{"id":2893,"date":"2014-09-03T12:47:33","date_gmt":"2014-09-03T12:47:33","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2893"},"modified":"2014-09-03T12:47:40","modified_gmt":"2014-09-03T12:47:40","slug":"gjetan-keta-egersira-e-pandalshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/gjetan-keta-egersira-e-pandalshme\/","title":{"rendered":"Gjetan Keta: Eg\u00ebrsira e pandalshme"},"content":{"rendered":"<p>Nga Bulqiza, Kampioni i ri i Europ\u00ebs n\u00eb boksin profesionist<br \/>\nKampioni i Europes, djaloshi shqiptar 27- vje\u00e7 nga Bulqiza, Gjetan Keta, nuk nguron t\u00eb deklaroj\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas fitimit te titullit se se ky titull \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Edhe pse vet\u00ebm 21 ndeshje n\u00eb karrier\u00ebn e re si boksier, ka 18 fitore, 15 me \u201cnokaut\u201d. V\u00ebllai i Kampionit t\u00eb Bot\u00ebs n\u00eb kik-boks, Ismail Ket\u00ebs, b\u00ebhet tashm\u00eb numri nj\u00eb n\u00eb ringun profesionist, duke t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen, jo vet\u00ebm n\u00eb Gjermani, ku jeton q\u00eb nga viti 2005, por n\u00eb gjith\u00eb Bot\u00ebn. Pasi doli fitues i turneut europian t\u00eb kik-boksit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2007, titulli q\u00eb fitoi mbr\u00ebmjen e s\u00eb shtun\u00ebs s\u00eb kaluar, ishte kulmi i viteve t\u00eb tij si sportist profesionist n\u00eb Mynih, qytetin n\u00eb t\u00eb cilin jeton. Si duket fejesa e pak dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb studente nga Bulqiza n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, i solli mbar\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cpron\u00eb\u201d \u00ebndrr\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs, titullin kampion. Ai ka folur pwr tw gjithw shqiptarwt pas fitimit tw titullit, posa\u00e7wrisht p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Mejdan Zhivani: &#8211; Gjetan, si erdhi ky titull dhe sa t\u2019u desh t\u00eb pres\u00ebsh?<br \/>\nGjetan Keta: &#8211; \u00cbsht\u00eb titulli im i par\u00eb si kampion Europe dhe m\u00eb b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb lumtur. Kam vite q\u00eb merrem me sport. Fillimisht e kam nisur me kik dhe taj-boks. Pas vitit 2007 vendosa t\u00eb futem n\u00eb boks, sepse v\u00ebllai im Ismaili, nj\u00eb kampion i njohur n\u00eb t\u00eb tilla sporte, shikoi tek un\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb mira n\u00eb ringun e boksit. E nisa dhe m\u00eb eci p\u00ebrgjith\u00ebsisht mbar\u00eb. Kjo ishte ndeshja e 21-t\u00eb, duke num\u00ebruar 18 fitore dhe 3 humbje, nd\u00ebrsa 15 ndeshje jan\u00eb fituar me \u201cnokaut\u201d. U desh\u00ebn vite, sepse konkurenca n\u00eb boksin profesionist \u00ebsht\u00eb tejet e madhe. Nuk ka qene e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb vinte kjo dit\u00eb, sepse kam koh\u00eb q\u00eb jam st\u00ebrvitur, por mendoj q\u00eb erdhi shpejt, kur mendoj vitet q\u00eb kam\u2026<br \/>\n-\u00c7\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr kund\u00ebrshtarin q\u00eb kishe p\u00ebrball\u00eb?<br \/>\n-Ishte gjeorgjiani Mishel Kotsishvilli, nj\u00eb boksier shum\u00eb i fort\u00eb me 61 ndeshje t\u00eb luajtura dhe thuajse t\u00eb gjitha t\u00eb fituara. Ishte mjaft i rreziksh\u00ebm dhe kishte nj\u00eb pervoj\u00eb interesante. Imagjinoje tri her\u00eb e hodha nokdaun n\u00eb raundin e 5-t\u00eb dhe u ringrit s\u00ebrish e boksonte si t\u00eb ishte fillimi i ndeshjes. M\u2019u desh shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr ta gjunjwzuar. N\u00eb raundin e shtat\u00eb, pas nj\u00eb goditje n\u00eb ije, mbeti pa frym\u00eb dhe nuk u ngrit m\u00eb. Natyrisht, q\u00eb u ndjeva shum\u00eb i lumtur dhe m\u00eb n\u00eb fund mora frym\u00eb lirisht, tashm\u00eb si kampion, nj\u00eb titull q\u00eb e prisja prej koh\u00ebsh.<br \/>\n-Kujt ia dedikon k\u00ebt\u00eb sukses t\u00eb radh\u00ebs dhe kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm?<br \/>\n-Ia dedikoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb m\u00eb ndjekin dhe m\u00eb admirojn\u00eb kaq shum\u00eb; Gjermanis\u00eb, vendit ku un\u00eb u b\u00ebra sportsit i niveleve t\u00eb tilla dhe Ambr\u00ebs, vajz\u00ebs shqiptare q\u00eb vuan prej tumorit n\u00eb spital prej nj\u00eb viti n\u00eb Mynih dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si vajza jon\u00eb. Por s\u2019mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur v\u00ebllain tim, Ismailin, pa t\u00eb cilin s\u2019do t\u00eb isha ky q\u00eb jam sot, kampion dhe sportist kaq i fort\u00eb.<br \/>\n-Gazetat gjermane ju kan\u00eb quajtur \u201cnj\u00eb eg\u00ebrsir\u00eb e pandalshme\u201d. Si e konsideroni etiketimin e tyre?<br \/>\n-Ju gazetar\u00ebt p\u00ebrdorni shprehje dhe tituj t\u00eb till\u00eb. Un\u00eb jam nj\u00eb njeri q\u00eb b\u00ebj detyr\u00ebn n\u00eb sport dhe mendoj se titulli ishte objektivi im dhe detyra ime p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb fitues. Kam punuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dhe kur beson te vetja dhe puna, s\u2019ka gj\u00eb q\u00eb nuk arrihet. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb vazhdoj k\u00ebshtu, duke k\u00ebrkuar trofe dhe suksese t\u00eb tjera, sepse sporti i ngjan nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb, e cila ka stacione, por s\u2019ka fund\u2026<br \/>\n-Tashm\u00eb post k\u00ebtij titulli, cili \u00ebsht\u00eb stacioni tjet\u00ebr?<br \/>\n-M\u00eb duhet ta mbroj titullin q\u00eb fitova n\u00eb vjesht\u00eb, sepse e till\u00eb \u00ebsht\u00eb rregullorja n\u00eb k\u00ebt\u00eb sport dhe m\u00eb pas t\u00eb mendoj p\u00ebr titullin \u201cKampion Bote\u201d. \u00cbndrra ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb titull ta fitoj n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb prani t\u00eb sport\u00ebdash\u00ebsve shqiptar\u00eb dhe v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi q\u00eb jetojn\u00eb atje. Edhe k\u00ebtu m\u00eb mb\u00ebshtesin shum\u00eb shqiptar\u00eb dhe m\u00eb duhet t\u2019i falenderoj, por si atje s\u2019ka vend n\u00eb Bot\u00eb; vjen era Shqip\u00ebri, era tok\u00eb shqiptare, era gjak shqiptari.<br \/>\n-P\u00ebrse jeni kaq patriote, madje mbani n\u00eb krah edhe portretin e heroit ton\u00eb komb\u00ebtare Gjergj Kastriot Skenderbeu?<br \/>\n-E kam t\u00eb trash\u00ebguar prej gjyshit tim. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb shkruhet mbi nj\u00eb gur: \u201dAtdheu mbi t\u00eb gjitha\u201d!&#8230; E dua shum\u00eb vendin tim, sepse jo vet\u00ebm e kam amanet, por edhe v\u00ebllai im Ismaili, m\u00eb edukoi gjithnj\u00eb me t\u00eb tilla virtyte. Thash\u00eb, \u00ebndrr\u00ebn e madhe q\u00eb kam dua ta b\u00ebj realitet shum\u00eb shpejt, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndeshje n\u00eb Shqip\u00ebri. Dua t\u2019i g\u00ebzoj ata njer\u00ebz dhe t\u2019i b\u00ebj t\u00eb ndjehen krenare edhe pse t\u00eb vuajtur\u2026..<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bulqiza, Kampioni i ri i Europ\u00ebs n\u00eb boksin profesionist Kampioni i Europes, djaloshi shqiptar 27- vje\u00e7 nga Bulqiza, Gjetan Keta, nuk nguron t\u00eb deklaroj\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas fitimit te titullit se se ky titull \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Edhe pse vet\u00ebm 21 ndeshje n\u00eb karrier\u00ebn e re si boksier, ka 18 fitore, 15 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[420],"class_list":["post-2893","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-sport","tag-gjetan-keta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2893"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2893\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}