{"id":29153,"date":"2022-09-08T21:51:31","date_gmt":"2022-09-08T19:51:31","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=29153"},"modified":"2022-09-08T22:38:46","modified_gmt":"2022-09-08T20:38:46","slug":"mesazhi-mattarella-nga-agron-berdaj-dhe-zeno-jahaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2022\/09\/mesazhi-mattarella-nga-agron-berdaj-dhe-zeno-jahaj\/","title":{"rendered":"Mesazhi Mattarella! Nga Agron Berdaj dhe Zeno Jahaj"},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti italian, Sergio Mattarella ka zhvilluar sot m\u00eb 8 Shtator homazhe n\u00eb Varrezat e D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Kombit Shqiptar. Pik\u00ebrisht si sot, 86 vjet m\u00eb par\u00eb Italia fashiste shpallte kapitullimin dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 9 Shtator, vendin e saj n\u00eb Ballkan dhe Shqip\u00ebri do ta zinte Gjermania naziste.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti Italian na p\u00ebrforcoi se interesat komb\u00ebtare shqiptare jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vektor me aleanc\u00ebn natyrale gjeopolitike me Italin\u00eb dhe Gjermanin\u00eb dhe n\u00eb vektor t\u00eb kund\u00ebrt me aleanc\u00ebn me fashizmin italian dhe nazizmin gjerman.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, po sot m\u00ebsojm\u00eb se nj\u00ebri nga grupimet politike me emrin \u201cPartia Demokratike\u201d paska paraqitur nj\u00eb projektligj, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit, k\u00ebrkon shembjen lapidar\u00ebve q\u00eb evokojn\u00eb epopen\u00eb e lavdishme t\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare, ose transformimin e tyre n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet motivit mbi t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ngritur.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka nj\u00eb inkursion t\u00eb orkestruar q\u00eb shfaqet deri edhe n\u00eb orientime t\u00eb caktuara politike, t\u00eb cilat tentojn\u00eb, deri edhe zyrtarisht, shtremb\u00ebrimin e t\u00eb v\u00ebrtetave dhe vlerave t\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste Nacional-\u00c7lirimtare t\u00eb Popullit Shqiptar. &nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk gjejm\u00eb dot asnj\u00eb tradit\u00eb, asnj\u00eb norm\u00eb, asnj\u00eb popull, asnj\u00eb komb, asnj\u00eb nd\u00ebrgjegje nderi, q\u00eb pushtuesin, at\u00eb q\u00eb dhunon vendin, ta mikpres\u00eb, t\u00eb luftoj\u00eb n\u00eb krah t\u00eb tij apo at\u00eb ta quaj\u00eb si \u201ckalimtar\u201d, pak a shum\u00eb si turist. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb padije historike, \u00ebsht\u00eb e papranueshme moralisht q\u00eb t\u00eb mos pranosh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e past\u00ebr se, pas humbjes s\u00eb inisiativ\u00ebs strategjike n\u00eb Stalingrad dhe Kursk, Komanda e Lart\u00eb Gjermane l\u00ebshoi Direktiv\u00ebn (Urdh\u00ebr Operacional) Nr.48, q\u00eb Gjermania t\u00eb rigruponte forcat p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb mbrojtje strategjike t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb pushtuara deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn direktiv\u00eb, u krijua Teatri Operativ i Ballkanit, ku u urdh\u00ebrua dhjet\u00ebfishimi i forcave p\u00ebr mbrojtjen e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, n\u00eb Shqip\u00ebri u fut\u00ebn dhe u dislokuan n\u00eb mbrojtje, forcat e pothuajse dy korpuseve t\u00eb specializuara p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebrpartizane, si dhe p\u00ebr veprime n\u00eb terrene malore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dallim nga Italia fashiste q\u00eb shpalli kapitullim p\u00ebrgjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore , Gjermania naziste nuk shpalli kurr\u00eb kapitullim, por vet\u00ebm kur u detyrua n\u00eb fund t\u00eb saj, n\u00eb Maj 1945. N\u00eb k\u00ebto kushte, me fare pak kultur\u00eb ushtarake dhe me po aq pak moral komb\u00ebtar, nuk mund t\u00eb imagjinohet q\u00eb nj\u00eb komand\u00eb gjermane n\u00eb mesvitin 1943, dy vjet p\u00ebrpara se t\u00eb kapitullonte Hitleri, t\u00eb kryente t\u00ebrheqje, \u00e7ka me siguri matematike do ta paguante me kok\u00eb. &nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr rrjedhim, nd\u00ebrsa komandat italiane kaluan n\u00eb t\u00ebrheqje strategjike menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb kapitullimit, prkundrazi, komandat gjermane nuk kryen kurr\u00eb t\u00ebrheqje strategjike. Ishte kjo arsyeja q\u00eb edhe Aleat\u00ebt Antinazifashist\u00eb e vijuan luft\u00ebn m\u00eb me ashp\u00ebrsi edhe pas hapjes s\u00eb Frontit t\u00eb Dyt\u00eb. Madje Konferenca e Jalt\u00ebs, e mbajtur n\u00eb Shkurt 1945, u shpreh me p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr vijimin e operacioneve, deri n\u00eb dor\u00ebzimin pa kushte t\u00eb Gjermanis\u00eb Naziste dhe k\u00ebrkoi bashk\u00ebrendimin e ofensivave n\u00eb frontet Lindore e Per\u00ebndimore t\u00eb Europ\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb parandaluar transferimin e trupave gjermane nga nj\u00eb front n\u00eb tjetrin. \u00c7far\u00ebdo leht\u00ebsimi apo l\u00ebshimi ndaj, apo mosangazhimi kund\u00ebr forcave gjermane n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb \u00e7lironte, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb, p\u00ebrforcime p\u00ebr forcat gjermane n\u00eb fronte dhe teatro t\u00eb tjera lufte, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb, po n\u00eb at\u00eb mas\u00eb, m\u00eb shum\u00eb humbje njer\u00ebzore e materiale p\u00ebr popujt e vendet q\u00eb luftonin me pushtuesin gjerman n\u00eb frontet dhe teatrot e tjera t\u00eb luft\u00ebs. Prandaj miti i t\u00ebrheqjes s\u00eb forcave gjermane, rr\u00ebzohet ushtarakisht dhe moralisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti Mattarella, nj\u00eb kristiandemokrat, zor se mund ta imagjinoj\u00eb q\u00eb, nd\u00ebrsa ai vendos kuror\u00eb n\u00eb lapidarin e t\u00eb r\u00ebn\u00ebve kund\u00ebr fashizmit, partit\u00eb demokratike shqiptare t\u00eb proklamojn\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimin me fashizmin.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndoshta inkursionist\u00ebt do duan t\u00eb thon\u00eb se d\u00ebshmor\u00ebt jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luft\u00eb civile. N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb padije historike, \u00ebsht\u00eb makabre moralisht t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsosh q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb vrar\u00eb me njeri tjetrin, jo nga pushtuesi. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ka dallime thelbsore nj\u00eb luft\u00eb e zakonshme nga lufta civile. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje etiketimesh, t\u00eb cilat mund t\u00eb vihen e t\u00eb hiqen sipas orekseve apo syzeve. Lufta civile \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kategori lufte, e cila duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr kriteresh t\u00eb pranuara nga shkencat historike e ushtarake, p\u00ebr t\u2019u quajtur si e till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Partit\u00eb \/ organizatat politike shqiptare t\u00eb asaj kohe, pavar\u00ebsisht ashp\u00ebrsimit t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs politike, praktikisht iu ruajt\u00ebn p\u00ebrplasjes q\u00eb do mund t\u00eb shkonte deri n\u00eb luft\u00eb civile. Nga ana tjet\u00ebr, edhe aktor\u00ebt aleat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mbanin n\u00eb v\u00ebmendje e n\u00eb mb\u00ebshtetje Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb shum\u00eb deklarata t\u00eb tyre t\u00eb l\u00ebshuara gjat\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebs e deri n\u00eb fund t\u00eb saj, jan\u00eb shprehur se nuk do t\u00eb mb\u00ebshtesnin asnj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb do mund ta \u00e7onte vendin n\u00eb luft\u00eb civile, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se vendi nuk e p\u00ebrjetoi nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Rastet kur formacione t\u00eb ndonj\u00eb partie \/ organizate politike shqiptare, bashk\u00ebpunuan e bashk\u00ebrenduan n\u00eb krah dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb forcave gjermane p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr formacioneve t\u00eb partis\u00eb \/ organizat\u00ebs tjet\u00ebr politike shqiptare, nuk mund t\u00eb quhen \u201cluft\u00eb civile\u201d. Rreshtimi i nj\u00eb individi apo force ushtarake n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pushtuesit, cilatdo t\u00eb jen\u00eb motivet, e b\u00ebn at\u00eb individ apo at\u00eb forc\u00eb, pal\u00eb me pushtuesin, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00ebsh me uniform\u00ebn ushtarake t\u00eb pushtuesit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ndonj\u00eb akt masakrimi, i ideuar dhe i kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale, dometh\u00ebn\u00eb jo p\u00ebr arsye p\u00ebrfaq\u00ebsimi t\u00eb njer\u00ebs apo t\u00eb tjetr\u00ebs pal\u00eb politike kund\u00ebr pal\u00ebs tjet\u00ebr politike, nuk mund t\u00eb nj\u00ebsohet e cil\u00ebsohet si \u201cluft\u00eb civile\u201d, por thjesht, ashtu si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fakt, akte masakrimi. Fakti q\u00eb k\u00ebto akte jan\u00eb d\u00ebnuar nga t\u00eb gjitha forcat e interesuara politike, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e m\u00eb von\u00eb, publikisht e jo publikisht, e p\u00ebrjashton q\u00eb k\u00ebto akte t\u00eb cil\u00ebsohen \u201cluft\u00eb civile\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti Mattarella, me nderimin q\u00eb iu b\u00ebri d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit shqiptar, tregoi se marr\u00ebdh\u00ebnia midis dy kombeve ruan pik\u00ebrisht balancat gjeopolitike me interes t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb, nd\u00ebrsa diktati, si\u00e7 ishte pushtimi italian, i p\u00ebrmbys k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie. Marr\u00ebdh\u00ebnia respekton vlerat dhe prestigjin reciprok, nd\u00ebrsa diktati dhe pushtimi posht\u00ebrojn\u00eb vlerat dhe prestigjin e pal\u00ebs q\u00eb pushtohet. K\u00ebsisoj fashizmi nuk mund t\u00eb ishte aleat natyral i Shqip\u00ebris\u00eb, por armiku natyral i saj, si\u00e7 ishte, nj\u00ebher\u00ebsh, edhe armiku natyral i vet\u00eb popullit italian. Prandaj q\u00ebndresa dhe lufta kund\u00ebr pushtimit italian, p\u00ebr aq sa Italia p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga fashizmi dhe vepronte sipas vlerave fashiste ndaj shqiptar\u00ebve dhe po ashtu edhe ndaj popujve t\u00eb tjer\u00eb, ishte vlera e duhur morale dhe interes komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Agron Berdaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zeno Jahaj<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti italian, Sergio Mattarella ka zhvilluar sot m\u00eb 8 Shtator homazhe n\u00eb Varrezat e D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Kombit Shqiptar. Pik\u00ebrisht si sot, 86 vjet m\u00eb par\u00eb Italia fashiste shpallte kapitullimin dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 9 Shtator, vendin e saj n\u00eb Ballkan dhe Shqip\u00ebri do ta zinte Gjermania naziste. Presidenti Italian na p\u00ebrforcoi se interesat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":29154,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872,3496,3497,3498],"class_list":["post-29153","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj","tag-mattarella","tag-presidenti-italian","tag-zenojahaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29153","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29153"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29153\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}