{"id":29459,"date":"2022-11-06T20:31:26","date_gmt":"2022-11-06T19:31:26","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=29459"},"modified":"2022-11-06T20:31:28","modified_gmt":"2022-11-06T19:31:28","slug":"pa-mesues-nuk-ka-komb-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2022\/11\/pa-mesues-nuk-ka-komb-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Pa m\u00ebsues nuk ka komb\u2026 Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga emisionet televizive ku analizohej greva e disa pedagog\u00ebve t\u00eb universitetit, nj\u00ebri nga analist\u00ebt, i shquar p\u00ebr gjuh\u00ebn popullore, por edhe p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb e mendimit, me t\u00eb drejt\u00eb u shpreh se, pa m\u00ebsues nuk ka komb. Nj\u00eb th\u00ebnie profetike,himn,nj\u00eb sentenc\u00eb filozofike, e v\u00ebrtet\u00eb e pa kund\u00ebrshtueshme. Mesuesit e m\u00ebdhenj si Papa Kristo Negovani,Petro Nini Luarasi,Koto Hoxhi, At Stath Melani, Pandeli Sotiri, Frasherllinjt\u00eb , Migjeni, firm\u00ebtar\u00ebt e Kongresit t\u00eb Manastirit etj,jan\u00eb argumenti m\u00eb bind\u00ebs i lidhjes s\u00eb kombit me dijen ,gjuh\u00ebn ,me heroizmin atdhetar,me flijimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptarizmit.Deri k\u00ebtu n\u00eb th\u00ebnien e analistit, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Por a mund t\u2019i shkoj\u00eb kjo th\u00ebnie nj\u00eb grusht\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb em\u00ebruar si pedagog\u00eb, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb greve t\u00ebr\u00ebsisht\u00eb politike, kur ata me ligj jan\u00eb t\u00eb depolitizuar? Nj\u00eb veprim me prapavija t\u00eb thella partiake,me kapri\u00e7io dhe egoiz\u00ebm militant\u00ebsh.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u00eb krahasimi jo vet\u00ebm q\u00eb \u00e7alon, por \u00ebsht\u00eb fare n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb modelit t\u00eb m\u00ebsuesve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb drit\u00ebs q\u00eb rilind\u00ebn kombin shqiptar. Akoma m\u00eb skandal dhe turp\u00ebrues kur disa nga drejtuesit e sindikatave t\u00eb pedagog\u00ebve jan\u00eb evidentuar si pjes\u00eb e strukturave fam\u00ebkeqe q\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn vrasjen e popullit n\u00eb vitin e mbrapsht\u00eb t\u00eb 97-t\u00ebs.Si mundet q\u00eb k\u00ebsaj kategorie kriminel\u00ebsh t\u2019u recitohet th\u00ebnia se pa m\u00ebsues nuk kemi komb.K\u00ebta e vran\u00eb dhe e posht\u00ebruan kombin,nxit\u00ebn luft\u00ebn mes veriut dhe jugut,ushtruan terror e genocid dhe synuan p\u00ebr\u00e7arjen komb\u00ebtare.Jo vet\u00ebm k\u00ebta, por gjith\u00eb administrata shtet\u00ebrore q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb masak\u00ebr n\u00eb vitin 97-t\u00eb,sot me ligje duhej t\u2019i ndalohej pjesmarja n\u00eb pun\u00ebt e shtetetit.Dhe Shqip\u00ebria q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb e deri m\u00eb sot,ka mjaft modele t\u00eb p\u00ebrjashtimit t\u00eb administrative shtet\u00ebrore nga qeverisja e vendit,deri edhe duke p\u00ebrdorur metoda absurde, ekstreme dhe hakmarr\u00ebse. Nd\u00ebrsa p\u00ebr administrat\u00ebn m\u00eb fam\u00ebkeqe n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb frym\u00ebzoi,udh\u00ebhoqi dhe drejtoi tragjedin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb 97-t\u00ebs,nuk u mor\u00ebn masat e duhura ligjore.N\u00eb mbrojtje t\u00eb tyre u vu jo vet\u00ebm drejt\u00ebsia e korruptuar,por edhe politika nanoiste,e cila bashk\u00ebpunimin me krimin e shikonte si rrug\u00eb demokratike,kompromisi dhe p\u00ebrparimi.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Shprehja se \u201cpa m\u00ebsues nuk kemi komb\u201d, m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrm\u00ebndet si zhargon,por jo edhe si nj\u00eb detyrim i qeverive dhe trupit m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs.Ajo nuk shikohet si p\u00ebrgjegj\u00ebsi,si kualifikim dhe cil\u00ebsi,si konkurim dhe sfida.Kemi 32-vjet tranzicion dhe akoma nuk dim\u00eb se cfar\u00eb arsimi i lart\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb.Nuk dim\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb prioriteti, dhe strategjia e arsimimit t\u00eb lart\u00eb, si orientohet dhe harmonizohet ky arsim nga interesat e zhvillimit komb\u00ebtar.Kemi universitete ku m\u00ebsohet dije dhe shkenc\u00eb,apo thjesht\u00eb shiten diploma .Se k\u00ebrkojm\u00eb universitete n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb &nbsp;kombit,apo thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatititur \u00e7oban\u00eb,si thoshte ministrja e bujq\u00ebsis\u00eb.Duam shkolla t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur drit\u00eb dhe dije, apo duam universitete si ai i Grida Dum\u00ebs,ku sipas gazet\u00ebs \u201cTema\u201d,u m\u00ebson vajzave t\u00eb reja sesi duhet t\u00eb ngren\u00eb k\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse gj\u00ebndja e v\u00ebndit \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb jemi, me nj\u00eb ekonomi t\u00eb dob\u00ebt,me nj\u00eb tranzicion t\u00eb lodhur dhe t\u00eb gjat\u00eb,me nj\u00eb demokraci t\u00eb rr\u00ebnuar e primitive,me nj\u00eb kultur\u00eb qytetare her\u00eb &#8211; her\u00eb banditeske, ku lul\u00ebzon korrupsioni dhe krimi,t\u00eb gjitha k\u00ebto tregojn\u00eb se edhe arsimi i lart\u00eb shqiptar \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj gj\u00ebndje.Studimet universitare nuk i kan\u00eb paraprir\u00eb zhvillimit, p\u00ebr munges t\u00eb &nbsp;vlerave studimore,dhe t\u00eb plat\u00ebformave t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes tregut dhe universiteteve.Ne nuk kemi ende q\u00ebndra t\u00eb specializuara e komerciale t\u00eb pun\u00ebs shkencore universitare. Nuk kemi modelet e kontratave si p\u00ebr pedagog\u00ebt edhe p\u00ebr student\u00ebt e specializuar brenda apo jasht\u00eb.Sot nuk kemi nj\u00eb bilanc se sa lek\u00eb ka harxhuar buxheti i shtetit p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt pas,apo gjat\u00eb kualifikimit braktisin vendin dhe pun\u00ebsohen n\u00eb tregun e huaj.Por nuk kemi as edhe modelet e kontratave sesi shteti detyrohet te ruaj\u00eb integritetin dhe t\u00eb drejtat e student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve t\u00eb kualifikuar si brenda dhe jasht\u00eb vendit.Nuk dihet se a ka nevoj\u00eb vendi p\u00ebr 150.000,n\u00eb \u00e7do kat\u00ebr vjet\u00eb? Mos vall\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr e till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb,q\u00eb nxit parazitizmin dhe formalizmin.Si ka mund\u00ebsi q\u00eb disa universitete para dhjet\u00eb vjet\u00ebsh kishin t\u00eb rregjistruar nga 3700 student\u00eb me nj\u00eb administrat\u00eb prej 60 vet\u00ebsh,nd\u00ebrsa sot, po k\u00ebto universitete kan\u00eb t\u00eb rregjistruar 1500 student\u00eb me nj\u00eb administrat\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, prej 80 veta.Si e kontrollojn\u00eb universitetet ngarkes\u00ebn m\u00ebsimore t\u00eb pedagog\u00ebve,shp\u00ebrndarjen e fondeve dhe luft\u00ebn ndaj parazitizmit.A \u00ebsht\u00eb e dobishme q\u00eb brenda nj\u00eb universiteti t\u00eb kemi tre lloj\u00eb inxhinjerish\u00eb navale,dhe t\u00eb mos kemi t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr peshkimin.Si mund t\u00eb lejohet q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb universiteteve kemi fakultete t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.Kujt i hyn\u00eb n\u00eb pun\u00eb k\u00ebta jurist\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb kamarjer\u00eb lokalesh dhe kur drejt\u00ebsia shqiptare edhe pas reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e qametit.Pse nuk ka kontigjente studentore p\u00ebr shkencat e p\u00ebrpik\u00ebta ku edhe stimujt nga shteti p\u00ebr t\u2019i ndjekur ato, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumta.A ka nevoj\u00eb p\u00ebr politika komb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga humnera ku qeverisja demokratike e kishte hedhur arsimin e lart\u00eb duket se qeverisja socialiste ka b\u00ebr\u00eb disa gj\u00ebra vler\u00ebsuese .Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra.Nuk mjafton q\u00eb t\u00eb rregullohen vet\u00ebm mjediset e jetes\u00ebs dhe auditor\u00ebt ku zhvillohet m\u00ebsim,apo hartimi i ligjit p\u00ebr arsimin e lart\u00eb.Universitetet shqiptare kan\u00eb probleme madhore q\u00eb duhet t\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e zgjidhjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Autonomia e universiteteve,kjo k\u00ebrkes\u00eb e sh\u00ebnjt\u00eb mesa duket deri tani \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur dhe shp\u00ebrdoruar nga stafet drejtuese.Ata kan\u00eb kultivuar nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mbyllur,ku ka sunduar familjariteti, \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar veprimtaria konkuruese. N\u00eb shum\u00eb raste konkurimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb formalisht\u00eb n\u00eb rregull me procedurat,pasi rezultatet kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb paramenduara nga elitat drejtuese.Si mundet q\u00eb ende sot n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e pedagog\u00ebve t\u00eb mos kemi metoda t\u00eb hapura dhe v\u00ebrtet\u00eb konkuruese,tipike si n\u00eb shkollat e larta n\u00eb Angli,e gjetk\u00eb,ku p\u00ebr zgjedhjen e kandidat\u00ebve pedagog\u00eb marin pjes\u00eb jo vet\u00ebm specialist\u00ebt e arsimit, por edhe student\u00ebt.Si mund t\u00eb ndodhi q\u00eb mjaft\u00eb pedagog\u00eb ne CV-t\u00eb e tyre kan\u00eb t\u00eb mbrojtura nga 3-4 gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk njohin asnj\u00eb prej tyre.Kur vihen p\u00ebrpara detyrimit p\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00ebsime n\u00eb baz\u00eb t\u00eb programit Erazmus, ku n\u00eb grupin m\u00ebsimor ka edhe student\u00eb t\u00eb universiteveve europjane,k\u00ebta m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs shpallin paaft\u00ebsin,pasi nuk njohin gjuh\u00ebn angleze,edhe pse n\u00eb n\u00eb dosjen si pedagog k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb e kan\u00eb t\u00eb mbrojtur ,madje me rezultate t\u00eb larta. \u00c7far\u00eb vlere kan\u00eb diplomat e certifikatat e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja kur n\u00eb simpoziume e organizuara nga universitetet homologe, pedagog\u00ebt shqiptar\u00eb ende, duhet t\u00eb marin me vete p\u00ebrkthyes.N\u00eb t\u00eb gjitha universitetet europiane idete e hollandezit Erazmus,shikohen si nj\u00eb arritje n\u00eb shk\u00ebmbimin e p\u00ebrvojave m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse,njohjen e kulturave t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb Europjane,n\u00eb universitetet shqiptare ky program edhe pse me shpenzimet e BE-s\u00eb,nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebshme, kryesisht\u00eb p\u00ebr dob\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies. Ministria e Arsimit,n\u00ebse do t\u00eb kishte projekte dhe nisma p\u00ebr ta cliruar shkoll\u00ebn e larta nga pedagog\u00ebt dhe drejtuesit mediok\u00ebrr e papagall\u00eb,t\u00eb korruptuar e militant\u00ebt e partive,shkollat e larta sot, do t\u00eb mernin frym\u00eb lirsh\u00ebm dhe autonomia e tyre do t\u00eb ishte forcuar m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00ebsimdh\u00ebnia dhe puna shkencore jan\u00eb nj\u00eb binom.K\u00ebshtu ndodh n\u00eb universitetet e bot\u00ebs, ku puna shkencore merr pjes\u00eb n\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit.Nga pedagog\u00ebt kjo shikohet edhe si c\u00ebshtje dinjiteti profesjonal, p\u00ebrfitimi ekonomike,si mund\u00ebsi e paisjes s\u00eb student\u00ebve t\u00eb tyre me aft\u00ebsi shkencore duke i aktivizuar ata,si ndihm\u00ebsa n\u00eb temat q\u00eb studjojn\u00eb.Pedagogja e nderuar e viteve 90-t\u00eb n\u00eb Shkencat e Natyr\u00ebs,Fioralba Cakoni, e cila sot jep m\u00ebsim n\u00eb \u201dRutgers University\u201dn\u00eb Ne\u00eb Bruns\u00ebick,Ne\u00eb Jersey,tregon p\u00ebrvoja interesante t\u00eb lidhjes s\u00eb m\u00ebsimit me pun\u00ebn shkencore.Si shkenc\u00ebtare dhe pedagoge,bashk\u00eb me ekipin e saj,kan\u00eb kryer studime n\u00eb interes t\u00eb q\u00ebndrave t\u00eb m\u00ebdha shkencore,si p\u00ebr p\u00ebrllogaritjet matematike t\u00eb fuqis\u00eb p\u00ebrballuese t\u00eb xhamave t\u00eb avioneve q\u00eb n\u00eb disa raste ishin d\u00ebmtuar n\u00eb ajer.P\u00ebrllogaritjen dhe nd\u00ebrtimin e ekuacioneve matematike n\u00eb funksjonimin e z\u00ebmr\u00ebs s\u00eb njeriut, t\u00eb cilat ndihmonin shkencen mjeksore, n\u00eb kryerjen me sukses t\u00eb operacioneve n\u00eb k\u00ebt\u00eb organ t\u00eb njeriut.Studime dhe simpozjume t\u00eb t\u00eb tilla nga grupi shkencor q\u00eb merr pjes\u00eb edhe pedagogia shqiptare jan\u00eb pa fund.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht\u00eb universitetet dhe pedagog\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb vite larg k\u00ebtij realiteti m\u00ebsimor\u00eb dhe shkencor.Por si ka mund\u00ebsi q\u00eb nga Ministria e Arsimit,fakultetet dhe dekanatet,mungojn\u00eb testet &nbsp;dhe projektet shkencore konkuruese dhe skualifikuese,t\u00eb ndryshueshme n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme.A ka nj\u00eb statistik\u00eb nga k\u00ebto institucione sesa pedagog\u00eb t\u00eb tyre marrin pjes\u00eb n\u00eb projekte nd\u00ebrkomb\u00ebtare,sa prej tyre referojn\u00eb n\u00eb q\u00ebndrat e m\u00ebdha shkencore n\u00eb bot\u00eb,n\u00eb universitetet homologe Europjane.Sa p\u00ebrgjith\u00ebsime nga ata ka n\u00eb organet shkencore &nbsp;prestigjoze kudo n\u00eb bot\u00eb,sa prej tyre kan\u00eb angazhime n\u00eb konsulenca dhe p\u00ebrgjith\u00ebsime p\u00ebrvojash rajonale dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.Po ndihmesa dhe puna e universiteteve dhe pedagog\u00ebve n\u00eb studimin dhe zgjidhjen e problemeve t\u00eb brend\u00ebshme t\u00eb vendit,a \u00ebsht\u00eb e evidentuar nga organet e m\u00ebsip\u00ebrme.Kush\u00eb tr\u00ebmbet nga normimi,kusht\u00ebzimi dhe natyra selective e k\u00ebtyre detyrimeve shkencore, ku t\u00eb gjith\u00eb pedagog\u00ebt dhe drejtuesit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.Shkoll\u00eb pa seleksjonim nuk ka.N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb seleksjonimin e trup\u00ebs m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse.V\u00ebrtet\u00eb se pa m\u00ebsues nuk ka atdhe dhe komb, por edhe me m\u00ebsues e pedagog\u00eb mediok\u00ebr e t\u00eb paaft\u00eb,kombi dhe atdheu do t\u00eb l\u00ebngojn\u00eb gjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Agron BERDAJ&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebto dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga emisionet televizive ku analizohej greva e disa pedagog\u00ebve t\u00eb universitetit, nj\u00ebri nga analist\u00ebt, i shquar p\u00ebr gjuh\u00ebn popullore, por edhe p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb e mendimit, me t\u00eb drejt\u00eb u shpreh se, pa m\u00ebsues nuk ka komb. Nj\u00eb th\u00ebnie profetike,himn,nj\u00eb sentenc\u00eb filozofike, e v\u00ebrtet\u00eb e pa kund\u00ebrshtueshme. Mesuesit e m\u00ebdhenj si Papa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-29459","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29459","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29459"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29459\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}