{"id":29442,"date":"2022-11-04T08:29:18","date_gmt":"2022-11-04T07:29:18","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=29442"},"modified":"2022-11-04T08:29:20","modified_gmt":"2022-11-04T07:29:20","slug":"horoskopi-4-nentor-2022-cfare-kane-parashikuar-yjet-per-secilen-shenje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2022\/11\/horoskopi-4-nentor-2022-cfare-kane-parashikuar-yjet-per-secilen-shenje\/","title":{"rendered":"HOROSKOPI 4 N\u00cbNTOR 2022: \u00c7FAR\u00cb KAN\u00cb PARASHIKUAR YJET P\u00cbR SECIL\u00cbN SHENJ\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>Dashi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Plutoni do ju detyroj\u00eb t\u00eb ndryshoni disa zakone gjat\u00eb k\u00ebsaj dit\u00eb n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha fushat. Do b\u00ebheni edhe m\u00eb ambicioz\u00eb nga m\u00eb par\u00eb. N\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb lidhje duhet sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb hiqni dor\u00eb nga kok\u00ebfort\u00ebsia sepse p\u00ebrndryshe keni p\u00ebr t\u00eb pasur probleme serioze. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb kaloni nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb k\u00ebndshme. Ju beqar\u00ebt do joshni edhe pa dashur vet\u00eb, por nuk do jeni gati t\u00eb filloni nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia. N\u00eb pun\u00eb, personaliteti i fort\u00eb do ju ndihmoj\u00eb t\u00eb zgjidhni disa probleme t\u00eb hershme. Me m\u00eb shum\u00eb reflektim dhe reagim t\u00eb kujdessh\u00ebm keni p\u00ebr t\u00eb arritur majat. Edhe financat do jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Demi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sot do keni \u00eb shum\u00eb shpresa p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe do e shihni gjith\u00e7ka me optimiz\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr do jeni mjaft t\u00eb ndjesh\u00ebm dhe t\u00eb dashur. N\u00ebse keni nj\u00eb lidhje mundohuni t\u00eb ruani nj\u00ebfar\u00eb pavar\u00ebsie sepse do ndiheni edhe m\u00eb mir\u00eb. Debatet shmangini sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mundeni, por nga ana tjet\u00ebr n\u00ebse fillojn\u00eb mundohuni t\u2019i zgjidhni me qet\u00ebsi e jo me nxitim. N\u00ebse jeni beqar\u00eb ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb vendosni t\u00eb q\u00ebndroni t\u00eb till\u00eb edhe sot. N\u00eb pun\u00eb vet\u00ebm duke ndjekur strategji strikte e duke b\u00ebr\u00eb kujdes mund t\u00eb arrini ta mbani situat\u00ebn n\u00ebn kontroll. Edhe financat do k\u00ebrkojn\u00eb maturi, pavar\u00ebsisht se situata do jet\u00eb m\u00eb e konsoliduar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Binjak\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00ebrkuri do ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb mos reflektoni gjat\u00eb k\u00ebsaj dite dhe nuk do arrini t\u2019i kuptoni gabimet qe do b\u00ebni. Kok\u00ebfort\u00ebsia shpesh ju ka \u00e7uar n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar. Ju t\u00eb dashuruarit do k\u00ebrkoni ta kontrolloni at\u00eb q\u00eb keni n\u00eb krah dhe nuk do arrini dot t\u00eb keni nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb qet\u00eb. Gabimet do jen\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Ju beqar\u00ebt nga ana tjet\u00ebr do keni disa komplekse q\u00eb do ju pengojn\u00eb t\u00eb afroheni me ata q\u00eb ju p\u00eblqejn\u00eb. N\u00eb pun\u00eb gj\u00ebrat nuk do ju ecin sipas planeve. As me koleg\u00ebt nuk do arrini dot t\u00eb merreni vesh dhe t\u00eb gjith\u00eb do ju braktisin. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak k\u00ebshtu q\u00eb ato do dob\u00ebsohen.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gaforrja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sot do i kushtoni r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe jet\u00ebs tuaj sociale dhe aspak profesionale. N\u00ebse keni nj\u00eb lidhje, parashikohet nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, por pa ndonj\u00eb pasion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. T\u00eb pakt\u00ebn nuk do keni debate dhe probleme serioze. Ju beqar\u00ebt duhet t\u00eb merrni kuraj\u00ebn dhe t\u2019i shprehni ndjenjat para se dikush tjet\u00ebr t\u2019ua kaloj\u00eb. Mos e lini t\u2019iu ik\u00eb nga duart personi q\u00eb p\u00eblqeni. N\u00eb pun\u00eb do keni zhvillime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe kjo do jet\u00eb nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb pranuar edhe nj\u00eb propozim q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb planin financiar duhet t\u00eb mundoheni thjesht t\u00eb mbani ekuilibrin, jo t\u00eb keni p\u00ebrmir\u00ebsime.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Luani<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rigoroziteti, p\u00ebrgjegjshm\u00ebria dhe p\u00ebrqendrimi do jen\u00eb fjal\u00ebt ky\u00e7e t\u00eb k\u00ebsaj dite. N\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb lidhje nuk do mungojn\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment e lumtura e madje edhe surprizat. N\u00eb jet\u00ebn intime do privilegjoni m\u00eb shum\u00eb qet\u00ebsin\u00eb sesa intensitetin fizik. Ju beqar\u00ebve do ju duhet pak shtys\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb guxuar e p\u00ebr t\u00eb shprehur ndjenjat. N\u00eb pun\u00eb do jeni shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm e t\u00eb guximsh\u00ebm k\u00ebshtu q\u00eb do arrini \u00e7do objektiv q\u00eb do i vini vetes. Buxheti me shum\u00eb gjat\u00eb do p\u00ebrmir\u00ebsohet jasht\u00ebzakonisht pas p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimie.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Virgj\u00ebresha<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ideja p\u00ebr t\u00eb ndryshuar drejtim sot do b\u00ebhet edhe m\u00eb \u00eb fort\u00eb. Marsi do ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb reflektoni m\u00eb gjat\u00eb para se t\u00eb hidhni hapa. N\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb lidhje mbyllja n\u00eb vetvete p\u00ebr disa momente p\u00ebr te reflektuar p\u00ebr hapat q\u00eb do hidhni do ju b\u00ebj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs priten surprizat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebr ju beqar\u00ebt dita nuk ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ekzakt\u00ebsisht si e keni d\u00ebshiruar, por gjithsesi nuk do jet\u00eb aspak e keqe. N\u00ebse jeni n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb pune prej koh\u00ebsh sot m\u00eb n\u00eb fund do arrini ta gjeni at\u00eb. N\u00ebse e keni nj\u00eb t\u00eb till\u00eb zhvillimet kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pozitive. Shpenzime mund t\u00eb kryeni, por vet\u00ebm me llogari.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Peshorja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sot do jeni shum\u00eb romantik\u00eb, josh\u00ebs dhe do b\u00ebni t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb \u00e7do \u00e7ast t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb. N\u00ebse keni tashm\u00eb nj\u00eb lidhje do b\u00ebni gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb mos e nd\u00ebrlikoni jet\u00ebn, por ta b\u00ebni at\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb bukur. Pasditja dhe mbr\u00ebmja do jene m\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. Ju beqar\u00ebt do jeni paksa \u00ebnd\u00ebrrimtar\u00eb dhe t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb mendime, por p\u00ebr fatin e mir\u00eb yjet do i keni n\u00eb krah. N\u00eb pun\u00eb keni p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kreative dhe shum\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb arritur ato q\u00eb doni. Askush nuk d ua pengoj\u00eb vrullin. N\u00eb planin financiar v\u00ebshtir\u00eb ta kaloni dit\u00ebn pa probleme sepse nuk do e p\u00ebrmbani dot veten p\u00ebr t\u00eb shpenzuar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Akrepi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sot nuk duhet t\u2019ia lini gj\u00ebrat momentin, por duhet t\u00eb organizoheni dhe t\u00eb b\u00ebni \u00e7do gj\u00eb me plan. N\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb lidhje do vij\u00eb qet\u00ebsia pas nj\u00eb periudhe stuhie. N\u00eb disa momente do ju duket v\u00ebrtet sikur keni rilindur. Dashurin\u00eb nj\u00ebri-tjetrit do ja shprehni pa dorashka. N\u00ebse jeni beqar\u00eb duhet t\u00eb mendoni se \u00e7far\u00eb doni me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb b\u00ebni e me pas t\u00eb veproni. Saturni dhe H\u00ebna do b\u00ebhen bashk\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndihmuar n\u00eb planin financiar dhe do i kaloni t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb. N\u00eb planin financiar do keni p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb papritura dhe t\u00eb pamenduara ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shigjetari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sot do i shprehni akoma m\u00eb shum\u00eb ndjenjat dhe do mundoheni t\u2019i b\u00ebni ata q\u00eb keni pran\u00eb t\u00eb ndihen m\u00eb mir\u00eb. Ju t\u00eb dashuruarit nuk do ndaleni s\u00eb b\u00ebri surpriza p\u00ebr partnerin dhe ai do ju dashuroje me m\u00eb shum\u00eb pasion. \u00c7do \u00e7ast pran\u00eb tij do jet\u00eb si n\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb bukur. N\u00eb mbr\u00ebmje mund t\u2019iu ndodh\u00eb edhe di\u00e7ka q\u00eb as e kishit imagjinuar t\u00eb ndodhte kaq shpejt. Zemra do rrah\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ju beqar\u00ebt nuk do e keni prioritet ndryshimin e statusit, por \u00e7do gj\u00eb do ju ndodh\u00eb si me magji. N\u00eb pun\u00eb ndryshime do ket\u00eb, por t\u00eb gjitha do jen\u00eb n\u00eb favorin tuaj. Financat do kalojn\u00eb nj\u00eb periudhe goxha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bricjapi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sot do jeni shum\u00eb praktik\u00eb dhe do e kaloni me leht\u00ebsi \u00e7do lloj problemi q\u00eb mund t\u2019ju dal\u00eb p\u00ebrpara. N\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb lidhje \u00e7do situata do shkoj\u00eb n\u00eb favorin tuaj dhe do merrni at\u00eb q\u00eb d\u00ebshironi. Do kaloni edhe m\u00eb shum\u00eb momente intime s\u00eb bashku me partnerin. N\u00ebse jeni ende beqar\u00eb do keni frik\u00eb t\u00eb hidhni hapa sepse do ju duket sikur dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thik\u00eb me dy presa. N\u00eb pun\u00eb do keni ide shum\u00eb t\u00eb mira dhe pa u lodhur shum\u00eb do arrini atje ku keni d\u00ebshiruar. Do ta kaloni me sukses edhe nj\u00eb sfid\u00eb n\u00eb kompani. Financat rrezikohen goxha nga shpenzimet e pamenduara.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ujori<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>H\u00ebna do jet\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me Saturnin sot dhe do ju b\u00ebj\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur dhe m\u00eb t\u00eb matur. N\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb lidhje gj\u00ebrat do fillojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen edhe m\u00eb serioze e do filloni t\u00eb mendoni p\u00ebr fejesa, martesa, bashk\u00ebjetesa ose f\u00ebmij\u00eb. \u00c7do moment do jet\u00eb i bukur. Ju beqar\u00ebt do largoheni nga disa persona q\u00eb keni p\u00eblqyer dikur dhe do filloni t\u00eb k\u00ebrkoni nj\u00eb njeri me vlera dhe t\u00eb sinqert\u00eb. Po b\u00ebt\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje mundet edhe t\u00eb keni rezultatet e para. N\u00eb pun\u00eb do gjeni zgjidhje p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet dhe do ndiheni edhe m\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr veten. Shpenzimet do i kryeni me m\u00eb shum\u00eb vrull dhe kjo do ju rrezikoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Peshqit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Venusi do ju ndihmoj\u00eb ta shikoni jet\u00ebn me optimiz\u00ebm sot. Do jeni n\u00eb humor dhe do e keni m\u00eb t\u00eb leht\u00eb komunikimin me t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb lidhje do tregoheni shum\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrkujdesur me partnerin. Marr\u00ebdh\u00ebnia juaj do jet\u00eb e shk\u00eblqyer dhe do ju mbush\u00eb me optimiz\u00ebm. Ju beqar\u00ebt do e adhuroni lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb keni prandaj nuk do b\u00ebni asgj\u00eb hap p\u00ebr ta ndryshuar. N\u00eb pun\u00eb sjellja e disa bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve do ju acaroj\u00eb, por duhet t\u00eb duroni. Vet\u00ebm ashtu keni p\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb q\u00eb doni. Financat do jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dashi Plutoni do ju detyroj\u00eb t\u00eb ndryshoni disa zakone gjat\u00eb k\u00ebsaj dit\u00eb n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha fushat. Do b\u00ebheni edhe m\u00eb ambicioz\u00eb nga m\u00eb par\u00eb. N\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb lidhje duhet sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb hiqni dor\u00eb nga kok\u00ebfort\u00ebsia sepse p\u00ebrndryshe keni p\u00ebr t\u00eb pasur probleme serioze. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb kaloni nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":29443,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[52],"tags":[906],"class_list":["post-29442","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-horoskopi","tag-horoskopi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29442","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29442"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29442\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}