{"id":2712,"date":"2014-08-29T21:01:50","date_gmt":"2014-08-29T21:01:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2712"},"modified":"2014-09-03T09:40:32","modified_gmt":"2014-09-03T09:40:32","slug":"detaje-te-reja-nga-vjedhja-e-bankes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/detaje-te-reja-nga-vjedhja-e-bankes\/","title":{"rendered":"Detaje t\u00eb reja nga vjedhja e Bank\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervist\u00eb me specialistin bankier Ernest Kotoni\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ardian Fullani, Inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb fajtor\u00eb t\u00eb vjedhjes<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ernest Kotoni, me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb 40 vje\u00e7are si specialist bankar, i cili ka punuar mbi 20 vjet n\u00eb kontrollin e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d argumenton se Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fullani, por edhe K\u00ebshilli Mbikqyr\u00ebs jan\u00eb fajtor\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb vjedhjes s\u00eb thesarit n\u00eb BSH-s\u00eb, pasi, si\u00e7 pohon zoti Kotoni, ata, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, nuk k\u00ebrkuan q\u00eb para se t\u00eb transportohej departamenti i thesarit nga BSH-ja n\u00eb Linz\u00eb, t\u00eb hartohej rregullorja e brendshme. Gjithashtu, Fullani, por edhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs, sikurse edhe Inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i BSH-s\u00eb jan\u00eb fajtor\u00eb, me pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe me paaft\u00ebsin\u00eb e tyre profesionale, q\u00eb p\u00ebr 4 vjet nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar inventarizimin periodik t\u00eb thesarit, q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb zoti Kotoni, n\u00ebse do t\u00eb ishte kryer me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, do ta kishte identifikuar qysh her\u00ebt vjedhjen. Zoti Kotoni pohon se ligji \u201cP\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d p\u00ebrcakton se drejtuesit, sikurse Guvernatori, Inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs, duhet t\u00eb shkarkohen menj\u00ebher\u00eb, n\u00ebse d\u00ebshmohet pap\u00ebrgjegjsh\u00ebria dhe paaft\u00ebsia e tyre profesionale p\u00ebr t\u00eb drejtuar, sikurse u d\u00ebshmua n\u00eb vjedhjen e thesarit t\u00eb BSH-s\u00eb. Ndaj, q\u00eb t\u00eb shkarkohet Fullani, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs, thot\u00eb specialisti banker, zoti Kotoni, nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb procedohet n\u00eb Parlament, sikurse edhe ligji \u201cP\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb ndryshohet, duke marr\u00eb shkak nga vjedhja e thesarit&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Petraq Barjami: &#8211; A mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb vjedhje ordinere vjedhja e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<br \/>\nErnest Kotoni: &#8211; K\u00ebt\u00eb vjedhje mund ta ket\u00eb kryer edhe nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, duke patur parasysh q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar asnj\u00eb lloj rregulli i ruajtjes dhe kontrollit t\u00eb vlerave monetare n\u00eb kasafort\u00eb. Q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb \u00e7el\u00ebsat iu dhan\u00eb n\u00eb administrim nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00ebm, u krijuan t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar vjedhjen\u2026<br \/>\n&#8211; Fakti q\u00eb \u00e7el\u00ebsat e kasafort\u00ebs iu dor\u00ebzuar nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, a nuk lind dyshimin se mund t\u00eb kemi edhe bashk\u00ebpunim n\u00eb vjedhje?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb mund ta kryej\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb njeri q\u00eb e ka iden\u00eb e organizimit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb ark\u00ebn e Bank\u00ebs. Nga ky shkak nisem, q\u00eb them se vjedhja mund t\u00eb kryhet edhe nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, por teorikisht, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb patur dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ju, keni qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit. Mund t\u00eb na thoni se, si ka mund\u00ebsi q\u00eb kjo vjedhje u krye n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb 3 vje\u00e7are dhe kontrollet e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk e kishin pikasur?<br \/>\n&#8211; Kryerja e vjedhjes p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3 vje\u00e7are tregon se kontrollet n\u00eb thesar kan\u00eb qen\u00eb formale. Nuk jan\u00eb zbatuar rregullat e inventarizimit, ose nuk jan\u00eb kryer fare k\u00ebto veprime.<br \/>\n&#8211; Vet\u00eb prokuroria dyshon q\u00eb shuma e deklaruar e vjedhjes mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe nga 713 milion\u00eb lek\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb: A e ka deklaruar Banka e Shqip\u00ebris\u00eb shum\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vjedhjes?<br \/>\n&#8211; Duke patur parasysh q\u00eb pasi u publikua vjedhja e kryer n\u00eb thesar, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb organizoi kontrollin e plot\u00eb t\u00eb thesarit, mendoj se shuma e vjedhjes prej 713 milion\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb ka deklaruar Banka e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. Nuk mendoj se do jen\u00eb shkelur rregullat e inventarizimit edhe n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00ebse v\u00ebrtetohet hipoteza q\u00eb that\u00eb, se prokuroria dyshon q\u00eb shuma e vjedhjes \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe nga ajo e deklaruar zyrtarisht nga vet\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb paaft\u00ebsi e theksuar profesionale, si e drejtuesve, ashtu edhe e punonj\u00ebsve t\u00eb thjesht\u00eb. Dhe, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, \u00ebsht\u00eb mashtrim.<br \/>\n&#8211; Mos ndoshta as tani, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nuk e di shum\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vjedhjes?<br \/>\n&#8211; Teorikisht, ekziston kjo mund\u00ebsi, n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb rregull inventarizimi i fundit i thesarit.<br \/>\n&#8211; Kjo vjedhje q\u00eb ndodhi n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, a mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb ndonj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Vjedhje n\u00ebp\u00ebr banka kan\u00eb ndodhur, por vjedhje t\u00eb k\u00ebsaj natyre, t\u00eb t\u00ebrheqjes fizike nga kasaforta e Bank\u00ebs s\u00eb parave nga vet\u00eb punonj\u00ebsit e bank\u00ebs, aq m\u00eb keq n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb sistematike 3 vje\u00e7are, nuk ka ndodhur asnj\u00ebher\u00eb, sepse ruajtja fizike e parave n\u00eb \u00e7do bank\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb besuar asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, por minimalisht 3 personave, q\u00eb jan\u00eb drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb \u00e7do nj\u00ebsie dhe filiali.<br \/>\n&#8211; Kush jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr vjedhjen e ndodhur n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb?<br \/>\n&#8211; Vjedhja n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb ka ndodhur p\u00ebr arsyen e vetme sepse siguria fizike e parave n\u00eb kasafort\u00eb iu besua nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm dhe jo 3 personave, si\u00e7 ka qen\u00eb historikisht ky rregull. Sasia e vjedhjes ka qen\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb moskryerjes s\u00eb kontrolleve dhe inventarizimeve sipas rregullave. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vjedhjes, duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet: Kush e ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebrin q\u00eb t\u00eb tre \u00e7el\u00ebsat e kasafort\u00ebs t\u2019i dor\u00ebzohen Adrian Bitrajt? Dhe, cil\u00ebt e kan\u00eb miratuar k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr? K\u00ebta jan\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs? P\u00ebrgjegj\u00ebs, p\u00ebr mendimin tim, jan\u00eb dy punonj\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb dor\u00ebzuar \u00e7el\u00ebsat, pavar\u00ebsisht nga urdh\u00ebri i dh\u00ebn\u00eb, pasi kjo nuk ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rregullore.<br \/>\n&#8211; A nuk t\u00eb shtyn kjo te dyshimi, q\u00eb vjedhja t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e organizuar?<br \/>\n&#8211; Teorikisht, ekziston kjo mund\u00ebsi, por bindja ime, si specialist, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky urdh\u00ebr \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb mang\u00ebt mend\u00ebrisht dhe profesionalisht.<br \/>\n&#8211; Po organet drejtuese t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si K\u00ebshilli Mbikqyr\u00ebs, Inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Guvernatori dhe z\u00ebvend\u00ebsvguvernatori, a kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vjedhjen e thesarit t\u00eb k\u00ebsaj banke?<br \/>\n&#8211; Po t\u2019i referohemi ligjit nnum\u00ebr 8269, dat\u00eb 23.12.1997 \u201cP\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, n\u00eb nenin 45, shkronja \u201cf\u201d p\u00ebrcaktohet se: \u201cK\u00ebshilli Mbikqyr\u00ebs ka kompetenc\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb\u2026 rregulloret e brendshme t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Pik\u00ebrisht mungesa e k\u00ebsaj rregulloreje, ka \u00e7orientuar punonj\u00ebsit e thesarit dhe stimuloi dor\u00ebzimin e \u00e7el\u00ebsave t\u00eb kasafort\u00ebs n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu. Kjo rregullore u miratua n\u00eb mars 2014, kur porosia nga K\u00ebshilli Mbikqyr\u00ebs i BSH-s\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb 2011, n\u00eb momentin kur departamenti i thesarit vajti n\u00eb objektin e Linz\u00ebs. Ligj\u00ebrisht, kjo rregullore duhet t\u00eb ishte miratuar p\u00ebrpara se ky departament t\u00eb transferohej n\u00eb Linz\u00eb. Edhe n\u00ebse ishte i ngutsh\u00ebm transferimi i departamentit t\u00eb thesarit n\u00eb Linz\u00eb, duhej pritur aq koh\u00eb derisa t\u00eb miratohej rregullorja. S\u00eb dyti, Guvernatori dhe z\u00ebvend\u00ebsguvernatori, duke qen\u00eb drejtuesit ekzekutiv\u00eb t\u00eb BSH-s\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs, jan\u00eb fajtor\u00eb dy her\u00eb p\u00ebr vjedhjen e ndodhur, sepse k\u00ebta e kan\u00eb ditur shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb departamentin e thesarit, p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb rregullores s\u00eb brendshme t\u00eb funksionimit t\u00eb atij departamenti, ka munguar edhe kontrolli (auditi) i brendsh\u00ebm. Sipas ligjit \u201cP\u00ebr Kontabilitetin\u201d kontrollet e plota fizike t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb nj\u00eb subjekti b\u00ebhen \u00e7do vit. Pra, guvernatori dhe z\u00ebvend\u00ebsguvernatori i BSH-s\u00eb kan\u00eb lejuar q\u00eb vjedhja t\u00eb rritet n\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb madhe. P\u00ebrgjegj\u00ebsi ka edhe Inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i BSH-s\u00eb, q\u00eb nuk ka kryer kontrollet periodike n\u00eb departamentin e thesarit.<br \/>\n&#8211; Kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Inspektorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb rastin konkret t\u00eb vjedhjes t\u00eb BSH-s\u00eb, a mund t\u00eb jet\u00eb penale, sa t\u00eb arrestohet edhe ai si i dyshuar, apo \u00ebsht\u00eb thjesht shkelje e rregullave administrative?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb nuk jam jurist dhe nuk b\u00ebj dot prokurorin, por duke u nisur nga eksperienca, kam konstatuar se moskryerja e veprimeve q\u00eb ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda ekonomike, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, \u00ebsht\u00eb konsideruar vep\u00ebr penale. Po t\u00eb ishin kryer kontrollet periodike nga Inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i BSH-s\u00eb, vjedhja nuk do t\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmasa.<br \/>\n&#8211; Duke qen\u00eb se drejtori i departamentit t\u00eb thesarit t\u00eb BSH-s\u00eb, \u00c7ollaku, ishte em\u00ebruar nga Guvernatori dhe ishte dh\u00ebndrri i mbes\u00ebs t\u00eb Fullanit, a nuk \u00ebsht\u00eb ky em\u00ebrim tipik nepotik, q\u00eb solli k\u00ebt\u00eb d\u00ebm ekonomik t\u00eb BSH-s\u00eb?<br \/>\n&#8211; Patjet\u00ebr! Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Fullanit.<br \/>\n&#8211; A duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb drejtohet BSH-ja nga k\u00ebta p\u00ebrgjegj\u00ebs ligjor\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, p\u00ebr vjedhjen e thesarit t\u00eb BSH-s\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e BSH-s\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs t\u00eb BSH-s\u00eb, duhet t\u00eb largohen. Guvernatori dhe z\u00ebvend\u00ebsguvernatori jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs sepse kan\u00eb lejuar q\u00eb p\u00ebr 3 vjet me radh\u00eb t\u00eb mos ushtrohet kontroll n\u00eb deg\u00ebn e thesarit. Gjithashtu, ata kan\u00eb lejuar q\u00eb ky sektor t\u00eb funksionoj\u00eb pa nj\u00eb rregullore p\u00ebr rreth 3 vjet me radh\u00eb. Gjithashtu, guvernatori dhe z\u00ebvend\u00ebsi i tij, duke qen\u00eb administrator\u00eb t\u00eb BSH-s\u00eb \u201cdekorohen dhe nd\u00ebshkohen\u201d p\u00ebr sukseset dhe skandalet q\u00eb ndodhin n\u00eb institucionin q\u00eb ata drejtojn\u00eb. An\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, sepse me mosveprimet e tyre kan\u00eb lejuar q\u00eb guvernatori dhe z\u00ebvend\u00ebsguvernatori t\u00eb mos kryejn\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me interesat e BSH-s\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, k\u00ebta jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebr p\u00ebrkrahjen morale dhe ligjore q\u00eb u dhan\u00eb shkel\u00ebsve t\u00eb rregulloreve, me deklaratat e tyre publike. K\u00ebta persona mund t\u00eb ken\u00eb njohuri shum\u00eb t\u00eb thella shkencore, por nuk jan\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn e ngarkuar.<br \/>\n&#8211; Me dor\u00ebheqje, apo me shkarkim?<br \/>\n&#8211; Dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt vullnetar i vet\u00eb subjektit. Dor\u00ebheqja nuk i k\u00ebrkohet asnj\u00eb njeriu. Dor\u00ebheqjen duhet ta b\u00ebj\u00eb vet\u00eb personi, n\u00ebse ndjen p\u00ebrgjegj\u00ebsi, qoft\u00eb edhe morale, p\u00ebr ngjarjen e ndodhur. Dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt qytetar q\u00eb ia rrit vlerat atij q\u00eb e kryen k\u00ebt\u00eb veprim. N\u00eb rastin konkret, duke u nisur nga sa tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebr veprimet dhe mosveprimet e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs, t\u00eb guvernatorit dhe z\u00ebvend\u00ebsguvernatorit t\u00eb BSH-s\u00eb, konkludohet se ata duhet t\u00eb shkarkohen p\u00ebr paaft\u00ebsi. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb nenin 47 t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d nuk parashikohet q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs shkarkohen p\u00ebr paaft\u00ebsi n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs, kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn penges\u00eb ligjore (apo mbrojtje ligjore) si\u00e7 duan ta trajtojn\u00eb miqt\u00eb e Fullanit dhe t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mos e nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim. Prezumohet se kushti num\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb detyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia profesionale. Drejtuesit e BSH-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs, q\u00eb qysh n\u00eb fillim kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paaft\u00eb dhe vjedhja n\u00eb thesarin e BSH-s\u00eb, e d\u00ebshmojn\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht paaft\u00ebsin\u00eb profesionale. N\u00eb rastin konkret, ndodhemi para faktit q\u00eb i gjith\u00eb K\u00ebshilli Mbikqyr\u00ebs i BSH-s\u00eb nuk plot\u00ebson kushtet e domosdoshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb funksion dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta persona, duhet t\u00eb shkarkohen.<br \/>\n&#8211; Kjo vjedhje e thesarit t\u00eb BSH-a a nuk d\u00ebshmon, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, q\u00eb edhe ligjb\u00ebr\u00ebsit n\u00eb hartimin e miratimin e ligjit \u201cP\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d nuk kishin parashikuar situata t\u00eb tilla?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb normale q\u00eb t\u00eb mos e parashikosh n\u00eb ligj rastin e vjedhjes, sepse prezumohet q\u00eb po ndodhi kjo, personat p\u00ebrgjegj\u00ebs jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00eb em\u00ebr t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucionit t\u00eb BSH-s\u00eb, thuhet se as Parlamenti nuk ka mund\u00ebsi ligjore q\u00eb t\u00eb shkarkoj\u00eb Guvernatorin, z\u00ebvend\u00ebsguvernatorin e K\u00ebshillin Mbikqyr\u00ebs, edhe pse ndodhi kjo vjedhje?<br \/>\n&#8211; Pavar\u00ebsia e BSH-s\u00eb nuk realizohet duke marr\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb paaft\u00ebt. Politikan\u00ebt tan\u00eb t\u00eb nderuar, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar miqt\u00eb e tyre te BSH-ja, q\u00eb t\u00eb mos i shkarkojn\u00eb, i referohen shum\u00eb faktit q\u00eb n\u00eb nenin 47 t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr BSH-n\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar nj\u00eb pik\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, ku t\u00eb p\u00ebrcaktohet q\u00eb: \u201cGuvernatori dhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs shkarkohen ne rast se Dega e Thesarit vidhet, apo kur ndodhin ngjarje skandaloze n\u00eb institucion\u201d. Munges\u00ebn e k\u00ebsaj pike, k\u00ebta politikan\u00eb e konsiderojn\u00eb \u201cmbrojtje ligjore\u201d t\u00eb guvernatorit dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs. Nga politikan\u00ebt shum\u00eb pak z\u00ebra jan\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb thon\u00eb q\u00eb t\u00eb shkarkohet i gjith\u00eb K\u00ebshilli Mbikqyr\u00ebs i BSH-s\u00eb. Pjesa d\u00ebrrmuese e tyre \u201cluten\u201d q\u00eb \u201cguvernatori dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs t\u00eb japin dor\u00ebheqjen\u201d, sepse n\u00eb nenin 47 t\u00eb ligjit p\u00ebr BSH-n\u00eb, nuk parashikohet ky rast p\u00ebr t\u2019i shkarkuar k\u00ebta persona. T\u00eb k\u00ebrkosh q\u00eb guvernatori dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs t\u00eb japin dor\u00ebheqjen, sepse po u luten politikan\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb akt, \u00ebsht\u00eb mashtrim dhe, n\u00eb rastin m\u00eb pak t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb budallall\u00ebk. Pavar\u00ebsia intitucionale dhe kushtetuese e BSH-s\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb mbar\u00ebvajtur ekonomin\u00eb dhe jo p\u00ebr ta d\u00ebmtuar ekonomin\u00eb. N\u00eb rastin konkret, nuk po nd\u00ebrhyhet n\u00eb kompetencat e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs t\u00eb BSH-s\u00eb e t\u00eb guvernatorit t\u00eb saj, p\u00ebr interesa politike t\u00eb nj\u00eb partie apo koalicioni partiak t\u00eb caktuar, qoft\u00eb n\u00eb maxhoranc\u00eb apo n\u00eb opozit\u00eb, por k\u00ebrkohet t\u00eb nd\u00ebrhyhet n\u00eb favor t\u00eb mbar\u00ebvajtjes s\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb vendit dhe mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr t\u00eb krijuar mendimin se nuk ka njer\u00ebz q\u00eb nuk nd\u00ebrshkohen nga ligji, kur ata, me veprimet e mosveprimet e tyre, kan\u00eb c\u00ebnuar ligjin. Vet\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pavar\u00ebsin\u00eb institucione e kushtetuese t\u00eb BSH-s\u00eb dhe jo paaft\u00ebsin\u00eb profesionale t\u00eb drejtuesve t\u00eb saj.<br \/>\n&#8211; D\u00ebmin ekonomik t\u00eb vjedhjes s\u00eb 713 milion\u00ebshe nga BSH-ja, n\u00eb fund t\u00eb fundit, kush do ta paguaj\u00eb?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse hajdutit i gjenden shuma e vjedhur, nuk kemi d\u00ebm ekonomik, por n\u00ebse hajdutit nuk i konfiskohet kjo shum\u00eb, d\u00ebmin ekonomik do ta mbaj\u00eb n\u00eb kurriz populli&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me specialistin bankier Ernest Kotoni\u00a0 Ardian Fullani, Inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb fajtor\u00eb t\u00eb vjedhjes Ernest Kotoni, me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb 40 vje\u00e7are si specialist bankar, i cili ka punuar mbi 20 vjet n\u00eb kontrollin e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d argumenton se Guvernatori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[414],"class_list":["post-2712","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-banka"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2712","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2712"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2712\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2712"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2712"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2712"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}