{"id":28467,"date":"2022-02-16T19:59:56","date_gmt":"2022-02-16T18:59:56","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=28467"},"modified":"2022-02-16T20:00:00","modified_gmt":"2022-02-16T19:00:00","slug":"parathenie-nga-libri-pertej-shtremberimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2022\/02\/parathenie-nga-libri-pertej-shtremberimeve\/","title":{"rendered":"Parath\u00ebnie nga libri \u201cP\u00ebrtej shtremb\u00ebrimeve\u201d!"},"content":{"rendered":"\n
ZENO JAHAJ AGRON BERDAJ
P\u00ebrtej shtremb\u00ebrimeve\u2026
LUFTA ANTIFASHISTE NACIONAL \u00c7LIRIMTARE E POPULLIT SHQIPTAR
Tiran\u00eb, 2021<\/p>\n\n\n\n
Mir\u00ebnjohje Frederik Mehmet Agollit, me karrier\u00eb drejtuese n\u00eb shkollat ushtarake, me trash\u00ebgimi vlerash njer\u00ebzore dhe atdhedash\u00ebse, i cili sponzorizoi botimin e k\u00ebtij libri.
Redaktor: IDAJET JAHAJ
Arti grafik: AGRON SEJAMINI<\/p>\n\n\n\n
D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Atdheut dhe veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs<\/p>\n\n\n\n
Parath\u00ebnie
Autor\u00ebt e librit, Zeno Jahaj dhe Agron Berdaj, ushtarak\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb pension, paraqiten me librin \u201cP\u00ebrtej shtremb\u00ebrimeve: Lufta Antifashiste Nacional \u00c7lirimtare e Popullit Shqiptar\u201d.
Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb punim kompleks, ku gjallon teoria (filozofia) e luft\u00ebs, gjeopolitika, sociologjia ushtarake, e t\u00eb tjera, t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb nj\u00eb kuader e sfond historik t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb.
Lufta Antifashiste Nacional \u00c7lirimtare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga momentet dhe perspektivat komb\u00ebtare m\u00eb kulmore t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij. Si e till\u00eb, ajo ka t\u00ebrhequr angazhime t\u00eb m\u00ebdha studimesh shkencore, historike e arkivore, nga institucione akademike, universitare; nga ish partizan\u00eb e studiues ushtarak\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, menj\u00ebher\u00eb pas Luft\u00ebs dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb
-7-
Nga Sali ONUZI<\/p>\n\n\n\n
akademive ushtarake jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, iu p\u00ebrkushtuan shkrimit t\u00eb historis\u00eb ushtarake t\u00eb saj; nga autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb prestigjioz\u00eb vendas e t\u00eb huaj, etj. Prandaj edhe p\u00ebrvoj\u00ebn e k\u00ebsaj lufte, e b\u00ebn\u00eb nj\u00eb kolon\u00eb t\u00eb Artit ushtarak t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura. Kjo nuk ka qen\u00eb e nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje k\u00ebrsh\u00ebrie, po nj\u00eb nevoj\u00eb profesionale p\u00ebr ushtarak\u00ebt. Autor\u00ebt e kan\u00eb ndjer\u00eb detyrim profesional t\u00eb materializojn\u00eb at\u00eb \u00e7ka vler\u00ebson edhe historiani ushtarak amerikan, Trevor N. Dupuy se, p\u00ebr ushtarakun, labortatori i v\u00ebrtet\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb historia ushtarake dhe se versionet ushtarake t\u00eb st\u00ebrvitjeve, manovravedhetekstevekurr\u00eb nukmundt\u00ebprodhojn\u00ebpjes\u00ebn p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse thelb\u00ebsore t\u00eb Luft\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb frika nga mjedisi vdekjeprur\u00ebs.
\u00c7\u2019t\u00eb reja sjell ky lib\u00ebr?
P\u00ebr t\u2019u ndalur vet\u00ebm n\u00eb disa prej tyre, do theksoja se, duke p\u00ebrshkruar kuadrin gjeopolitik, parimet e konceptet politiko-ushtarake t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb shkall\u00eb globale, autor\u00ebt identifikojn\u00eb natyrsh\u00ebm, mbi baza treguesish krahasues dhe pa etiketime, q\u00ebndrimet e mbajtuara nga forcat politike n\u00eb Shqip\u00ebri ndaj pushtuesve fashist\u00eb italian\u00eb dhe nazist\u00ebve gjermane, si dhe angazhimin, mosangazhimin apo kolaboracionizmin n\u00eb at\u00eb luft\u00eb.
K\u00ebt\u00eb proces ata e kan\u00eb par\u00eb, si\u00e7 dhe ka qen\u00eb, si nj\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb lidhur gjeopolitikisht n\u00eb shkall\u00eb globale me zhvillimet e pasojat e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Kjo analiz\u00eb e s\u00eb t\u00ebr\u00ebs
-8-<\/p>\n\n\n\n
qart\u00ebson dhe sakt\u00ebson praktikat e veprimet ushtarake t\u00eb forcave politiko-ushtarake shqiptare, i diferencon ato, si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Tragjediani i madh, Eskili, shkruante te \u201cPers\u00ebt\u201d se \u201cpas pjes\u00ebs vjen e t\u00ebra.\u201d Po kjo \u201ce t\u00ebra\u201d, nga disa t\u00eb vet\u00ebquajtur historian\u00eb, ose \u00ebsht\u00eb \u201charruar\u201d, ose \u00ebsht\u00eb anashkaluar q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb e v\u00ebrteta, \u201cpjesa\u201d, n\u00eb rastin konkret veprimet politiko-ushtarake t\u00eb disa grupimeve politike e ushtarake shqiptare. Paraqitja gjeopolitike globale e s\u00eb t\u00ebr\u00ebs ndri\u00e7on k\u00ebndet e vdekura t\u00eb krijuara enkas nga shtremb\u00ebruesit e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm.
Populli yn\u00eb e shpreh shum\u00eb bukur, kur thot\u00eb se \u201cnuk duhet t\u00eb pengojn\u00eb gjethet p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00ebr\u00eb pyllin.\u201d Disa autor\u00eb, t\u00eb mbyllurq\u00ebllimisht n\u00ebveprimetevock\u00eblaelokalet\u00ebforcave e t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb ndryshme, kan\u00eb nxjerr\u00eb prej tyre p\u00ebrfundime fragmentare politiko-ushtarake, t\u00eb cilat nuk u rezistojn\u00eb dot t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb m\u00ebdha dhe nuk justifikohen nga zhvillimi i ngjarjeve n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare e bot\u00ebrore. K\u00ebshtu, p\u00ebr sh\u00ebmbull, mospranimin e aleanc\u00ebs me Frontin Antifashist Nacional \u00c7lirimtar, Balli Komb\u00ebtar e \u201cjustifikonte\u201d me rrezikun komunist t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7ka p\u00ebrkonte edhe me propogand\u00ebn naziste. K\u00ebsisoj, nuk \u201cshihnin\u201dose, m\u00eb sakt\u00eb, nuk donin t\u00eb shihnin se, n\u00eb Aleanc\u00ebn e Tre t\u00eb M\u00ebdhenjve b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Bashkimi Sovjetik i udh\u00ebhequr nga komunist\u00ebt, i cili mbajti pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.
Madje edhe sot, disa autor\u00eb t\u00eb ideologjizuar me k\u00ebt\u00eb
-9-<\/p>\n\n\n\n
propogand\u00eb, vazhdojne t\u00eb justifikojn\u00eb Ballin Komb\u00ebtar, i cili p\u00ebrve\u00e7 disa aksioneve dhe luftimeve kund\u00ebr pushtuesit, u p\u00ebrfshi deri n\u00eb bashk\u00ebpunim me fashist\u00ebt italian\u00eb, madje edhe m\u00eb hapur me nazist\u00ebt gjerman\u00eb, pik\u00ebrisht kur Aleat\u00ebt e M\u00ebdhenj Per\u00ebndimor\u00eb b\u00ebnin thirrje p\u00ebr aksione e pjes\u00ebmarrje n\u00eb luft\u00eb. Prandaj Aleat\u00ebt, si\u00e7 e k\u00ebrkonte koha, mb\u00ebshtet\u00ebn Frontin N\u00c7, jo se nuk e dinin se kush e udh\u00ebhiqte, as sepse pajtoheshin ideologjikisht e politikisht q\u00eb Partia komuniste t\u00eb vinte n\u00eb pushtet, por sepse vet\u00ebm Fronti N\u00c7 dhe UN\u00c7 zhvilluan luft\u00eb reale me pushtuesit.
P\u00ebr k\u00ebto e t\u00eb tjera arsye, duke analizuar shtremb\u00ebrimet q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb asaj lufte, libri sjell interpretime t\u00eb reja. Q\u00ebllimi i librit nuk \u00ebsht\u00eb evidentimi i autor\u00ebve t\u00eb tezave t\u00eb d\u00ebshtuara, por analiza shkencore e atyre tezave, \u00e7ka nxjerr vetiu edhe shtremb\u00ebrimet, deri edhe fallsifikimet q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj Lufte p\u00ebr q\u00ebllime dhe interesa politike t\u00eb dit\u00ebs.
N\u00eb studimin e tyre mjaft interesant, autor\u00ebt u jan\u00eb adresuar rreth 200 referencave nga institute shkencore, autor\u00eb serioz\u00eb dhe materiale autentike arkivore, kryesisht per\u00ebndimore, t\u00eb lidhura me at\u00eb koh\u00eb. Referencat e sjella, dokumentet dhe faktet e paraqitura si nj\u00eb arbit\u00ebr i paansh\u00ebm, ripohojn\u00eb p\u00ebrfundimin e arritur edhe nga nga k\u00ebto referenca, se Lufta Antifashiste Nacional \u00c7lirimtare n\u00eb Shqip\u00ebri ishte nj\u00eb fakt historik, q\u00eb \u00e7liroi vendin dhe e radhiti at\u00eb p\u00ebrkrah Aleanc\u00ebs s\u00eb Madhe Antifashiste Bot\u00ebrore dhe q\u00eb dha nj\u00eb kontribut t\u00eb vyer n\u00eb raport me popullsin\u00eb e vet t\u00eb vog\u00ebl.
-10-<\/p>\n\n\n\n
Libri \u00ebsht\u00eb relativizuar si n\u00eb dimensionin strategjik ushtarak t\u00eb nivelit t\u00eb teatrit europian, ashtu edhe n\u00eb dimensionin e teatrit ballkanik dhe t\u00eb hap\u00ebsirave komb\u00ebtare shqiptare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, autor\u00ebt kan\u00eb analizuar dhe interpretuar kapacitetet ushtarake t\u00eb forcave e grupimeve politiko-ushtarake pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb at\u00eb luft\u00eb, duke identifikuar aft\u00ebsit\u00eb apo paaft\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb formuar ushtri; p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb nga mentaliteti klasor e mesjetar; p\u00ebr t\u2019u shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat e vendit (si\u00e7 ndodhi me forcat e Ushtris\u00eb Nacional \u00c7lirimtare), apo p\u00ebr t\u00eb mbetur
brenda \u00e7ifligjeve t\u00eb komandant\u00ebve t\u00eb tyre e p\u00ebr t\u00eb mos pranuar forca t\u00eb tjera luftarake antifashiste e antinaziste shqiptare n\u00eb krahinat e tyre (si\u00e7 ndodhi me forcat e Ballit Komb\u00ebtar, Organizat\u00ebn Komb\u00ebtare L\u00ebvizja e Legalitetit apo grupimet e bajraktar\u00ebve n\u00eb disa zona t\u00eb vendit), \u00e7ka solli p\u00ebrplasje me forca t\u00eb caktuara t\u00eb UN\u00c7.
LAN\u00c7 e popullit shqiptar i mund\u00ebsoi Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb morale dhe zyrtare nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb Shqip\u00ebri antifashiste, e radhitur ne krahun e fitimtar\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, fal\u00eb gjakut t\u00eb derdhur dhe luft\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb, ishte nj\u00eb sfid\u00eb e madhe historike q\u00eb e b\u00ebri at\u00eb t\u00eb njohur e t\u00eb referueshme n\u00eb organizmat aleate nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb koh\u00ebs. Ajo luft\u00eb filloi pik\u00ebrisht m\u00eb 7 Prill 1939 dhe n\u00eb at\u00eb vit t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb Luft\u00ebss\u00ebDyt\u00ebBot\u00ebrore, shqiptar\u00ebt ishint\u00ebpar\u00ebtn\u00ebEurop\u00eb q\u00eb hap\u00ebn zjarr kund\u00ebr fashizmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, fuqit\u00eb zyrtare europiane e bot\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs, b\u00ebn\u00eb veshin shurdh\u00ebr p\u00ebr ta d\u00ebnuar Italin\u00eb fashiste me termat dhe forc\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkonte
-11-<\/p>\n\n\n\n
akti barbar i agresioni t\u00eb saj ndaj nj\u00eb populli t\u00eb vog\u00ebl dhe nj\u00eb vendi q\u00eb kishte qen\u00eb an\u00ebtar i Lidhjes s\u00eb Kombeve. Ishte vet\u00eb q\u00ebndresa dhe lufta e popullit shqiptar q\u00eb i detyroi tre aleat\u00ebt e m\u00ebdhenj antifashist\u00eb t\u00eb deklaronin n\u00eb Dhjetor 1942 se njihnin luft\u00ebn e popullit shqiptar dhe se ripohonin pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.
M\u00eb 28 n\u00ebntor 1944, kur po festohej 32 vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb dhe \u00c7lirimi i Tiran\u00ebs, n\u00eb tribun\u00ebn e ceremonis\u00eb s\u00eb parakalimit t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb UN\u00c7, n\u00eb krah t\u00eb udh\u00ebheqjes dhe t\u00eb flamurit shqiptar, q\u00ebndronin edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e SHBA, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe e t\u00eb Bashkimit Sovjetik. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb qiellin e Tiran\u00ebs fluturonin gjasht\u00eb avion\u00eb ushtarak\u00eb britanik\u00eb dhe flamuri amerikan valvitej lirisht\u2026
Libri \u00ebsht\u00eb shkruar duke u bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb natyra e ushtarak\u00ebve. Autor\u00ebt e tij na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr dinjitoze, t\u00eb shkruar me stil t\u00eb rrjedhsh\u00ebm dhe qart\u00ebsi t\u00eb admirueshme.
Urime autor\u00ebve dhe rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb librit t\u00eb tyre!<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
ZENO JAHAJ AGRON BERDAJP\u00ebrtej shtremb\u00ebrimeve\u2026LUFTA ANTIFASHISTE NACIONAL \u00c7LIRIMTARE E POPULLIT SHQIPTARTiran\u00eb, 2021 Mir\u00ebnjohje Frederik Mehmet Agollit, me karrier\u00eb drejtuese n\u00eb shkollat ushtarake, me trash\u00ebgimi vlerash njer\u00ebzore dhe atdhedash\u00ebse, i cili sponzorizoi botimin e k\u00ebtij libri.Redaktor: IDAJET JAHAJArti grafik: AGRON SEJAMINI D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Atdheut dhe veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs Parath\u00ebnieAutor\u00ebt e librit, Zeno Jahaj dhe Agron Berdaj, […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":28468,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[744,765,3200],"class_list":["post-28467","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-gazeta-intervista","tag-intervista-online","tag-liber"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28467","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28467"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28467\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28468"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}