{"id":27249,"date":"2021-03-10T13:45:14","date_gmt":"2021-03-10T12:45:14","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=27249"},"modified":"2021-03-10T13:46:54","modified_gmt":"2021-03-10T12:46:54","slug":"mos-e-hidh-gurin-se-do-te-bjere-kokes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2021\/03\/mos-e-hidh-gurin-se-do-te-bjere-kokes\/","title":{"rendered":"Mos e hidh gurin se do t\u00eb bjer\u00eb kok\u00ebs!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb po po ju shkruaj jam Ramadani, jetoj n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Fati ka luajtur gjithmon\u00eb me mua, por asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha menduar se nj\u00eb dit\u00eb do ta gjeja veten n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq, ku njeriu nuk di se cila \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb ai duhet t\u00eb zgjedh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mendova t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e \u201cRr\u00ebfimi yt\u201d pik\u00ebrisht tek ju sepse jam besnik i \u201cIntervista\u201d prej vitesh dhe p\u00ebr arsye p\u00ebr t\u2019ju treguar se ku ka arritur hipokrizia e njer\u00ebzve n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njeriu nuk mundet t\u2019i besoj\u00eb as gjakut t\u00eb tij, jo vet\u00ebm kaq, por as njeriut t\u00eb cilin e konsideron m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmin q\u00eb ka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vuajtjet e mia kan\u00eb filluar q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, kur babai na la jetim, mua dhe motr\u00ebn time m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. N\u00ebna ishte ajo q\u00eb na rriti me shum\u00eb halle dhe mundime, ajo na m\u00ebsoi se si un\u00eb dhe motra t\u00eb b\u00ebheshim p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb ishim t\u00eb pandar\u00eb, hallet e jet\u00ebs t\u00eb mos na mposhtnin asnj\u00ebher\u00eb. Ajo na rriti me shum\u00eb dashuri, duke sakrifikuar jet\u00ebn e saj, lumturin\u00eb e saj, p\u00ebr ne t\u00eb dy. Ajo donte t\u00eb na shikonte n\u00eb unitet t\u00eb plot\u00eb, dhe cilido pjes\u00ebtar tjet\u00ebr qoft\u00eb kjo gruaja ime, apo burri i motr\u00ebs t\u00eb mos na p\u00ebr\u00e7ante asnj\u00ebher\u00eb. Si t\u00eb thuash, un\u00eb dhe motra ime kishim b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloj betimi q\u00eb askush nuk do na ndante ne te dyve, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj rrethane. Fati e deshi q\u00eb motra ime t\u00eb martohej n\u00eb Tiran\u00eb, ajo u martua e re dhe mbas nj\u00eb viti martese ajo lindi djalin. \u00cbndrra ime ishte q\u00eb t\u00eb isha pran\u00eb motr\u00ebs dhe t\u00eb shijoja lindjen e nipit tim t\u00eb par\u00eb n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb jet\u00ebs se tij. Bashk\u00eb me maman\u00eb u shp\u00ebrngul\u00ebm nga fshati ku ne jetonim dhe u vendos\u00ebm pran\u00eb motr\u00ebs time me qira, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe un\u00eb punoja si murator, dhe fitoja shum\u00eb. P\u00ebr gati shtat\u00eb vjet un\u00eb i b\u00ebra lek\u00ebt dhe bleva nj\u00eb hyrje n\u00eb pallat. N\u00eb mosh\u00ebn tridhjet\u00eb e dy vje\u00e7, kur un\u00eb mendova se i kisha vendosur gj\u00ebrat n\u00eb vij\u00eb, martohem me nj\u00eb vajz\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb kishte njohur tezja. Nd\u00ebrkoh\u00eb motra kishte lindur dhe nj\u00eb vajz\u00eb dhe djali i ishte b\u00ebre gati dhjet\u00eb vje\u00e7. Ai ishte njeriu m\u00eb i dashur p\u00ebr mua deri sa edhe un\u00eb u b\u00ebra me f\u00ebmij\u00eb, me nj\u00eb vajz\u00eb, t\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">cil\u00ebn e adhuroja, dhe ishte bekimi m\u00eb i bukur q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb Zoti. Edhe un\u00eb edhe motra kishim nd\u00ebrtuar familjen me baza shum\u00eb t\u00eb forta, dhe pse tashm\u00eb ne ishim secili n\u00eb familjen e vet, asnj\u00ebher\u00eb nuk e kishim humbur dashurin\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, madje p\u00ebr \u00e7do hall q\u00eb kishim ne ishim m\u00eb t\u00eb bashkuar se kurr\u00eb. Por si\u00e7 thot\u00eb populli \u201cjeta asnj\u00ebher\u00eb nuk shkon vaj\u201d. Un\u00eb fillova t\u00eb kisha plasaritjet e para n\u00eb familjen time pas dhjet\u00eb vjet martese. Me kalimin e viteve, njeriut i shtohen problemet. K\u00ebshtu edhe mua, sidomos mbas vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs time, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e kisha p\u00ebrjetuar shum\u00eb keq. Mungesa e saj m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebk sa q\u00eb un\u00eb kalova n\u00eb depresion, dhe kjo, ishte arsyeja q\u00eb un\u00eb dhe ish bashk\u00ebshortia ime kishim filluar t\u00eb debatonim. Ajo pretendonte se un\u00eb doj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dhe nuk e kisha m\u00eb v\u00ebmendjen si dhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb te ajo. \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, debatet po b\u00ebheshin t\u00eb padurueshme dhe k\u00ebt\u00eb gjendje po e vuante m\u00eb shum\u00eb vajza jon\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb un\u00eb po p\u00ebrjetoja n\u00eb jet\u00ebn time, ajo m\u00eb k\u00ebrkoi divorcin, por jo vet\u00ebm kaq, por ajo pretendonte q\u00eb t\u00eb m\u00eb merrte dhe sht\u00ebpin\u00eb me mendimin se i takonte vajz\u00ebs. Sigurisht sht\u00ebpit\u00eb un\u00eb do ia lija vajz\u00ebs, por n\u00eb qoft\u00eb se ajo do t\u00eb vazhdonte t\u00eb m\u00eb donte dhe t\u00eb m\u00eb respektonte nj\u00ebsoj si m\u00eb par\u00eb. Por e \u00ebma e saj e p\u00ebrdori at\u00eb kund\u00ebr meje dhe b\u00ebra nj\u00eb veprim q\u00eb deri sa t\u00eb vdes nuk do ia fal vetes time. Ashtu si\u00e7 ju thash\u00eb dhe me lart\u00eb, un\u00eb me nipin tim isha shum\u00eb i lidhur. Ai i kishte kaluar t\u00eb nj\u00ebzetat dhe ishte si shok p\u00ebr mua. Duke menduar se at\u00eb e njihja m\u00eb shum\u00eb se veten time, vendos q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb akti noterial sht\u00ebpin\u00eb ta kaloj n\u00eb emrin t\u00eb tij. Kur e mendoj sot, them se ky ishte veprimi m\u00eb i ul\u00ebt q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Mendova se ai do m\u00eb gjendej krah p\u00ebr hallin q\u00eb un\u00eb pata, por mbas nj\u00eb viti q\u00eb un\u00eb kisha hedhur sht\u00ebpit\u00eb mbi t\u00eb, ai u largua nga Shqip\u00ebria pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb adres\u00eb. Ai ishte krahu im i djatht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb drejt divorcit, dhe kur gj\u00ebrat u ndan\u00eb ashtu si\u00e7 un\u00eb e kisha menduar dhe planifikuar, m\u00eb ndodhi ajo q\u00eb nuk e kisha imagjinuar asnj\u00ebher\u00eb. Ish bashk\u00ebshorten time e nxora ashtu si ajo erdhi n\u00eb sht\u00ebpi, vet\u00ebm me rrobat e trupit. Sigurisht ajo m\u00eb mori gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, vajz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn sot qaj me pik\u00ebn e lotit. Por un\u00eb ngush\u00ebllohesha me faktin se dola fitues duke mbajtur sht\u00ebpin\u00eb time. Dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, un\u00eb rrija me qera n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr, dhe nipi im shum\u00eb i zgjuar, n\u00eb nj\u00eb moment kur un\u00eb i kisha dh\u00ebn\u00eb \u00e7elsat e sht\u00ebpis\u00eb, ai i kishte kopjuar dhe kishte nd\u00ebrruar brav\u00ebn e der\u00ebs. Sot e shkruaj k\u00ebt\u00eb histori e qaj, nuk m\u00eb vjen keq p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, por m\u00eb dhimbset motra dhe nipi gjithashtu. Motra m\u00eb betohet se nuk di as nj\u00eb gj\u00eb prej tij dhe ajo qan me lot p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb. Gjithmon\u00eb mendoja se ky largimi i tij nga Shqip\u00ebria ishte vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7ast dob\u00ebsie i tij, por mesa duket tashm\u00eb u b\u00ebn\u00eb dy vjet dhe ai nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i gjall\u00eb. Ndoshta ai ka komunikuar me motr\u00ebn, po ajo nuk m\u00eb thot\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb, sigurisht ajo do mbroj\u00eb djalin e saj, para meje. Ja, pra kjo ishte jet\u00eb ime q\u00eb m\u2019u rr\u00ebnua p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb pamenduar q\u00eb un\u00eb b\u00ebra. N\u00eb kushtet q\u00eb un\u00eb jam sot, po ju them se ana materiale nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb. E di q\u00eb shum\u00ebkush prej jush do mendoj \u201caman \u00e7\u2019na the, sikur nuk e dinim ne k\u00ebt\u00eb\u201d, por \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ta mendosh dhe tjet\u00ebr ta p\u00ebrjetosh. Sot nd- jehem njeriu m\u00eb i vetmuar n\u00eb bot\u00eb, m\u2019u shkat\u00ebrrua fa- milja, u ndava p\u00ebr s\u00eb gjalli me motr\u00ebn dhe nipin. At\u00eb sht\u00ebpi do ia kisha falur me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, vet\u00ebm ai t\u00eb mos kishte vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Po \u00e7far\u00eb du- het t\u00eb b\u00ebj\u00eb? A mundet t\u00eb vras\u00ebsh gjakun t\u00ebnd edhe pse me b\u00ebri nj\u00eb veprim kaq t\u00eb urryer? Un\u00eb nuk munda, e b\u00ebri ai, por un\u00eb nuk dua ta b\u00ebj, zgjodha t\u00eb jetoj n\u00eb vetmin\u00eb time, dhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb mban gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb shpresa se nj\u00eb dit\u00eb vajza do t\u00eb rikthehet te un\u00eb dhe un\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb falur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim q\u00eb un\u00eb b\u00ebra. K\u00ebsaj i thon\u00eb, \u201cmos e hidh gurin se do t\u00eb bjer\u00eb kok\u00ebs\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb po po ju shkruaj jam Ramadani, jetoj n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Fati ka luajtur gjithmon\u00eb me mua, por asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha menduar se nj\u00eb dit\u00eb do ta gjeja veten n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq, ku njeriu nuk di se cila \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb ai duhet t\u00eb zgjedh\u00eb. Mendova t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e \u201cRr\u00ebfimi yt\u201d pik\u00ebrisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":27252,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[3239],"class_list":["post-27249","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-rrefimi-yt"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27249"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27249\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}