I d\u00ebgjon shprehje t\u00eb tilla nga disa analist\u00eb t\u00eb rrjedhur dhe t\u00eb d\u00ebmtuar nga herozioni kohor. Me opinione dhe analizat e tyre bajate,t\u00eb pa v\u00ebrteta,pjell\u00eb e fantazis\u00eb s\u00eb shthurur,por edhe e detyrimit, q\u00eb k\u00ebta skllev\u00ebr kan\u00eb ndaj padron\u00ebve,ushqimdh\u00ebn\u00ebs.
T\u00eb quash shqiponj\u00eb mali Sali Berish\u00ebn, njeriun m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,ai q\u00eb demokracin\u00eb e ka goditur q\u00eb n\u00eb emb\u00ebrion,q\u00eb ka drejtuar me metoda naziskine, q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i ka krijuar plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnda,i ka p\u00ebrdhunuar emrin dhe dinjitetin , ka nxjerr\u00eb n\u00eb ankand sovranitetin dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendit, do t\u00eb thot\u00eb, ose je i rrjedhur nga trut\u00eb, ose i p\u00ebrket ndonj\u00eb force antishqiptare.
Neverit\u00ebse \u00ebsht\u00eb edhe kur d\u00ebgjon disa kritik\u00eb dhe opinjonist\u00ebt,ta cil\u00ebsojn\u00eb Bash\u00ebn, si heroi i ngjarjeve t\u00eb 8 janarit,si strateg e q\u00ebndrestar i madh, q\u00eb mposhti Berish\u00ebn,se k\u00ebtej e tutje, ai do t\u00eb jet\u00eb njeri historik,se ai dhe historia, do t\u00eb ecin bashk\u00eb, si hija me trupin. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb marr\u00ebzira. Ku q\u00ebndron heroizmi dhe mendimi strategjik i Bash\u00ebs,kur ai n\u00eb k\u00ebto ngjarje u mbyll br\u00ebnda,i siguruar m\u00eb hekur dhe beton,i mbrojtur nga ushtria e militant\u00ebve t\u00eb verb\u00ebr,kur sa hapi goj\u00ebn p\u00ebr ndihm\u00eb, policia e shtetit ju ndodh pas port\u00ebs.
Ndaj kujt fitoi ushtria e militant\u00ebve t\u00eb Bash\u00ebs?Ndaj ushtris\u00eb s\u00eb militant\u00ebve t\u00eb Berish\u00ebs?Po kjo ushtri militant\u00ebsh a nuk ishte krahu i armatosur i PD-s\u00eb, e p\u00ebrdorur n\u00eb rrahjen e opozit\u00ebs,n\u00eb vjedhjen e votave,n\u00eb rrebelimin e shtetit ndaj popullit ,si ushtri e grushteve t\u00eb shteti,dhe n\u00eb t\u00eb gjitha aksionet antidemokratike q\u00eb ka nd\u00ebrmar\u00eb kjo forc\u00eb politike,kur ka dashur t\u00eb destabilizoj\u00eb vendin. Si n\u00eb nj\u00eb st\u00ebrvitje komando shtabi me trupa, ku nj\u00ebra pjes\u00eb luan rolin e imitimit, dhe tjetra te p\u00ebrballjes,k\u00ebshtu vepruan edhe militant\u00ebt e t\u00eb dy krah\u00ebve politik, n\u00eb ngjarjen e 8-Janarit.
Militant\u00ebt e Berish\u00ebs n\u00eb rolin e sulmuesit, dhe ata t\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb rolin e mbrojt\u00ebsit. T\u00eb dy pal\u00ebt luftuan mes tyre me t\u00eb nj\u00ebjtat arm\u00eb parahistorike,me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn taktik\u00eb dhe strategji,me t\u00eb nj\u00ebjtat mjete antidemokratike,t\u00eb frym\u00ebzuara dhe udh\u00ebhequra nga njer\u00ebz konfliktual\u00eb,t\u00eb dhun\u00ebs dhe kund\u00ebrshtr\u00eb, t\u00eb zgjidhjes s\u00eb situat\u00ebs me mjete demokratike. Ankohet Grida Duma, se gazi i p\u00ebrdorur nga ushtria e Berish\u00ebs, ishte m\u00eb i fort\u00eb, se ai i ushtris\u00eb s\u00eb Bash\u00ebs.Po p\u00ebr plumbat e derdhur nga kjo ushtri mbi popullin,pse zonja n\u00eb fjal\u00eb ka heshtur,nga koha q\u00eb meret me politik\u00eb? Denoncon Gaz Bardhi n\u00eb publik listat e kriminel\u00ebve n\u00eb krah t\u00eb Berish\u00ebs,por nuk thot\u00eb asgj\u00eb se ata ishin mburoja e tij, n\u00eb zgjedhjet e shkuara,madje vran\u00eb njer\u00ebz,dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sot jan\u00eb n\u00eb burg,atje ku duhet t\u00eb ishte edhe vet\u00eb Bardhi.
Basha mposhti Berish\u00ebn thon\u00eb k\u00ebta m\u00ebndjendryshkur,servil\u00eb ,kameleon\u00eb dhe varrmih\u00ebs s\u00eb mendimit t\u00eb lir\u00eb.T\u00eb ishte p\u00ebr Bash\u00ebn,Berisha do t\u00eb rront\u00eb n\u00eb jete t\u00eb jet\u00ebve,i patrazuar n\u00eb bot\u00ebn e krimit,dhe nj\u00ebherazi edhe n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb, pa u shqet\u00ebsuar nga askush.Ku\u00e7edr\u00ebn Berisha, po p\u00ebrpiqet ta mposht\u00eb aleati yn\u00eb strategjik, miku i madh i kombit shqiptar, Amerika. Berish\u00ebn po e mposht jo Basha, por vetvetja, pesha e r\u00ebnd\u00eb e krimeve q\u00eb mban n\u00eb kurriz.Po e mposht demokracia europjane, me k\u00ebrkesat e saj t\u00eb patolerueshme n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit, dhe pushteteve autokrate.At\u00eb, po e mposht neveria popullore, si nj\u00eb njeri i lig,si vras\u00ebs i shqiptar\u00ebve,si hajdut i pasuris\u00eb komb\u00ebtare,si q\u00ebnie e err\u00ebt dhe e mbushur me mistere antishqiptare.
P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipotetike le t\u00eb mendojm\u00eb s\u00eb Basha n\u00eb ngjarjet e 8 janarit u ndodh n\u00eb koh\u00ebn dhe vendin e duhur,se e kap\u00ebrxeu ylberin, dhe sot \u00ebsht\u00eb realisht\u00eb kryetari i PD-s\u00eb.Si i till\u00eb, a do t\u00eb mundet ai ta shp\u00ebtoj\u00eb partin\u00eb q\u00eb drejton, nga rreziku i berishizmit, i cili pa dyshim n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb agresiv,m\u00eb dinak,m\u00eb i organizuar dhe m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues ndaj pozit\u00ebs s\u00eb tij si kryetar, dhe stafit q\u00eb ai drejtues.Si ujk i vjet\u00ebr, Berisha ka disa p\u00ebrpar\u00ebsi q\u00eb,n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb problem me drejt\u00ebsin\u00eb, do t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb me mjesh\u00ebri,ashtu si di ai.
Nj\u00eb nga k\u00ebto p\u00ebrpar\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se vet\u00eb Basha, \u00ebsht\u00eb produkt i berishizmit,i rritur n\u00eb oborrin e tij,ka p\u00ebrvet\u00ebsuar filozofin\u00eb e dhun\u00ebs ndaj kund\u00ebrshtarit politik,se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfolur p\u00ebr krime.E kan\u00eb shp\u00ebtuar nga gjykimi dhe d\u00ebnimi po gjykatat e Berish\u00ebs.Nga m\u00ebnyra si po b\u00ebn opozit\u00eb Basha, nga agresiviteti dhe dhuna q\u00eb p\u00ebrdor,po ia kalon edhe Berishizmit, dhe vet\u00eb Berish\u00ebs.At\u00ebher\u00eb kur populli shikon se opozitarizmi i Bash\u00ebs nuk ka ndonj\u00eb ndryshim, nga ai i Berish\u00ebs,se b\u00ebhet m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat mjete, i mungon fryma demokratike europiane e t\u00eb b\u00ebrit opozitariz\u00ebm,at\u00ebher\u00eb njerizit thon\u00eb pse duhet ti shkojm\u00eb nga pas.
N\u00eb politik\u00eb Basha, t\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptosh se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aliazh,nj\u00eb p\u00ebrzierje mes hekurit dhe pambukut.U duk i hekurt kur mori vendimet, si p\u00ebr ngritjen e cadr\u00ebs,bojkotimin e reform\u00ebs zgjedhore,mosmarrjen pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet locale,dhe s\u00eb fundi djegjen e mandative.Vendime t\u00eb tilla ishin tipike arrogante berishiste,dhe q\u00eb rezultuan fatale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt politik, ku n\u00eb fund u t\u00ebrhoq me bisht\u00eb n\u00eb shal\u00eb,si i rrahur me pambuk.
Berisha mund ta p\u00ebrjashtohet shum\u00eb leht\u00eb nga PD-ja,por berishizmin q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe q\u00ebnien e Bash\u00ebs, dhe t\u00eb elektoratit, q\u00eb e ka sh\u00ebnd\u00ebrruar at\u00eb gati n\u00eb nj\u00eb ideologji,nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb. Kjo k\u00ebrkon shum\u00eb pun\u00eb,strategji dhe reforma t\u00eb menduara mir\u00eb.Pa e paragjykuar Bash\u00ebn,por tipi dhe karriera e tij politike dhe shtet\u00ebrore kan\u00eb q\u00ebn\u00eb shum\u00eb problematike.Kjo b\u00ebn t\u00eb mendosh ,se misioni i tij do t\u00eb jet\u00eb i pamundur,q\u00eb edhe partin\u00eb ta forcoj\u00eb e ta ruaj\u00eb nga berishizmi, por edhe pushtetin ta fitoj\u00eb. Duhet pranuar se Basha n\u00eb t\u00eb ardhmen, nuk do t\u00eb ndeshet vet\u00ebm me berishizmin si ideologji,por atij dhe partis\u00eb q\u00eb drejton, do t\u2019i duhet t\u00eb p\u00ebrballet edhe me Berish\u00ebn dhe ushtrin\u00eb e tij,p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebmbyer partin\u00eb,simbolet,godinat,aleat\u00ebt,opozitarizmin,pra gjith\u00e7ka.
Lidershipi k\u00ebrkon t\u00eb jesh vizionar, t\u00eb zot\u00ebrosh fuqi dhe kariz\u00ebm,t\u00eb frym\u00ebzosh dhe zbatosh reforma t\u00eb thella,t\u00eb dish nga nisesh dhe ku do t\u00eb shkosh.Basha cil\u00ebsi t\u00eb tilla nuk i ka treguar.Tet\u00eb muaj nga shpallja \u201cNon grata\u201de Berish\u00ebs nga DASH,Basha n\u00eb vend t\u00eb shpaloste vendosm\u00ebrin\u00eb, guximin dhe vlerat demokratike, p\u00ebr ta trajtuar rastin, si nje e keqe e madhe q\u00eb b\u00ebnt\u00eb pis PD-n\u00eb,dhe Shqip\u00ebrin\u00eb,ai mbronte Berish\u00ebn, dhe i k\u00ebrkonte llogari Amerik\u00ebs, pse e kishte shpallur t\u00eb till\u00eb,babain e tij politik\u00eb.Nd\u00ebrsa lufta pas 9 Shtatorit,kur kompromisi dhe pazaret e err\u00ebta mes tyre nuk funksionuan,nis\u00ebn betej\u00ebn,jo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur partin\u00eb dhe demokracin\u00eb, por p\u00ebr interesat vetjake.Berisha ta p\u00ebrdorte partin\u00eb si kund\u00ebrpesh\u00eb ndaj vendimit t\u00eb DASH,nd\u00ebrsa Basha, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur karrigen e kryetarit.
Q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb me sukses Berish\u00ebn dhe berishizmin, Bash\u00ebs do t\u2019i duhet t\u00eb kuptoj\u00eb koh\u00ebn dhe realitetin,n\u00eb PD,t\u00eb njoh\u00eb dhe t\u00eb ndikoj\u00eb mbi opozitarizmin n\u00eb vend,duke e transformuar sipas modeleve t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb demokracive per\u00ebndimore.\u00cbsht\u00eb e dhimb\u00ebshme, por duhet th\u00ebn\u00eb se PD-ja,ka nj\u00eb histori jo shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnd\u00ebshme. Jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb zyrat e pushtetit t\u00eb asaj kohe,por edhe historia e saj,si n\u00eb pushtet dhe n\u00eb opozit\u00eb, ka q\u00ebn\u00eb agresive,luft\u00ebnxit\u00ebse,autokratike,ku jan\u00eb shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante,lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut,\u00ebsht\u00eb vjedhur dhe tjet\u00ebrsuar prona,\u00ebsht\u00eb zhilluar mafia dhe korrupsioni,shteti n\u00eb shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb krimit.Parti t\u00eb tilla analoge n\u00eb Europ\u00ebn Lindore,sot nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb,duke u zv\u00ebnd\u00ebsuar me parti dhe programe t\u00eb reja demokratike.
Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri,a nuk ka ardhur koha q\u00eb edhe ajo, t\u00eb mbetet si nj\u00eb kujtim,t\u00eb vendoset ne muzeum, duke ja l\u00ebn\u00eb vendin nj\u00eb partie v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb djatht\u00eb,si ato europiane.Ndoshta, ky \u00ebsht\u00eb momenti m\u00eb optimal, p\u00ebr nj\u00eb transformim t\u00eb till\u00eb.Kushtet objektive duket se jan\u00eb pjekur.Kriza e fundit n\u00eb PD,skandalet qeveris\u00ebse,niveli i ul\u00ebt ekonomik n\u00eb vend,krijimi i nj\u00eb oligarkie q\u00eb vjedh taksat e popullit,korrupsioni n\u00eb rritje,drejt\u00ebsa ende e munguar,aleancat e heshtura mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs,n\u00eb mbrojtje t\u00eb korrupsionit,tregojn\u00eb se faktori objektiv p\u00ebr nj\u00eb transformim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb,ekziston.At\u00ebher\u00eb kush mungon?Faktori subjektiv.
A do ta ket\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb till\u00eb Basha?Edhe pse jam pesimist,le t\u00eb shpresojm\u00eb.Nga zgjidhja e k\u00ebtij ekuacioni do t\u00eb varet fati i vet\u00eb i PD-s\u00eb,i opozitarizmit shqiptar,i zhvillimeve demokratike, dhe i vendit.Por nga zgjidhja, ose mos zgjidhja e k\u00ebtij ekuacioni, do t\u00eb varet edhe vet\u00eb fati i Bash\u00ebs, n\u00eb se do t\u00eb vazhdoj\u00eb serin\u00eb e humbjeve n\u00eb zgjedhje, apo do ta shpjer\u00eb partin\u00eb n\u00eb fitore,se do t\u00eb jet\u00eb faktor krizash,ndarjesh dhe coptimesh t\u00eb PD-s\u00eb,apo do t\u00eb fitoj\u00eb mbi berishizmin,duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb forc\u00eb kompakte,se do ta hap\u00eb, apo do ta mbyll\u00eb m\u00eb tep\u00ebr partin\u00eb,ashtu si ka b\u00ebr\u00eb deri tani, do ta afroj\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn,apo do ta coptoj\u00eb si parardh\u00ebsi i tij,se aleancat me t\u00eb gjith\u00eb spektrin politik shqiptar\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb caktuara, do t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,apo do t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb ato p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta partiake.T\u00eb gjitha k\u00ebto mbeten p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb djatht\u00ebs shqiptare i duhet nj\u00eb lider vizionar ,i past\u00ebr, i pa b\u00ebr\u00eb pis nga e shkuara korruptive,me kultur\u00eb per\u00ebndimore,dhe njeri i aksionit.T\u00eb till\u00eb e djathta ka pafund.R\u00ebnd\u00ebsi ka kush futet n\u00eb gar\u00eb dhe p\u00ebrballon sfidat.
Nga Agron Berdaj<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Aft\u00ebsia jon\u00eb si shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u2019i shpur\u00eb gjykimet dhe vler\u00ebsimet n\u00eb ekstrem , p\u00ebrtej \u00e7do imagjinate dhe llogjike njer\u00ebzore, duksh\u00ebm u pa edhe n\u00eb trajtimin e ngjarjes s\u00eb 8 Janarit. Neveria ,turp\u00ebrimi dhe urrejtja e popullit t\u00eb ndersh\u00ebm ndaj protagonist\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre zhvillimeve,ushtrive dhe shtabeve t\u00eb tyre politike,ishte e pakrahasueshme.Por, p\u00ebrtej k\u00ebsaj zem\u00ebrate popullore,si p\u00ebr […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-28335","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28335"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28335\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}