{"id":28908,"date":"2022-06-19T08:03:39","date_gmt":"2022-06-19T06:03:39","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=28908"},"modified":"2022-06-19T08:03:41","modified_gmt":"2022-06-19T06:03:41","slug":"lufta-e-trojese-studiuesit-perparim-rexhepaj-nje-vlere-e-shtuar-ne-biblioteken-tuaj-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2022\/06\/lufta-e-trojese-studiuesit-perparim-rexhepaj-nje-vlere-e-shtuar-ne-biblioteken-tuaj-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"\u201cLufta e Troj\u00ebs\u201de studiuesit P\u00ebrparim Rexhepaj, nj\u00eb vler\u00eb e shtuar n\u00eb bibliotek\u00ebn tuaj! Nga Agron Berdaj\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Pas librit \u201cElena nuk vajti n\u00eb Troj\u00eb\u201d,studiuesi P\u00ebrparim Rexhepi,paraqitet para lexuesit, me librin e ri\u201dLufta e Troj\u00ebs\u201d.Punimi \u00ebsht\u00eb produkti i nj\u00eb pun\u00eb disa vjecare.Mes librave t\u00eb shkruar p\u00ebr luft\u00ebn e Troj\u00ebs,si nga autor\u00eb t\u00eb huaj, apo shqiptar\u00eb,libri i P\u00ebrparimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ploti,i strukturuari dhe argumentuari.Autori,si literatur\u00eb ka shfryt\u00ebzuar mbi treqind burime t\u00eb huaja,t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, dhe t\u00eb koh\u00ebs moderne,me nj\u00eb gjeografi krijimesh mbar\u00ebbot\u00ebrore. P\u00ebrparimi, me stilin e tij,analitik,vezhgues,kritik dhe polemist,nuk i imponohet lexuesit me p\u00ebrfundime kategorike,apo me mendime p\u00ebrfundimtare historike,n\u00eb lidhje me luft\u00ebn e Troj\u00ebs.Ai mban\u00eb parasysh\u00eb porosin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb, vite m\u00eb par\u00eb nga Kadareja,se Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs, i shkojn\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb, punimet artistike, dhe jo polemikat historiografike. Edhe pse autori, \u00ebsht\u00eb besnik i ideve dhe tezave t\u00eb tij, p\u00ebr shum\u00eb dukuri n\u00eb luft\u00ebn e Troj\u00ebs, tregohet luajal, respekton mendimin alternativ, \u00ebsht\u00eb i ndjesh\u00ebm ndaj cdo informacioni t\u00eb ri, arkeologjik,letrar apo historik.Dhe e ka mir\u00eb. Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs,po i hoqe mendimin alternativ,hipotezat dhe shpirtin romantik,at\u00eb e ke mbytur n\u00eb gjum\u00eb,ashtu sic b\u00ebn\u00eb me t\u00eb, akejt\u00eb. Arma, m\u00eb e fort\u00eb e P\u00ebrparimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr,q\u00eb e detyron lexuesin t\u00eb p\u00ebrjetoi intrigat e asaj lufte, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhja e informacionit,njohja e thell\u00eb e faktor\u00ebve historike,politike,zakonore,t\u00eb koh\u00ebs para,gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb luft\u00ebs,dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb saj.Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto, t\u00eb analizuara me nj\u00eb ndjesi dhe koncept t\u00eb qart\u00eb gjeopolitik,duke respektuar element\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb saj.K\u00ebto koncepte jan\u00eb baza e argumentave,hipotezave dhe p\u00ebrfundimeve,t\u00eb nxjerra nga autori.Si n\u00eb nj\u00eb ekuacion matematike,autori i drejtohet lexuesit p\u00ebr ta zgjidhur,se shkaku i luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs, ishte nj\u00eb grua e bukur,lozonjare, dhe me pushtet ekonomik,apo ishin faktor\u00ebt ekonomik, ato q\u00eb e nxit\u00ebn at\u00eb.Por autori nuk mjaftohet thjesht duke shtruar pyetjen, sipas pedagogjis\u00eb pedante dhe hermetike ,por ai i ushqen t\u00eb dy alternativat, me materjale t\u00eb shumta dhe dometh\u00ebn\u00ebse,gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn debatin mes t\u00eb dy krah\u00ebve,t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm,argumentues, dhe bind\u00ebs. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi gjeopolitik n\u00eb lib\u00ebr,hidhet drit\u00eb edhe mbi koh\u00ebn,vendin,strategjin\u00eb dhe taktik\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs,rolin e per\u00ebndive t\u00eb Olimpit,fituesit dhe t\u00eb munduritsi, raportet e reja t\u00eb fuqis\u00eb,q\u00eb u shfaq\u00ebn pas Troj\u00ebs. Autori me mjesht\u00ebri,n\u00eb lib\u00ebr,na tregon element\u00ebt kostant gjeopolitik,gjeografik ,historik,natyror,q\u00eb edhe pse kan\u00eb kaluar gati 33 shekuj,nga Lufta e Troj\u00ebs,ato edhe sot, mbeten t\u00eb pandryshuara.Dhe fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr gjeopolitik\u00ebn e Troj\u00ebs,e cila nuk mund t\u00eb kuptohet, pa Mesdheun.Troja u b\u00eb viktim\u00eb e Akejve,jo thjesht si Troj\u00eb, por si v\u00ebnd me pasuri t\u00eb m\u00ebdha, e pozicion strategjik, q\u00eb ajo zinte n\u00eb Detin Mesdhe.Nuk do t\u00eb kishteTroj\u00eb, pa Mesdhe.Historia njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varg pyetjesh q\u00eb i b\u00ebhen t\u00eb shkuar\u00ebs,n\u00eb em\u00ebr t\u00eb problemeve t\u00eb sotme.Prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb Mesdheu,i cili sic thot Ferdinand Braudel,\u201d\u2026 nuk rresht s\u00eb treguari e jetuari vetveten\u201d.\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb Mesdheu n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin gjeopolitik? Jo nj\u00eb det i vet\u00ebm, por nj\u00eb vazhdim\u00ebsi detesh.Jo nj\u00eb qytet\u00ebrim i vet\u00ebm,por qytet\u00ebrime t\u00eb ngjeshura pas njeri-tjetrit. P\u00ebrmes nj\u00eb udh\u00ebtimi imagjinar n\u00eb Mesdhe,autori i librit, na sjell n\u00eb kujtes\u00eb,qytet\u00ebrimet e koh\u00ebs s\u00eb bronxit, dhe para saj, piramidat e Egjyptit,nd\u00ebrtimin e Qipros,e t\u00eb Malt\u00ebs,bot\u00ebn romake n\u00eb Liban,parahistorin\u00eb e Sardenj\u00ebs,qytet\u00ebrimin grek n\u00eb Sicili,etj.Mesdheu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryq\u00ebzim mjaft i lasht\u00eb,ku l\u00ebvizjet e njer\u00ebzve ,t\u00eb mallrave ,qytet\u00ebrimeve dhe kulturave,e kan\u00eb pasuruar dhe trazuar historin\u00eb e tij. Me fjal\u00ebn Mesdhe n\u00ebnkuptohet l\u00ebvizje,nj\u00eb bashk\u00ebsi rrug\u00ebsh detare dhe tok\u00ebsore,nj\u00eb sistem i plot\u00eb qarkullimi,q\u00eb lidh,tre kontinene,Europ\u00ebn,Azin\u00eb dhe Afrik\u00ebn.Ishin mesdhetar\u00ebt Marko Polo, q\u00eb n\u00eb vitin 1296, zbuloi, Kin\u00ebn e larg\u00ebt,dhe Kristofor Kolombi, Amerik\u00ebn m\u00eb 1492.Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb n\u00eb mesdhe kan\u00eb lindur fet\u00eb kryesore, Zeusit, Krishti ,e Muhameti,dhe derivatet e tyre. N\u00eb Mesdhe \u00ebsht\u00eb caktuar kufiri mes dy universeve Orientit, dhe Oksidentit. Vij\u00ebn nga Korfuzi e kanali i Otrantos,q\u00eb ndan\u00eb p\u00ebrgjys\u00ebm Detin Adriatik,deri n\u00eb Sicili e n\u00eb brigjet e sotme t\u00eb Tunizis\u00eb:n\u00eb lindje t\u00eb saj,u quajt\u00eb Orient,n\u00eb p\u00ebr\u00ebndim Oksidentin.N\u00eb k\u00ebt\u00eb vij\u00eb jan\u00eb zhvilluar edhe betejat e m\u00ebdha t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs:n\u00eb Acio,Prevez\u00eb,Lepanto,Malt\u00eb,Zama dhe Xherba.Shtetet dhe qytet\u00ebrimet e koh\u00ebs, e kan\u00eb lidhur ekzistenc\u00ebn e tyre me detin Mesdhe,me kontrollin e rrug\u00ebve detare,zot\u00ebrimin e ngushticave,porteve dhe lart\u00ebsive detare.Hegjemonia e tyre kusht\u00ebzohej nga zotrimi i detit.Edhe Krishti dhe Islami, jan\u00eb z\u00ebn\u00eb p\u00ebr detin. Qytet\u00ebrimet mesdhetare jan\u00eb ngritur dhe kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb raport, me zotrimin ose jo, t\u00eb pasurive t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb ekzistojn\u00eb atje.Mesdheu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga detet m\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuara, n\u00eb nivel global.Ai dominon mjedisin gjeostrategjik t\u00eb Europ\u00ebs,Afrik\u00ebs s\u00eb Veriut,dhe Lindjes s\u00eb Mesme.P\u00ebrmes tij, lidhen Oqeani Paq\u00ebsor dhe ai,Atlantik.Deti i brend\u00ebsh\u00ebm dhe i jasht\u00ebm i Mesdheut,p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb pasuri vlerash globale.N\u00eb perimetrin 3200 km t\u00eb Mesdheut,konkurojn\u00eb 21 shtete bregdatare,me nj\u00eb popullsi 500 miljon banor\u00eb,me 600 porte detare.N\u00eb hapsir\u00ebn e Mesdheut kalojn\u00eb n\u00eb vit, 220.000 anie t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, mbi 100 ton,duke realizuar gati nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e transportit bot\u00ebror\u00eb.P\u00ebrmes detit, transportohen 370.000.000 ton\u00eb,naft\u00eb e gaz n\u00eb Per\u00ebndim,q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 20 p\u00ebrqind t\u00eb transportit bot\u00ebror\u00eb.Nga rajoni i mesdheut sigurohet n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore, 20 p\u00ebrqind PB. M\u00eb tregimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr Mesdheun,q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb reklama p\u00ebr vlerat e tij,por tu kujtojm\u00eb lexuesve, sesa t\u00eb drejt\u00eb ka autori i librit,n\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebsaj zon\u00eb gjeografile, si nj\u00eb vat\u00ebr historikisht\u00eb e nxeh\u00ebt e luftrave,q\u00eb i plot\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb parametrat, edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb,q\u00eb atje t\u00eb jet\u00eb zhvilluar edhe lufta e Troj\u00ebs,ndryshe nga se pretendojn\u00eb,disa autor t\u00eb tjer\u00eb. Lufta k\u00ebrkon hap\u00ebsira,zot\u00ebrimin e nyjeve strategjike,l\u00ebvizshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb,pasuri dhe ekonomi t\u00eb fort\u00eb,manovrushm\u00ebri, dhe terene t\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebshme p\u00ebr aleanca.Autori i librit me nj\u00eb durim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm,i ka mbledhur dhe analizuar hipotezat e shtruara mbi zhvillimin e asaj lufte.Nga Skocia,n\u00eb vendet Balltike,nga Anglia e deri n\u00eb bregdetin e Dalmacis\u00eb,nga Bosnja e deri n\u00eb Shkod\u00ebr,studjues t\u00eb akademive t\u00eb ndrysh\u00ebme,i quajn\u00eb si v\u00ebnde ku mund t\u00eb jet\u00eb zhvilluar lufta e Troj\u00ebs.Dhe argumenti sipas tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsia e terenit, krahasuar me p\u00ebrshkrimet e Homerit.Ka prej k\u00ebtyre studiuesve,n\u00ebnvizon P\u00ebrparimi,q\u00eb nisen nga q\u00ebllime serioze profesionale ,por ka edhe shum\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb pas zbulimit t\u00eb troj\u00ebs s\u00eb tyre, fshehin q\u00ebllime politike, dhe ultranacionaliste. P\u00ebrhapja e legjendes s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs, dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019a privatizuar at\u00eb,nga shum\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs, dhe Azis\u00eb,ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndodhur, si me legjend\u00ebn e Krishtit.N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs u imitua kryq\u00ebzimi imagjinar\u00eb i Krishtit,u em\u00ebrtuan v\u00ebndet e kryq\u00ebzimit,shpellat ku ai m\u00eb pas, u ringjall,t\u00eb nj\u00ebjta me ato,si n\u00eb Nazaret,ku ndodhi kryq\u00ebzimi i v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb simbolik e till\u00eb ndodhet edhe n\u00eb fshatin tim T\u00ebrbac, t\u00eb Vlor\u00ebs.Nj\u00eb lagje e fshatit quhet Gjinakriq,atje \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shpell\u00eb, dhe nj\u00eb p\u00ebrrua me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr.Dikush mund t\u00eb thot\u00eb se historia e Krishtit, \u00ebsht\u00eb gati dymb\u00ebdhjet\u00eb shekuj m\u00eb pas, nga Lufta e Troj\u00ebs.Ashtu \u00ebsht\u00eb,por ka t\u00eb ngjar\u00eb se simbolika e Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs, t\u00eb jet\u00eb imituar edhe, me lindjen e Krishtit. Vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb jan\u00eb mbi 33 qytete dhe qytet\u00ebza me emrin Troj\u00eb.K\u00ebshtu ndodh me ngjarjet e m\u00ebdha,q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb epoka dhe histori.Emri dhe madh\u00ebshtia e tyre \u00ebsht\u00eb e lakmuar t\u00eb p\u00ebvet\u00ebsohet dhe p\u00ebrjet\u00ebsohen ,kudo n\u00eb bot\u00eb. P\u00ebr ta bindur lexuesin, se kjo luft\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr gjasa ka t\u00eb jet\u00eb zhvilluar n\u00eb Troj\u00ebn e Shlimanit, dhe jo n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr,q\u00ebllimisht,autori analizon historin\u00eb e luftrave n\u00eb pellgun e Mesdheut,ku si pjes\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb edhe Troja.Lufta e Troj\u00ebs,n\u00eb koh\u00ebt e lashta nuk ka q\u00ebn\u00eb e para, dhe e fundit luft\u00eb, n\u00eb Mesdhe.Ky rajon nuk mund t\u00eb kuptohet pa luftra,ndikime dhe influence,t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha,pa marveshje dhe ekujlibra, n\u00eb interes t\u00eb fitimit dhe pasurimit t\u00eb tyre.Shum\u00eb shekuj para Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs,autori i librit, i tregon lexuesit, kalendarin e zhvillimeve luftarake t\u00eb koh\u00ebs.Sipas francezit Jean Berard,Troja q\u00eb n\u00eb vitet 1350 p.e.s,u pushtua nga disa fise trake, me origjin\u00eb ilire.T\u00eb shumta kan\u00eb q\u00ebn\u00eb luftrat e perandoris\u00eb Hitite,p\u00ebr pushtimin e vendeve mesdhetare, si Babilonin\u00eb,Sirin\u00eb,Libanin,Troj\u00ebs,Egjyptin, dhe Anatolin\u00eb jugore.Sipas Eric.H.Kline,perandoria Hitite, ka zhvilluar luft\u00eb edhe me Akejt\u00eb,edhe pse mes tyre kishte lidhje miq\u00ebsi dhe krushqie.Shkaku i luftrave ka q\u00ebn\u00eb rr\u00ebmbimi i disa ishujve, gjat\u00eb brigjeve t\u00eb detit Egje,n\u00eb Anatolin\u00eb per\u00ebndimore.Ato edhe pse u p\u00ebrkisnin akenj\u00ebve , ishin p\u00ebrvet\u00ebsuar nga hitit\u00ebt.Me k\u00ebto synime ekonomike,strategjike p\u00ebr zot\u00ebrimie, dhe hapsira,ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb jet\u00eb zhvilluar edhe lufta e Troj\u00ebs. Luftrat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb magjike t\u00eb Globit Tok\u00ebsor,nuk kan\u00eb rreshtur.Jan\u00eb zhvilluar luftra lokale dhe bot\u00ebrore,rajonale dhe kontinentale,t\u00eb pjes\u00ebshme dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb edhe sot,n\u00eb pjes\u00ebn e jasht\u00ebm\u00eb t\u00eb Detit Mesdhe,p\u00ebrball\u00eb Troj\u00ebs se dikur\u00ebshme t\u00eb Priamit,zhvillohet lufta mes Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs.Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se n\u00eb Troj\u00ebn e Hektorit luftohej me heshta, dhe n\u00eb Ukrain\u00eb,pushtuesit rus p\u00ebrdorin arm\u00eb hipersonike.R\u00ebnd\u00ebsi ka se si heshtat me bronx, edhe predhat hipersonike,jan\u00eb arm\u00ebt p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet strategjike,p\u00ebr zot\u00ebrime n\u00eb Mesdhe.Mesdheu si pjes\u00eb e tij, edhe Troja,kan\u00eb paguar magjin\u00eb e tyre,pozicionin strategjik ku ndodhet,xhevairet n\u00ebntok\u00ebsor\u00eb,e mbi tok\u00ebsore q\u00eb zotron,detin,klim\u00ebn,gjeografin\u00eb dhe qytet\u00ebrimet, sa historike, aq edhe moderne. Historia e luftrave t\u00eb zhvilluara n\u00eb Mesdhe, jan\u00eb nj\u00eb argument tjet\u00ebr i fort\u00eb,q\u00eb tregon se nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi,por tep\u00ebr bind\u00ebse, q\u00eb edhe lufta e Troj\u00ebs, t\u00eb jet\u00eb zhvilluar atje. Asnjeri nga studiuesit e deritanish\u00ebm p\u00ebr luft\u00ebn e Troj\u00ebs,sa P\u00ebrparimi,nuk ka p\u00ebrdorur aq me mjesht\u00ebri, bot\u00ebn zakonore t\u00eb k\u00ebsaj periudhe historike,p\u00ebr t\u00eb spjeguar shum\u00eb dukuri dhe ngjarje,p\u00ebr t\u00eb cilat arkeologjia, ka q\u00ebn\u00eb memece.N\u00eb not\u00ebn e protest\u00ebs,n\u00ebse do ta quajm\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb akeasit i d\u00ebrguan Zeusit, p\u00ebr t\u00eb justifikuar luft\u00ebn e tyre ,ndaj Troj\u00ebs, thuhej se, Paridi i Troj\u00ebs, kishte shkelur dy ligje t\u00eb sh\u00ebnjta hyjnore:rr\u00ebmbimin e gruas t\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, dhe posht\u00ebrimin e rregullave t\u00eb mikpritjes.Ishte kjo thjesht\u00eb demagogji,p\u00ebr t\u00eb mbuluar shkaqet e v\u00ebrteta t\u00eb luft\u00ebs,apo se u rr\u00ebmbimi i nj\u00eb gruaje,shikohej si shkelje e r\u00ebnd\u00eb e kodeve morale.Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb c\u00ebshtje q\u00eb ka 33 shekuj, q\u00eb hetuesia e Olimpit, punon p\u00ebr ta zbardhur.E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb,se shkelja e zakoneve dhe kodeve morale, trubulloi m\u00ebndjen e per\u00ebndive t\u00eb Olimpit, dhe e nd\u00ebshkuan Troj\u00ebn me luft\u00eb. N\u00eb Troj\u00eb nuk shkoi Helena, por sozja e saj,t\u00eb cil\u00ebn, e shpuri Hera, gruaja e Zeusit, si hakmarrje p\u00ebr Paridin.Sipas zakoneve,n\u00eb koh\u00ebn e bronxit t\u00eb vonsh\u00ebm,thot\u00eb autori,gruaja e kishte t\u00eb ndaluar poligamin\u00eb,ajo ishte nj\u00eb e drejt\u00eb vet\u00ebm e burrave.Edhe Helen\u00ebs nuk i lejohej nj\u00eb gj\u00eb e til\u00eb,sepse do t\u00eb nd\u00ebshkohej r\u00ebnd\u00eb,edhe pse ishte vajza e Zeusit. Eskili e shpreh bukur largimin e Helen\u00ebs, drejt Troj\u00ebs.\u201dAjo guxoi at\u00eb,q\u00eb nuk guxohet\u201d.N\u00eb periudh\u00ebn kur u zhvillua lufta e Troj\u00ebs,tradh\u00ebtia e gruas e nj\u00eb sovrani,nd\u00ebshkohej me vdekje.Kur,Klitmenenstra,vrau Agamemnonin p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave zakonore,(k\u00ebshtu thot\u00eb ajo),si mund t\u00eb pranohej Helena,nga Menelao,kur ajo ishte martuar me dy burra t\u00eb tjer\u00eb trojan\u00eb,Paridin dhe Dejfobin.A mund t\u00eb ndodhte, q\u00eb pas dhjet\u00eb vjet\u00eb tradh\u00ebtie,Helena dhe Menelao,t\u00eb jetonin dashurin\u00eb e tradh\u00ebtuar,e t\u00eb munguar.N\u00ebse mes tyre do t\u00eb kishte tradh\u00ebti bashk\u00ebshortore,a mund tu ngrihej atyre, nj\u00eb tempull.Tempulli i sh\u00ebnjt\u00eb i Helen\u00ebs dhe Menelaos,gjendej n\u00eb juglindje t\u00eb Spart\u00ebs,ku sipas miteve ishin varrosur s\u00eb bashku.A mund q\u00eb historia dhe popujt, ti ngrer\u00eb tempuj tradh\u00ebtis\u00eb?Kjo nuk ndodh askund.N\u00ebse tradh\u00ebtia ishte e v\u00ebrtet\u00eb,dy rrug\u00eb kishte:ose Menelo do ta vriste Helen\u00ebn,ose Helena do t\u00eb vrist\u00eb Menelaon,ashtu si\u00e7 b\u00ebri motra e saj,Klitmenestra me Agamemnonin.Dy standarte ligjore p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin akt tradh\u00ebtie,nuk kishte.Ky sipas autorit t\u00eb librit,\u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument bind\u00ebs, s\u00eb n\u00eb Troj\u00eb nuk vajti Helena e v\u00ebrtet\u00eb, por sozia e saj.Helena q\u00eb vajti n\u00eb Troj\u00eb, duhet t\u00eb ishte agjente e sh\u00ebrbimeve sekrete t\u00eb Akejve,q\u00eb i sh\u00ebrbente gjeneralit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb zbulimit , Odises\u00eb. M\u00ebnyra e t\u00eb qarit, n\u00eb p\u00ebrcjelljen e heronj\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luft\u00eb,\u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt tjet\u00ebr,q\u00eb v\u00ebrteton, se n\u00eb Troj\u00eb ka q\u00ebn\u00eb sozia e Helen\u00ebs.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb autori,si mjesht\u00ebr i analizave,nd\u00ebrtimit t\u00eb hipotezave, e deduksione,mgre versione,dhe b\u00ebn krahasime,n\u00eb p\u00ebrqasje me kodet zakonore t\u00eb koh\u00ebs,n\u00eb Troj\u00eb.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb autori analizon q\u00ebndrimin e dy kunatave,Helen\u00ebs dhe Andromak\u00ebs,kur dy burrat e tyre,Paridi b\u00ebnte dyluftim me Menelaon ,dhe Hektori me Akilin.Andromaka para duelit i lutej me fjal\u00ebt m\u00eb prekse Hektorit,t\u00eb mos e pranonte dyluftimin.\u201dVec ti m\u00eb ke mbetur Hektor ,ishin fjal\u00ebt e saj,ty t\u00eb kam n\u00ebn\u00eb e bab\u00eb,t\u00eb kam v\u00eblla dhe burr,n\u00eb lule t\u00eb mosh\u00ebs.Prandaj rri k\u00ebtu, n\u00eb pirg,jetim mos e l\u00ebr djalin,as mua te ve\u201d.Nd\u00ebrsa Helena, nuk shqet\u00ebsohej p\u00ebr dyluftimin mes dy burrave t\u00eb saj,p\u00ebrkundrazi,kur Paridi braktisi dyluftimin,dhe u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, ajo i thot\u00eb me p\u00ebrbuzje:\u201dErdhe nga lufta,mortja si st\u00eb mori.Me turp t\u00eb mposhti trimi,q\u00eb pata dikur p\u00ebr burr\u00eb.Dil,dil,s\u00ebrish e Menelaon ngacmoje,e ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me t\u00eb,shko matu burrash\u201d.Pra, Helen\u00ebs i vjen keq, q\u00eb Paridi nuk u vra nga Menelau(mortja si st\u00eb mori),dhe e nxiti t\u00eb shkonte n\u00eb dyluftim,kur dihej se Menelau ishte m\u00eb i fort\u00eb.N\u00ebse do t\u00eb ishte Helena e v\u00ebrtet\u00eb e rr\u00ebmbyer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb,do ti lutej Paridit t\u00eb mos shkonte drejt vdekjes t\u00eb sigurt\u00eb. Helena,sipas Homerit,nuk mbajti zi per Paritin e vrar\u00eb,se i hoqi shpejt\u00eb rrobat e zeza,dhe nuk shkoi, as n\u00eb varrimin e tij.Ndryshe nga Helena,gruaja e par\u00eb e Paridit,nimfa Enona,n\u00eb ceremonin\u00eb mortore,u hodh mbi stiv\u00ebn e druve, dhe u dogj bashk\u00eb me kufom\u00ebn e tij.Njohja dhe p\u00ebrdorimi me mjesht\u00ebri nga autori,i kodeve zakonore dhe morale,e ka b\u00ebr\u00eb P\u00ebrparimin,si nj\u00eb prokuror t\u00eb rrept\u00eb,dhe shum\u00eb bind\u00ebs, n\u00eb analiz\u00ebn e ngjarjeve, n\u00eb luft\u00ebn e Troj\u00ebs. Libri i P\u00ebrparimit, lufta e Troj\u00ebs,rrok nj\u00eb tematik t\u00eb gj\u00ebr\u00eb problemesh.Edhe pse,ngjarja i takon historis\u00eb s\u00eb larg\u00ebt,por autori nga m\u00ebnyra e trajtimit,dhe erudicioni q\u00eb e karakterizon at\u00eb,me shtjellimin dhe informacionin q\u00eb i sjell lexuesit,duket sikur ngjarjet i afron n\u00eb dit\u00ebt e sotme.Nisur nga parimi se gjeopolitika \u00ebsht\u00eb e lidhur fort\u00eb me gjeoekonomin\u00eb,autori mes ketij raporti,v\u00ebrteton se lufta e Troj\u00ebs,u zhvillua p\u00ebr q\u00ebllime ekonomike.Argumentat q\u00eb sjell autori,p\u00ebr k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje jan\u00eb t\u00eb shumta.Le t\u00eb kujtojme dialogun mes Agamemnonit dhe Odises\u00eb,n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb trojanet,pat\u00ebn sukses mbi akeasit, dhe i zmbraps\u00ebn me luft\u00eb deri n\u00eb buz\u00ebn e ujit,duke djegur edhe disa anie.N\u00eb k\u00ebto rrethana, Agamemnoni dha urdh\u00ebr, t\u00eb t\u00ebrhiqej ushtria p\u00ebr n\u00eb atdhe,duke i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs.Odisea e kund\u00ebrshtoi.Dhe argumenti i tij ishte sesi ata, a mund t\u00eb ktheheshin n\u00eb at\u00ebdhe me duar bosh\u00eb,pa fituar azgj\u00eb.Po shkaku i z\u00ebnies s\u00eb Agamemnonit me Akilin,a nuk ishte vec,robinave Kriseid\u00ebs dhe Briseid\u00ebs,edhe ndarja e pasurive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebbarabart\u00eb mes tyre?Ti je i pangopur i thot\u00eb Akili,Agamemnonit.Edhe p\u00ebr tu pajtuar,pas n\u00ebnt\u00eb vjet\u00ebsh Agamemnoni i premtoi Akilit pasuri p\u00ebrrallore.Ende pa p\u00ebrfunduar lufta,akeasit pla\u00e7kit\u00ebn popullsin\u00eb trojane,zot\u00ebruan doganat,shisnin skllev\u00ebr,punonin tokat,grabit\u00ebn minjerat e floririt dhe t\u00eb bronxit,etj.P\u00ebrvet\u00ebsimi i pasurive t\u00eb tilla, ishte nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor, q\u00eb ndikoi n\u00eb moralin e ushtris\u00eb akeasve. Si nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i problemeve ushtarake,autori me informacionin q\u00eb trajton n\u00eb lib\u00ebr, i b\u00ebn nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb denj\u00eb, edhe historis\u00eb s\u00eb Atrtit Ushtarak.Kur lexon librin,kupton sesa t\u00eb ngjashme me sot, jan\u00eb konceptet strategjike ,t\u00eb organizimit e t\u00eb drejtimit,roli i arm\u00ebve n\u00eb ndertimin e m\u00ebnyrave t\u00eb luftimit,mbrojtja n\u00eb bregdet,n\u00eb q\u00ebndrat e fortifikuara,etj.Z\u00ebnia e Hektorit, me K\u00ebshillin trojan t\u00eb Luft\u00ebs,kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb parim themelor t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb bregdet.N\u00eb buz\u00ebn e ujit duhet ta kishim pritur armikun thot\u00eb Hektori, dhe jo n\u00eb muret e k\u00ebshtjellave.Nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje tipike si kjo ndodhi, pas 33 shekujsh ,edhe n\u00eb K\u00ebshillin e Mbrojtjes n\u00eb Shqip\u00ebri.Autori i librit,si njoh\u00ebs i mir\u00eb edhe i problemeve ushtarake,pasi analizon problemet teknike t\u00eb luft\u00ebs,n\u00eb fund shtron pyetjen,se kush e vendosi fatin e fitores n\u00eb Troj\u00eb ,faktori ushtarak e teknik,apo mendimi dhe inteligjenca njer\u00ebzore?Dhe p\u00ebrgjigjia, po nga vet\u00eb autori \u00ebsht\u00eb, se Troj\u00ebn e pushtoi inteligjenca.Se revolucionet shkencore dhe mendimi inteligjent\u00eb,do t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e historis\u00eb njer\u00ebzore,arma m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb do t\u00eb zhvillojn\u00eb ushtrit\u00eb dhe luftrat. Tematika e trajtuar n\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb,mjaft\u00eb e larmishme,plot\u00eb ngjyra,dhe hijeshi,q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq,dhe e b\u00ebn lexuesit,ta rreshtoi veten,si nj\u00eb luft\u00ebtar akeas, apo trojan.Kur nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e b\u00ebn\u00eb edhe per\u00ebndit\u00eb e Olimpit,t\u00eb rreshtuara n\u00eb nj\u00ebrin apo tjetr\u00ebn ushtri,si t\u00eb mos e b\u00ebjn\u00eb lexuesit.Me t\u00eb drejt\u00eb autori i librit thot\u00eb s\u00eb lufta u zhvillua n\u00eb Troj\u00eb,por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe n\u00eb Olimp.Per\u00ebndit\u00eb e Olimpit,n\u00eb luft\u00ebn e Troj\u00ebs ishin t\u00eb ndara.Vet\u00eb kryeper\u00ebndia ishte i dyzuar,her\u00eb ndihmonte trojan\u00ebt dhe her\u00eb akeasit.Jo vet\u00ebm kaq,por per\u00ebndit\u00eb e Olimpit,ndryshe nga statusi i tyre,n\u00eb shum\u00eb raste,nuk i dalloje nga qeniet e vdek\u00ebshme tok\u00ebsore.Ato tregonin ,karaktere dhe dukuri t\u00eb pahishme si ,urrejtje,hakmarrje,inate vetjake, ndaj heronj\u00ebve tok\u00ebsor, t\u00eb vdeksh\u00ebm.Jo n\u00eb pak raste ato,tregoheshin t\u00eb pabesa, mashtronin, se ishin dinake,dhe hipokrite,imorale,shfaqje,q\u00eb nuk ishin normale p\u00ebr per\u00ebndit\u00eb.Mesa duket,me q\u00ebndrime t\u00eb tilla,ato po b\u00ebheshin m\u00eb tok\u00ebsore se toksor\u00ebt.Nuk do t\u00eb vononte, dhe pas dymb\u00ebdhjet\u00eb shekujsh m\u00eb pas, do t\u00eb lind\u00ebte nj\u00eb besim tjet\u00ebr fetar,ndoshta p\u00ebr m\u00ebkatet e vet\u00eb per\u00ebndive t\u00eb Olimpit.Ai ishte kristianizmi. Biseda e Prometeut m\u00eb Hermesin,n\u00eb malin e Kaukazit,ku Kadarea e p\u00ebrshkruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjeniale,duket se gjithcka ishte e paralajm\u00ebruar.Kur Hermesi,po i zgjidhte Prometeut, duart dhe k\u00ebmb\u00ebt, nga litar\u00ebt,dhe i dor\u00ebzoi urdh\u00ebrin e Zeusit,ku p\u00ebrs\u00ebri em\u00ebrohej per\u00ebndi e Olimpit,me t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat dhe privilegjet,ai e pyeti,Hermesin.Po ata grumbull njer\u00ebzish, diku n\u00eb Nazaret,\u00e7far\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb,pyet Prometeu.Thon\u00eb se jan\u00eb nj\u00eb grumbull njer\u00ebzish q\u00eb kan\u00eb kryq\u00ebzuar nj\u00eb njeri, me emrin Krisht,I p\u00ebrgjigjet Hermesi.N\u00eb malin e Kaukazit po ndodhte clirimi i Prometeut,nga vargojt\u00eb e Zeusit, dhe n\u00eb Nazartet,po kryhej kryq\u00ebzimi i Krishtit,p\u00ebr t\u2019u kthyer m\u00eb pas n\u00eb Zot,t\u00eb njer\u00ebzimit.Per\u00ebndit\u00eb po z\u00ebvend\u00ebsonin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.Edhe ato nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebshme. Libri i P\u00ebrparimit \u201cLufta e Troj\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb analizohet me nj\u00eb shkrim p\u00ebrgjith\u00ebsues.Vet\u00eb libri shpjegon gjithcka q\u00eb lidhet me Troj\u00ebn,ndaj meriton q\u00eb ky lib\u00ebr, t\u00eb ndodhet n\u00eb biblotek\u00ebn vetjake t\u00eb \u00e7donjerit,si nj\u00eb vler\u00eb e \u00e7muar. Agron BERDAJ.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas librit \u201cElena nuk vajti n\u00eb Troj\u00eb\u201d,studiuesi P\u00ebrparim Rexhepi,paraqitet para lexuesit, me librin e ri\u201dLufta e Troj\u00ebs\u201d.Punimi \u00ebsht\u00eb produkti i nj\u00eb pun\u00eb disa vjecare.Mes librave t\u00eb shkruar p\u00ebr luft\u00ebn e Troj\u00ebs,si nga autor\u00eb t\u00eb huaj, apo shqiptar\u00eb,libri i P\u00ebrparimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ploti,i strukturuari dhe argumentuari.Autori,si literatur\u00eb ka shfryt\u00ebzuar mbi treqind burime t\u00eb huaja,t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":28909,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,241],"tags":[872,3448],"class_list":["post-28908","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-letersi","tag-agron-berdaj","tag-lufta-e-trojes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28908\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}