{"id":28972,"date":"2022-07-21T20:26:09","date_gmt":"2022-07-21T18:26:09","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=28972"},"modified":"2022-07-21T20:27:24","modified_gmt":"2022-07-21T18:27:24","slug":"razije-musa-mamia-e-famshme-qe-i-ka-kushtuar-jeten-profesionit-nje-rrefim-per-karrieren-dhe-jo-vetem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2022\/07\/razije-musa-mamia-e-famshme-qe-i-ka-kushtuar-jeten-profesionit-nje-rrefim-per-karrieren-dhe-jo-vetem\/","title":{"rendered":"Razije Musa, mamia e famshme q\u00eb i ka kushtuar jet\u00ebn profesionit! Nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr karrier\u00ebn dhe jo vet\u00ebm\u2026!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Eglantina Alliaj&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo njihet n\u00eb shum\u00eb vende si njeri i p\u00ebrkushtuar ndaj profesionit, pun\u00ebs dhe jet\u00ebs. Razije Musa \u00ebsht\u00eb mamia q\u00eb i ka kushtuar jet\u00ebn profesionit dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kujdesur p\u00ebr shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb personalitetesh. Ajo ka shpirt humanisti t\u00eb shp\u00ebrfaqur nga sjellet e saj filantrope. Edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e suksesshme, dhe k\u00ebt\u00eb sukses e ka arritur fal p\u00ebrkushtimit ndaj profesionit t\u00eb saj, zonja Musa \u00ebsht\u00eb shum\u00eb modeste. Gjat\u00eb bised\u00ebs, fjal\u00ebt dhe mesazhet e saj jan\u00eb insipirim p\u00ebr cil\u00ebdo vajz\u00eb, grua q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb eci para n\u00eb jet\u00eb. Tashm\u00eb jeta e saj \u00ebsht\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Anglis\u00eb, por kjo nuk e pengon aspak q\u00eb zonja Razije Musa t\u00eb k\u00ebshilloj\u00eb n\u00ebnat e reja n\u00eb mbar\u00eb globin, q\u00eb sapo kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, sepse pasioni dhe dashuria p\u00ebr profesionin jan\u00eb t\u00eb pashuara p\u00ebr t\u00eb. V\u00ebshtir\u00ebsia e saj m\u00eb e madhe gjat\u00eb karrier\u00ebs p\u00ebr zonj\u00ebn Razije Musa, ishte mosnd\u00ebrhyrja n\u00eb pun\u00ebn e saj, dhe kjo m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb sukses. &nbsp;N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebshillave q\u00eb i jep ajo n\u00ebp\u00ebr rrjete t\u00eb ndryshme sociale, Razije Musa mundohet t\u2019i ndihmoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ato n\u00ebna q\u00eb e pyesin p\u00ebr problemet me t\u00eb cilat ballafaqohen ato. Nuk ka ndodhur q\u00eb Razije Musa te ket\u00eb k\u00ebrkuar shp\u00ebrblime p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb e b\u00ebn\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk i kan\u00eb munguar dekoratat, vler\u00ebsimet nga instutucionet dhe fal\u00ebnderimet nga prind\u00ebrit, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ajo ndihet njeriu m\u00eb i lumtur n\u00eb \u00e7do vend q\u00eb ka punuar. \u201cJam ndier shum\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb krahasim me \u00e7far\u00eb kam par\u00eb, por vler\u00ebn ma shtonte profesioni im, ku t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb admironin p\u00ebr profesionin. \u00c7do njeri duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb&nbsp; e do m\u00eb s\u00eb shumti, dhe aty nuk ka p\u00ebr t\u00eb munguar kurr\u00eb suksesi\u201d-shprehet gjat\u00eb intervist\u00ebs zonja Razije Musa. Mesazh dhe fjal\u00eb q\u00eb t\u00eb inspirojn\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zonja Musa, faleminderit q\u00eb pranuat t\u00eb jepni k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr ne. Jeni nj\u00eb grua e suksesshme dhe me nj\u00eb karrier\u00eb p\u00ebr tu patur zili. Si ka nisur rrug\u00ebtimi juaj?&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam diplomuar n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb vitet 1971-1972, n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb, &nbsp;p\u00ebr mami. N\u00eb Kosov\u00eb kam punuar 10 vite n\u00eb maternitet n\u00eb Mitrovic\u00eb-Podujev\u00eb. M\u00eb pas kam shkuar n\u00eb Libi, kam punuar 10 vite, n\u00eb maternitetin e Libis\u00eb, kjo pasi nj\u00eb komisionin i Libis\u00eb p\u00ebrgjodhi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb. Pasi u p\u00ebrzgjodh\u00ebm ,ishte hapja e nj\u00eb spitali ushtarak n\u00eb Libi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ekip ishin doktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, po ashtu u p\u00ebrzgjdh edhe stafi q\u00eb do i ndihmonte k\u00ebtyre mjek\u00ebve. N\u00eb Kosov\u00eb kam kryer pun\u00ebn e mamis\u00eb kryesore, n\u00eb Podujev\u00eb, deri n\u00eb vitin 82, pastaj l\u00ebviza n\u00eb Libi, ku edhe aty u dekorova me mir\u00ebnjohen si pun\u00ebtore e shk\u00eblqyer e maternitetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>A ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb punoje n\u00eb profesionin t\u00ebnd, por &nbsp;\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Libi?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi i mbyll\u00ebn shkollat n\u00eb Kosov\u00eb, u dashta me i l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt pa ndonj\u00eb kualifikim jet\u00ebsor, prandaj vendos\u00ebm t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr. F\u00ebmij\u00ebt nis\u00ebn shkollimin, dhe un\u00eb fillova pun\u00ebn si mami e maternitetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do shtet apo kontintet i ka ndryshimet e veta q\u00eb asnj\u00ebra nuk ngjan me tjetr\u00ebn. P\u00ebrshembull, Kosova, kur isha n\u00eb pun\u00eb n\u00eb sall\u00eb t\u00eb lindjes, m\u00eb konsideronin shum\u00eb t\u00eb re, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne me ty, por n\u00eb fund ishte suksesei im dhe fal\u00ebnderimi nga pacient\u00ebt e mi. N\u00eb Libi ishte v\u00ebshtir\u00ebsi gjuha, kur ndoq\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb kurs ssesi duhet t\u00eb komunikojm\u00eb me pacient\u00ebt. Pasi filluam t\u00eb punojm\u00eb \u00e7do gj\u00eb ishte n\u00eb rregull, sepse e dija profesionin dhe kaluam pa pengesa.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>L\u00ebvizja juaj, nga Libia n\u00eb Lond\u00ebr, mund t\u00eb na rr\u00ebfesh nisjen e pun\u00ebs n\u00eb shtetin anglez?&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ardhja ime n\u00eb Lond\u00ebr, ishte shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sepse m\u00eb mumngonte dija e gjuh\u00ebs angleze, edhe k\u00ebtu b\u00ebra nj\u00eb kurs gjasht\u00eb mujor, dhe menj\u00ebher\u00eb nisa pun\u00ebn, s\u00ebrish n\u00eb profesionin tim, por tani me t\u00eb porsalindurit dhe me n\u00ebnat. Anglia na kan\u00eb pritur me shum\u00eb dinjitet dhe respekt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi m\u00eb e madhe ka qen\u00eb kur nuk kam lejuar ask\u00ebnd t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb profesionin tim.&nbsp; Punoja me nj\u00eb bankier shum\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, ku n\u00ebna e f\u00ebmij\u00ebs kishte marr\u00eb dikund informacion q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj qum\u00ebshtin pasi femija kishte vjelll\u00eb dy dit\u00eb. M\u00eb pyet\u00ebn dhe ju thash\u00eb q\u00eb nuk duhet nd\u00ebrruar qum\u00ebshti, por pyesni pediatrin, kur e pyet\u00ebn pediatrin, u tha t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Kur bankieri m\u00eb pyeti nga je, dhe i tregova, m\u00eb tha \u00e7udit\u00ebrisht ju nga Europa nuk doni tu p\u00ebrzihet dikush n\u00eb profesion dhe jeni t\u00eb suksessh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>T\u00eb gjith\u00eb ju njohin si mamia e famshme q\u00eb keni punuar n\u00eb oborrin mbret\u00ebror. A \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb punosh me njer\u00ebz t\u00eb famsh\u00ebm\u2026&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi fillova t\u00eb punoj me njer\u00ebz publik\u00eb dhe aktor\u00eb mu dha rasti t\u00eb njoh shum\u00eb personalitete, psh, kam punuar me nip\u00ebrit e Roxher Murrit, ku kam q\u00ebndruar tre muaj n\u00eb Zvic\u00ebr ku dhe at\u00eb e kam takuar personalisht, dhe p\u00ebr mua ishte nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. K\u00ebta m\u00eb propozuan t\u00eb punoj n\u00eb Los Angelos tek Ricard Brain, rregjisori i i filmit t\u00eb Tina Turner, k\u00ebshtu q\u00eb gjithmon\u00eb jam sjell n\u00eb k\u00ebta emra t\u00eb famsh\u00ebm. Ishte e leht\u00eb p\u00ebr mua sepse u m\u00ebsova si t\u00eb sillem me shtresa t\u00eb larta t\u00eb Anglis\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsi po, por e tejkalova. Tek f\u00ebmij\u00ebt e oborrit mbret\u00ebror kam qen\u00eb tre muaj, ku u njoftova si sillen aristokrat\u00ebt, dhe si vler\u00ebsohet puna e nj\u00eb mamie.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam ndier shum\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb krahasim me \u00ebfar\u00eb kam par\u00eb, por vler\u00ebn ma shtonte profesioni im, ku t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb admironin p\u00ebr profesionin. \u00c7do njeri duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb &nbsp;e do m\u00eb s\u00eb shumti, dhe aty nuk ka p\u00ebr t\u00eb munguar kurr\u00eb suksesi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ju keni botuar edhe nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb titulluar \u201cSi trajtohet I posalinduri\u201d..<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fama ime u rrit aq tep\u00ebr saq\u00eb shum\u00eb pun\u00eb i kam refuzuar p\u00ebr shkak t\u00eb obligimeve t\u00eb tjera familjhare, k\u00ebtu inspirova q\u00eb t\u00eb duhet ta shkruaj nj\u00eb lib\u00ebr: Si t\u00eb trajtohet i posalinduri, dhe e shkruajta librin q\u00eb u shpall n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2018,&nbsp; libri m\u00eb i lexuar. Ky ishte suksesi im q\u00eb nuk e prita, q\u00eb aq nevoj\u00eb kan\u00eb prind\u00ebrit shqiptar\u00eb ta ken\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Dy her\u00eb \u00ebsht\u00eb ribotuar, do t\u00eb ribotohet edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>E keni ndier brenda vetvetes vler\u00ebsimin dhe mir\u00ebnjohjen e njer\u00ebzve?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam n\u00ebna m\u00eb e lumtur q\u00eb n\u00eb \u00e7do vend q\u00eb kam punuar kam mir\u00ebnjohen nga prind\u00ebrit ose nga pun\u00ebtor\u00ebt, ose drejtorit\u00eb ku kam punuar. Nuk m\u00eb kan\u00eb munguar dekoratat. &nbsp;K\u00ebnaq\u00ebsia ime \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, q\u00eb n\u00eb \u00e7do shtet ku kam punuar, q\u00eb me shum\u00eb respekt dhe dashuri e kam kryer pun\u00ebn q\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb puna m\u00eb e ndjeshme dhe m\u00eb e shtrenjt\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u00c7far\u00eb do kishit b\u00ebr\u00eb ndryshe n\u00ebse do ritheheshit n\u00eb koh\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Do kisha b\u00ebr\u00eb k\u00ebshillimore p\u00ebr n\u00ebnat shtatz\u00ebna dhe si t\u00eb trajtohet lindja dhe paslindja, dhe trajtimi i t\u00eb posalindurit. Do i kisha b\u00ebr\u00eb t\u00eb detyruara nga shteti, q\u00eb asnj\u00eb grua mos t\u00eb vij\u00eb n\u00eb spital, n\u00ebse nuk ka qen\u00eb paraprakisht n\u00eb k\u00ebshillimore p\u00ebr n\u00ebna. Kosova ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-embed is-type-video is-provider-youtube wp-block-embed-youtube wp-embed-aspect-16-9 wp-has-aspect-ratio\"><div class=\"wp-block-embed__wrapper\">\n<iframe loading=\"lazy\" title=\"Razije Musa, mamia e famshme q\u00eb i ka kushtuar jet\u00ebn profesionit! Nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr karrier\u00ebn dhe jet\u00ebn\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/BbG4VA5jzGc?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe>\n<\/div><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eglantina Alliaj&nbsp; Ajo njihet n\u00eb shum\u00eb vende si njeri i p\u00ebrkushtuar ndaj profesionit, pun\u00ebs dhe jet\u00ebs. Razije Musa \u00ebsht\u00eb mamia q\u00eb i ka kushtuar jet\u00ebn profesionit dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kujdesur p\u00ebr shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb personalitetesh. Ajo ka shpirt humanisti t\u00eb shp\u00ebrfaqur nga sjellet e saj filantrope. Edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e suksesshme, dhe k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":28973,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[3462],"class_list":["post-28972","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-razije-musa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28972"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28972\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}