{"id":27204,"date":"2021-03-03T07:37:27","date_gmt":"2021-03-03T06:37:27","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=27204"},"modified":"2021-03-03T07:37:33","modified_gmt":"2021-03-03T06:37:33","slug":"marredheniet-turqi-shqiperi-miqesia-rama-erdogan-ndihmat-e-turqise-per-ushtrine-shqiptare-ndertimi-i-shtepive-dhe-spitalit-kenga-per-presidentin-erdogan-flet-ambasadori-i-turqise-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2021\/03\/marredheniet-turqi-shqiperi-miqesia-rama-erdogan-ndihmat-e-turqise-per-ushtrine-shqiptare-ndertimi-i-shtepive-dhe-spitalit-kenga-per-presidentin-erdogan-flet-ambasadori-i-turqise-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebdh\u00ebniet Turqi-Shqip\u00ebri, miq\u00ebsia Rama-Erdo\u011fan, ndihmat e Turqis\u00eb p\u00ebr ushtrin\u00eb shqiptare, nd\u00ebrtimi i sht\u00ebpive dhe spitalit, k\u00ebnga p\u00ebr presidentin Erdo\u011fan\/ Flet Ambasadori i Turqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-embed is-type-video is-provider-youtube wp-block-embed-youtube wp-embed-aspect-16-9 wp-has-aspect-ratio\"><div class=\"wp-block-embed__wrapper\">\n<iframe loading=\"lazy\" title=\"\u201cTurqia dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb aleat\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm\u201d\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/doxJNp4vask?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe>\n<\/div><\/figure>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Turqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb mjaft t\u00eb rr\u00ebnjosura. E shkuara e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve starton n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb hershme, para shum\u00eb shekujsh dhe ne, Turqit dhe Shqiptar\u00ebt, vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb bashk\u00ebrisht n\u00eb gjeografin\u00eb ballkanike, e po ashtu t\u00eb jetojm\u00eb s\u00eb bashku me lumturi dhe k\u00ebnaq\u00ebsi. Prej shum\u00eb vitesh ne vijojm\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb speciale. Elementi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve speciale \u00ebsht\u00eb lidhja farefisnore. Dhe kjo vjen si rrjedhoj\u00eb e jetes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt prej shekujsh t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ka familje q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar bashk\u00ebrisht, nga turqit dhe shqiptar\u00ebt. Ka breza q\u00eb vijojn\u00eb nga k\u00ebta familje. Si rrjedhoj\u00eb un\u00eb turqit dhe shqiptar\u00ebt i konsideroj si mish e thua. Ashtu si\u00e7 e kam shprehur edhe m\u00eb par\u00eb. Edhe n\u00eb familjen time kam t\u00eb af\u00ebrm me origjin\u00eb shqiptare. Besoj se momentalisht n\u00eb Turqi jetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 4-5 milion qytetar\u00eb me origjin\u00eb shqiptare. K\u00ebta kan\u00eb formuar familje. Jan\u00eb pjes\u00eb e jetes\u00ebs sociale dhe jet\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Turqi. Jan\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs kulturore. Nisur nga kjo k\u00ebta marr\u00ebdh\u00ebnie speciale i kan\u00eb pozicionuar turqit dhe shqiptar\u00ebt si aleat\u00eb natyral\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb. Madje nj\u00ebri prej treguesve m\u00eb konkret p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ashtu si\u00e7 e dini, pas shp\u00ebrndarjes s\u00eb Shtetit Osman pas Luft\u00ebs Ballkanike dhe Luft\u00ebs s\u00eb I-r\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb vitin 1923, pik\u00ebrisht pas p\u00ebrpjekjeve q\u00eb treguam gjat\u00eb Luft\u00ebs \u00c7lirimtare, Republika e re e Turqis\u00eb, n\u00eb drejtim t\u00eb Mustafa Ataturkut dhe Turqia, menj\u00ebher\u00eb pas themelimit t\u00eb republik\u00ebs arriti nj\u00eb marr\u00ebveshje. Nj\u00ebri prej 3 shteteve me t\u00eb cil\u00ebt vendosi marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike ishte Shqip\u00ebria dhe emri i marr\u00ebveshjes s\u00eb n\u00ebnshkruar mes Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte Marr\u00ebveshja e P\u00ebrjetshme e Miq\u00ebsis\u00eb dhe e Bashk\u00ebpunimit. Pra dua t\u00eb theksoj se fjala \u201ce p\u00ebrjetshme\u201d k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsim q\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb pafundme dhe nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb pafund.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr mua kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Por natyrisht mes dy shteteve ka pasur nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar si pauz\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt historik. Pasi Shqip\u00ebria, n\u00eb vitin 1945, e pozicionoi veten n\u00eb nj\u00eb kamp t\u00eb ndrysh\u00ebm, edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Turqi-Shqip\u00ebri u krijua nj\u00eb pauz\u00eb dhe m\u00eb pas, kur Shqip\u00ebria, n\u00eb vitin 1990, kaloi n\u00eb sistemin multipartiak, n\u00eb sistemin demokratik dhe u rikthye n\u00eb ekonomin\u00eb e tregut, ajo pauz\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme \u00ebsht\u00eb mbyllur. Pas atij viti e deri m\u00eb sot marr\u00ebdh\u00ebniet tona kan\u00eb ardhur duke u lart\u00ebsuar vazhdimisht dhe duke fituar shum\u00ebllojshm\u00ebri. Sakaq n\u00ebse vijm\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme, ashtu si\u00e7 e dini, un\u00eb tashm\u00eb prej 3 vitesh p\u00ebrfaq\u00ebsoj Republik\u00ebn e Turqis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Mund t\u00eb them se k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e plot\u00ebsoj me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe dhe entuziaz\u00ebm t\u00eb madh, e si rrjedhoj\u00eb e pun\u00ebs sime k\u00ebtu mund t\u00eb shprehem se marr\u00ebdh\u00ebniet Turqi-Shqip\u00ebri sa vijn\u00eb e shum\u00ebfishohen, pasurohen dhe thellohen n\u00eb \u00e7do aspekt, n\u00eb at\u00eb ekonomik, tregtar, kulturor dhe ushtarak. Pa dyshim q\u00eb un\u00eb si ambasador ndjehem shum\u00eb i lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tona politike, ashtu si\u00e7 e dini Z. Kryeministri Rama n\u00eb datat 6-7 janar realizoi nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Turqi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u2013 Z. Ambasador, vizita e Kryeministrit Edi Rama u komentua n\u00eb nj\u00eb aspekt ndryshe. N\u00eb lidhje me vizit\u00ebn u tha se Turqia ose m\u00eb sakt\u00eb Presidenti Erdo\u011fan mban an\u00ebn e Edi Ram\u00ebs ose se \u2018Rama \u00ebsht\u00eb kukulla e Erdo\u011fan\u2019. K\u00ebndv\u00ebshtrimi i Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb personal apo shtet\u00ebror?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si\u00e7 u shpreha pak m\u00eb par\u00eb, ne jemi dy popuj t\u00eb cil\u00ebt kemi jetuar n\u00eb form\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurur prej shum\u00eb shekujsh. Rrjedhimisht n\u00eb gjeografin\u00eb e mendjes dhe zemr\u00ebs s\u00eb popullit turk, populli shqiptar dhe shqiptar\u00ebt z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kjo k\u00ebshtu ka vijuar gjithmon\u00eb. Mustafa Kemal Ataturku, n\u00eb koh\u00ebn kur shpalli Republik\u00ebn n\u00eb vitin 1923, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb njohur dhe dometh\u00ebn\u00ebse: \u201cNe e konsiderojm\u00eb popullin shqiptar si pjes\u00ebn ton\u00eb, si v\u00ebllain ton\u00eb!\u2019 N\u00ebse vijm\u00eb n\u00eb dit\u00ebt tona, n\u00eb vitin 2015, n\u00eb koh\u00ebn kur Presidenti yn\u00eb realizoi nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri, shprehu nj\u00eb deklarat\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: \u2018Ne ecim krah p\u00ebr krah me v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb shqiptar\u00eb prej shekujsh t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe do t\u00eb vijojm\u00eb t\u00eb ecim sup m\u00eb sup edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, jemi t\u00eb vendosur q\u00eb tiu p\u00ebrcjellim k\u00ebt\u00eb unitet, miq\u00ebsi dhe solidaritet ndaj brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u2019 Mund t\u00eb them se edhe Presidenti yn\u00eb ndjen nj\u00eb dashuri dhe afrimitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj popullit shqiptar. Si rrjedhoj\u00eb, ky k\u00ebndv\u00ebshtrim dhe qasje q\u00eb vjen nga zemra pasqyrohet n\u00eb \u00e7do dimension t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe. Vizita q\u00eb Kryeministri Rama realizoi n\u00eb shtetin ton\u00eb n\u00eb datat 6-7 janar n\u00eb thelb, ashtu si\u00e7 edhe u pasqyrua n\u00eb median shqiptare, ishte nj\u00eb vizit\u00eb m\u00eb se zyrtare. Kjo ishte nj\u00eb vizit\u00eb m\u00eb se e suksesshme dhe produktive. N\u00eb saje t\u00eb k\u00ebsaj vizit\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Turqi-Shqip\u00ebri u lart\u00ebsuan n\u00eb nivelin e partneritetit strategjik. Tanim\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Turqi-Shqip\u00ebri kan\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr dhe korniz\u00eb krejt t\u00eb re. Emri i k\u00ebsaj kornize \u00ebsht\u00eb partneriteti strategji. Mir\u00ebpo cili \u00ebsht\u00eb kuptimi i k\u00ebtij? Ashtu si\u00e7 e dini, kjo marr\u00ebveshje u n\u00ebnshkrua nga Presidenti yn\u00eb dhe Z. Rama n\u00eb Ankara dhe bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje tashm\u00eb Turqia dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb realizojn\u00eb mbledhje dypal\u00ebshe t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit. Ne k\u00ebt\u00eb e quajm\u00eb K\u00ebshilli i Nivelit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Bashk\u00ebpunimit. P\u00ebrs\u00ebri, si rezultat i vendimeve q\u00eb do t\u00eb merren pas k\u00ebtyre mbledhjeve, dy ministrat e jasht\u00ebm do t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb k\u00ebshill konsultimi dhe nj\u00eb grup pune bashk\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e dy ministrave, e me q\u00ebllim zbatimin dhe p\u00ebrjet\u00ebsimin e k\u00ebtyre vendimeve q\u00eb do t\u00eb merren mes dy qeverive, p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb apo dy her\u00eb n\u00eb vit do t\u00eb ket\u00eb mbledhje reciproke. Cili \u00ebsht\u00eb kuptimi i k\u00ebsaj? Kuptimi i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb ky: Tani e tutje marr\u00ebdh\u00ebniet Turqi-Shqip\u00ebri do t\u00eb vijojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ministrat e dy shteteve do t\u00eb trajtojn\u00eb bashk\u00ebrisht projektet, temat e bashk\u00ebpunimit dhe unanimitetin q\u00eb do t\u00eb arrijn\u00eb do e p\u00ebrjet\u00ebsojn\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur. Ndoshta di\u00e7ka e till\u00eb do t\u00eb disafishoj\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb si ambasad\u00eb, por sipas meje kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lodhje e \u00ebmb\u00ebl. Pse? Sepse ne do t\u00eb jemi p\u00ebrgatitor\u00ebt e nj\u00eb klime q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pozitive, m\u00eb strukturuese, e bazuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrjet\u00ebsohen projektet e p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thellohet bashk\u00ebpunimi ekonomik dhe tregtar, e si rrjedhoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr niveli i mir\u00ebqenies lart\u00ebsohet sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr popullin turk dhe shqiptar. Si rrjedhoj\u00eb un\u00eb mendoj se vizita q\u00eb Kryeministri Rama n\u00eb shtetin ton\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00eb pik\u00ebnisje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve politike Turqi-Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. S\u00eb fundmi realizuam s\u00eb bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit edhe ceremonin\u00eb e hedhjes s\u00eb themeleve n\u00eb La\u00e7 p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e t\u00ebrmetit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 522 sht\u00ebpi. Ashtu si\u00e7 e dini gjat\u00eb asaj ceremonie p\u00ebr hedhjen e themeleve na nderoi me pjes\u00ebmarrjen e tij online edhe Presidenti yn\u00eb. Planifikojm\u00eb q\u00eb k\u00ebta sht\u00ebpi ti dor\u00ebzojm\u00eb brenda muajit gusht.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u2013 Z. Ambasador, t\u00eb gjitha k\u00ebta ndihma synojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb deri n\u00eb periudh\u00ebn e zgjedhjeve. Mos vall\u00eb Turqia po mb\u00ebshtet Ram\u00ebn dhe t\u00eb majt\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri? Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i k\u00ebsaj?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes shteteve dhe qeverive. K\u00ebta marr\u00ebdh\u00ebnie zhvillohen brenda nj\u00eb kuadri dhe formati t\u00eb caktuar. Ne kemi nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb. Shtetet dhe rregulli i pun\u00ebs s\u00eb shteteve \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe nj\u00eb makineri. Ndoshta mund t\u00eb ndryshojn\u00eb ata q\u00eb rrotullojn\u00eb \u00e7arqet e k\u00ebtij shteti, por marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy shteteve jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. Pa dyshim q\u00eb ka edhe nj\u00eb realitet t\u00eb till\u00eb, mes Presidentit ton\u00eb dhe Z. Rama ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore dhe afrimitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj dashurie dhe respekti reciprok, t\u00eb hapur dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, harmonia mes lider\u00ebve pasqyrohet n\u00eb form\u00eb pozitive edhe mbi diplomaci dhe marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe. Pa dyshim vendimet e marr\u00eb sot dhe projektet e jet\u00ebsuar jan\u00eb projekte q\u00eb synojn\u00eb mir\u00ebqenien mes dy shteteve, lart\u00ebsimin e mir\u00ebqenies s\u00eb rajonit dhe jan\u00eb projekte n\u00eb interes t\u00eb popullit t\u00eb k\u00ebtij rajoni, pra t\u00eb popullit shqiptar. Ai q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga k\u00ebta projekte \u00ebsht\u00eb miku yn\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb par\u00eb, pra populli shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/frekuenca.net\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ambasadori-2-300x200.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-140527\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>\u2013 Ka nga ata q\u00eb thon\u00eb se Turqia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po realizon t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta ndihma, me siguri do t\u00eb marr\u00eb di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebmbim. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon Turqia n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebtyre ndihmave?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje me vend, un\u00eb do mundohem ta shpjegoj k\u00ebshtu. Ky \u00ebsht\u00eb rezultati natyral i qytet\u00ebrimit t\u00eb turqve, t\u00eb cilin e kan\u00eb sjell\u00eb q\u00eb nga Azia e Mesme e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Ne jemi vazhdim\u00ebsia e nj\u00eb race q\u00eb ka ngritur perandori dhe ka shp\u00ebrndar\u00eb perandori. Ne jemi vazhdim\u00ebsia e nj\u00eb brezi t\u00eb till\u00eb. N\u00eb qytet\u00ebrimin ton\u00eb, sado i fuqish\u00ebm dhe i pushtetsh\u00ebm t\u00eb jeni, asnj\u00ebher\u00eb nuk lihet pas dore modestia, solidariteti, dh\u00ebnia e ndihmes\u00ebs ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, atyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar padrej\u00ebsi dhe shtypje, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb karakteristike e qytet\u00ebrimit ton\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka specifike vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ne e jet\u00ebsojm\u00eb n\u00eb \u00e7do rast n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Si rrjedhoj\u00eb, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb kur Turqia n\u00eb nj\u00eb an\u00eb po vijonte luft\u00ebn me pandemin\u00eb brenda shtetit t\u00eb saj, nga ana tjet\u00ebr, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, d\u00ebrgoi ndihma mjek\u00ebsore n\u00eb plot 155 shtete t\u00eb bot\u00ebs. D\u00ebrgoi ila\u00e7e. D\u00ebrgoi testime diagnostifikuese t\u00eb Covid-19. D\u00ebrgoi materiale mbrojt\u00ebs. Edhe Shqip\u00ebrin\u00eb e ndihmuam n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ndihmuam edhe t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin. Por nuk u kufizuam vet\u00ebm me Shqip\u00ebrin\u00eb ose me Ballkanin, nga Indonezia deri n\u00eb Lindjen e Larg\u00ebt, nga Azia Jugore deri n\u00eb Amerik\u00ebn Latine e deri n\u00eb SHBA, disa prej shteteve t\u00eb BE-s\u00eb, shteteve miq dhe aleat\u00eb t\u00eb NATO-s, nga Spanja deri n\u00eb Franc\u00eb, Turqia n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb parashtroi nj\u00eb shembull solidariteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duke b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mundshme e madje edhe duke shfryt\u00ebzuar mund\u00ebsit\u00eb e saj n\u00eb maksimum. Ne k\u00ebt\u00eb e formulojm\u00eb si nj\u00eb dimension njer\u00ebzor dhe iniciativ t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jashtme n\u00eb drejtimin vizionar t\u00eb Presidentit ton\u00eb. Ne, n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jashtme, mendojm\u00eb se nj\u00ebri prej element\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb marrim njeriun n\u00eb qend\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shtojm\u00eb ndihmat humanitare, t\u00eb mund t\u00eb zgjasim sa m\u00eb shum\u00eb dor\u00ebn e ndihm\u00ebs dhe mb\u00ebshtetjes ndaj njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb gjeografi t\u00eb v\u00ebshtira dhe problematike. Di\u00e7ka e till\u00eb nuk ju b\u00ebn t\u00eb ktheheni pas nga gjendja juaj momentale, p\u00ebrkundrazi, t\u00eb jepni, t\u00eb ndani at\u00eb q\u00eb keni me t\u00eb tjer\u00ebt edhe ju qet\u00ebson n\u00eb pik\u00ebpamjen e nd\u00ebrgjegjes, por edhe n\u00eb kuptimin shpirt\u00ebror ju lart\u00ebson, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht fitoni dhe zemrat e personave nevojtar\u00eb. Pasi i ndihmoni t\u00eb tejkalojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe problemet. Ne, si Turqi, po mundohemi t\u00eb p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb k\u00ebta ndihma n\u00eb \u00e7do gjeografi ku mund t\u00eb arrijm\u00eb me nj\u00ebsit\u00eb tona, duke nisur nga TIKA (Agjencia Turke p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim), AFAD (Departamenti p\u00ebr Menaxhimin e Fatkeq\u00ebsive dhe Situatave Emergjente t\u00eb Turqis\u00eb), UMKE (Ekipi Komb\u00ebtar i Shp\u00ebtimit Mjek\u00ebsor) si nj\u00eb departament i varur nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Ministria jon\u00eb e Mbrojtjes. Zgjasim dor\u00ebn e ndihmes\u00ebs duke nisur q\u00eb nga kufiri Myanmar ku gjenden musliman\u00ebt e Arakanit e deri n\u00eb shtete t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, n\u00eb Afrik\u00eb, Lindjen e Mesme dhe n\u00eb Palestin\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebta gjeografi problematike, n\u00eb Sirin\u00eb e shtypur q\u00eb po vuan e deri tek v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar padrejt\u00ebsi dhe jan\u00eb shtypur. Ne k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjm\u00eb me sinqeritet dhe me zem\u00ebr. Sapo pyet\u00ebt n\u00ebse k\u00ebta i kemi b\u00ebr\u00eb duke pritur ndonj\u00eb k\u00ebmbim, mund t\u2019iu them se \u2018Jo!\u2019, pasi n\u00eb kultur\u00ebn, besimin dhe qytet\u00ebrimin ton\u00eb nuk ka nj\u00eb qasje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb. Madje ne kemi nj\u00eb fjal\u00eb. At\u00eb q\u00eb jep dora e djatht\u00eb, dora e majt\u00eb nuk duhet ta dij\u00eb. Po ashtu tek ne kemi nj\u00eb filozofi t\u00eb drejtimit t\u00eb shtetit: Mbaj njeriu n\u00eb jet\u00eb q\u00eb dhe shteti t\u00eb jetoj\u00eb. Ne t\u00eb gjitha k\u00ebta i b\u00ebjm\u00eb bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb filozofi dhe k\u00ebndv\u00ebshtrim.<\/p>\n\n\n\n<p>Turqia sot, n\u00eb norm\u00eb me t\u00eb ardhurat komb\u00ebtare, sipas t\u00eb dh\u00ebnave statistikore t\u00eb fundme dhe raporteve t\u00eb OKB-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb shteti m\u00eb bujar n\u00eb bot\u00eb. Mund tiu them haptazi se ne krenohemi me k\u00ebt\u00eb bujari. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb plot v\u00ebshtir\u00ebsi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb aspektin fizik, shpirt\u00ebror, ekonomik dhe tregtar, shtetet me mund\u00ebsi ekonomike duhet t\u00eb jen\u00eb shembull p\u00ebr shtetet e tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u2013 &nbsp;Z. Ambasador, le t\u00eb cekim \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb: Turqia, me q\u00ebllim formimin e ushtris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, s\u00eb pari d\u00ebrgoi nj\u00eb ushtarak n\u00eb grad\u00ebn rreshter. Pas viteve 90\u2019 k\u00ebta marr\u00ebdh\u00ebnie vijuan t\u00eb zhvillohen. N\u00eb vitin 97\u2019 Znj. Tansu \u00c7iler b\u00ebri nj\u00eb thirrje mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kundrejt Greqis\u00eb: \u2018N\u00ebse do t\u00eb prekni qoft\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb dh\u00e9 n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr 8 or\u00eb jemi n\u00eb Athin\u00eb.\u201d Edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme k\u00ebta marr\u00ebdh\u00ebnie i konsiderojm\u00eb si mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Shohim se k\u00ebta marr\u00ebdh\u00ebnie sa vijn\u00eb e zhvillohen dita dit\u00ebs. Ka nd\u00ebr ata q\u00eb i komentojn\u00eb negativisht k\u00ebta ndihma t\u00eb Turqis\u00eb. P\u00ebr shembull ka nd\u00ebr ata q\u00eb thon\u00eb se \u2018Turqia e p\u00ebrdor Shqip\u00ebrin\u00eb kund\u00ebr Greqis\u00eb\u2019. Si mendoni ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fush\u00ebn ushtarake?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pyetjet tuaja t\u00eb m\u00ebparshme theksova nj\u00eb pik\u00eb. Turqia dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb aleat\u00eb natyror\u00eb. Kjo, edhe n\u00eb prapasken\u00ebn historike, gjithsesi k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb zhvilluar. Sot p\u00ebr shembull, Hasan Riza Pasha n\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Luftrave Ballkanike. Madje \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej 3 mbrojt\u00ebsve. Hasan Riza Pasha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb cilin e respektojn\u00eb si turqit, ashtu dhe shqiptar\u00ebt, e q\u00eb i kushtojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi heroizmit t\u00eb tij. Ju fol\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb gjeneral turk. N\u00eb periudh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb I-r\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kur oreksi i shteteve imperialiste mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe gjeografin\u00eb e Ballkanit, e po ashtu mbi zon\u00ebn e Anadollit, u lart\u00ebsua, p\u00ebrs\u00ebri pati nj\u00eb solidaritet mes Turqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, me urdhrin e Mustafa Kemal Ataturkut, rreshter\u00ebt me origjin\u00eb kosovare n\u00eb ushtrin\u00eb turke, vijn\u00eb k\u00ebtu dhe japin kontribut n\u00eb formimin e nj\u00eb ushtrie t\u00eb rregullt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontribuuan q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mbronte tokat e veta nga forcat imperialiste. Para se Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar n\u00eb NATO ashtu si\u00e7 e dini jemi k\u00ebtu q\u00eb prej vitit 94\u2019. Q\u00eb prej asaj periudhe u themeluan platforma t\u00eb ndryshme t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme ushtarake, t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes. Ky bashk\u00ebpunim i yni vijon ende. Ne mor\u00ebm p\u00ebrsip\u00ebr rifunksionimin dhe modernizimin e baz\u00ebs ajrore t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Shqip\u00ebria as q\u00eb ishte an\u00ebtare e NATO-s. Po ashtu edhe Pashalimanin ishte Turqia q\u00eb e modernizoi dhe e solli n\u00eb gjendje funksionale, t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr anijet luftarake. Tani, pasi Shqip\u00ebria u b\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, n\u00ebn kupol\u00ebn e NATO-s, jemi n\u00eb pozicionin e dy shteteve aleat\u00eb. Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb natyrale se sa vijim\u00ebsimi, shum\u00ebfishimi dhe thellimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve tona n\u00eb aspektin ushtarak dhe mbrojt\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00ebse qarqe t\u00eb ndrysh\u00ebm k\u00ebt\u00eb e shohin nga perspektiva e tyre politike dhe e komentojn\u00eb ndryshe, nuk kam asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019iu th\u00ebn\u00eb. As q\u00eb e ndjej t\u00eb nevojshme t\u00eb debatoj me ata qarqe, por thelbi \u00ebsht\u00eb ky. Tashm\u00eb Turqia dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb dy shtete partner\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00ebn kupol\u00ebn e NATO-s. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb datat 6-7 janar k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrforcuam edhe m\u00eb shum\u00eb. Tashm\u00eb dy shtetet jan\u00eb partner\u00eb strategjik. Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb natyrale se sa dy ortak\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb temat e mbrojtjes, siguris\u00eb dhe ata ushtarake.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li><strong>Ku ndodhet FETO n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Turqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>Un\u00eb dua ti p\u00ebrgjigjem kwshtu pyetjes suaj. Gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp n\u00eb Ankara t\u00eb Presidentit Erdo\u011fan dhe kryeministrit Rama, Presidenti Erdo\u011fan citoi nj\u00eb fjali shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: \u201cNuk do ta lejojm\u00eb FETO-n t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Turqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. M\u00eb 15 korrik 2016 doli hapur e v\u00ebrteta e organizat\u00ebs terroriste FETO. At\u00eb nat\u00eb doli n\u00eb shesh e v\u00ebrteta se&nbsp; sa e rrezikshme, tin\u00ebzare dhe e pabes\u00eb ishte kjo organizat\u00eb terroriste. Pas asaj nate shteti shqiptar, por jo vet\u00ebm, t\u00eb gjitha partit\u00eb opozitare shqiptare dol\u00ebn nj\u00eb z\u00ebri dhe n\u00eb krah t\u00eb demokracis\u00eb dhe rendit kushtetues n\u00eb Turqi si dhe kund\u00ebr organizat\u00ebs terroriste FETO. Dol\u00ebn n\u00eb deklarata zyrtare. Gjithashtu shoq\u00ebria civile ishte p\u00ebrkrah popullit turk. Ne jemi mjaft t\u00eb k\u00ebnaqur nga kjo gj\u00eb, por p\u00ebr fat t\u00eb keq FETO \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb Shqip\u00ebri edhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne flasim. A ka prani t\u00eb saj k\u00ebtu? E dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ka. Ajo q\u00eb m\u00eb g\u00ebzon mua \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb 3 vitet e fundit populli shqiptar, intelektual\u00ebt e k\u00ebtij vendi, mendimtar\u00ebt dhe udh\u00ebheq\u00ebsit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm kundrejt organizat\u00ebs terroriste FETO. Ata kan\u00eb nisur t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb qasje tjet\u00ebr ndaj tyre. Kjo patjet\u00ebr q\u00eb ndikon edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve. Ne shohim se qeveria shqiptare po tregon maturi dhe nj\u00eb vullnet t\u00eb vendosur n\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr organizat\u00ebs terroriste FETO. Ky bashk\u00ebpunim sa vjen e rritet. Ky \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb zhvillim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe ne na g\u00ebzon. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ky duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zhvillim q\u00eb duhet t\u2019iu g\u00ebzoj\u00eb edhe ju. P\u00ebrse? Sepse e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb FETO n\u00eb momentin q\u00eb merr nj\u00eb urdh\u00ebr nuk heziton t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb politikisht, sigurin\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb tentoj\u00eb p\u00ebr kryengritje, t\u00eb infiltrohet n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme t\u00eb shtetit dhe t\u00eb nxjerrw n\u00eb pah e t\u00eb vjedhw informacionet sekrete t\u00eb nj\u00eb shteti, ashtu si nj\u00eb organizat\u00eb e sh\u00ebrbimeve sekrete profesionale. Ata nuk hezitojn\u00eb t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb ushtrin\u00eb dhe forcat e siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi. Shikoj q\u00eb vet\u00ebdija e popullit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. Gjithsesi un\u00eb mund t\u00eb them me bindje se e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb e sigurt pa u pastruar prania e organizat\u00ebs terroriste FETO. Ne kemi nisur nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb gjithanshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Turqin\u00eb pas 15 korrikut 2016. Momentalisht prania e FETO-s n\u00eb Turqi \u00ebsht\u00eb thyer n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe dhe jan\u00eb pasivizuar. Kjo n\u00eb saje t\u00eb luft\u00ebs me vendosm\u00ebri t\u00eb drejtuar nga Presidenti yn\u00eb. Por t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb nuk mund ta themi p\u00ebr vendet e tjera n\u00eb bot\u00eb. FETO ende vazhdon t\u00eb jet\u00eb aktive n\u00eb disa vende t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb krye t\u00eb aktiviteteve t\u00eb tyre vjen arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, kontrolli i medias dhe madje vihet re edhe prania n\u00eb disa kompani private. Ata po mundohen t\u00eb tregojn\u00eb q\u00ebndres\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Lufta jon\u00eb shum\u00eb dimensionale kund\u00ebr FETO-s si brenda vendit \u00ebsht\u00eb duke vazhduar edhe jasht\u00eb tij. Un\u00eb jam optimist se FETO pas nj\u00eb kohe t\u00eb caktuar do t\u00eb mbush\u00eb programin e p\u00ebrdorimit t\u00eb saj nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe si rrjedhoj\u00eb do t\u00eb \u00e7aktivizohet. At\u00ebher\u00eb jo vet\u00ebm ne, por e gjith\u00eb bota do t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u2013&nbsp; N\u00eb zon\u00ebn e Fierit Turqia po nd\u00ebrton nj\u00eb spital dhurat\u00eb. Normalisht ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ne sepse Turqia nuk do t\u00eb mjaftohet vet\u00ebm me nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj vepre, por do t\u00eb sjell\u00eb edhe p\u00ebrvoj\u00ebn e saj. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb nj\u00eb grup folklorik i k\u00ebtij rajoni publikoi nj\u00eb k\u00ebng\u00eb kushtuar presidentit t\u00eb Turqis\u00eb, Recep Tayyip Erdo\u011fan. Normalisht disa dol\u00ebn kund\u00ebr saj, madje kishte dhe nga ata q\u00eb zhvilluan edhe programe televizive vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duke cituar se grupi n\u00eb fjal\u00eb i kushtoi k\u00ebng\u00eb diktatorit t\u00eb Turqis\u00eb. \u00c7far\u00eb mendoni ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Muzika \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb universale. N\u00ebp\u00ebrmjet muzik\u00ebs ju mund t\u00eb shprehni mendimet ose ndjenjat tuaja n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njeriut i p\u00eblqen. Me sa kam kuptuar ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup rajonal atje. Ashtu e kan\u00eb ndjer\u00eb p\u00ebr brenda dhe kan\u00eb shkruar nj\u00eb tekst t\u00eb cilin e kan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb kushtuar Presidentit tan\u00eb. Ky patjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjest shum\u00eb i bukur. Nj\u00eb tregues fal\u00ebnderimi. Ta kthesh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb nj\u00eb polemik\u00eb politike apo t\u00eb k\u00ebrkosh pas k\u00ebsaj di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb absurde. Sot shkruajn\u00eb ata atje nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, nes\u00ebr pasnes\u00ebr shkruan dikush n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vend. Mund ta pengosh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Njer\u00ebzit nxjerrin n\u00eb pah ndjenjat e tyre me at\u00eb metod\u00eb q\u00eb mund ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb leht\u00eb. Dikush shkruan poezi e dikush pikturon nj\u00eb tablo. Ky grup muzikant\u00ebsh ka zgjedhur t\u00eb shkruajw dhe t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb n\u00eb shenj\u00eb fal\u00ebnderimi. Ne n\u00eb La\u00e7 po nd\u00ebrtojm\u00eb 522 apartamente. Mbase dikush n\u00eb at\u00eb vend do t\u00eb dal\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. K\u00ebto veprime jan\u00eb krejt\u00ebsisht njer\u00ebzore dhe t\u00eb sinqerta. Un\u00eb nuk them gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se turp\u2026 Nuk e shikoj shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb polemik\u00eb politike. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ia l\u00eb n\u00eb dor\u00eb popullit shqiptar t\u00eb mendoj\u00eb se si \u00ebsht\u00eb m\u00eb e drejta.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb Shqiptar\u00ebt gjenden n\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ne kemi qen\u00eb dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb par\u00ebt p\u00ebr t\u2019iu ardhur n\u00eb ndihm\u00eb. Dua t\u00eb ndaj di\u00e7ka me ju. Isha n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb aktivitet n\u00eb mars t\u00eb 2018-\u00ebs. Normalisht n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr kishte dal\u00eb lumi i Bun\u00ebs nga shtrati dhe si pasoj\u00eb shum\u00eb toka kishin mbetur t\u00eb p\u00ebrmbytura. Vajta t\u00eb ndjek nga af\u00ebr situat\u00ebn dhe pash\u00eb d\u00ebmet e konsiderueshme. Pas ardhjes n\u00eb Tiran\u00eb komunikova me ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministren e asaj kohe, Senida Mesi, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe deputete e qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs. Pyeta n\u00ebse mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb dhe m\u00eb pas ajo brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb listw m\u00eb gjwrat e nevojshme. Menj\u00ebher\u00eb u konsultuam me TIKA-n dhe m\u00eb pas komunikuam p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ok edhe me Ankaran\u00eb. Pas kat\u00ebr dit\u00ebsh ne u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr me nj\u00eb autokolon\u00eb me 4 maune duke d\u00ebrguar t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e nevojshme atje. Normalisht kam qen\u00eb d\u00ebshmitar i g\u00ebzimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs. Dikush mu hodh duke m\u00eb p\u00ebrqafuar, dikush na fal\u00ebnderoi e dikush tjet\u00ebr lutej p\u00ebr Presidentin tan\u00eb. Ne nuk e b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebmbim. At\u00eb e b\u00ebm\u00eb si nj\u00eb motiv i miq\u00ebsis\u00eb dhe v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb son\u00eb qindra vje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<p>Sikurse e dini n\u00eb Shqip\u00ebri ndodhi t\u00ebrmeti shkat\u00ebrrues. Menj\u00ebher\u00eb pas tij ne me ekipet e shp\u00ebtimit, ekipet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe me ekipet e UMKE-s si dhe AFAD-it ishim n\u00eb terren duke ndihmuar t\u00eb d\u00ebmtuarit nga t\u00ebrmeti. Soll\u00ebm \u00e7adra, ushqime, ndihma mjek\u00ebsore, batanije, krevate, etj. Nga ana tjet\u00ebr edhe bashk\u00ebshortja ime, duke mobilizuar grat\u00eb turke q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri prej dy jav\u00ebsh ishte n\u00eb terren duke ndihmuar t\u00eb d\u00ebmtuarit nga t\u00ebrmeti n\u00eb \u00e7adrat e tyre me ushqime, mjete p\u00ebr ngrohje, veshmbathje etj. Sapo m\u00ebsoi p\u00ebr situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, Presidenti&nbsp; yn\u00eb b\u00ebri deklarat\u00ebn e bujshme ku tha se do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb 500 sht\u00ebpi. Tani n\u00eb zon\u00ebn e Fierit jemi duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb spital. Kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse 2 or\u00eb larg nga Tirana dhe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb spital t\u00eb specializuar. T\u00eb gjitha k\u00ebta i b\u00ebjm\u00eb si rrjedhoj\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona t\u00eb ve\u00e7anta dhe lidhjeve tona t\u00eb forta q\u00eb burojn\u00eb nga historia. Veprime dhe komente p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb hije un\u00eb nuk i shoh me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq sepse \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb e gjitha ajo q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb dhe kemi b\u00ebr\u00eb. Ja p\u00ebr shembull TIKA. Edhe pse n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb pandemie, nuk ka ndalur asnj\u00eb moment me pun\u00ebt e saj. Restaurime n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, investime n\u00eb infrastruktur\u00eb, restaurimet e konvikteve etj. jan\u00eb ende n\u00eb vazhdim. Presidenti yn\u00eb me Kryeministrin Rama kan\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. At\u00eb t\u00eb restaurimit t\u00eb Xhamis\u00eb s\u00eb Plumbit, objekt ky i trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga koha e osman\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr qw do tw restaurohet nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Vakfeve. Kjo e fundit sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur do t\u00eb nis\u00eb edhe punwn. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xhami e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi \u00ebsht\u00eb edhe simboli i rihapjes s\u00eb besimit pas komunizmit me mbajtjen e faljes s\u00eb xhumas\u00eb s\u00eb par\u00eb. Normalisht q\u00eb ne nuk restaurojm\u00eb vet\u00ebm xhami. Ne si shtet kemi restauruar edhe kisha, si psh. kisha bullgare n\u00eb Stamboll q\u00eb njihet si kisha e hekurt apo sinagoga t\u00eb ndryshme n\u00eb vendin ton\u00eb, etj.. Ajo q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne \u00ebsht\u00eb restaurimi i objekteve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrcjell\u00eb ata brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm. Jam i bindur q\u00eb edhe qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs do t\u00eb lumturohen nga nj\u00eb restaurim i till\u00eb. Pa harruar edhe faktin q\u00eb ky objekt kulti do t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb der\u00eb t\u00eb ardhurash nga turist\u00ebt q\u00eb do t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb.\/frekuenca.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Turqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb mjaft t\u00eb rr\u00ebnjosura. E shkuara e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve starton n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb hershme, para shum\u00eb shekujsh dhe ne, Turqit dhe Shqiptar\u00ebt, vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb bashk\u00ebrisht n\u00eb gjeografin\u00eb ballkanike, e po ashtu t\u00eb jetojm\u00eb s\u00eb bashku me lumturi dhe k\u00ebnaq\u00ebsi. Prej shum\u00eb vitesh ne vijojm\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":27205,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1358],"tags":[1329],"class_list":["post-27204","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27204","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27204"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27204\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27205"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}