{"id":27766,"date":"2021-09-05T18:35:47","date_gmt":"2021-09-05T16:35:47","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=27766"},"modified":"2021-09-05T18:35:52","modified_gmt":"2021-09-05T16:35:52","slug":"e-keqja-nuk-eshte-berisha-por-berishizminga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2021\/09\/e-keqja-nuk-eshte-berisha-por-berishizminga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"E keqja nuk \u00ebsht\u00eb Berisha por berishizmi\u2026Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Jo se Berisha \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb engj\u00ebll.Atij m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb sot i shkon aforizmi i ujkut q\u00eb edhe&nbsp; nj\u00eb dh\u00ebmb ti&nbsp; mbetet p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr vendin,demokracin\u00eb e brisht\u00eb shqiptare,dhe ca m\u00eb keq p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike. Kur Berisha n\u00eb raport me berishizmin,n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim &nbsp;paraqitet me nota m\u00eb t\u00eb buta, dhe m\u00eb pak agresive se berishizmi nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndonj\u00eb mrekulli.Se Berisha ka kap\u00ebrcyer ylberin dhe nga nj\u00eb diktator,autokrat,bajraktar dhe primitiv \u00ebsht\u00eb&nbsp; kthye n\u00eb nje demokrat t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb,nj\u00eb hero n\u00eb mbrojtje t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave njer\u00ebzore,t\u00eb institucioneve dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushteteve e iniciativ\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Jo. Asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk ka ndodhur brenda qenies s\u00eb tij njer\u00ebzore ,politike dhe shoq\u00ebrore.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai mbetet po aq antidemokrat dhe diktator sa edhe m\u00eb par\u00eb.Por, kur themi se e keqja sot nuk \u00ebsht\u00eb Berisha, por berishizmi u besojm\u00eb ligjeve t\u00eb biologjis\u00eb,se ato,sot apo nes\u00ebr do t\u00eb veprojn\u00eb edhe ndaj tij,do ta lodhin,do i shterojn\u00eb forcat,do ti neutralizojn\u00eb deri n\u00eb venitje shpirtin agresiv dhe urrejtjen njer\u00ebzore.Shpresojm\u00eb te biologjia dhe jo te politika,drejt\u00ebsia,kodet morale e opinioni shoq\u00ebror t\u00eb cilat, jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb me Berish\u00ebn dhe berishizmin,madje nuk b\u00ebjn\u00eb dot pa nj\u00ebra tjetr\u00ebn.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zhvillimet e fundit n\u00eb PD,po tregojn\u00eb se berishizmi po b\u00ebhet m\u00eb i rreziksh\u00ebm se vet\u00eb Berisha.I till\u00eb ishte berishizmi edhe dje kur Berisha ishte n\u00eb kulmin e pushtetit absolut,i till\u00eb \u00ebsht\u00eb berishizmi edhe sot, kur Berisha \u00ebsht\u00eb gjys\u00ebm i gjall\u00eb fizikisht dhe i per\u00ebnduar politikisht,i till\u00eb sipas shenjave duket se&nbsp; do t\u00eb jet\u00eb berishizmi edhe pa Berish\u00ebn,kur ai t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb kujtim i hidhur, nj\u00eb histori e turpshme,nj\u00eb figur\u00eb e zez\u00eb e kombit shqiptar. Sa m\u00eb tep\u00ebr plaket Berisha aq m\u00eb agresiv b\u00ebhet berishizmi.Dy-tre z\u00ebra ndryshe u d\u00ebgjuan n\u00eb radh\u00ebt e k\u00ebsaj partie,madje jo plot\u00ebsisht z\u00ebra, por pip\u00ebtima,edhe ata berishizmi, pa u d\u00ebgjuar mir\u00eb i veniti,i denigroi e poshtroi, i ofendoi dhe i p\u00ebrzuri nga forumet e saj drejtuese. Pra, berishizmi ka pushtuar t\u00eb gjith\u00eb partin\u00eb dhe elitat drejtuese t\u00eb saj. Berisha i plakur v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb krijonte tensione t\u00eb tilla si brenda partis\u00eb dhe jasht\u00eb saj, po t\u00eb mos ishte berishizmi kaq agresiv, i organizuar dhe vras\u00ebs i demokracis\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb berishizmi q\u00eb po shteron me shpejt\u00ebsi maram\u00ebnd\u00ebse demokracin\u00eb e brendshme t\u00eb k\u00ebsaj partie.N\u00eb vendimin p\u00ebr braktisjen e parlamentit, Berisha nj\u00eb vot\u00eb kishte,e cila do t\u00eb kthehej e pavlefshme nese udh\u00ebheqja e partis\u00eb, dhe deputet\u00ebt do t\u00eb ishin t\u00eb \u00e7liruar nga berishizmi.Por, ata ishin berishist\u00eb t\u00eb thekur,servil\u00eb,t\u00eb degraduar politikisht dhe moralisht, njer\u00ebz t\u00eb verb\u00ebr q\u00eb Berisha i vinte n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebrmes instikteve dhe epsheve t\u00eb tij.Berish\u00ebs mund t\u2019i interesoj\u00eb ky kaos brenda partis\u00eb,por n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt politik do t\u00eb sundonte liria dhe demokracia e v\u00ebrtet\u00eb,standartet e p\u00ebrparuara t\u00eb nj\u00eb demokracie liberale,ai do t\u00eb ishte i venitur,i harruar,por jo nj\u00eb humb\u00ebs kaq i madh.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pse \u00ebsht\u00eb kaq i fort\u00eb berishizmi dhe kush \u00ebsht\u00eb ushtria e tij?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Berisha p\u00ebr berishist\u00ebt do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrfitim i pa ligjsh\u00ebm,vjedhje dhe grabitje,ushtrim forc\u00eb ndaj ligjeve dhe rregullave, sundim i t\u00eb fortit dhe kthimi i pushtetit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb korrupsionit,krimit dhe vrasjeve t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik dhe konkurent\u00ebve q\u00eb u prishin pazaret kapobandave t\u00eb mafjes.E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se berishizmi nuk ka nj\u00eb baz\u00eb sociale,nj\u00eb filozofi dhe doktrin\u00eb t\u00eb vecant\u00eb.Ajo \u00ebsht\u00eb filozofia e rrupall\u00ebs,se n\u00eb t\u00eb marin pjes\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb djath\u00eb por edhe t\u00eb majt\u00eb,t\u00eb pasur por edhe t\u00eb varf\u00ebr,pa dallim bindjesh fetare,e shtrirje gjeografike,nga administrate shtet\u00ebrore apo sektor\u00ebt privat\u00eb.Pra, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar dhe p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb paligj\u00ebshme,me korrupsjon e vjedhje,me spekullime dhe mashtrime,e kan\u00eb rregjistruar veten ushtar\u00eb t\u00eb berishizmit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Berisha dhe berishizmi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kal\u00eb beteje i opozit\u00ebs,frym\u00ebzimi dhe shpirti i partis\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pushtet.Natyrisht jo n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmasa,por berishizmi i duhet edhe pozit\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe jo p\u00ebr t\u2019u arg\u00ebtuar,as p\u00ebr ta p\u00ebrdorur si gogol p\u00ebr t\u00eb trembur rival\u00ebt e saj politik,apo p\u00ebr ta shitur n\u00eb tregjet e politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si antivler\u00eb dhe relike e primitivizmit bajraktar,por p\u00ebr q\u00ebllime m\u00eb t\u00eb thella.Ka qeveritar\u00eb e pushtetar t\u00eb korruptuar q\u00eb dit\u00ebn e shajn\u00eb berishizmin,por &nbsp;n\u00eb dark\u00eb n\u00eb vetmin\u00eb e tyre i luten zotit q\u00eb berishizmit t\u00eb mos i ndodhi ndonj\u00eb gj\u00eb e keqe.Jet\u00ebn e tyre si sheik, mes luksit dhe origjive,mes parave dhe pasurive p\u00ebrrallore,mes epsheve dhe shthurjes,ata ja dedikojn\u00eb berishizmit t\u00eb zbatuar me kujdes edhe nga partia q\u00eb ata u p\u00ebrkasin. Berisha dhe berishizmi p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb mbrojtja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr plack\u00ebn e vjedhur n\u00eb &nbsp;shtet dhe n\u00eb shoq\u00ebri.E shajn\u00eb qeveritar\u00ebt tan\u00eb Berish\u00ebn dhe berishizmin, por harrojn\u00eb se disa nga m\u00ebnyrat e qeverisjes s\u00eb tyre jan\u00eb po kaq burokratike e korruptive sa edhe t\u00eb parat, se treguesit e mir\u00ebq\u00ebnies s\u00eb popullit jan\u00eb alarmante dhe n\u00eb kufijt\u00eb e varf\u00ebris\u00eb.N\u00eb polin tjet\u00ebr t\u00eb lumturis\u00eb dhe boll\u00ebkut,n\u00eb parajs\u00ebn ku derdhen parat lum\u00eb,si n\u00eb bank\u00ebn e shtetit,n\u00eb aerodrome,n\u00eb sektorin e diplomacis\u00eb,dogana e v\u00ebnde t\u00eb tjera si k\u00ebto,pozita dhe opozita kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe jan\u00eb bashk,pasi atje jan\u00eb njerzit e tyre.N\u00eb k\u00ebto institucione, raja t\u00eb politik\u00ebs po eksperimentohet me sukses teza,\u201dopozitar por v\u00ebllez\u00ebr\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7rr\u00ebnjosja e berishizmit si teori dhe praktik\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb opozita n\u00ebse ajo do t\u00eb mbijetoj\u00eb dhe t\u00eb konkuroi p\u00ebr pushtet .Por k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb e gjith\u00eb &nbsp;shoq\u00ebria dhe shteti, p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga e shkuara vrastare.Lufta p\u00ebr standarte demokratike,p\u00ebr \u00e7lirimin e shtetit nga egocentrizmi dhe bajraktarizmi,p\u00ebr realizimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi,lufta ndaj korrupsionit,p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve &nbsp;t\u00eb jet\u00ebs\u00ebs,t\u00eb cilat jan\u00eb shp\u00ebrfillur nga t\u00eb gjitha qeverisjet,t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb vetvete jan\u00eb luft\u00eb e hapur ndaj berishizmit dhe neoberishizmit,si nj\u00eb e keqe q\u00eb vazhdon t\u00eb minoi demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Agron BERDAJ &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp;Jo se Berisha \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb engj\u00ebll.Atij m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb sot i shkon aforizmi i ujkut q\u00eb edhe&nbsp; nj\u00eb dh\u00ebmb ti&nbsp; mbetet p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr vendin,demokracin\u00eb e brisht\u00eb shqiptare,dhe ca m\u00eb keq p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike. Kur Berisha n\u00eb raport me berishizmin,n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim &nbsp;paraqitet me nota m\u00eb t\u00eb buta, dhe m\u00eb pak agresive se berishizmi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-27766","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27766","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27766"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27766\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27766"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27766"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27766"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}