Ata q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb filmin \u201cKomisar Katani\u201d, nuk mund t\u00eb mos u kujtohet th\u00ebnia q\u00eb mban titullin e shkrimit. Ishte kjo shprehje, nj\u00eb lloj kodi e m\u00ebnyre komunikimi, mes strukturave shtet\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb operacionin kund\u00ebr grupeve mafioze, por edhe nj\u00eb standart komunikimi me publikun.
Mjaftonte kaq, q\u00eb opinioni italian t\u00eb kuptonte se operacionet kund\u00ebr mafies ishin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb,se t\u00eb dyshuarit p\u00ebr krime,kishin nisur t\u00eb zb\u00ebrtheheshin,t\u00eb deklaruarit si bashk\u00ebpuntor\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, po hapnin goj\u00ebn. Me kaq shoq\u00ebria kuptonte se, shteti po fitonte mbi mafien. M\u00eb tej holl\u00ebsit\u00eb ,detajet dhe kuriozitetet rreth arrestimeve,t\u00eb b\u00ebra nga policia italiane, jo vet\u00ebm se ishin t\u00eb tep\u00ebrta, por edhe rrept\u00ebsisht\u00eb t\u00eb ndaluara, pasi shkelnin ligjin e sekretit hetimor.
Pasi u shpall\u00ebn nga gjykatat p\u00ebrkat\u00ebse vendimet dhe d\u00ebnimet e autor\u00ebve t\u00eb krimit,materialet gjyq\u00ebsore, sipas klasifikimit, shkall\u00ebs s\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb dhe sekretit hetimor, u b\u00ebn\u00eb publike. Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj l\u00ebnde u hartuan skenare filmash,u p\u00ebrgatit\u00ebn libra, leksione dhe referenca me natyre filozofike ,sociologjike,politike dhe shoq\u00ebrore,ku analizohej fenomeni \u201cmafie\u201d. Po te ne, n\u00eb vendin e shqiponjave, \u00e7far\u00eb po ndodh?
Dit\u00ebt e fundit u krye \u201cMega Operacioni\u201d, nga SPAK-u dhe Policia e Shtetit. P\u00ebrfundimet e raportuara nga ky aksion policor,nuk jan\u00eb shum\u00eb mahnit\u00ebse,por as t\u00eb qortueshme. T\u00eb pakt\u00ebn u provua edhe nj\u00ebher\u00eb, se vendi ka problem t\u00eb madh me krimin e organizuar, i cili e ka kapur p\u00ebr fyti shtetin dhe politik\u00ebn shqiptare, se krimi dhe kriminel\u00ebt shqiptar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit, teknologjin\u00eb e p\u00ebrdorur, n\u00eb menaxhimin e situatave kriminale, nd\u00ebrveprimin mes grupeve ,aft\u00ebsin\u00eb n\u00eb mbulimin dhe maskimin e veprave penale,jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar, se organ\u00ebt e luft\u00ebs kund\u00ebr krimit. Ata kan\u00eb arritur t\u00eb rekrutojn\u00eb n\u00eb rrjete kriminale politikan\u00eb,polic\u00eb,hetues e gjyq\u00ebtar\u00eb,pra njer\u00ebz, nga t\u00eb kat\u00ebr pushtetet ligjv\u00ebn\u00ebse ,ekzekutive,gjyq\u00ebsore, e mediatike. Njoftimi i dh\u00ebn\u00eb nga disa televizione private, para fillimit t\u00eb operacionit ,lidhur me emrat e t\u00eb penduarve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb,ndikoi n\u00eb rezultatin e aksionit. Ky lajm u p\u00ebrdor nga bota e krimit p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr vigjilenc\u00eb,masa ruajtje dhe maskimi deri n\u00eb l\u00ebvizjen e tyre jasht\u00eb shtetit.
T\u00eb dh\u00ebnat e raportuara nga operacioni ,tregonin se natyra e mafies shqiptare,\u00ebsht\u00eb po kaq e rrezikshme dhe agresive sa edhe ajo italiane e koh\u00ebs s\u00eb Komisar Katanit. Po ku \u00ebsht\u00eb ndryshimi mes operacionit \u201cOktapodi\u201dn\u00eb Itali, dhe atij shqiptar? Ka shum\u00eb ndryshime ,por ne po ndalemi vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebrin prej tyre.N\u00eb ruajtjen e sekretit t\u00eb hetimeve. N\u00eb Itali t\u00eb dh\u00ebnat e operacionit dhe sekreti hetimor u ruajt\u00ebn rrept\u00ebsisht edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore.
N\u00eb rastin e mega operacionit n\u00eb Shqip\u00ebri, gjith\u00e7ka dal\u00eb n\u00eb tregun mediatik. Gazetar\u00ebt po b\u00ebhen hetuesa dhe hetuesit po b\u00ebhen gazetar\u00eb. Redaksit\u00eb e shtypit po grumbullojn\u00eb informacione, ngren\u00eb teza dhe hipoteza p\u00ebr skenar\u00ebt e krimeve t\u00eb ndodhura,ndersa organet e hetimit po nxjerrin nga arkivat krimet e pa zbuluara, dhe i vene n\u00eb dispozicion t\u00eb publikut,p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb krahasime e deduksione, me provat e zbuluara rishtazi. Bashk\u00ebpuntor\u00ebt e penduar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb,po b\u00ebhen z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit,duke denoncuar gjeografin\u00eb dhe hapsirat e krimeve,nd\u00ebrsa hetuesit q\u00eb paguhen nga shteti ta mbajn\u00eb goj\u00ebn t\u00eb ky\u00e7ur, n\u00eb pro\u00e7eset hetimore,ata p\u00ebrgatisin dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb publikut portokolle dhe raporte hetimore,t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sekrete hetimore.
Gazeta Tema, referuar gazet\u00ebs \u201cShqiptarja.com\u201d,para tre dit\u00ebsh,e cila, citonte n\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb portokoll hetimor,sipas t\u00eb penduarve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, lidhur me vrasjen, para nj\u00eb viti, mes dy grupeve mafioze n\u00eb Elbasan.Edhe ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb specialist hetimi,por q\u00eb ka nj\u00eb logjik\u00eb minimale,kupton se denoncimi dhe publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave hetimore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e madhe p\u00ebr grupet e tjera kriminale t\u00eb pazbuluara,me t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn e krimit kan\u00eb patur objektiva t\u00eb nj\u00ebjta. Ato mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjtat arm\u00eb,e mjete n\u00eb krimet e b\u00ebra, se porosit\u00ebsi dhe paguesi n\u00eb disa raste mund t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjti padron,se informacioni mund t\u00eb jet\u00eb mar\u00eb nga e njejta qend\u00ebr dhe sip\u00ebrmarje kriminale.T\u00eb dh\u00ebnat e dekonspiruara jan\u00eb mesazhe edhe p\u00ebr sferat e larta t\u00eb kupol\u00ebs s\u00eb krimit, kudo ku ndodhen, brenda apo jasht\u00eb vendit,n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore apo n\u00eb sferat drejtuese t\u00eb opozit\u00ebs, n\u00eb strukturat e antimafies n\u00eb polici, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb loj\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb.
Te gazeta \u201cTema\u201d e nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb ,pasqyronte nje dokument tjet\u00ebr hetimor,marr\u00eb nga \u201cReport TV, ku flitej rreth vrasjes se nj\u00eb n\u00ebne me inicialet F.D,n\u00eb Spitall\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit, dhe t\u00eb dy djemve t\u00eb saj, nga i nj\u00ebjti grup kriminal. N\u00eb infrastruktur\u00ebn e krimit,sipas dokumentit hetimor, ishin p\u00ebrfshir\u00eb dhjet\u00eb vet\u00eb, grupi i vras\u00ebsve me pages\u00eb,porosit\u00ebsi i krimit,informator\u00ebt,furnizuesit me arm\u00eb dhe personat q\u00eb mereshin me shlyerjen e llogarive financiare. Jo t\u00eb gjith\u00eb nga t\u00eb dhjet\u00eb, ishin t\u00eb ndaluar nga policia. Kishte prej tyre n\u00eb k\u00ebrkim, disa t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb larguar jasht\u00eb shtetit. Por, kryesorja \u00ebsht\u00eb se familjet e viktimave dhe disa nga pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb grupin kriminal,banojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat,gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn rrezik serioz konflikti dhe gjakmarrje.
Vler\u00ebsimet superlative se ky aksion policor vendosi nderin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend,apo ato q\u00eb mohojn\u00eb e nxin\u00eb \u00e7do rezultat te nd\u00ebrhyrjes, nuk jan\u00eb t\u00eb sakta. Nderi dhe dinjiteti i drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare vihet n\u00eb vend, at\u00ebher\u00eb kur peshqit e m\u00ebdhenj, t\u00eb krimit dhe t\u00eb korrupsionit do t\u00eb shkojn\u00eb prapa hekurave. Drejt\u00ebsia e re ka gjasa t\u00eb mos e ket\u00eb n\u00eb program nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Madje duket e frik\u00ebsuar nga hija e \u201cqoft\u00eblargut\u201ddhe e band\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt edhe k\u00ebta gjyqtar\u00eb i p\u00ebrgatit\u00ebn, i pasuruan dhe i em\u00ebruan ata, n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb me t\u00eb vetmin mision, p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer si qen roje, pushtetit dhe familjes s\u00eb tyre.Vetingu deri tani i ngjan nj\u00eb flluske sapuni.Nd\u00ebrsa, ata q\u00eb i nxin\u00eb rezultatet e operacionit,ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kupol\u00ebn e krimit, frym\u00ebzimi, truri dhe shtabi drejtues, ku ata, me frik\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se \u00e7do disfat\u00eb e bot\u00ebs s\u00eb krimit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb disfata dhe fundi i tyre.
Edhe pse jemi vler\u00ebsues p\u00ebr mega operacionin e policis\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb se gjith\u00e7ka u b\u00eb mir\u00eb.Deri m\u00eb sot, nuk kemi par\u00eb nj\u00eb \u201cKomisar Katani\u201d,q\u00eb t\u00eb ideoj\u00eb dhe t\u00eb zbatoj\u00eb programe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr mafies. Nuk pam\u00eb as n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion nj\u00eb \u201cSilvia Konti\u201d si n\u00eb Itali,q\u00eb me autoritetin dhe fuqin\u00eb e saj mitike, e mbylli n\u00eb kafazin e drejt\u00ebsis\u00eb mafien, q\u00eb nga kryeministra, e deri te shit\u00ebsit e gazetave,si pjes\u00eb e rrjeteve keqb\u00ebr\u00ebse. T\u00eb akuzuarit e mafies italiane k\u00ebndonin dram\u00ebn e tyre n\u00eb kafazin e drejt\u00ebsis\u00eb,por kjo nuk ndodh edhe me siv\u00ebllez\u00ebrit e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.K\u00ebta tan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb veshur me imunitet, se ruhen nga shteti dhe zot\u00ebrojn\u00eb pushtet. Krimet e tyre jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuara dhe t\u00eb kodifikuara me emra malesh,fushash,qytetesh dhe fshatrash,detesh dhe konventash nd\u00ebrkomb\u00ebtare.
Kur d\u00ebgjon emrin G\u00ebrdec, Rruga e Arb\u00ebrit,Ura e Mifolit ,qyteti Vlor\u00ebs, etj,menj\u00ebher\u00eb kujton krimet dhe genocidin shtet\u00ebror,t\u00eb ndodhura atje. K\u00ebta emra ndodhen edhe n\u00eb kalendarin e SPAK-ut, por p\u00ebr fat t\u00eb keq atyre kjo simbolik\u00eb nuk u kujton asgj\u00eb. T\u00eb shpresojm\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb edhe Shqip\u00ebria do t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb \u201cKomisar Katani\u201d,dhe nj\u00eb \u201cSilvia Konti\u201d, nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jo si ajo q\u00eb em\u00ebroi Berisha,ku paradite e quajti \u201cprokurore e hekurt\u201d, dhe pasdite \u201clavire bulevardi\u201d. Shpresa vdes e fundit.
Agron Berdaj<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Ata q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb filmin \u201cKomisar Katani\u201d, nuk mund t\u00eb mos u kujtohet th\u00ebnia q\u00eb mban titullin e shkrimit. Ishte kjo shprehje, nj\u00eb lloj kodi e m\u00ebnyre komunikimi, mes strukturave shtet\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb operacionin kund\u00ebr grupeve mafioze, por edhe nj\u00eb standart komunikimi me publikun.Mjaftonte kaq, q\u00eb opinioni italian t\u00eb kuptonte se operacionet kund\u00ebr […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872,765],"class_list":["post-28755","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj","tag-intervista-online"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28755"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28755\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}