Flijimet e Ifigjenias s\u00eb Argolidh\u00ebs, dhe Lul\u00ebzimit t\u00eb Shqupit,nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt,as n\u00eb rrafshin artistik,at\u00eb folklorik,epik apo, historik.Ifigjenia mbetet nj\u00eb nga portretet m\u00eb t\u00eb realizuara t\u00eb mitologjis\u00eb,q\u00eb ende, edhe pas tridhjet\u00eb e gjasht\u00eb shekujsh, ajo frym\u00ebzon let\u00ebrsin\u00eb ,prodhon mite dhe legjenda, q\u00eb t\u00eb mbrekullojn\u00eb m\u00eb mesazhet dhe fuqin\u00eb shpreh\u00ebse.Nd\u00ebrsa vet\u00ebflijimi i Bash\u00ebs, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atit t\u00eb tij politik, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk prodhoi vlera morale,dhe as nxiti frymzim,as t\u00eb ndonj\u00eb dramaturg province. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt,dor\u00ebheqia e tij shkakton humor,duke u kujtuar njer\u00ebzve komedin\u00eb \u201cNgritja dhe r\u00ebnia e shokut Zylo\u201d.
Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb vendos p\u00ebrball\u00eb Ifigjen\u00ebn e Spart\u00ebs dhe Lul\u00ebzimin e Shqupit,ishte vet\u00ebm akti i flijimit.Nj\u00eb krahasim i pa sakt\u00eb,ku nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb Ifigjenia e Argolidh\u00ebs,nj\u00eb nga mitet e Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs,dhe Lulit q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tep\u00ebr t\u00eb sforcuar,si nga propaganda, brenda PD-s\u00eb,por edhe nga tamtamet e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn, pa sukses ta b\u00ebnin at\u00eb, heroin e opozit\u00ebs shqiptare.Ifigjenia me flijimin e saj duhet t\u00eb qet\u00ebsonte detet q\u00eb ushtria e Spart\u00ebs,pas dhjet\u00eb vjet\u00eb pritje t\u00eb nisej, dhe t\u00eb fitonte, n\u00eb Luft\u00ebn e Troj\u00ebs.Nd\u00ebrsa ,Basha,jo dhjet\u00eb, por fiks n\u00ebt\u00eb vjet\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb,e zvog\u00ebloi at\u00eb disa her\u00eb, humbi p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtarit, gjasht\u00eb pal\u00eb zgjedhje,por cudit\u00ebrisht\u00eb,ai fitonte zgjrdhjet br\u00ebnda partis\u00eb.
Ifigjenia e pranoi flijimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atdheut,edhe pse babai i saj ,Agamemnoni,xhaxhai Menelaua,dhe kryeheroi i Luft\u00ebs s\u00eb Troj\u00ebs,Hakili legjendar, i dashuri i saj,nuk e pranuan kurbanin.Por, Kalkanti,famulltari i ushtris\u00eb s\u00eb Spart\u00ebs ,i p\u00ebrfolur edhe si agjent i Trojan\u00ebve,flijimin e vajz\u00ebs e vendosi si kusht, t\u00eb pa negociush\u00ebm, t\u00eb detyruar nga per\u00ebndit\u00eb e Olimpit.Nga ky flijim do t\u00eb varej qet\u00ebsimi i detit, dhe lavdia e Spart\u00ebs ,n\u00eb Luft\u00ebn e Troj\u00ebs. Nd\u00ebrsa Basha, e pranoi flijimin,q\u00eb m\u00eb sakt do t\u00eb ishte t\u00eb thoshnim, pranoi vet\u00ebflijimin,p\u00ebr interest vetjake t\u00eb Kalkantit t\u00eb partis\u00eb i cili,e rriti dhe e ushqeu me korrupsion,e st\u00ebrviti n\u00eb fush\u00ebn e krimit,e p\u00ebrgatiti si nj\u00eb diktator, por,natyrisht\u00eb me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt,e m\u00ebsoi se si ushtrohet dhuna, dhe realizohej vjedhja e votave, br\u00ebnda partis\u00eb,ashtu edhe t\u00eb zgjedhjeve popullote.
N\u00eb t\u00eb dy flijimet, ka nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb err\u00ebt.N\u00eb koh\u00ebn kur Ifigjenia ishte shtrir\u00eb n\u00eb shtratin e flijimit, dhe kur Kalkanti ngriti lart\u00eb shpat\u00ebn, p\u00ebr ti ndar\u00eb vajz\u00ebs kok\u00ebn nga trupi,nga per\u00ebndit\u00eb e Olimpit, u krijua nj\u00eb mjergull magjike.\u00cbsht\u00eb momenti, kur thuhet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb err\u00ebsir\u00eb,per\u00ebndit\u00eb e Olimpit,e zv\u00ebnd\u00ebsuan Ifigjenian me nj\u00eb drenushk\u00eb.Drenushka u coptua nga shpata e pam\u00ebshir\u00ebshme e Kalkantit,nd\u00ebrsa Ifigjenia u cua,n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fsheh\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb jetuar, mes mbrekullive, n\u00eb Detin e Zi.
Nd\u00ebrsa Kalkanti i Bash\u00ebs,nj\u00eb mjesht\u00ebr n\u00eb krijimin e tymnajave, situatave trubulluese,intrigave dhe hipokrizis\u00eb,ka ditur ta mbroi kurbanin e tij.Ndryshe nga Ifigjenia, p\u00ebrjet\u00ebsisht u vendos n\u00eb Detin e Zi,Kalkanti shqiptae\u00eb i ka siguruar kurbanit t\u00eb tij,prona e pasuri ,n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr bregdetar,jo dhe shum\u00eb larg nga deti ku shkoi Ifigjenia.Nd\u00ebrsa n\u00eb varjantin shqiptar\u00eb t\u00eb flijimit nuk kemi si n\u00eb Spart\u00eb, zv\u00ebnd\u00ebsimin e Ifigjenias me drenushk\u00ebn,por thjesht\u00eb nd\u00ebrrimin e mask\u00ebs nga aktori,Basha.Jan\u00eb k\u00ebto trubullira t\u00eb Kalkantit shqiptar\u00eb q\u00eb sot, pas vetflijimit t\u00eb Bash\u00ebs,ngrihen dyshime ,se ata edhe kur puthen,por edhe kur b\u00ebin sikur ziheshin ,kurdoher\u00eb jan\u00eb bashk\u00eb,aktor t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dram\u00eb,t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjtit q\u00ebllim.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr se teorit\u00eb konspirative, flasin faktet.
N\u00ebnt\u00eb vjet n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs Basha,n\u00ebn diktatin e Berish\u00ebs e spastroi partin\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e p\u00ebrbashk\u00ebt, nxit\u00ebn kriza dhe luft\u00eb t\u00eb paprincipt\u00eb brenda lloit.Zbatuan masa ekstreme duke e goditur n\u00eb z\u00ebm\u00ebr opozit\u00ebn, dhe opozitarizmin shqiptar\u00eb.Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto,p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Berish\u00ebn, nga krimet dhe korrupsjoni i tejskajsh\u00ebm.Berish\u00ebs pas shpalljes nga Amerika ,\u201dnon grata\u201d,i duhej koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb organizuar l\u00ebvizjen politike,t\u00eb gjente mund\u00ebsi t\u00eb negocionte me faktorin e brendsh\u00ebm dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar,t\u00eb studjonte takrikat dhe strategjin\u00eb,si mund ta rimarte PD.Dhe k\u00ebto mund\u00ebsi, ai i gjeti n\u00eb paaft\u00ebsin\u00eb,naivitetin dhe munges\u00ebn e tipareve n\u00eb lidershipin e Bash\u00ebs.Ai, e shk\u00ebrrmoqi kaq shum\u00eb PD,sa q\u00eb te demokrat e v\u00ebrtet\u00eb u krijua psikoza, se i vetmi q\u00eb mund ta ribashkoj\u00eb partin\u00eb, \u00ebsht\u00eb Berisha.
A nuk duket si e organizuar, q\u00eb Berisha kontrollonte br\u00ebnda partis\u00eb antiamerikanizmin,nd\u00ebrsa Basha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale,kontrollonte proamerikanizmin.Pro, dhe anti amerikanizmi i vendosur n\u00ebn vezhgimin dhe censur\u00ebn e tyre, i trajtuar si monopol partiak,\u00ebsht\u00eb nj\u00eb shfaqje e sh\u00ebmtuar.Por edhe proamerikanizmi i Bash\u00ebs ishte i cunguar,vet\u00ebm si mund\u00ebsi p\u00ebr ta sjell\u00eb at\u00eb n\u00eb pushtet\u00eb,dhe jo si nj\u00eb filozofi dhe alternativ\u00eb,si shkoll\u00eb e demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.Amerikan\u00ebt, as sjellin, dhe as heqin njeri nga pushteti,ata rekomandojn\u00eb standarte demokratike.Zgjedhjet i b\u00ebn populli i cdo vendi.Populli Shqiptar,me bindje dhe nd\u00ebrgjegjie komb\u00ebtare e ka kuptuar, dhe e kupton se realisht\u00eb, Amerika \u00ebsht\u00eb miku, dhe aleati yn\u00eb strat\u00ebgjik.Kush p\u00ebrpiqet ta parcelizoi n\u00eb ngasra partiake k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb,nuk i sh\u00ebrben kauz\u00ebs Shqiptaro -Amerikane.
Me dor\u00ebheqjen e fundit t\u00eb kusht\u00ebzuar,p\u00ebr tu rikthyer,pas zgjedhjeve lokale,Basha i b\u00ebri nj\u00eb tjet\u00ebr sh\u00ebrbim t\u00eb madh ,persekutorit t\u00eb tij.Pranimi prej tij, i pucit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Berisha,pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, dhe vendimi i tanish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb ilegalitet,m\u00eb shum\u00eb se me drit\u00eb e mbush\u00eb figur\u00ebn e Bash\u00ebs me hije dyshimi,e shfaqin at\u00eb n\u00eb syt\u00eb e njer\u00ebzve, si vasal i bindur i padronit t\u00eb tij. Q\u00ebndrimi i brisht\u00eb ,e sentimental i Berish\u00ebs ndaj Bash\u00ebs,me t\u00eb drejt\u00eb ka b\u00ebr\u00eb xheloz disa nga ish-kryetar\u00ebt e PD-s\u00eb,t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Berisha.
Kur ata shikojn\u00eb Bash\u00ebn n\u00eb simbjoz\u00eb dashurie me Berish\u00ebn , edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kolere,gjithcka p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb. Ata,nga Berisha, jo vet\u00ebm jan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga posti i kryetarit t\u00eb partis\u00eb ,por edhe jan\u00eb dhunuar fizikisht\u00eb prej tij.Madje sot ,ata k\u00ebto rrahje i tregojn\u00eb me mburrje, dhe e ruajn\u00eb si nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sivin\u00eb e tyre. Pse Bash\u00ebs i ka munguar rrahja nga Berisha,pse ju sigurua atij, nj\u00eb p\u00ebrz\u00ebnie romantike,pse dor\u00ebzimi i partis\u00eb te padroni,po b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gati festive.Po termat e p\u00ebrdorura n\u00eb luft\u00ebn mes tyre, pse ishin kaq t\u00eb buta,me plot fines\u00eb,me nj\u00eb dashuri t\u00eb maskuar.Kur dihet fjalori i Berish\u00ebs,i mbushur me dhun\u00eb,sharje,me k\u00ebrc\u00ebnime,ngrirje dhe shkrirje.Pse k\u00ebto privilegje ndaj Bash\u00ebs, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyesin persekutorin e tyre, ish -Kryetar\u00ebt e PD-s\u00eb,t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb dhunuar, prej tij ?
Tragjedia dhe komedia n\u00eb PD,po vazhdon.Duket se fundi i luft\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i larg\u00ebt.K\u00ebrkohet bashkim mes pjes\u00ebve,me thirrje dhe parrulla,pa respektuar ligjet filozofike,sociale dhe t\u00eb analiz\u00ebs,pa zbuluar shkaqet e ndarjes,p\u00ebrgjegj\u00ebsite q\u00eb shpun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb,pa operuar pjes\u00ebn e keqe.Bashkimi po shikohet si aljazh,por q\u00eb nuk realizon lidhje t\u00eb br\u00ebnd\u00ebshme, dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme. I k\u00ebrkohet t\u00eb largohet Berisha nga pretendimet p\u00ebr kryetar partie,duke harruar se gjith\u00eb kjo tallava, brenda k\u00ebtij subjekti politik u b\u00eb pik\u00ebrisht\u00eb p\u00ebr at\u00eb.Harrojn\u00eb synimet e tij t\u00eb mbrap\u00ebshta q\u00eb partin\u00eb, apo postin e kryetarit, ai i do p\u00ebr t\u00eb zgjidhur hallet e shkaktuara nga \u201cNon grata\u201d.Edhe sikur t\u00eb ndodhi q\u00eb Berisha tia delegoi postin e kryetarit dikujt tjet\u00ebri,ai do t\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb nj\u00eb ushtar i verb\u00ebr dhe sh\u00ebrb\u00ebtor i padronit.
Dor\u00ebheqia e Bash\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltari m\u00eb i keq,q\u00eb jo vet\u00ebm nuk do ta zgjidhi situat\u00ebn, por do ta p\u00ebrkeq\u00ebsoi me tep\u00ebr at\u00eb.Ndoshta ndarja mes pjes\u00ebve do t\u00eb ishte nj\u00eb zgjidhje e p\u00ebrkoh\u00ebshme m\u00eb e mir\u00eb.
P\u00ebr mosdashje t\u00eb flijimit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb saj, Ifigjen\u00ebs, Klitemnestra ,e vrau burrin e saj Agamemnonin.Nd\u00ebrsa n\u00eb komedin\u00eb shqiptare, Basha flijoi vete veten,pasi asnj\u00eb grua n\u00eb oborrin e tij,partiak,nuk i doli p\u00ebrzot.N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, pa mbaruar akti i vetflijimit t\u00eb Bash\u00ebs, ato kishin nisur flirtimin me dhunuesin e tyre. Komedia vazhdon.Flijimet dhe vet\u00ebflijimet do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e tragjedis\u00eb,q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e PD-s\u00eb,por edhe e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.Nj\u00eb opozit\u00eb e munguar do t\u00eb thot\u00eb, nj\u00eb qeveri arrogante dhe e pa kontrolluar.
NGA Agron Berdaj<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Flijimet e Ifigjenias s\u00eb Argolidh\u00ebs, dhe Lul\u00ebzimit t\u00eb Shqupit,nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt,as n\u00eb rrafshin artistik,at\u00eb folklorik,epik apo, historik.Ifigjenia mbetet nj\u00eb nga portretet m\u00eb t\u00eb realizuara t\u00eb mitologjis\u00eb,q\u00eb ende, edhe pas tridhjet\u00eb e gjasht\u00eb shekujsh, ajo frym\u00ebzon let\u00ebrsin\u00eb ,prodhon mite dhe legjenda, q\u00eb t\u00eb mbrekullojn\u00eb m\u00eb mesazhet dhe fuqin\u00eb shpreh\u00ebse.Nd\u00ebrsa vet\u00ebflijimi i Bash\u00ebs, n\u00eb sh\u00ebrbim […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[744],"class_list":["post-28622","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-gazeta-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28622\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}