{"id":28555,"date":"2022-03-09T19:34:07","date_gmt":"2022-03-09T18:34:07","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=28555"},"modified":"2022-03-09T19:34:11","modified_gmt":"2022-03-09T18:34:11","slug":"dita-e-rende-e-9-marsit-nga-sefer-shyti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2022\/03\/dita-e-rende-e-9-marsit-nga-sefer-shyti\/","title":{"rendered":"Dita e r\u00ebnd\u00eb e 9 Marsit! Nga Sefer Shyti"},"content":{"rendered":"\n<p><br>Luftimet pushonin n\u00eb mbr\u00ebmje por jo edhe granatimet armike. Ata hedhnin granata kuturu sa p\u00ebr t\u00eb na lodhur fizikisht e psiqikisht. Ne provonim t\u00eb pushonim e t\u00eb k\u00ebndelleshim dhe t\u00eb ishim sa m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr betejat e radh\u00ebs. Tashm\u00eb, ishim m\u00ebsuar t\u00eb pushonim e \u00e7lodheshim n\u00ebn granatimet armike.Tashm\u00eb, i dinim pozicionet e armikut dhe me m\u00ebngjes u vendos\u00ebm n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pozicione ku ishim nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Forcat armike provuan t\u00eb nisen n\u00eb aventur\u00ebn e radh\u00ebs, por p\u00ebrgjigja jon\u00eb ishte si p\u00ebrher\u00eb, andaj u kthyen n\u00eb pozicionet ku ishin dhe po mundoheshin t\u00eb t\u00ebrhiqnin \u201cmbetjet.\u201dAt\u00ebher\u00eb, filluan ta shkundnin Ashlanin me granatime t\u00eb r\u00ebnda. M\u00ebsuesi dhe luft\u00ebtari Avdyl Bahtiri, tashm\u00eb i ndjer\u00eb, kishte num\u00ebruar rreth 8 mij\u00eb predha q\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb Ashlan e Balinc n\u00eb dy dit\u00ebt e fundit, m\u00eb 8-9 Mars.Luftimet zgjat\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs dhe sapo filloi t\u00eb err\u00ebsohet u p\u00ebrgatit\u00ebm p\u00ebr t\u00ebrheqje n\u00eb baz\u00eb.Komandanti kishte shkuar deri af\u00ebr pozicioneve armike p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebrguar peshqesh tri predha t\u00eb granatahedh\u00ebsit t\u00eb dor\u00ebs dhe p\u00ebr t\u2019u treguar se ishin t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm n\u00eb trojet tona.-Sapo u kthye tek udh\u00ebkryqi te \u201csht\u00ebpia e Mixh\u00ebs Sallah\u201d na njoftoi me radio dhe ne u p\u00ebrgatit\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb. Tri predha armike godit\u00ebn para ballkonit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Xha Jahirit dhe fuqia shp\u00ebrthyese shkuli dyert nga vendi por fatmir\u00ebsisht askush nuk u l\u00ebndua. Kjo ishte shenj\u00eb se armiku kishte sh\u00ebnjestruar pozicionin ton\u00eb me sakt\u00ebsi. Pas shp\u00ebrthimit t\u00eb predhave, ne ndryshuam kursin e veprimit dhe dol\u00ebm nga dritarja n\u00eb an\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, u drejtuam kah Komandanti q\u00eb po priste n\u00eb udh\u00ebkryq. Po fryente nj\u00eb er\u00eb e ftoht\u00eb me arom\u00eb d\u00ebbore. Shok\u00ebt u takuan me Komandantin dhe po p\u00ebrplasnin duart nj\u00ebri me tjetrin, n\u00eb shenj\u00eb fal\u00ebnderimi p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb pa pasoja p\u00ebr radh\u00ebt tona.Un\u00eb, shfryt\u00ebzova rastin q\u00eb t\u00eb shk\u00ebpus k\u00ebndin e ar\u00ebs e t\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore. Sa dola, isha 7-8 metra para shok\u00ebve, u thash\u00eb t\u00eb shpejtojm\u00eb se mos po befasohemi nga predhat armike. Sapo kam kthyer kok\u00ebn kam par\u00eb flak\u00ebn e predh\u00ebs q\u00eb shp\u00ebrtheu shum\u00eb pran\u00eb meje. P\u00ebr nj\u00eb moment kam ndjer\u00eb mpirje t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb majt\u00eb dhe kam d\u00ebgjuar shp\u00ebrthimin e vrullsh\u00ebm t\u00eb gjakut.-\u201cN\u2019tok\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebri i Komandantit dhe t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Un\u00eb jam shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, u kam treguar shok\u00ebve se jam goditur nga predha, kam hequr nga krahu dy snajper\u00ebt e \u00e7ant\u00ebn me pajisje dhe jam nisur p\u00ebr t\u2019u strehuar prapa murit t\u00eb gurit. Komandanti \u00ebsht\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb m\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vend m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb e p\u00ebr t\u00eb m\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn e par\u00eb, por predha tjet\u00ebr q\u00eb shp\u00ebrtheu e goditi at\u00eb sapo u ngrit p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndihmuar mua.Nj\u00eb \u201cOh, m\u00eb goditi edhe mua\u201d e d\u00ebgjuam n\u00eb at\u00eb muzg. Komandanti mori nj\u00eb bashkluft\u00ebtar me vete dhe vazhdoi me vrap p\u00ebr n\u00eb Shtab. Ai, po p\u00ebrdorte gjith\u00eb energjin\u00eb e mbetur p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb baz\u00eb. Nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb ai kishte provuar plagosjen, ishte hera e tret\u00eb dhe ishte i kalitur me &#8216;to.Mua m\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn shok\u00ebt deri pas murit p\u00ebr t\u00eb m\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn e par\u00eb. Zhvesha pantallonat dhe u tregova shok\u00ebve se ku isha goditur. Me nj\u00eb \u201ccheck in\u201d me duar, ashtu n\u00ebp\u00ebr muzg e t\u00eb ftoht\u00eb, Coli e gjet plag\u00ebn dhe u k\u00ebrkoi shok\u00ebve t\u00eb sillnin t\u00eb gjitha fashat q\u00eb kishin. Meq\u00eb plaga ishte mjaft e madhe, pothuajse u shpenzuan t\u00eb gjitha fashat. Gjakderdhja pothuajse ndaloi dhe tashm\u00eb filloi bartja me nj\u00eb batanije. Lodhja po e b\u00ebnte t\u00eb vet\u00ebn. Bartja e t\u00eb plagosurit n\u00eb rrethana t\u00eb tilla b\u00ebhej barr\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shok\u00ebt. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e pata provuar me l\u00ebkur\u00ebn time gjat\u00eb Ofanziv\u00ebs s\u00eb Shtatorit kur nat\u00ebn dhe n\u00ebn bresh\u00ebrin\u00eb e predhave armike kishim bartur Profesorin e plagosur, bashkluft\u00ebtarin \u00a0Hamdi Shyti. Ashtu n\u00eb batanije m\u00eb bart\u00ebn p\u00ebr afro 600metra, deri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e M\u00ebsuesit d\u00ebshmor Mustaf\u00eb Shyti. Prej aty mor\u00ebm nj\u00eb xhip dhe n\u00ebn bresh\u00ebrin\u00eb e plumbave e predhave arrit\u00ebm n\u00eb Shtab.Gjat\u00eb koh\u00ebs sa m\u00eb bartnin shok\u00ebt kam dy kujtime interesante: e para \u00ebsht\u00eb me Xhangon. N\u00eb nj\u00eb moment ai m\u00eb pyeti, si po ndihem dhe un\u00eb nuk i ktheva p\u00ebrgjigje, ngase kisha nevoj\u00eb t\u00eb pushoja dhe reagimi i tij i menj\u00ebhersh\u00ebm m\u00eb detyroi t\u2019i p\u00ebrgjigjem. \u201cOu gjall\u00eb qenka\u201d u ndje z\u00ebri i tij nga g\u00ebzimi.Rasti i dyt\u00eb ishte me Colin. N\u00eb nj\u00eb moment i k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb hiqte \u00e7izmen nga k\u00ebmba se po m\u00eb r\u00ebndonte shum\u00eb. \u201cA don me t\u2019i pre, a don me t\u2019i zgjidh\u00eb \u201cshnurat?!\u201d-m\u00eb tha dhe filluam t\u00eb qeshim t\u00eb gjith\u00eb.K\u00ebt\u00eb pyetje ma b\u00ebri, ngase un\u00eb ashtu i quaja lidh\u00ebsat e k\u00ebpuc\u00ebve\/\u00e7izmeve.Pasi u \u00e7lodh\u00ebm pak shok\u00ebt na nis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb-spital, ku vepronte Dr Naim F. Bardiqi me shok\u00eb dhe prej aty n\u00eb Spitalin e Likocit tek Dr Fadil Beka p\u00ebr nd\u00ebrhyrje kirurgjike.P\u00ebrkund\u00ebr munges\u00ebs t\u00eb Komandantit dhe Z\u00ebvend\u00ebskomandantit, pjestar\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb e vazhduan betej\u00ebn edhe p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke e befasuar armikun me strategjin\u00eb e tyre.Ata, nuk e humb\u00ebn moralin luftarak, p\u00ebr asnj\u00eb moment, por dhan\u00eb betimin se do hakmirreshin p\u00ebr plag\u00ebt e bashkluft\u00ebtar\u00ebve dhe v\u00ebrtet e mbajt\u00ebn premtimin e dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Luftimet pushonin n\u00eb mbr\u00ebmje por jo edhe granatimet armike. Ata hedhnin granata kuturu sa p\u00ebr t\u00eb na lodhur fizikisht e psiqikisht. Ne provonim t\u00eb pushonim e t\u00eb k\u00ebndelleshim dhe t\u00eb ishim sa m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr betejat e radh\u00ebs. Tashm\u00eb, ishim m\u00ebsuar t\u00eb pushonim e \u00e7lodheshim n\u00ebn granatimet armike.Tashm\u00eb, i dinim pozicionet e armikut dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":28556,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[744,765,3392],"class_list":["post-28555","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-gazeta-intervista","tag-intervista-online","tag-uck"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28555\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}