{"id":2959,"date":"2014-09-05T17:24:29","date_gmt":"2014-09-05T17:24:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2959"},"modified":"2014-09-05T17:27:22","modified_gmt":"2014-09-05T17:27:22","slug":"bashkeshorti-po-me-shkaterron-si-te-ndahem-prej-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/bashkeshorti-po-me-shkaterron-si-te-ndahem-prej-tij\/","title":{"rendered":"Bashk\u00ebshorti po m\u00eb shkat\u00ebrron. Si t\u00eb ndahem prej tij?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje z. Avokat! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb zonj\u00eb 33 vje\u00e7e, e martuar e me dy f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb jetoj n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Punoj m\u00ebsuese ne nj\u00eb gjimnaz. Jam martuar para 10 vjet\u00ebve me bashk\u00ebshortin tim, me shkuesi. Nga kjo martes\u00eb kam lindur Rein 9 vje\u00e7 dhe Klar\u00ebn 7 vje\u00e7e. N\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb martes\u00ebs kemi pasur kontradikta dhe mosmarr\u00ebveshje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe t\u00eb ashpra, ku ne disa raste bashk\u00ebshorti ushtron dhun\u00eb verbale dhe fizike ndaj meje. Sikur t\u00eb mos mjaftonin k\u00ebto, n\u00eb dy vitet e fundit, bashk\u00ebshorti luan loj\u00ebra fati dhe t\u00eb gjitha parat\u00eb q\u00eb merrte nga rroga i l\u00eb me bixhoz. Un\u00eb jam munduar p\u00ebr hir t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mbaj k\u00ebt\u00eb lidhje gjall\u00eb, por durimi ka marr\u00eb fund. Nuk mund t\u00eb jetoj me nj\u00eb bashk\u00ebshort i cili nuk kujdeset p\u00ebr familjen e tij, i cili b\u00ebn jet\u00eb jofamiljare dhe sillet si adoleshent. E kam t\u00eb pamundur t\u2019i p\u00ebrballuar e vetme t\u00eb gjitha shpenzimet familjare. Bashk\u00ebshorti ka filluar t\u00eb shes\u00eb edhe orendit\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb borxh. Para nj\u00eb jave shiti edhe makin\u00ebn e tij. Ju lutem, me jepni k\u00ebshill\u00eb juridike si t\u00eb veproj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs dhe t\u00eb jetoj vet\u00ebm me f\u00ebmij\u00ebt?<br \/>\nAv. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: info@durajlavv.com, cel. 0692737706 &#038; 044532512:  &#8211; E nderuar zonj\u00eb, fillimisht, ju k\u00ebshilloj t\u00eb gjeni rrug\u00ebn e mir\u00ebkuptimit dhe t\u00eb mos shkoni n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs, pasi kjo \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e shkurt\u00ebr q\u00eb ju mund t\u00eb ndiqni, por jo e duhura si fillim! Duhet t\u00eb rishikoni edhe nj\u00ebher\u00eb vendimin q\u00eb keni marr\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs dhe t\u00eb merrni iniciativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb diskutuar me bashk\u00ebshortin tuaj, duke e bindur at\u00eb me argumente t\u00eb holl\u00ebsishme q\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i drejt\u00eb nga ana e tij.  Prind\u00ebrit duhet t\u00eb ken\u00eb si konsiderat\u00eb par\u00ebsore interesin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe p\u00ebr hir t\u00eb tij, duhet t\u00eb b\u00ebni edhe kompromis. Kodi i familjes parashikon se: Martesa, si nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb ligjore mb\u00ebshtetet ne barazin\u00eb morale dhe juridike t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve, n\u00eb ndjenj\u00ebn e dashuris\u00eb, respektit dhe mir\u00ebkuptimit reciprok, si baza e unitetit n\u00eb familje. Me martes\u00eb, burri dhe gruaja p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta dhe marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat detyrime. Nga martesa lind detyrimi reciprok p\u00ebr besnik\u00ebri, p\u00ebr ndihm\u00eb morale dhe materiale, p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb interes t\u00eb familjes dhe t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. Secili nga bashk\u00ebshort\u00ebt mund t\u00eb kryej\u00eb vet\u00eb, pa p\u00eblqimin e bashk\u00ebshortit tjet\u00ebr, veprimet juridike q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mbajtjen e familjes ose me edukimin e f\u00ebmij\u00ebve. P\u00ebr detyrimet e marra p\u00ebrsip\u00ebr nga nj\u00ebri bashk\u00ebshort, detyrohet solidarisht edhe bashk\u00ebshorti tjet\u00ebr. P\u00ebrgjegj\u00ebsia solidare nuk ka vend p\u00ebr shpenzimet haptazi t\u00eb tep\u00ebrta, duke pasur parasysh m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs n\u00eb familje, dobishm\u00ebrin\u00eb e veprimit t\u00eb kryer, si dhe mir\u00ebbesimin ose keqbesimin e personave t\u00eb tret\u00eb kontraktues. Me martes\u00eb, burri dhe gruaja p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta dhe marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat detyrime. Nga martesa lind detyrimi reciprok p\u00ebr besnik\u00ebri, p\u00ebr ndihm\u00eb morale dhe materiale, p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb interes t\u00eb familjes dhe t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Kodi i Familjes p\u00ebrcakton rastet e zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs me: P\u00eblqimin reciprok t\u00eb  bashk\u00ebshort\u00ebve. Kur bashk\u00ebshort\u00ebt bien dakord p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs, i paraqesin gjykat\u00ebs p\u00ebr miratim, s\u00eb bashku me k\u00ebrkes\u00ebn, edhe nj\u00eb projektmarr\u00ebveshje q\u00eb rregullon pasojat e zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs. K\u00ebrkesa mund t\u00eb paraqitet nga bashk\u00ebshort\u00ebt ose nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre respektiv\u00eb. Gjykata shqyrton k\u00ebrkes\u00ebn dhe vendos zgjidhjen e martes\u00ebs n\u00eb rast se krijon bindjen se vullneti i secil\u00ebs pal\u00eb \u00ebsht\u00eb real dhe secili prej tyre ka dh\u00ebn\u00eb lirisht p\u00eblqimin e tij p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs. Marr\u00ebveshja p\u00ebrmban l\u00ebnien p\u00ebr rritje dhe edukim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb mitur, t\u00eb ardhurat e nevojshme p\u00ebr rritjen dhe edukimin e tyre, kontributin e secilit bashk\u00ebshort n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshortit nevojtar, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb rasti dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur edhe rregullimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre pasurore. N\u00eb rast se gjykata konstaton se marr\u00ebveshja nuk siguron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme interesat e f\u00ebmij\u00ebve ose t\u00eb nj\u00ebrit prej bashk\u00ebshort\u00ebve, pezullon gjykimin p\u00ebr 3 muaj dhe u k\u00ebrkon bashk\u00ebshort\u00ebve t\u00eb b\u00ebjn\u00eb rregullimet e duhura n\u00eb marr\u00ebveshje.<br \/>\n&#8211; Secili nga bashk\u00ebshort\u00ebt mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs kur, p\u00ebr shkak t\u00eb grindjeve t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb keqtrajtimeve, fyerjeve t\u00eb r\u00ebnda, shkeljes s\u00eb besnik\u00ebris\u00eb bashk\u00ebshortore, s\u00ebmundjes mendore t\u00eb pash\u00ebrueshme, d\u00ebnimit penal t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit ose p\u00ebr \u00e7do shkak tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb detyrimeve q\u00eb rrjedhin nga martesa, jetesa e p\u00ebrbashk\u00ebt b\u00ebhet e pamundur dhe martesa ka humbur q\u00ebllimin e saj p\u00ebr bashk\u00ebshortin padit\u00ebs ose p\u00ebr t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebt. Gjykata vendos p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb, n\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs, vet\u00ebm kur kjo k\u00ebrkohet prej nj\u00ebrit ose t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve.<br \/>\n&#8211; Prandaj, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar zgjidhjen e martes\u00ebs, ju duhet t\u00eb paraqisni n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs K\u00ebrkes\u00eb Padi me objekt zgjidhje martese. Pas disa dit\u00ebsh, caktohet orari dhe gjyqtari q\u00eb do ta gjykoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen. N\u00eb shqyrtimin e padis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs, gjykata cakton fillimisht nj\u00eb seanc\u00eb pajtimi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb paraqiten personalisht bashk\u00ebshort\u00ebt. Gjyqtari mund t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb ata ve\u00e7mas secilin dhe m\u00eb pas, bashk\u00ebrisht, pa pranin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre. Kur arrihet pajtimi, mbahet procesverbal dhe gjykimi pushohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak. N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padin\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs, mund t\u00eb k\u00ebrkohet edhe detyrimi i bashk\u00ebshortit tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet p\u00ebr detyrimin p\u00ebr ushqim, edukimin dhe  arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve, shpenzimet p\u00ebr jetes\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit nevojtar, n\u00eb rastet e parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kod, si dhe likuidimin e regjimit pasuror martesor p\u00ebrkat\u00ebs. Gjykata ve\u00e7on likuidimin e regjimit pasuror martesor n\u00eb rast se v\u00ebshtir\u00ebsohet shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes. Gjykata, me k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs s\u00eb interesuar, mund t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr detyrimin p\u00ebr ushqim, edukimin dhe arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur, p\u00ebr detyrimin p\u00ebr ushqim t\u00eb bashk\u00ebshortit, kur shihet e arsyeshme, p\u00ebr sigurimin e banimit, si dhe administrimin dhe p\u00ebrdorimin e pasuris\u00eb s\u00eb v\u00ebn\u00eb gjat\u00eb martes\u00ebs, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb rasti. Vendimi p\u00ebr marrjen e nj\u00eb mase t\u00eb p\u00ebrkohshme ka fuqi derisa t\u00eb jepet vendimi p\u00ebrfundimtar, por ai mund t\u00eb ndryshohet ose t\u00eb shfuqizohet nga gjykata, kur \u00e7mon se kan\u00eb ndryshuar rrethanat ose kur vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb mbi t\u00eb dh\u00ebna jo t\u00eb sakta. Si\u00e7 e shikoni, e nderuar zonj\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb ndiqni. N\u00ebse ju mendoni seriozisht q\u00eb t\u00eb divorcoheni, at\u00ebhere ndiqeni n\u00eb rrug\u00eb ligjore, duke u bazuar tek ato q\u00eb ju kam shkruar m\u00eb sip\u00ebr. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje z. Avokat! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb zonj\u00eb 33 vje\u00e7e, e martuar e me dy f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb jetoj n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Punoj m\u00ebsuese ne nj\u00eb gjimnaz. Jam martuar para 10 vjet\u00ebve me bashk\u00ebshortin tim, me shkuesi. Nga kjo martes\u00eb kam lindur Rein 9 vje\u00e7 dhe Klar\u00ebn 7 vje\u00e7e. N\u00eb vitin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87],"tags":[],"class_list":["post-2959","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2959"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2959\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}