{"id":2819,"date":"2014-09-01T12:15:55","date_gmt":"2014-09-01T12:15:55","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2819"},"modified":"2014-09-01T12:15:55","modified_gmt":"2014-09-01T12:15:55","slug":"areva-gaci-kenga-eshte-jeta-ime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/09\/areva-gaci-kenga-eshte-jeta-ime\/","title":{"rendered":"Areva Gaci: K\u00ebnga \u00ebsht\u00eb jeta ime!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebse d\u00ebgjoni n\u00eb televizionet muzikore apo lexoni diku emrin Areva, mos mendoni se \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb em\u00ebr i huaj n\u00eb muzik\u00eb! Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bukuroshe shqiptare q\u00eb ka pasion k\u00ebng\u00ebn dhe q\u00eb s\u00eb fundmi, ka lan\u00e7uar edhe klipin e saj t\u00eb ri, \u201cE imja dashuri\u201d&#8230; Areva Gaci \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 22 vje\u00e7e, por dashuria p\u00ebr muzik\u00ebn e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb artiste te realizuar. N\u00eb intervist\u00ebn e m\u00ebposhtme, ajo ka folur p\u00ebr veten e saj, muzik\u00ebn, pasionet, p\u00eblqimet dhe pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: &#8211; Areva, p\u00ebrsh\u00ebndetje! \u00c7far\u00eb mund t\u00eb na thuash p\u00ebr veten?<br \/>\nAreva Gaci: &#8211; Un\u00eb jam Areva Gaci, jam nga Burreli, kam shum\u00eb vite q\u00eb jetoj n\u00eb Tiran\u00eb dhe shum\u00eb vite q\u00eb k\u00ebndoj. Karriera ime ka nisur q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 13 vje\u00e7are dhe kam k\u00ebnduar brenda kufijve shqiptar\u00eb e jasht\u00eb tyre, n\u00eb Diaspor\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pse zgjodhe ta realizosh karrier\u00ebn t\u00ebnde muzikore m\u00eb shum\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<br \/>\n&#8211; D\u00ebshira ime ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebndoja k\u00ebtu, n\u00eb vendin tim, por pamund\u00ebsit\u00eb personale, nuk m\u00eb lejuan ta realizoja. Me mb\u00ebshtetjen e familjar\u00ebve t\u00eb mi, arrita t\u00eb realizoj pasionin tim. Ndoshta jo n\u00eb vendin tim, por t\u00eb pakt\u00ebn b\u00ebja at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebja m\u00eb mir\u00eb, k\u00ebndoja.<br \/>\n&#8211; Fillimet p\u00ebr \u00e7do profesion jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. K\u00ebshtu kan\u00eb qen\u00eb edhe p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Po, kan\u00eb qen\u00eb goxha t\u00eb v\u00ebshtira sepse kam qen\u00eb e vog\u00ebl e larg familjes, por ia dola dhe u m\u00ebsova me pun\u00ebn e realizimin e saj sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ke nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb bukur dhe shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Areva&#8230;<br \/>\n&#8211; Ah, nuk \u00ebsht\u00eb em\u00ebr i huaj, n\u00ebse mendon se \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Emri im \u00ebsht\u00eb emri i mamit Vera, i kthyer mbrapsht. I \u00ebsht\u00eb shtuar vet\u00ebm nj\u00eb \u201ca\u201d dhe ka dal\u00eb emri Areva.<br \/>\n&#8211; Klipi yt i ri titullohet \u201cE imja dashuri\u201d. Fabula \u00ebsht\u00eb histori e jotja personale apo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb t\u2019u p\u00ebrshtat bukur?<br \/>\n&#8211; Nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me jet\u00ebn time e as me di\u00e7ka timen personale; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb me nj\u00eb tekst t\u00eb shkruar nga kompozitori dhe q\u00eb mua m\u2019u p\u00ebrshtat q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb d\u00ebgjova demon. Lidhja e k\u00ebsaj k\u00ebnge me mua ishte dashuri me d\u00ebgjim t\u00eb par\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Tani q\u00eb po t\u00eb takoj, them me bindje t\u00eb plot\u00eb q\u00eb je shum\u00eb ndryshe nga klipi, ama je shum\u00eb her\u00eb me e bukur sesa aty. A t\u00eb ka ndodhur q\u00eb njer\u00ebzit mos t\u00eb t\u00eb njohin?<br \/>\n&#8211; Kjo ndodh me \u00e7do artist, ndryshe \u00ebsht\u00eb n\u00eb televizion dhe ndryshe, live. Nga ana fizike edhe m\u00eb kan\u00eb njohur, edhe nuk m\u00eb kan\u00eb njohur!<br \/>\n&#8211; N\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb fort\u00eb do t\u00eb t\u00eb duhej ta lije k\u00ebng\u00ebn, do ta b\u00ebje?<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga \u00ebsht\u00eb jeta ime, pasioni im dhe e b\u00ebj me shum\u00eb dashuri. N\u00ebse do t\u00eb kisha nj\u00eb arsye t\u00eb fort\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm me familjen time, do ta lija, p\u00ebrndryshe nuk do ta lija p\u00ebr asnj\u00eb arsye n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb familja \u00ebsht\u00eb pika jote e dob\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Familja \u00ebsht\u00eb pika ime e dob\u00ebt, sepse jetoj me mamin dhe tre motrat e mia. Babin nuk e kam, p\u00ebr fat t\u00eb keq, dhe e vetmja gj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe e shtrenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb familja ime. Do b\u00ebja gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\n&#8211; Edhe motrat kaq t\u00eb bukura sa ti jan\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura se un\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; E shikoj q\u00eb je \u201cuj\u00eb dhe sapun\u201d&#8230; Nuk t\u00eb p\u00eblqen makiazhi n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme?<br \/>\n&#8211; N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, k\u00ebshtu jam dit\u00ebn, nuk m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb gj\u00ebrat e r\u00ebnda dhe p\u00eblqej thjesht\u00ebsin\u00eb. Vishem thjesht dhe bukur. Un\u00eb jam kjo q\u00eb jam, me familjen, me shoq\u00ebrin\u00eb, me koleget.<br \/>\n&#8211; T\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb sakrifikosh p\u00ebr muzik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, kam sakrifikuar sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh lidhjet e duhura n\u00eb muzik\u00eb, t\u00eb gjesh grupet muzikore me t\u00eb cilat t\u00eb punosh, t\u00eb duhet mb\u00ebshtetje dhe e kam pasur goxha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Tashm\u00eb, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, por n\u00eb fillim m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb sakrifikoj me larg\u00ebsin\u00eb nga familja; kam jetuar dhe punuar larg tyre.<br \/>\n&#8211; M\u00eb the q\u00eb do t\u00eb vazhdosh me klipe e me k\u00ebng\u00eb t\u00eb reja. Ke ndonj\u00eb gj\u00eb konkrete n\u00eb dor\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, kam n\u00eb dor\u00eb bashk\u00ebpunimin me nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar shum\u00eb t\u00eb njohur, por p\u00ebr momentin nuk mund t\u00eb them asgj\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb e sip\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Bashk\u00ebpunimet jan\u00eb n\u00eb trend tani dhe zakonisht, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen hite, shohim gjithmon\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar dhe nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare. Pse jo dy k\u00ebng\u00ebtare?<br \/>\n&#8211; Ide e bukur \u00ebsht\u00eb edhe kjo, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpunime t\u00eb tilla shum\u00eb t\u00eb suksesshme, ai Miriam Cani dhe Alketa Vejsiu, p\u00ebr shembull, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim goxha i frytsh\u00ebm, por n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si mod\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr e nj\u00eb mashkull dhe \u00ebsht\u00eb ndjekur kjo vazhd\u00eb.<br \/>\n&#8211; Jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebndon live, por k\u00ebng\u00ebt i realizon k\u00ebtu. Pse?<br \/>\n&#8211; T\u00eb flasim realitetin, jasht\u00eb duhet t\u00eb kesh mb\u00ebshtetje, njohje me kompozitor\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe un\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se kam ndonj\u00eb njohje t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri ka m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi sepse n\u00eb mos nj\u00eb mik, nj\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb kompozitor t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, je n\u00eb vendin t\u00ebnd dhe nuk ka askund si toka jote.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebng\u00ebs, i dedikohesh di\u00e7kaje tjet\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Po, p\u00ebr momentin kam prioritet edhe shkoll\u00ebn sepse vazhdoj studimet p\u00ebr Juridik n\u00eb nj\u00eb universitet privat.<br \/>\n&#8211; Pse Juridikun?<br \/>\n&#8211; Sepse e dua drejt\u00ebsin\u00eb dhe urrej padrejt\u00ebsit\u00eb. Jam natyr\u00eb e drejt\u00eb dhe dua q\u00eb edhe njer\u00ebzve t\u2019u dhuroj drejt\u00ebsi. Ka shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb sinqert\u00eb, por p\u00ebrballem edhe me padrejt\u00ebsi. Gjithsesi, m\u00ebsoj di\u00e7ka edhe prej tyre.<br \/>\n&#8211; N\u00eb muzik\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb mikesha jote m\u00eb e mir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kam shum\u00eb dhe nuk dua t\u00eb b\u00ebj dallime sepse nuk dua t\u2019i ngel\u00eb hatri askujt. (Buz\u00ebqesh) Kam v\u00ebrtet shum\u00eb mikesha k\u00ebng\u00ebtare q\u00eb i kam shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr!<br \/>\n&#8211; Po shoqja jote e ngusht\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shoqja ime m\u00eb e ngusht\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i rr\u00ebfehem \u00e7do dit\u00eb dhe ajo mua, \u00ebsht\u00eb motra ime. \u00cbsht\u00eb personi me t\u00eb cil\u00ebn dua t\u00eb ndaj \u00e7do veprim, \u00e7do emocion, gjith\u00e7ka.<br \/>\n&#8211; Je 22 vje\u00e7e dhe ke arritur shum\u00eb; muzik\u00ebn, pavar\u00ebsin\u00eb ekonomike. A t\u00eb ka ngelur di\u00e7ka q\u00eb ende e synon?<br \/>\n&#8211; Ndoshta edhe m\u00eb ka ngelur, por deri tani m\u00eb duket se jam realizuar goxha, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse ka ngelur di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u arritur, me kalimin e koh\u00ebs, do ta arrij. Synimet i kam arritur gjithmon\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mban mend nga hera e par\u00eb q\u00eb ke k\u00ebnduar?<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, e mbaj mend si sot kur kam k\u00ebnduar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb! Un\u00eb kam nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb k\u00ebng\u00ebtare me em\u00ebr, por nuk dua t\u2019ia p\u00ebrmend emrin dhe ajo at\u00ebher\u00eb ka pasur nj\u00eb koncert t\u00eb sajin. Un\u00eb kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb k\u00ebndoja dhe iu luta q\u00eb t\u00eb k\u00ebndoja t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb k\u00ebng\u00eb. Ajo kishte frik\u00eb se mos bllokohesha sepse kishte shum\u00eb njer\u00ebz dhe ishte hera e par\u00eb, por un\u00eb mora mikrofonin, k\u00ebndova me z\u00ebrin q\u00eb m\u00eb dridhej dhe publiku e p\u00eblqeu kaq shum\u00eb performanc\u00ebn time, sa nuk pushonin duartokitjet. At\u00eb dit\u00eb kam qar\u00eb. Ajo ka qen\u00eb hera e par\u00eb dhe m\u00eb e bukura e jet\u00ebs sime q\u00eb kam k\u00ebnduar me aq emocione! Aty kuptova q\u00eb mund t\u00eb ecja n\u00eb rrug\u00ebn e muzik\u00ebs!<br \/>\n&#8211; M\u00eb pas, si vijoi kjo rrug\u00eb?<br \/>\n&#8211; M\u00eb pas u mora me aktivitetet muzikore t\u00eb koh\u00ebs, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ti, ke lindur n\u00eb Tiran\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo, un\u00eb kam lindur n\u00eb Burrel, por kam ardhur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 7 vje\u00e7e dhe t\u00eb gjitha aktivitet muzikore m\u2019i ofroi Tirana, duke m\u00eb hapur m\u00eb pas rrug\u00ebn drejt Diapor\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb synimi i jet\u00ebs t\u00ebnde p\u00ebr t\u00eb ardhmen?<br \/>\n&#8211; Nga muzika nuk largohem asnj\u00ebher\u00eb, sepse p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb si f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb i rrit q\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe q\u00eb nuk do t\u00eb doje t\u00eb t\u00eb largoheshin asnj\u00ebher\u00eb. Un\u00eb e shikoj veten te k\u00ebnga. Pastaj, n\u00eb t\u00eb ardhmen, nuk i dihet \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebhet. Nuk mund t\u00eb parashikoj \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet k\u00ebtu e 10 vjet q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ti ec\u00ebn me plane afatshkurtra?<br \/>\n&#8211; Po, nuk dua t\u00eb planifikoj p\u00ebr m\u00eb gjat\u00eb. Planet afatgjata zakonisht nuk realizohen, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb plane.<br \/>\n&#8211; Po dit\u00ebn, e planifikon?<br \/>\n&#8211; Dit\u00ebn e planifikoj ndonj\u00ebher\u00eb; ndonj\u00ebher\u00eb i l\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb vijn\u00eb dhe b\u00ebhen spontanisht.<br \/>\n&#8211; Areva, shpenzon shum\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb, jam shum\u00eb dor\u00ebl\u00ebshuar!<br \/>\n&#8211; A ka nj\u00eb dashuri n\u00eb jet\u00ebn e Arev\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Jeta ime \u00ebsht\u00eb e mbushur me dashuri; kam mamin, motrat, muzik\u00ebn. N\u00ebse e ke n\u00eb planin sentimental, jo, nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr momentin.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb kishe nj\u00eb lidhje dhe i dashuri do t\u00eb t\u00eb ngacmonte shoqen, si do t\u00eb reagoje?<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e dob\u00ebt ku femrat nxjerrin thonjt\u00eb, \u00ebsht\u00eb e padurueshme, ama nuk do t\u2019ia ktheja n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn monedh\u00eb, sepse nuk jam njeriu i duhur p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb ashtu. Thjesht, do t\u2019i tregoja rrug\u00ebn ose do t\u2019i tregoja se \u00e7far\u00eb niveli \u00ebsht\u00eb ai, sepse nj\u00eb mashkull me norma nuk do ta b\u00ebnte kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<br \/>\n&#8211; Me teknologjin\u00eb e lart\u00eb, je e lidhur?<br \/>\n&#8211; Po&#8230;<br \/>\n&#8211; Po me rrjetet sociale?<br \/>\n&#8211; Jam, por nuk jam shum\u00eb aktive. E di q\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim, por premtoj q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb jem m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019mendim ke p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d?<br \/>\n&#8211; Gazeta \u201cIntervista\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb, jo vet\u00ebm neve k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj, por t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb promovojn\u00eb veten dhe t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb njohur p\u00ebr pun\u00ebn e tyre, na jep nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<br \/>\n&#8211; Na b\u00ebj nj\u00eb mbyllje sipas m\u00ebnyr\u00ebs t\u00ebnde&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam origjinale dhe fansave t\u00eb mi u premtoj q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb kaq shum\u00eb k\u00ebng\u00eb e klipe sa t\u00eb k\u00ebnaqen duke k\u00ebnduar dhe k\u00ebrcyer. Familjes sime i premtoj q\u00eb nuk do ta zhg\u00ebnjej kurr\u00eb. Areva.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse d\u00ebgjoni n\u00eb televizionet muzikore apo lexoni diku emrin Areva, mos mendoni se \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb em\u00ebr i huaj n\u00eb muzik\u00eb! Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bukuroshe shqiptare q\u00eb ka pasion k\u00ebng\u00ebn dhe q\u00eb s\u00eb fundmi, ka lan\u00e7uar edhe klipin e saj t\u00eb ri, \u201cE imja dashuri\u201d&#8230; Areva Gaci \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 22 vje\u00e7e, por dashuria p\u00ebr muzik\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-2819","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2819\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}