{"id":2764,"date":"2014-08-31T13:59:29","date_gmt":"2014-08-31T13:59:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2764"},"modified":"2014-08-31T13:59:29","modified_gmt":"2014-08-31T13:59:29","slug":"pandora-jeta-ime-ne-zvicer-dhe-fati-ne-familjen-e-burrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/pandora-jeta-ime-ne-zvicer-dhe-fati-ne-familjen-e-burrit\/","title":{"rendered":"Pandora: Jeta ime n\u00eb Zvic\u00ebr dhe fati n\u00eb familjen e burrit"},"content":{"rendered":"<p>Kishim vite pa e par\u00eb, deri n\u00eb momentin kur n\u00eb ekrane doli klipi \u201cMos n\u00ebnshkruaj\u201d, shoq\u00ebruar, sigurisht, nga z\u00ebri i saj origjinal&#8230; Ku \u00ebsht\u00eb Pandora sot? \u00c7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb jet\u00ebn e saj? K\u00ebto pyetje na lind\u00ebn neve dhe besojm\u00eb, edhe juve, ndaj vendos\u00ebm ta sjellim n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb hapur, p\u00ebr ne dhe ju&#8230;<\/p>\n<p>Arjana Bregu: &#8211; Pandora p\u00ebrsh\u00ebndetje! Sapo ke sjell\u00eb n\u00eb treg nj\u00eb k\u00ebng\u00eb mjaft t\u00eb ndjer\u00eb\u2026 \u00c7far\u00eb u b\u00eb shkak p\u00ebr \u201cMos n\u00ebnshkruaj\u201d?<br \/>\nPandora: &#8211; Ka qen\u00eb tekstshkruesja, e cila m\u00eb ofroi k\u00ebt\u00eb tekst me nj\u00eb tem\u00eb thuajse aktuale p\u00ebr martesa pa d\u00ebshir\u00eb e martesa interesi&#8230;<br \/>\n&#8211; Ke njohur n\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm?<br \/>\n&#8211; Ka ndodhur t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb raste t\u00eb tilla, por pasi jan\u00eb ndar\u00eb. Personalisht, nuk njoh dik\u00eb q\u00eb ka jetuar nj\u00eb histori t\u00eb ngjashme dhe uroj t\u00eb mos ndodhin t\u00eb tilla n\u00eb koh\u00ebt n\u00eb t\u00eb cilat jetojm\u00eb.<br \/>\n&#8211; Duket se gj\u00ebrat kan\u00eb shkuar mbar\u00eb q\u00eb nga dueti i k\u00ebng\u00ebs s\u00eb njohur me Xhavit Dedejn. \u00c7far\u00eb kujton me nostalgji nga ajo periudh\u00eb?<br \/>\n&#8211; Gj\u00ebrat m\u00eb kan\u00eb ecur mbar\u00eb shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt dhe dueti ka qen\u00eb nj\u00eb sukses i radh\u00ebs. Gjithsesi, ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e bukur.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb vendosje t\u00eb b\u00ebje nj\u00eb tjet\u00ebr duet, cili \u00ebsht\u00eb emri q\u00eb t\u00eb vjen n\u00eb mendje tani?<br \/>\n&#8211; Kam shum\u00eb oferta nga koleg\u00eb e kolege p\u00ebr duete, nuk do t\u00eb kisha ve\u00e7uar ndonj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb nga ata q\u00eb po e lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, mund t\u00eb mos e din\u00eb q\u00eb ti edhe je martuar nd\u00ebrkoh\u00eb\u2026 Mezi presim t\u00eb na tregosh p\u00ebr historin\u00eb t\u00ebnde t\u00eb bukur t\u00eb dashuris\u00eb!<br \/>\n&#8211; Po, jam martuar n\u00eb Gjilan t\u00eb Kosov\u00ebs dhe fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb kam af\u00ebr njeriun t\u00eb cilin e kam dashur gjithmon\u00eb. Historia ime e dashuris\u00eb fillon qysh n\u00eb vitin 2002 dhe q\u00eb prej at\u00ebhere, ka shum\u00eb momente t\u00eb bukura q\u00eb n\u00ebse filloj t\u2019i p\u00ebrshkruaj, do t\u00eb mbushnin gjith\u00eb faqet e gazet\u00ebs. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; A ka bashk\u00ebshorti lidhje me muzik\u00ebn? Sa t\u00eb ka ndihmuar ai p\u00ebr rritjen profesionale?<br \/>\n&#8211; Bashk\u00ebshortin e kam muzikant dhe \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb m\u00eb ka ndihmuar dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb mbrapa gjith\u00eb k\u00ebtyre sukseseve t\u00eb mia.<br \/>\n&#8211; Tani, p\u00ebrve\u00e7 bashk\u00ebshortit, ke edhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u2026 \u00c7far\u00eb ka sjell\u00eb ai n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Ne kemi nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl e cila tash n\u00eb mars ka mbushur 4 vje\u00e7e dhe \u00ebsht\u00eb drita e syve tan\u00eb. Ajo na e ka ndryshuar jet\u00ebn plot\u00ebsisht, p\u00ebr mir\u00eb. Shkurt e shqip, ne p\u00ebr t\u00eb jetojm\u00eb, punojm\u00eb e veprojm\u00eb.<br \/>\n&#8211; Fillimisht, e kishe menduar se do t\u00eb ishe kaq e suksesshme nj\u00eb dit\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk e kisha menduar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, mir\u00ebpo me pun\u00eb mb\u00ebrrihen t\u00eb gjitha dhe vazhdoj t\u00eb punoj p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb; kjo nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha!<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mendon se ka ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses?<br \/>\n&#8211; I pari dhe kryesori \u00ebsht\u00eb vokali im e m\u00ebnyra e interpretimit.<br \/>\n&#8211; Si vendose t\u00eb pozicionoheshe n\u00eb Zvic\u00ebr, ta nd\u00ebrtoje jet\u00ebn t\u00ebnde atje?<br \/>\n&#8211; Ishte koha kur n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur e vepruar jasht\u00eb shtetit, t\u00eb lodhnin ambasadat me pritjet e gjata p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb, rropatje t\u00eb ndryshme me dokumentet, t\u00eb cilat p\u00ebr fat t\u00eb keq, i b\u00ebnin vet\u00eb shqipfol\u00ebsit brenda ambasadave&#8230; Zvicra ishte dhe \u00ebsht\u00eb alternativa m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq m\u00eb shum\u00eb atje?<br \/>\n&#8211; Atje ka rregull dhe ligji mbizot\u00ebron mbi t\u00eb gjitha, duke t\u00eb garantuar n\u00eb \u00e7do aspekt, siguri maksimale.<br \/>\n&#8211; Sa her\u00eb vjen tani n\u00eb Shqip\u00ebri? Ke shpesh ftesa p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar k\u00ebtu?<br \/>\n&#8211; Nuk mund t\u00eb them se vij shpesh, mir\u00ebpo kur jemi n\u00eb Kosov\u00eb, zakonisht, gjej koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i vizituar njer\u00ebzit e mi n\u00eb Rr\u00ebshen t\u00eb Mirdit\u00ebs. Sa u p\u00ebrket ftesave, po, kam edhe dasma e mbr\u00ebmje n\u00eb Shqip\u00ebri, por larg\u00ebsia b\u00ebn t\u00eb jem m\u00eb pak e pranishme sepse edhe kostoja del e lart\u00eb q\u00eb t\u00eb vij enkas nga Zvicra.<br \/>\n&#8211; Vihet re nj\u00eb rifreskim n\u00eb lukun t\u00ebnd n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\u2026 Flok\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, veshje t\u00eb tjera, postur\u00eb ndryshe\u2026 Ishte nj\u00eb sugjerim nga dikush apo e zgjodhe ti vet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo, zgjedh vet\u00eb zakonisht, si shumica e femrave q\u00eb b\u00ebjn\u00eb prova n\u00eb dukje.<br \/>\n&#8211; Sa r\u00ebnd\u00ebsi i kushton pamjes e p\u00ebrgatitjes p\u00ebrpara pasqyr\u00ebs n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri?<br \/>\n&#8211; N\u00eb jet\u00ebn private jam shum\u00eb e thjesht\u00eb, aq sa shumica dhe nuk m\u00eb njohin n\u00ebse m\u00eb takojn\u00eb.<br \/>\n&#8211; Dieta, palestra, qendra bukurie jan\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn t\u00ebnde dhe sa i frekuenton ato?<br \/>\n&#8211; Palest\u00ebr kam b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb, por q\u00ebkur ka lindur vajza, kam mbetur pak mbrapa sepse m\u00eb duhet t\u00eb kujdesem p\u00ebr t\u00eb derisa t\u00eb rritet pak, kurse diet\u00eb mundohem t\u00eb mbaj.<br \/>\n&#8211; Duhet t\u00eb jesh e pashme n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion?<br \/>\n&#8211; Po, pamja \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej predispozitave n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<br \/>\n&#8211; Je me filozofin\u00eb se paraja shkon e vjen apo kur vjen, mbaje?<br \/>\n&#8211; Paraja shkon e vjen, sh\u00ebndeti mbi t\u00eb gjitha.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Familja.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb merr m\u00eb shum\u00eb komplimente, zakonisht?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr interpretimin, thjesht\u00ebsin\u00eb dhe modestin\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb p\u00eblqen fama?<br \/>\n&#8211; Fama p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb sa e mir\u00eb, aq edhe e keqe sepse t\u00eb pengon n\u00eb jet\u00ebn private.<br \/>\n&#8211; Ku t\u00eb presin m\u00eb mir\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb performoj m\u00eb shum\u00eb n\u00ebp\u00ebr dasma e ahengje t\u00eb ndryshme, mbr\u00ebmje rinore e familjare, ku jam e ftuar speciale dhe zakonisht, m\u00eb presin mir\u00eb kudo, nuk do t\u00eb kisha ve\u00e7uar nj\u00eb vend.<br \/>\n&#8211; Cil\u00ebn konsideron si k\u00ebng\u00ebn t\u00ebnde m\u00eb t\u00eb mir\u00eb? Cila \u00ebsht\u00eb pritur m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjitha nga publiku?<br \/>\n&#8211; Kam disa k\u00ebng\u00eb q\u00eb jan\u00eb pritur mir\u00eb nga publiku; gjithashtu edhe kjo e fundit \u201cMos n\u00ebnshkruaj\u201d \u00ebsht\u00eb pritur dhe komentuar p\u00ebr mir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje ke me koleg\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb sken\u00ebs muzikore? Ke miq prej tyre apo thjesht, raporte mes koleg\u00ebsh?<br \/>\n&#8211; Ruaj raporte shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt anemban\u00eb trojeve shqiptare dhe jan\u00eb thjesht raporte mes koleg\u00ebsh.<br \/>\n&#8211; Pandora, mendon t\u00eb l\u00ebsh gjurm\u00eb n\u00eb muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shpresoj q\u00eb po.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb konsideron fat n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Konsideroj fat familjen e burrit tim, e cila m\u00eb konsideron si vajz\u00ebn e tyre e pastaj, si nuse.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb presin fansat nga ti n\u00eb vazhdim?<br \/>\n&#8211; Fansave mundohem t\u2019u servir gjithmon\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb bukura, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i zhg\u00ebnjej.<\/p>\n<p><strong>Mos n\u00ebnshkruaj\u2026<\/strong><br \/>\n&#8211; Kontrata m\u00eb interesante q\u00eb ke n\u00ebnshkruar deri m\u00eb sot&#8230;<br \/>\n&#8211; P\u00ebr bes\u00eb, nuk merrem shum\u00eb e shum\u00eb me kontratat, s\u2019mbaj mend ndonj\u00eb interesante.<br \/>\n&#8211; Ke n\u00ebnshkruar ndonj\u00ebher\u00eb di\u00e7ka pa e lexuar?<br \/>\n&#8211; H\u00ebm, po, dhe m\u00eb ka kushtuar shum\u00eb nga ana financiare.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb n\u00ebnshkruaje nj\u00eb marr\u00ebveshje me djallin? Ndoshta p\u00ebr t\u00eb patur rini t\u00eb p\u00ebrjetshme?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr asnj\u00eb arsye, qoft\u00eb larg!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kishim vite pa e par\u00eb, deri n\u00eb momentin kur n\u00eb ekrane doli klipi \u201cMos n\u00ebnshkruaj\u201d, shoq\u00ebruar, sigurisht, nga z\u00ebri i saj origjinal&#8230; Ku \u00ebsht\u00eb Pandora sot? \u00c7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb jet\u00ebn e saj? K\u00ebto pyetje na lind\u00ebn neve dhe besojm\u00eb, edhe juve, ndaj vendos\u00ebm ta sjellim n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb hapur, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[416],"class_list":["post-2764","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike","tag-pandora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2764","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2764"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2764\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}