{"id":27727,"date":"2021-08-06T08:31:21","date_gmt":"2021-08-06T06:31:21","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=27727"},"modified":"2021-08-06T08:31:27","modified_gmt":"2021-08-06T06:31:27","slug":"e-ringritur-mbi-nje-dhimbje-tregim-nga-rudina-papajani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2021\/08\/e-ringritur-mbi-nje-dhimbje-tregim-nga-rudina-papajani\/","title":{"rendered":"E RINGRITUR MBI NJ\u00cb DHIMBJE\u2026 TREGIM NGA RUDINA PAPAJANI"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Posht\u00eb dritares shikoja gjithmon\u00eb kopshtin tim.Vendi ku gjendesha m\u00eb ngroht\u00eb,midis pem\u00ebve q\u00eb si kuror\u00eb rreth e qark m\u00eb krijonin nj\u00eb imagjinat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.Aty kujtoja \u00e7do gj\u00eb t\u00eb bukur dhe hidh\u00ebrimet q\u00eb n\u00eb at\u00eb mjedis vinin p\u00ebrqark pa arritur t\u00eb dep\u00ebrtonin n\u00eb ato mori lulesh plot jet\u00eb.Afer tyre gjendej porta e madhe e sht\u00ebpis\u00eb,kishte&nbsp;ngelur pa rregulluar prej koh\u00ebsh.Vrima t\u00eb thella plumbi kishin l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb dhe t\u00eb muri p\u00ebrball\u00eb.Nje pjes\u00eb e grepit ishte akoma pa rregulluar&#8230;si&nbsp;at\u00ebher\u00eb!<br>Sapo kisha mbaruar studimet p\u00ebr inxhinjeri elektrike.Po akoma studjoja..shfletoja literatur\u00eb t\u00eb huaj duke p\u00ebrkthyer pjes\u00ebt q\u00eb m\u00eb duheshin.Prane sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb banonte nj\u00eb familje q\u00eb asokohe quhej e deklasuar p\u00ebr shkak t\u0113 tradhtis\u00eb t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb familjes q\u00eb kishte qen\u00eb antar i byros\u00eb politike.Shtepia ku i kishin futur ishte e vog\u00ebl,pothuajsee shkatrruar,por sa hyj\u00eb brenda gjeje vet\u00ebm libra t\u00eb vetmet q\u00eb kishin shp\u00ebtuar nga eg\u00ebrsia komuniste.Njerzit e k\u00ebsaj familje kishin intelekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb..lexonin si t\u0113 donin t\u00eb ngrohnin sadopak ftoht\u00ebsin\u00eb e mureve,tu tregonin njer\u00ebzve se ata ishin krejt normal,jo qenie pa vler\u00eb.U njojta me djalin e k\u00ebsaj familje, Ilirin..nj\u00eb djal\u00eb i arsimuar n\u00eb fakultetin e mjeksis\u00eb..Po q\u00eb s&#8217; arriti dot t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb mjek i zoti.E gjith\u00eb familja e tyre punonte n\u00eb nd\u00ebrtim.Mbasditeve un\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre,merja libra,ose studjoja gjuhe t\u00eb huaj me ndihm\u00ebn e Ilirit.Miqesia ime me Ilirin erdhi duke u forcuar.Nje dit\u00eb kur u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi pash\u00eb operativin e zones q\u00eb di\u00e7 i thoshte babait tim.Pastaj ai m\u00eb shikoi me eg\u00ebrsi dhe me nj\u00eb ng\u00ebrdheshje n\u00eb fytyr\u00ebn e tij t\u00eb zbraz\u00ebt pa kurfarr\u00eb jete : ti vajz\u00eb po shoq\u00ebrohesh me nj\u00eb njeri t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.Fytyra e babait u zverdh,n\u00eb at\u00eb shikim t\u00eb dashur pash\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzjerje frike e dhembshurie.Kur&nbsp;u largua operativi i zon\u00ebs babai m\u00eb shikoi gjat\u00eb n\u00eb sy, po nuk foli.M\u00eb hodhi dor\u00ebn te supi im dhe m\u00eb ledhatoi.Akoma nuk po arrija t\u00eb kuptoja p\u00ebrse nuk duhet t\u00eb rrija me at\u00eb familje..pse mos t\u00eb shoq\u00ebrohesha me Ilirin.Nje dit\u00eb Iliri u mundua t\u00eb m\u00eb shpjegonte se p\u00ebrse nuk duhet t\u00eb shkoja tek ata..mesa duket lufta e klasave kishte hedhur rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb helmuara n\u00eb m\u00ebndjet e njer\u00ebzve.Cdo familje q\u00eb kund\u00ebrshtonte quhej armik i klas\u00ebs.Urrejtjaishte futur si moral n\u00eb psiqiken e njer\u00ebzve ku armiku shikohej si vemje e shoq\u00ebris\u00eb.Kisha&nbsp;dal\u00eb nj\u00eb mbasdite me Ilirin nga liqeni,befas pash\u00eb se po na ndiqnin dy persona veshur me pardesy t\u00eb bardh\u00eb..n\u00eb kok\u00eb mbanin kapele si t\u00eb ushtar\u00ebve.U kthyem me t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.Cdo her\u00eb q\u00eb dilja vura re se kisha nj\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb ndiqte.Mendova se nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsohesha..nuk kisha b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb..p\u00ebrse duhet t\u00eb kisha frik\u00eb.Kur organizuam mbr\u00ebmjen e fundit t\u00eb fakultetit mendova t\u00eb ftoja dhe Ilirin.Ate mbr\u00ebmje s&#8217;do t&#8217;a harroj kurr\u00eb.Ate dit\u00eb \u00e7do \u00e7ast,cdo qeliz\u00eb u helmua.Pa filluar mir\u00eb muzika dera u hap me forc\u00eb dhe kat\u00ebr polic\u00eb na rrethuan mua dhe Ilirin q\u00eb po b\u00ebheshim gati t\u00eb vallzonim.Na vun\u00eb prangat duke na quajtur armiq t\u00eb popullit.Mu duk sikur gjith\u00e7ka ngriu,bile dhe syt\u00eb e shoqeve u stampuan n\u00eb qenien time.Na fut\u00ebn me zor n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me dritare me hekura..Iliri dhe un\u00eb u perpoq\u0113m t\u00eb shp\u00ebtonim por grushtet dhe goditjet e polic\u00ebve na lan\u00eb pa ndjenja.Kur u p\u00ebrmenda e gjeta veten t\u00eb lidhur duar e k\u00ebmb\u00eb.At\u00eb \u00e7ast m&#8217;u duk sikur mij\u00ebra ciflash mu fut\u0113n n\u00eb sy duke m\u00eb krijuar nj\u00eb p\u00ebshtjellim pa vet\u00ebdije.Iliri nuk ishte aty.Dhoma ishte plot m\u00eb njolla gjaku n\u00ebn nj\u00eb \u00e7imento t\u00eb pis\u00ebt.Perball\u0113 meje q\u00ebndronte nj\u00eb oficer q\u00eb qeshte dhe di\u00e7 bisedonte me ushtarin af\u00ebr tij.Pastaj ashtu i ngrysur m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb flisja kund\u00ebr Ilirit&#8230;n\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt un\u00eb dhe gjith\u00eb familja ime do burgoseshim .M\u00eb dhan\u00eb dhe nj\u00eb let\u00ebr ku duhet t\u00eb firmosja p\u00ebr ngjarjet e pandodhura kurr\u00eb.Af\u0113r meje n\u00eb \u00e7imenton plot lag\u00ebshtir\u00eb ndodhej nj\u00eb trup lakuriq i gjakosur i nj\u00eb t\u00eb burgosuri.Oficeri e q\u00ebllonte pa m\u00ebshir\u00eb trupin q\u00eb m\u00eb sa duket kishte humbur ndjenjat.Ne fytyr\u00ebn e oficerit kishte vet\u00ebm eg\u00ebrsi,a thua kishte urrejtje patologjike p\u00ebr njerzit.Pastaj ai filloi torturat ndaj meje derisa humba ndjenjat.Dhoma ku m\u00eb fut\u00ebn ishte nj\u00eb tmerr, krejt beton,e ftoht\u00eb me nj\u00eb dritare t\u00eb vog\u00ebl sa t\u00eb merje pak aj\u00ebr.E vetmuar mendoja lloj lloj gj\u00ebrash p\u00ebr familjen time..p\u00ebr fajin tim t\u00eb pakuptimt\u00eb ata po vuanin.Kishte dit\u00eb q\u00eb rrija pa buk\u00eb e uj\u00eb.Kur i kisha humbur shpresat dhe po prisja vdekjen time n\u00eb biruc\u00eb erdh\u00ebn dy polic\u00eb,me t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb dhe m\u00eb hodh\u00ebn n\u00eb makin\u00eb si nj\u00eb leck\u00eb.Pothuajse&nbsp;duart dhe k\u00ebmb\u00ebt nuk i ndjeja.Kur m\u00eb nxorr\u00ebn nga makina e pash\u00eb veten af\u00ebr nj\u00eb spitali,te pakt\u00ebn kaq arrita t\u00eb shquara pasi syt\u00eb i kisha gati t\u00eb mbyllur nga torturat.M\u0113 fut\u0113n n\u00eb nj\u00eb dhom\u0113 ku ishin dy infermjere dhe nj\u00eb doktor i moshuar.Oficeri&nbsp;ju drejtua mjekut t\u00eb vjet\u00ebr..kjo vajz\u00eb nuk duhet t\u00eb dal\u00eb prej k\u00ebtej,ajo q\u00eb sot e tutje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e \u00e7mendur.Kur e kuptova se \u00e7far\u00eb m\u00eb priste b\u00ebrtita mesa fuqi pata..u mundova t\u00eb ikja por duart e infermjereve m\u00eb gozhduan.M\u0113 pas m\u00eb \u00e7uan para nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme..Po m\u00eb hiqnin \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb bukur e jet\u00ebshkurt\u00ebr,po&nbsp;m\u00eb shkulnin \u00e7do \u00ebnd\u00ebr..shpirtin&nbsp;po ma shkat\u00ebrronin me ato hekura t\u00eb ftoht\u00eb e t\u00eb drithsh\u0113m.Cdo dit\u00eb b\u00ebja elektroshok,tableta pa mbarim..isha kthyer n\u00eb nj\u00eb skelet me sy t\u00eb hapur por pa jet\u00eb.Na nxirrnin n\u00eb oborr dhe vetja m\u00eb dukej si ai f\u00ebmij\u00eb q\u00eb sapo kish m\u00ebsuar t\u00eb hithte hapat.Njer\u0113z t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm loznin apo qeshnin pa kurfare ideje e lidhje..isha kthyer n\u00eb nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb pa tru..<br>Nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb mjek i ri m\u00eb mori n\u00eb dhom\u00ebn e tij dhe filloi t\u00eb m\u00eb pyeste.U mendova t\u00eb b\u00ebja lidhjen e gj\u00ebrave por ato m\u00eb ngat\u0113roheshin dhe \u00e7do gj\u00eb p\u0113rhumbej.E pash\u00eb q\u00eb lexonte diagnoz\u00ebn..p\u00ebrse kisha ardhur aty si armike e popullit..M\u00eb v\u00ebshtroi ngroht\u00eb dhe m\u00eb \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb dhom\u0113 af\u00ebr zyr\u00ebs s\u00eb tij.Q\u0113 nga ajo dit\u00eb elektroshok nuk po b\u00ebja..tableta nuk po pija.Cdo dit\u00eb punonte me mua..filloi t\u00eb m\u00eb rikujtonte \u00e7do gj\u00eb nga e kaluara..Fillova t\u00eb rimar\u0113 veten, nd\u00ebrkoh\u00eb nuk flisja me asnj\u00eb dhe q\u00ebndroja vet\u00ebm n\u00eb dhom\u00eb.Nje dit\u00eb mjeku vin\u00eb shum\u00eb i g\u00ebzuar n\u00eb dhom\u00ebn time..Mirela ti je e lir\u00eb..ky pushtet u rr\u00ebzua..Desha t\u00eb th\u00ebrrisja,por z\u00ebri im doli i ngjirur..me pak tinguj dhe ato t\u00eb paktat q\u00eb kishin ngelur nga hap\u00ebsirat e shpirtit q\u00eb dol\u00ebn nga nj\u00eb tulatje ere n\u00eb tuf\u00ebn e flet\u00ebve t\u00eb shkruara nga avulli i njer\u00ebzve r\u00ebn\u00eb n\u00eb muzg.Aty m\u00ebsova se Iliri nuk jetonte..E kishin pushkatuar.Te nes\u00ebrmen familja ime erdhi dhe m\u00eb mori nga ai ferr..nuk do t&#8217;a harroj kurr\u00eb mjekun me zem\u00ebr t\u00eb mir\u00eb.I k\u00ebrkova emrin..por ai m\u00eb p\u00ebrqafoi leht\u00eb dhe m\u00eb tha..ke nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re p\u00ebrpara..jetoje.Po afroheshim te sht\u00ebpia,ajo q\u00ebndronte si un\u00eb e martirizuar me plumba t\u00eb heshtur n\u00eb \u00e7do prag.Mbante dhimbje,zem\u0113r t\u00eb cop\u00ebtuar n\u00ebne kur qante net\u0113ve,lot t\u00eb hidhur rr\u00ebshqitur padashur nga faqja e babait.Por un\u00eb u g\u00ebzova ,se klithma iku,se jeta m\u00eb solli prap\u00eb \u00e7astin,dashurin\u0113 dhe mir\u00ebsin\u00eb q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mbi \u00e7do urrejtje,mbi \u00e7do hakmarrje&#8230;<br>RUDINA PAPAJANI.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Posht\u00eb dritares shikoja gjithmon\u00eb kopshtin tim.Vendi ku gjendesha m\u00eb ngroht\u00eb,midis pem\u00ebve q\u00eb si kuror\u00eb rreth e qark m\u00eb krijonin nj\u00eb imagjinat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.Aty kujtoja \u00e7do gj\u00eb t\u00eb bukur dhe hidh\u00ebrimet q\u00eb n\u00eb at\u00eb mjedis vinin p\u00ebrqark pa arritur t\u00eb dep\u00ebrtonin n\u00eb ato mori lulesh plot jet\u00eb.Afer tyre gjendej porta e madhe e sht\u00ebpis\u00eb,kishte&nbsp;ngelur pa rregulluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":27728,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[249,765,2819],"class_list":["post-27727","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi","tag-histori","tag-intervista-online","tag-rudina-papajani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27727\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27728"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}