shp\u00ebrblim mujor 39 h\u00ebr\u00eb m\u00eb pak se politikan\u00ebt tan\u00eb.Pra, nj\u00eb shp\u00ebrblim 80-130 mij\u00eb lek t\u00eb vjetra n\u00eb muaj. Kritik\u00ebn e tyre ndaj vendimit t\u00eb Parlamentit e nxisin doktrinat ideologjike, apo kufinjt\u00eb ekstrem t\u00eb mjerimit dhe varf\u00ebris\u00eb.Duhet t\u00eb jesh\u00eb zagar dhe bir zagari,l\u00ebpir\u00ebs dhe bir l\u00ebpir\u00ebsi q\u00eb t\u00eb mbrosh k\u00ebt\u00eb tez\u00eb.
Sofizmat n\u00eb politik\u00ebn dhe gazetarin\u00eb shqiptare s\u2019kan\u00eb t\u00eb sosur.P\u00ebr t\u00eb ulur disi tonet e kritik\u00ebs,ndaj vendimit t\u00eb Parlamentit,jo n\u00eb pak raste b\u00ebhen edhe krahasime,gjenden edhe raste analoge me v\u00ebndet e tjera,ku politikan\u00ebt shp\u00ebrblehen mire. Por gabimi i atyre q\u00eb p\u00ebrdorin krahasimet \u00ebsht\u00eb se e trajtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjysmake ekuacionin.Ata thon\u00eb se model p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb jan\u00eb Amerika, Angli, Franc\u00eb,Italia dhe Greqia, etj,por harrojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrm\u00ebndin se ku renditen k\u00ebto vende n\u00eb hart\u00ebn e zhvillimit ekonomik bot\u00ebror,dhe \u00e7\u2019vend z\u00eb ekonomia shqiptare,sesa vite demokraci ka n\u00eb ato vende dhe sa vjet kemi ne,sesa jan\u00eb t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb atje, dhe sa jan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri,etj.Pra, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb duan t\u00eb shp\u00ebrblehen si n\u00eb Amerik\u00eb, nd\u00ebrsa populli sipas tyre duhet t\u00eb shp\u00ebrblehet si n\u00eb Zimbabve.P\u00ebr politikan\u00ebt dhe qeveritar\u00ebt shqiptar\u00eb,jan\u00eb shfaqje t\u00eb huaja rastet kur politikan\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendeve demokratike n\u00eb bot\u00eb i kufizojn\u00eb shp\u00ebrblimet,nuk marin dietat sipas ligjit,se n\u00eb pun\u00eb shkojn\u00eb me mjetet publike,se disa prej tyre edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rrog\u00ebs mujore e shpien n\u00eb q\u00ebndrat e bamir\u00ebsis\u00eb,etj.
Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb morale dhe besimi.Kemi nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet gati tridhjet\u00eb vjet.Me bindje politike ekstremiste t\u00eb djathta dhe n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb majt\u00eb.Kur kemi nj\u00eb kryetar opozite gjys\u00ebm t\u00eb gjall\u00eb e gjysm\u00eb t\u00eb vdekur,q\u00eb theu edhe parashikimin e nj\u00eb profeti politik si Namik Hoti i cili parashikoi se Sali Berisha,vet\u00ebm me arm\u00eb mund t\u00eb rr\u00ebzohet nga kali. Me pushk\u00eb e rr\u00ebzoi veten kjo lloj kafshe politike,por p\u00ebrs\u00ebri u ringjall me votat e simpatizant\u00ebve t\u00eb tij,duke u shpallur si nj\u00eb varrmih\u00ebs i demokracis\u00eb shqiptare.Nj\u00eb ekstremist konservator i majt\u00eb dhe ka drejtuar p\u00ebr 32-vjet\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb djatht\u00eb.Nj\u00eb histori e mbushur me histori tragjiko-komike,\u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb kryetar tjet\u00ebr i nj\u00eb pjese t\u00eb opozit\u00ebs,q\u00eb quhet Lulzim Basha.Nj\u00eb produkt eksperimental,i rritur n\u00eb sallonet e politik\u00ebsh s\u00eb PD-s\u00eb,pa asnj\u00eb kredit politik .Ai vjen dhe largohet nga politika me urdh\u00ebra nga latrt\u00eb,si nj\u00eb robot i komanduar. Kudo q\u00eb ka drejtuar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb me krimin.P\u00ebr vendimin e Parlamentit mbi shumfishimin e rrogave t\u00eb politikan\u00ebve dhe qeveritar\u00ebve, opozitari i porsaardhur nga kurbeti,ky tip eksperimental,jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kund\u00ebrshtoi, por partia e tij,e p\u00ebrdorur nga ai si trofe,bashkoi votat p\u00ebr miratimin e vendimit.As hipokrizia e Ilir Floririt, dhe e partis\u00eb se tij,ku duke xhong\u00ebluar me rregullat e parlamentarizmit,me tep\u00ebr se tregoi kund\u00ebrshti n\u00eb miratimin e ligjit,u tregua nj\u00eb dele e bindur apo nj\u00eb dash i tredhur nga qeveria.Pra,ky bashk\u00ebpunim mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs,tregon se opozitarizmi i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb demokracin\u00eb shqiptare,ka munguar dhe vazhdon t\u00eb mungoi.Ai \u00ebsht\u00eb zhvilluar vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb,p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb pushtet personal,p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr tendera dhe privilegje vetjake.Kur \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr interest e kombit nj\u00eb opozitariz\u00ebm i v\u00ebrtet\u00eb mes forcave politike,ai ka munguar.A nuk ndodhi k\u00ebshtu n\u00eb tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit,ku kryetari i opozit\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs Rama, i hadhi dor\u00ebn n\u00eb qaf\u00eb Qoft\u00eblargut,duke i th\u00ebn\u00eb se v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e ngjarjes do t\u2019i kalonin bashk\u00eb.Po n\u00eb vitin 2008,kur u hodh n\u00eb er\u00eb kushtetuta e v\u00ebndit,a nuk jetonin nj\u00eb simbioz\u00eb dashurie, dyshja Rama -Berisha.Pa frik\u00eb duhet t\u00eb th\u00ebn\u00eb se ka dyshime serioze se mes tyre nuk ka munguar as n\u00eb ngjarjet tragjike t\u00eb ndodhura me von\u00eb, si ajo e 21 janarit etj.P\u00ebr t\u00eb mos u zgjatur opozitarizmi shqiptar \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb serioze. Ai ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb fallco, pa vlerat dhe funksjonet e nj\u00eb opozitarizmi t\u00eb ndersh\u00ebm e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.
Dhe e fundit,mendoj se vendimi i Parlamentit,tregoi edhe kriz\u00ebn e viktimave,t\u00eb k\u00ebtij vendimi,kategorive dhe shtresave shoq\u00ebrore,q\u00eb do t\u00eb paguajn\u00eb fatur\u00ebn e rrogave t\u00eb majme t\u00eb politikan\u00ebve dhe qeveritar\u00ebve,agallar\u00eb.Kategoria e pensionist\u00ebve dhe e shtresave t\u00eb tjera t\u00eb prekura nga kjo grabitje,vet\u00ebm mallkojn\u00eb, se i luten zotit t\u2019i ndihmoj\u00eb, disa k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebshir\u00eb dhe shpresojn\u00eb te ndonj\u00eb mbrekulli p\u00ebr t\u2019i ruajtur nga rr\u00ebnimi dhe diskriminimi moral,politik dhe shoq\u00ebror\u00eb q\u00eb u b\u00ebn shteti.Asnj\u00ebra nga k\u00ebto nuk do ta sjell\u00eb mbrekullin\u00eb.Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj, nes\u00ebr kur t\u00eb votoni.Sot me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb u lejon mosha t\u00eb luftoni \u00e7do dit\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kulturuar te Parlamenti dhe Qeveria.N\u00eb Shqip\u00ebri opozita e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb populli, dhe jo partit\u00eb politike t\u00eb cilat pavar\u00ebsisht nga em\u00ebrtimet dhe ngjyrat politike q\u00eb i vendosin vetes,jan\u00eb nj\u00eb dhe t\u00eb pandara mes tyre.Luft\u00ebn politike ato e zhvillojn\u00eb si n\u00eb teat\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ksehasur dhe mashtruar popullin.
Nga Agron BERDAJ<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Vendimi i Parlamentit shqiptar p\u00ebr shum\u00ebfishimin e pagave t\u00eb deputet\u00ebve, t\u00eb ministrave dhe t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelurve t\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb shprehja m\u00eb tipike e nj\u00eb krize t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe demokracis\u00eb shqiptare.Ajo \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb politike , kriz\u00eb morale, kriz\u00eb ekonomike, kriz\u00eb idesh dhe kriz\u00eb e pluralizmit anemik t\u00eb k\u00ebtyre 32-vjet\u00ebve, q\u00eb po e jetojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb kriz\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872,69],"class_list":["post-30037","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj","tag-aktualitet-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30037","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30037"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30037\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}