{"id":27405,"date":"2021-04-20T11:48:08","date_gmt":"2021-04-20T09:48:08","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=27405"},"modified":"2021-04-20T11:48:28","modified_gmt":"2021-04-20T09:48:28","slug":"dr-anjeza-kuci-crregullimet-e-nuhatjes-ja-si-duhet-te-veproni-ne-raste-infektimi-nga-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2021\/04\/dr-anjeza-kuci-crregullimet-e-nuhatjes-ja-si-duhet-te-veproni-ne-raste-infektimi-nga-covid-19\/","title":{"rendered":"Dr. Anjeza Ku\u00e7i: \u00c7rregullimet e nuhatjes, ja si duhet t\u00eb veproni n\u00eb raste infektimi nga Covid- 19"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Fabjola Kuburi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>I keni b\u00ebr\u00eb vetes pyetje p\u00ebr nuhatjen se si funksionon ajo, \u00e7far\u00eb lloj \u00e7rregullimesh ka dhe si humbet ajo p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj panemie q\u00eb po mundon gjith\u00eb bot\u00ebn? N\u00eb nj\u00eb material p\u00ebr &#8220;Gazeta Intervista&#8221; Dr. Anjeza Ku\u00e7i, otorinolaringologe na shpjegon holl\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr shkak t\u00eb Covid 19 dhe jep k\u00ebshilla se si duhet t\u00eb veprohet n\u00eb rastin kur nj\u00eb person rezulton i infektuar e jo vet\u00ebm. Ka nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb po jetojm\u00eb, problematikat, virozat, puna e palodhshme e mjek\u00ebve cdo dit\u00eb mes luft\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn e k\u00ebshillat me vend t\u00eb Dr Ku\u00e7it. Nj\u00eb gjuh\u00eb e past\u00ebr q\u00eb nd\u00ebrthur shkencoren dhe ligj\u00ebrimin bisedor p\u00ebr t&#8217;ju ardhur n\u00eb ndihm\u00eb, n\u00ebse ende nuk e keni gjetur nj\u00eb streh\u00ebz q\u00eb ju qart\u00ebson.\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/image.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"808\" height=\"993\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/image.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-27406\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/image.png 808w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/image-244x300.png 244w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/image-768x944.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 808px) 100vw, 808px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Si funksionon shqisa e nuhatjes?<\/strong> Aft\u00ebsia jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb nuhatur vjen nga disa qeliza t\u00eb specializuara sensore, t\u00eb quajtura neurone sensore olfaktore , t\u00eb cilat gjenden n\u00eb pllak\u00ebza t\u00eb vogla indore brenda hund\u00ebs, t\u00eb cilat lidhen direkt me trurin. \u00c7do neuron olfaktor ka nj\u00eb receptor t\u00eb er\u00ebrave t\u00eb ndryshme. Molekula t\u00eb vogla t\u00eb l\u00ebshuara nga substanc\u00eb rreth nesh stimulojn\u00eb receptor\u00ebt q\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb mesazhe n\u00eb tru, q\u00eb identifikojn\u00eb arom\u00ebn. Ka dy m\u00ebnyra sesi aroma i arrin neuronet olfaktore, e para \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes vrimave t\u00eb hund\u00ebs dhe e dyta n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kanali q\u00eb lidh \u00e7atin\u00eb e fytit me hund\u00ebn. Duke p\u00ebrtypur ushqime aromat q\u00eb ngacmojn\u00eb nerving olfaktor kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij kanali. Pra, n\u00ebse hunda \u00ebsht\u00eb e bllokuar aromat nuk i arrijn\u00eb dot qelizat sensore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne nuk arrijm\u00eb as ta shijojm\u00eb ushqimin. Pra, k\u00ebshtu shija dhe nuhatja ecin bashk\u00eb. Ka m\u00eb shum\u00eb aroma n\u00eb ambjent se sa receptor\u00eb dhe \u00e7do molekul\u00eb mund t\u00eb stimuloj\u00eb nj\u00eb kombinim receptor\u00ebsh duke ju prezantuar trurit si nj\u00eb arom\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. Pa k\u00ebto neurone olfaktore shijet si \u00e7okollata ose portokalli \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallohen nga nj\u00ebra-tjetra. Ndjesia e nuhatjes b\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ta shijojm\u00eb jet\u00ebn me aroma lulesh, apo ushqimesh t\u00eb preferuara. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shenj\u00eb alarmi n\u00eb sinjale si rrjedhje gazi, ushqim q\u00eb digjet, zjarr etj. Por, mund t\u00eb ket\u00eb lidhje edhe me s\u00ebmundje t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7rregullimet e nuhatjes rriten me mosh\u00ebn dhe jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb burra se sa gra, sidomos n\u00eb mosh\u00ebn mbi 60 vje\u00e7. Kemi disa lloj \u00e7rregullimesh, si hyposmia \u00ebsht\u00eb ulja e aft\u00ebsis\u00eb nuhat\u00ebse, anosmia humbje e plot\u00eb e aft\u00ebsis\u00eb nuhat\u00ebse, parosmia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim n\u00eb perceptimin e arom\u00ebs , phantosmia \u00ebsht\u00eb ndjesia e nj\u00eb arome q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. Shkaqet jan\u00eb mosha, infeksionet e sinuseve , duhanpirja, traumat e kok\u00ebs, problemet hormonale, dentare, ekspozimi ndaj substancave kimike si insekticidet apo tret\u00ebsit, rrezatimi n\u00eb raste t\u00eb tumoreve kok\u00eb qaf\u00eb, disa medikamente duke p\u00ebrfshir\u00eb antibiotik\u00ebt dhe antihistaminiket, s\u00ebmundje q\u00eb lidhen me patologji t\u00eb Sistemit Nervor Q\u00ebndror si Parkinsoni apo Alzheimer. Humbja e nuhatjes mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme ose p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohore, dhe n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve pacienti e v\u00eb re n\u00eb nuhatjen e aromave t\u00eb forta si kafeja, parfumi, benzina etj. N\u00ebse pacienti e v\u00eb re me uljen e nuhatjes n\u00eb aromat e lehta at\u00ebher\u00eb problem \u00ebsht\u00eb me serioz dhe sidomos n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pa u diagnostikuar ose n\u00ebse nuk ka lidhje me virozat stinore. N\u00eb rastin e sinusiteve kronike kryesisht ato me polipe nazale r\u00ebnie e nuhatjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem kronik. Kurse n\u00eb dit\u00ebt e sotme r\u00ebnia e nuhatjes si shenj\u00eb diagnostikuese e infeksionit nga Sars Covid 2 \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb serioz. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet paraqitja te mjeku ORL \u00ebsht\u00eb e domosdoshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jemi n\u00eb val\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb nga virusi Sars COV 2 dhe situata \u00ebsht\u00eb serioze. Nj\u00eb nga shenjat klinike e diagnostike, n\u00ebse jemi positive ndaj k\u00ebtij virusi, \u00ebsht\u00eb humbja e shijes dhe nuhatjes, e cila mund t\u00eb vij\u00eb kryesisht n\u00eb dit\u00ebn e pest\u00eb ose t\u00eb gjasht\u00ebn kryesisht pas episodit t\u00eb par\u00eb t\u00eb temperatur\u00ebs. Ndonj\u00ebher\u00eb edhe pa temperatur\u00eb kur pacienti eshte asimptomatik. N\u00eb k\u00ebto raste rekomandojm\u00eb t\u00eb behet testi i shpejt\u00eb ose tampon PCR p\u00ebr diagnostikimin e prezenc\u00ebs s\u00eb virusit, n\u00ebse pozitiv t\u00eb merret mjekimi simptomatik n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb klinik\u00ebs derisa pacienti t\u00eb rezultoje negativ pra t\u00eb sh\u00ebrohet. Ka raste kur nuhatja alternohet dhe kthehet pjes\u00ebrisht, ka raste kur nuk rikthehet edhe pas disa muajsh. Ka paciente q\u00eb paraqesin parosmi pra alternimin e nuhatjes dhe shfaqjen e aromave t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb pandiera me pare, p\u00ebr shembull shqet\u00ebsimi i nj\u00eb pacienteje ishte, q\u00eb af\u00ebr nj\u00eb dyqani kafeje apo nj\u00eb kafeneje ndiente n\u00eb vend t\u00eb arom\u00ebs s\u00eb kafes\u00eb at\u00eb t\u00eb klorit, dhe kjo i ndryshonte cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs. Raste t\u00eb tilla ka pasur disa. Dhe ende nuk ka studime t\u00eb mir\u00ebfillta apo protokolle p\u00ebr trajtimin e k\u00ebtyre \u00e7rregullimeve t\u00eb nuhatjes edhe pas kaq muajsh pandemi. Sipas disa studimeve p\u00ebrdorimi p\u00ebr disa muaj i preparative t\u00eb zinkut n\u00eb rastin e anosmive ka rezultuar pozitiv n\u00eb kthimin e nuhatjes t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr aromat e forta, n\u00eb studime t\u00eb b\u00ebra para pandemis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne vazhdojm\u00eb pun\u00ebn si p\u00ebrdit\u00eb, tashm\u00eb prej nj\u00eb viti duke p\u00ebrdorur mjete mbrojt\u00ebse si maska apo edhe face shields apo mbrojt\u00ebsit e fytyr\u00ebs n\u00eb vizitat dhe nd\u00ebrhyrjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Vizitat jan\u00eb t\u00eb planifikuara, por kemi edhe urgjenca, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se jemi n\u00eb frontin e par\u00eb t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr Sars Covid 2, si t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00ebt. Por si mjeke ORL, duke vizituar 3 organe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si fyti, hunda dhe veshi jemi nga mjek\u00ebt m\u00eb t\u00eb ekspozuar dhe m\u00eb t\u00eb rriskuar. Sigurisht q\u00eb pandemia ka ndikuar n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, duke u munduar q\u00eb vizita t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb pre\u00e7ise, pacienti t\u00eb komunikoj\u00eb me mask\u00eb dhe t\u00eb hiqet maska vet\u00ebm n\u00eb momentin kur duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb endoskopin\u00eb e veshit, hund\u00ebs apo fytit duke u munduar sa m\u00eb shkurt. Shum\u00eb pacient\u00eb jan\u00eb t\u00eb imunizuar natyralisht tashm\u00eb, ashtu si edhe ne, disa natyralisht, disa t\u00eb vaksinuar, por gjithsesi duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasojat e virusit n\u00eb shqis\u00ebn e d\u00ebgjimit vijn\u00eb disa her\u00eb nga vet\u00eb s\u00ebmundja, disa her\u00eb nga medikamentet e p\u00ebrdorura, disa her\u00eb nga agravimi i patologjive t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb veshit nga kontakti me virusin. N\u00eb disa vende t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb Iran, n\u00eb Egjipt jan\u00eb diagnostikuar 2 raste me r\u00ebnie t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb d\u00ebgjimit t\u00eb lidhura me virusin, k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri ende jo. K\u00ebto jan\u00eb raste sporadike dhe ende nuk ekzistojn\u00eb studime t\u00eb mir\u00ebfillta q\u00eb mund t\u00eb lidhin Sars Cov 2 me r\u00ebnien e d\u00ebgjimit. Nervi i d\u00ebgjimit mund t\u00eb d\u00ebmtohet edhe n\u00eb pacient\u00ebt diabetik\u00eb apo hipertensive, pozitive me covid, q\u00eb kan\u00eb pasur alternime n\u00eb s\u00ebmundjet shoq\u00ebruese, qoft\u00eb si rezultat i medikamente t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb faza t\u00eb avancuara, sidomos p\u00ebrdorimi i kortizonik\u00ebve, ose nga vet\u00eb alternimet q\u00eb jep virusi. N\u00eb rastin e patologjive t\u00eb vet\u00eb veshit, si\u00e7 jan\u00eb s\u00ebmundja e veshit t\u00eb brendsh\u00ebm apo s\u00ebmundja e Menier, q\u00eb lidhen direkt me nervin e d\u00ebgjimit dhe at\u00eb ekuilibrit kemi pasur pacient\u00eb, te t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shtuar krizat me marrje mendsh, humbje ekuilibri, r\u00ebnie d\u00ebgjimi, gj\u00eb q\u00eb indirekt ndikon n\u00eb r\u00ebnien e d\u00ebgjimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke qen\u00eb se tashm\u00eb jemi n\u00eb stin\u00ebn e virozave t\u00eb tjera shoq\u00ebruese apo edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb alergjive, q\u00eb shton edhe s\u00ebmundjet q\u00eb ne mjek\u00ebt ORL mjekojm\u00eb, faringitet, tonsillitet, sinusitet me apo pa polipet nazale, otitet media akute, rhinitet alergjike apo bakteriale etj. Disa paciente me dhimbje fyti apo temperatur\u00eb, shenja q\u00eb shpesh shoq\u00ebrojn\u00eb infeksionin nga Covid, b\u00ebjn\u00eb n\u00eb fillim testin e shpejt\u00eb te mjeku i familjes p\u00ebr ta p\u00ebrjashtuar pastaj vijn\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb te ne, disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund ta ken\u00eb kaluar vijn\u00eb direkt, disa mund t\u00eb jen\u00eb edhe me covid dhe nuk e pranojn\u00eb. Gjithsesi kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e ngarkuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00ebt dhe shpresojm\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si mjeke do t&#8217;i k\u00ebshilloja t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb paraqesin shenja t\u00eb lehta si bllokim hund\u00ebsh, sekrecione, koll\u00eb apo edhe pak temperatur\u00eb e dhimbje fyti, lodhje, dhimbje muskujsh, t\u00eb mos vijn\u00eb direkt te mjeku orl p\u00ebr vizit\u00eb, por t\u00eb kontaktojn\u00eb me mjekun e familjes p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tampon pcr apo edhe testin e shpejt\u00eb dhe t\u00eb izolohen n\u00eb shtepi deri n\u00eb daljen e p\u00ebrgjigjjes. N\u00ebse testi rezulton negativ\u00eb dhe mund t\u00eb ket\u00eb komplikacione t\u00eb virozave si otite, sinusite, tonsillite etj t\u00eb drejtohen te mjeku orl. P\u00ebr sa i p\u00ebrket humbjes s\u00eb shijes dhe nuhatjes pacient\u00ebt mund t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb mbasi t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebruar nga covid, q\u00eb normalisht k\u00ebrkon 2 jav\u00eb dhe sidomos rreth 2 deri n\u00eb 3 dit\u00ebt e fundit pa temperatur\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb disa k\u00ebshilla t\u00eb thjeshta q\u00eb t\u00eb ulim p\u00ebrcueshm\u00ebrin\u00eb e virusit dhe zinxhirin e transmetimit sepse shum\u00eb shenja klinike t\u00eb k\u00ebsaj viroze jan\u00eb shenja t\u00eb patologjive ORL.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fabjola Kuburi I keni b\u00ebr\u00eb vetes pyetje p\u00ebr nuhatjen se si funksionon ajo, \u00e7far\u00eb lloj \u00e7rregullimesh ka dhe si humbet ajo p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj panemie q\u00eb po mundon gjith\u00eb bot\u00ebn? N\u00eb nj\u00eb material p\u00ebr &#8220;Gazeta Intervista&#8221; Dr. Anjeza Ku\u00e7i, otorinolaringologe na shpjegon holl\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr shkak t\u00eb Covid [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":27407,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[3264],"class_list":["post-27405","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjeku","tag-anjeza-kuci-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27405"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27405\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}