{"id":28965,"date":"2022-07-13T13:06:13","date_gmt":"2022-07-13T11:06:13","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=28965"},"modified":"2022-07-13T13:06:14","modified_gmt":"2022-07-13T11:06:14","slug":"zevendesshefja-e-shtabit-te-pergjithshem-gjeneralmajor-manushaqe-shehu-e-vetmja-perfaqesuese-e-fa-te-rsh-ne-samitin-e-nato-s-qe-u-mbajt-ne-madridnga-halil-ramaakademik-mjeshter-i-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2022\/07\/zevendesshefja-e-shtabit-te-pergjithshem-gjeneralmajor-manushaqe-shehu-e-vetmja-perfaqesuese-e-fa-te-rsh-ne-samitin-e-nato-s-qe-u-mbajt-ne-madridnga-halil-ramaakademik-mjeshter-i-madh\/","title":{"rendered":"Z\u00ebvend\u00ebsshefja e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, gjeneralmajor Manushaqe Shehu, e vetmja p\u00ebrfaq\u00ebsuese e FA t\u00eb RSH n\u00eb Samitin e NATO-s q\u00eb u mbajt n\u00eb Madrid!Nga Halil Rama,Akademik &Mjesht\u00ebr i madh"},"content":{"rendered":"\n
<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n\n\n\n
SAMITI I MADRIDIT DHE SHQIP\u00cbRIA
Halil RAMA
Akademik & Mjesht\u00ebr i Madh<\/p>\n\n\n\n
\u2022 Par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e strategjis\u00eb son\u00eb t\u00eb mbrojtjes, z\u00ebvend\u00ebsshefja e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu, evidenton vler\u00ebsimin e rolit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si aleate e NATO-s nga Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs Jens Stoltenberg<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb Samitin e NATO q\u00eb u zhvillua n\u00eb Madrid, Spanj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Ministrit t\u00eb Mbrojtjes Niko Peleshi, si pjes\u00eb e delegacionit shqiptar t\u00eb kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ishte edhe z\u00ebvend\u00ebsshefja e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu. E vetmja grua shqiptare me grad\u00ebn gjeneralmajor, aktualisht numri nj\u00eb i Forcave tona t\u00eb Armatosura (e komanduar, pas zgjedhjes s\u00eb ish-Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjthsh\u00ebm t\u00eb FA, Bajram Begaj n\u00eb funksionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs), ajo e vler\u00ebson mbajtjen e k\u00ebtij Samiti 3 – ditor si nj\u00eb moment historik, p\u00ebr vendimet mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb u mor\u00ebn p\u00ebr orientimin e kursit t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb delikate sigurie, ku Rusia dhe Kina vijojn\u00eb t\u00eb sfidojn\u00eb rendin bot\u00ebror t\u00eb bazuar n\u00eb rregullat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.
Par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e strategjis\u00eb son\u00eb t\u00eb mbrojtjes, gjeneralmajor Shehu, evidenton vler\u00ebsimin e rolit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si aleate e NATO-s nga Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs Jens Stoltenberg. Dhe ky vler\u00ebsim nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm. Referuar edhe vler\u00ebsimit t\u00eb ambasadores s\u00eb SHBA n\u00eb vendin ton\u00eb, Yuri Kim n\u00eb 13-vjetorin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb Aleanc\u00eb, se roli dhe vlerat e Shqip\u00ebris\u00eb si aleat i NATO-s vijojn\u00eb t\u00eb rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe se s\u00eb shpejti, ekspert\u00eb amerikan\u00eb do t\u00eb nisin nj\u00eb program t\u00eb ri, i cili do t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebrmbush objektivat e kapaciteteve t\u00eb NATO-s, gjeneralmajor Shehu, ve\u00e7 t\u00eb tjerash e argumenton k\u00ebt\u00eb me faktin se aktualisht, ushtarak\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e mij\u00ebra trupave t\u00eb vendeve t\u00eb NATO-s, t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb operacionet dhe misionet e Aleanc\u00ebs n\u00eb vendet baltike, Poloni, Rumani, Bullgari dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Po ashtu, edhe p\u00ebr faktin se Shqip\u00ebria kontribuon n\u00eb rritjen e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb forcave aleate dhe modernizimin e struktur\u00ebs s\u00eb komand\u00ebs ushtarake. Paralelisht, Shqip\u00ebria, bazuar n\u00eb pozicionin e saj gjeografik dhe si an\u00ebtare fillestare e Koalicionit Global kund\u00ebr t\u00eb vet\u00ebquajturit \u201cShtet Islamik\u201d, ajo mb\u00ebshtet aktivisht rolin e intensifikuar t\u00eb NATO-s n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit si dhe projektimin e stabilitetit n\u00eb dhe p\u00ebrreth zon\u00ebs euroatlantike.
N\u00eb takimet e shtuara t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb politik n\u00eb NATO, q\u00eb prej dat\u00ebs 24 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, Shqip\u00ebria, krahas vendeve t\u00eb tjera t\u00eb NATO-s, ka d\u00ebnuar ashp\u00ebr sulmin e provokuar t\u00eb Rusis\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim tep\u00ebr serioz p\u00ebr sigurin\u00eb euroatlantike. Gjithashtu, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e vullnetit t\u00eb pal\u00ebkundur t\u00eb NATO-s p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb duhet p\u00ebr t\u00eb siguruar dhe mbrojtur t\u00eb gjith\u00eb vendet aleate.
Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim ajo argumenton edhe k\u00ebrkes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Shqip\u00ebria pran\u00eb kompanis\u00eb amerikane \u201cLockheed Martin\u201d n\u00eb lidhje me nj\u00eb porosi p\u00ebr raketa moderne antitank \u201cJavelin\u201d. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb e sakt\u00eb, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjeneralmajor Manushaqe Shehu, i referohet deklarat\u00ebs s\u00eb Ministrit t\u00eb Mbrojtjes Peleshi se kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuadrin e modernizimit t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura dhe rritjes s\u00eb kapaciteteve tona q\u00eb Shqip\u00ebria ka n\u00eb raport me NATO-n. \u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ne kemi porosin\u00eb ton\u00eb aty si pjes\u00eb e rrug\u00ebtimit ton\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb kapaciteteve t\u00eb FA-s\u00eb, rritjes s\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes s\u00eb integritetit territorial t\u00eb vendit ton\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se ka lidhje me ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim q\u00eb t\u00eb mos krijojm\u00eb panik, ne jemi nj\u00eb vend n\u00eb NATO e kemi zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb komb\u00ebtare, jemi nj\u00eb vend i mbrojtur. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ndjekim ritmin e NATO-s p\u00ebr t\u2019u forcuar si pjes\u00eb e nj\u00eb aleance mbrojt\u00ebse. Theksoj se NATO nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr bot\u00ebn, as p\u00ebr Rusin\u00eb e as p\u00ebr Rajonin sepse nuk ka p\u00ebr qellim t\u00eb sulmoj\u00eb, por ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb garantoj\u00eb mbrojtjen e vet\u201d, ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Rolin e vendit ton\u00eb n\u00eb Aleanc\u00eb, z\u00ebvend\u00ebsshefja e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu e sheh edhe n\u00eb kuadrin e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen dhe sigurimin e territorit t\u00eb Aleanc\u00ebs Atlantike, ku Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb dhe do vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht e angazhuar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e saj n\u00eb suaz\u00ebn e NATO-s. K\u00ebshtu,-pohon gjeneralmajor Shehu, n\u00eb dimensionin thelb\u00ebsor aleat t\u00eb Mbrojtjes dhe Shkurajimit, Shqip\u00ebria kontribuon ushtarakisht n\u00eb p\u00ebrforcimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb mbrojtjes kolektive q\u00eb nga Lufta e Ftoht\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet v\u00ebnies n\u00eb jet\u00eb t\u00eb Pranis\u00eb s\u00eb P\u00ebrparuar t\u00eb NATO-s n\u00eb Lindje \u2013EfP (Enhanced For\u00ebard Presence).
Nga Samiti i Madridit, ajo evidenton gjithashtu, nj\u00eb v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb iu kushtua rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, i cili vler\u00ebsohet si nj\u00eb rajon me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike p\u00ebr Aleanc\u00ebn. Kjo edhe p\u00ebr faktin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb Samit u theksua se vendet e tij q\u00eb aspirojn\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb strukturat euroatlantike, do t\u00eb ken\u00eb mb\u00ebshtetjen nga Aleanca.
Qeveria shqiptare shprehu vler\u00ebsimin e saj p\u00ebr marr\u00ebveshjen e arritur mes Suedis\u00eb, Finland\u00ebs dhe Turqis\u00eb, q\u00eb i hap rrug\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb dy vendeve nordike n\u00eb NATO. Kryeministri Edi Rama propozoi nga ana e tij q\u00eb Kosova t\u00eb ftohet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb mekanizmin e Partneritetit p\u00ebr Paqe, duke k\u00ebrkuar nga vendet q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb q\u00ebndrimin e tyre.
Kryetar\u00ebt e shteteve dhe qeverive t\u00eb vendeve t\u00eb NATO-s miratuan Konceptin e ri Strategjik t\u00eb Aleanc\u00ebs, duke p\u00ebrcaktuar prioritetet kryesore dhe qasjet p\u00ebr adresimin e sfidave p\u00ebr dekad\u00ebn e ardhshme. Ndryshe nga Koncepti Strategjik i vitit 2010, i cili e cil\u00ebsonte Rusin\u00eb si \u201cpartner strategjik\u201d, koncepti i ri e paraqet at\u00eb si \u201crreziku m\u00eb i madh i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i Aleanc\u00ebs\u201d, nd\u00ebrsa Kin\u00ebn si nj\u00eb vend n\u00eb rritje dhe me politika ambicioze p\u00ebr t\u00eb sfiduar interesat dhe sigurin\u00eb e Aleanc\u00ebs.
Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim i sheh vendimet dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij samiti drejtuesja kryesor\u00eb e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gjeneralmajor manushaqe Shehu (nga data 16 janar 2018 e n\u00eb vijim kryen detyr\u00ebn e Z\u00ebvend\u00ebsshefit t\u00eb SHP t\u00eb FA) e cila vjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pas nj\u00eb karriere t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e Ushtris\u00eb Shqiptare. Ve\u00e7an\u00ebrisht grat\u00eb dhe vajzat oficere krenohen me profilin e shefes s\u00eb tyre, doktore e shkencave, gjeneral major dhe juriste. Mbi t\u00eb gjitha, tek ajo spikasin vlerat njer\u00ebzore. Personaliteti dhe karakteri i saj n\u00eb asnj\u00eb rast nuk devijoi, por u shpalos me dinjitet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri dekada n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit dhe modernizimit t\u00eb Forcave tona t\u00eb Armatosura. Ishte nga t\u00eb par\u00ebt q\u00eb i fali shpirtin dhe zemr\u00ebn \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb d\u00ebshiruar n\u00eb vite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, ajo mbetet nj\u00eb nga figurat m\u00eb interesante si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e elit\u00ebs intelektuale shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
SAMITI I MADRIDIT DHE SHQIP\u00cbRIAHalil RAMAAkademik & Mjesht\u00ebr i Madh \u2022 Par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e strategjis\u00eb son\u00eb t\u00eb mbrojtjes, z\u00ebvend\u00ebsshefja e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu, evidenton vler\u00ebsimin e rolit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si aleate e NATO-s nga Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs Jens Stoltenberg N\u00eb Samitin […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":28966,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[3449],"class_list":["post-28965","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-halil-rama"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28965","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28965"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28965\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}