{"id":28204,"date":"2021-12-11T10:32:08","date_gmt":"2021-12-11T09:32:08","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=28204"},"modified":"2021-12-11T10:32:11","modified_gmt":"2021-12-11T09:32:11","slug":"elementi-i-te-mires-dhe-te-keqes-ne-perrallat-e-femijeve-nga-psikologia-lorela-garuli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2021\/12\/elementi-i-te-mires-dhe-te-keqes-ne-perrallat-e-femijeve-nga-psikologia-lorela-garuli\/","title":{"rendered":"Elementi i t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes n\u00eb p\u00ebrrallat e f\u00ebmij\u00ebve. Nga psikologia Lorela Garuli!"},"content":{"rendered":"\n<p>P\u00ebrrallat jan\u00eb nd\u00ebr elementet kryesore p\u00ebrmes t\u00eb cilave rritet nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Q\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, prind\u00ebrit u lexojn\u00eb atyre libra q\u00eb p\u00ebrshtaten me mosh\u00ebn e tyre dhe gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebria \u00ebsht\u00eb e mbushur me personazhe p\u00ebrrallash. K\u00ebta t\u00eb fundit, jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb paraqitur bardhezi, ose shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ose shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj. Si ndikon kjo gj\u00eb tek f\u00ebmij\u00ebt dhe te rritja e tyre?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shpjegimi i psikologes Lorela Garuli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrralla e cila flet me fantazin\u00eb, pra me gjuh\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs, i tregon atij se kontradiktat e brendshme q\u00eb ai mund t\u00eb ket\u00eb por si shpreh dot, nuk qenkan vet\u00ebm t\u00eb tijat individuale, por qenkan problematika m\u00eb t\u00eb gjera dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Duke gjetur zgjidhje p\u00ebr dinamikat e brendshme psikologjike n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrrallave, f\u00ebmija kupton nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebd\u00ebsishme dhe ngush\u00eblluese p\u00ebr rritjen e tij t\u00eb sh\u00ebndetshme psikologjike. Ai m\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrjetimet e tij dhe n\u00eb skutat e pavet\u00ebdijshme. Pik\u00ebrisht ky nd\u00ebrgjegj\u00ebsim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb comfort emocional shum\u00eb i dobish\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Frika e paarsyeshme e disa prind\u00ebrve q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt me an\u00eb t\u00eb fantazis\u00eb dhe element\u00ebve p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs, do t\u00eb krijojn\u00eb ide t\u00eb pasakta mbi realitetin, \u00ebsht\u00eb e pavend. Nuk mund t\u00eb mendohet se f\u00ebmija do t\u00eb krijoj\u00eb \u201cvar\u00ebsi\u201d ndaj ngjarjeve dhe episodeve imagjinare dhe nuk do t\u00eb dij\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me realitetin. F\u00ebmija rritet me an\u00eb t\u00eb fantazis\u00eb dhe zhvillohet me an\u00eb t\u00eb imagjinat\u00ebs. Sipas k\u00ebtij k\u00ebndv\u00ebshtrimi, p\u00ebrralla i sh\u00ebrben pik\u00ebrisht k\u00ebtij q\u00ebllimi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrralla b\u00ebn nj\u00eb lloj katarsisi t\u00eb p\u00ebrjetimeve t\u00eb brendshme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. N\u00ebse ajo do t\u2019i mungonte jet\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, mund t\u00eb ndodhte q\u00eb t\u00eb shtypeshin instiktet dhe impulset e brendshme. N\u00ebse f\u00ebmija do t\u00eb kufizohej t\u00ebr\u00ebsisht nga kjo form\u00eb simbolike e t\u00eb shprehurit, do t\u00eb rrezikonte t\u00eb represonte shum\u00eb dinamika t\u00eb brendshme dhe rezultati nuk do t\u00eb ishte aspak pozitiv p\u00ebr zhvillimin e tij. N\u00ebse f\u00ebmija do t\u00eb kufizohej nga shprehjet e pand\u00ebrgjegjshme n\u00ebp\u00ebrmjet tregimit t\u00eb p\u00ebrrallave, ai thjesht do t\u00eb privohej nga nj\u00eb burim i natyrsh\u00ebm ndjesish, informacionesh dhe p\u00ebrvojash. Pra, \u201cakuzat\u201d ndaj p\u00ebrrallave si nxit\u00ebse t\u00eb ankthit, frik\u00ebs ndaj personazheve imagjinare dhe jorealiste, nuk jan\u00eb t\u00eb sakta dhe t\u00eb bazuara mbi argumente q\u00eb ecin paralel me parimet e zhvillimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Personazhet jan\u00eb ose shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb ose shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj; ose t\u00eb bukur ose t\u00eb sh\u00ebmtuar; ose inteligjent\u00eb ose shum\u00eb mendjeleht\u00eb; ose shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, ose shum\u00eb t\u00eb pasur. Ekziston nj\u00eb polaritet dhe nj\u00eb ndarje ekstreme e drastike e t\u00eb gjitha vecorive dhe karakteristikave t\u00eb ngjarjeve dhe personazheve, por kjo ndodh sepse pik\u00ebrisht k\u00ebshtu funksionon dhe m\u00ebnyra e t\u00eb menduarit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. F\u00ebmija n\u00eb mosh\u00ebn q\u00eb njihet dhe prezantohet me p\u00ebrrallat, nuk e ka ende t\u00eb zhvilluar t\u00eb menduarit abstrakt dhe deduktiv. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb standardi moral dhe se cilat jan\u00eb sjelljet socialisht t\u00eb pranueshme, diferencat dhe ekstremet e ndihmojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb t\u00eb pozicionohet m\u00eb leht\u00eb dhe t\u00eb identifikohet me personazhin e mir\u00eb dhe heroin e p\u00ebrrall\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nivel psikologjik, p\u00ebrrallat e ndihmojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb ul\u00eb ankthin, pasigurit\u00eb dhe frik\u00ebrat. F\u00ebmija n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve do t\u00eb identifikohet me personazhin kryesor, pra me heroin dhe protagonistin e historis\u00eb. Ky identifikim do ta ndihmoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb kuptoj\u00eb se ashtu si heroi i p\u00ebrrall\u00ebs, edhe ai do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr peripeci, sfida dhe v\u00ebshtir\u00ebsi, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pashmangshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb fitimtar. Kjo \u00ebsht\u00eb analogjia q\u00eb i tregon f\u00ebmij\u00ebs se ashtu si heroi i p\u00ebrrall\u00ebs edhe procesi i tij i rritjes dhe maturimit kalon n\u00ebp\u00ebr stade e pengesa t\u00eb ngjashme.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto motive f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i kuptoj\u00eb vet\u00eb, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr shpjegime dhe interpretime. F\u00ebmij\u00ebs nuk do t\u2019i thuhet shprehimisht se procesi i tij i zhvillimit do t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb caktuar, n\u00eb fund t\u00eb t\u00eb cilit ai do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i rritur, m\u00eb i mir\u00eb, m\u00eb i ditur. Nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb rr\u00ebfimi t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq direkte, pasi q\u00ebllimi kryesor i p\u00ebrrall\u00ebs \u00ebsht\u00eb edukativ m\u00eb shum\u00eb sesa didaktik.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrralla kryen dhe nj\u00eb funksion terapeutik, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb i mund\u00ebson f\u00ebmij\u00ebs t\u00eb projektoj\u00eb cdo emocion dhe p\u00ebrderisa sh\u00ebrben si qet\u00ebsim p\u00ebr konfliktet e brendshme. Nuk jan\u00eb t\u00eb panjohura rastet e studiuesve dhe t\u00eb terapist\u00ebve (Paola Santagostino, Loiusa Duss) t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb tyre klinike e kan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebrrall\u00ebn si nj\u00eb teknik\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb terapeutike, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion n\u00eb castin e vler\u00ebsimit, por edhe m\u00eb tej n\u00eb castin e nd\u00ebrhyrjes dhe trajtimit. Kjo shpreh shum\u00eb qart\u00eb se p\u00ebrdorimi i imagjinat\u00ebs dhe fantazis\u00eb gjen vend n\u00eb kurimin e tensioneve psikologjike dhe afektive. Duke e p\u00ebrdorur p\u00ebrrall\u00ebn si nj\u00eb mekaniz\u00ebm dhe si nj\u00eb instrument projektiv, transferohen jasht\u00eb vetes ndodhit\u00eb dhe ngjarjet q\u00eb p\u00ebrjeton pacienti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, simbolizmi i p\u00ebrrallave i ofron individit forma alternative t\u00eb shprehjes, t\u00eb lira, kreative, origjinale, individuale.\/pernenat.al\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrrallat jan\u00eb nd\u00ebr elementet kryesore p\u00ebrmes t\u00eb cilave rritet nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Q\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, prind\u00ebrit u lexojn\u00eb atyre libra q\u00eb p\u00ebrshtaten me mosh\u00ebn e tyre dhe gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebria \u00ebsht\u00eb e mbushur me personazhe p\u00ebrrallash. K\u00ebta t\u00eb fundit, jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb paraqitur bardhezi, ose shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ose shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj. Si ndikon kjo gj\u00eb tek [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":28205,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[1194,2227],"class_list":["post-28204","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-psikologu","tag-lorela-garuli","tag-psikologe-lorela-garuli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28204","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28204"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28204\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28205"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}