{"id":27044,"date":"2021-01-16T21:27:26","date_gmt":"2021-01-16T20:27:26","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=27044"},"modified":"2021-01-16T21:32:52","modified_gmt":"2021-01-16T20:32:52","slug":"ne-dhomen-time-te-femijerise-nga-tea-hodaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2021\/01\/ne-dhomen-time-te-femijerise-nga-tea-hodaj\/","title":{"rendered":"N\u00eb dhom\u00ebn time t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb\/ Nga Tea Hodaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dhom\u00ebn time t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, aty ku kam kaluar dhe vitet e zhurm\u00ebshme t\u00eb gjimnazit, kam pasur t\u00eb shkruajtur n\u00eb kanatet e dollapit disa shprehje p\u00ebr ti lexuar cdo dit\u00eb. Ishin t\u00eb parat g\u00ebrma q\u00eb syt\u00eb m\u00eb lexonin kur zgjohesha nga gjumi, e t\u00eb fundit p\u00ebrpara se t\u00eb flija. Kishte raste kur, teksa lexoja nj\u00eb lib\u00ebr, aq shum\u00eb m\u00eb p\u00eblqente nj\u00eb fjali ose paragraf, sa ngrihesha ashtu sic isha p\u00ebr ta shkruajtur n\u00eb dollapin tim t\u00eb rrobave. Fjal\u00ebt I shkruaja me g\u00ebrma shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ndoshta pse n\u00eb m\u00ebndjen time, sa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja g\u00ebrmat, aq m\u00eb e madhe pesha e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatkeq\u00ebsisht, kanatet e dollapit u mbush\u00ebn plot\u00eb dhe nuk kisht\u00eb m\u00eb vend ku t\u00eb shkruaja mes fotografive e pikturave t\u00eb vogla. Fatmir\u00ebsisht, sa m\u00eb shum\u00eb rritesha, aq m\u00eb shum\u00eb I mbaja n\u00eb kujtes\u00eb fjal\u00ebt e bukura, pasi m\u00eb dukeshin sikur ato m\u00eb p\u00ebrkisnin mua. Prandaj, nuk ia ndjeva shum\u00eb munges\u00ebn t\u00eb shkruajturit n\u00eb kanatat e dollapit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebr k\u00ebto shprehje kaq t\u00eb bukura q\u00eb dora m\u00eb p\u00ebrzgjodhi, nj\u00ebra prej tyre m\u00eb m\u00ebsoi nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrte t\u00eb njeriut pak m\u00eb her\u00ebt sec duhet. Madje, jo vet\u00ebm kjo shprehje m\u00eb m\u00ebsoi nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb trondit\u00ebse, por shpesh m\u00eb ka shoq\u00ebruar n\u00eb jet\u00eb kur m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb bej zgjedhje shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Pse jo, dhe n\u00eb biseda kafenesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Duke mos e pasur t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb Shqip, me modesti po e p\u00ebrkthej nga gjuha Angelze k\u00ebt\u00eb shkrim t\u00eb Nietzsches:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>\u201cT\u00eb s\u00ebmur\u00ebt jan\u00eb rreziku m\u00eb I madh &nbsp;q\u00eb I kanoset njeriut; jo t\u00eb ligjt\u00eb, dhe as \u2018bisha e pres\u00eb\u2019. Ata q\u00eb jan\u00eb pllakosur si t\u00eb d\u00ebshtuar q\u00eb n\u00eb zanafill\u00eb, t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, t\u00eb shtypur \u2013 jan\u00eb pik\u00ebrisht ata, t\u00eb dob\u00ebtit, t\u00eb cil\u00ebt duhet ta zhvler\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn mes njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt na v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim e na helmojn\u00eb besimin n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb njeriun dhe n\u00eb veten ton\u00eb\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpara se t\u00eb vazhdoj m\u00eb tej, doja t\u00eb ndaja dhe nj\u00eb pyetje q\u00eb gjyshi im I ndjer\u00eb Tomor, i lart\u00eb e fisnik si malet, m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb dite. Isha tep\u00ebr e vog\u00ebl, shum\u00eb e panx\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar. Gjyshi im m\u00eb pyeti n\u00eb pes\u00eb fjal\u00eb:<strong><em>&nbsp;\u201cM\u00eb mir\u00eb fshatar apo gomar?\u201d<\/em><\/strong>. Padyshim b\u00ebrtita:&nbsp;<strong><em>\u201cFshatar o gjyshi!!!\u201d<\/em><\/strong>. Sic dhe e p\u00ebrm\u00ebnda, isha shum\u00eb e vog\u00ebl. Nuk mbaj m\u00ebnd se cfar\u00eb me shpjegoi gjyshi, por mbaj m\u00ebnd qe p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, rrija e mendoja se mos ndoshta, gjyshi im ishte mendjemadh? Kujtoja se, gjysh\u00ebrit e mi, t\u00eb kat\u00ebrt, u zhvendos\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb adoleshenc\u00eb. Nisa t\u00eb mendoj se gjyshi im nuk duhet t\u00eb fliste ashtu pasi ai, po shante veten e tij. Nuk g\u00ebnjej kur ju them se, p\u00ebr vite e vite t\u00eb t\u00ebra, rrija e mendoja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje. N\u00eb t\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjetat I dhash\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb drejt\u00eb gjyshit. Pra ai nuk ishte mendjemadh; fshatar\u00ebt nuk jan\u00eb gomer\u00eb; pergjigjia e pyetjes gjendej pik\u00ebrisht n\u00eb fjal\u00ebn e kat\u00ebrt: apo. N\u00eb k\u00ebto tre shkronja, gjyshi paskish dashur t\u00eb m\u00eb m\u00ebsonte p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb mbarojn\u00eb me \u201car\u201d (fshat\/ar):&nbsp;ziliqar, hileqar, tradhtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra dhe ky m\u00ebsim nga gjyshi m\u00eb ka ndihmuar shum\u00eb. Po ct\u00eb mir\u00eb t\u00eb sjellin k\u00ebto m\u00ebsime e \u2018udh\u00ebrr\u00ebfyes\u2019 n\u00eb jet\u00eb kur, dialektika jon\u00eb e p\u00ebrditshme vishet nga proverba orientale e&nbsp;<em>\u2018gjynahe\u2019<\/em>?<br>Padyshim m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem si nj\u00eb njeri I keq. Por gjyshja ime Athina m\u00eb ka m\u00ebsuar t\u00eb mos&nbsp;<em>\u2018p\u00ebrzihem\u2019<\/em>, nd\u00ebrsa gjyshja tjet\u00ebr Gjenovefa m\u00eb ka m\u00ebsuar se Zoti e<em>&nbsp;\u2018sh\u00ebnon\u2019&nbsp;<\/em>njeriun e keq, pra Zoti t\u00eb jep nj\u00eb shenj\u00eb se si ta dallosh njeriun e keq nga ai I miri. T\u00eb gjitha k\u00ebto k\u00ebshilla e udh\u00ebrrefime p\u00ebr jet\u00ebn jan\u00eb brenda meje, por ato p\u00ebrmbysen e vorbulla duhet shtruar nga fillimi kur m\u00eb kujtohen fjal\u00ebt e gjyshit tim Hodo:&nbsp;<strong><em>\u201cji sa m\u00eb humane\u201d ose \u201cti je humane\u201d<\/em><\/strong>. Por le t\u00eb dalim nga lufta e pashtershme e mendimeve n\u00eb mendjen time, n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb gjakatare mes t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb dua dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb kam.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Populli yn\u00eb, qeveria jon\u00eb, bashk\u00ebjetuesit tan\u00eb, ata q\u00eb ndajm\u00eb kafenet\u00eb, ata t\u00eb cil\u00ebt ndeshim n\u00eb kryq\u00ebzim e ata q\u00eb duhet t\u00eb tolerojm\u00eb.<br><em>Kush jan\u00eb ata q\u00eb perb\u00ebjn\u00eb klas\u00ebn qeveris\u00ebse? Kush jan\u00eb ata q\u00eb quhen elita e re n\u00eb vendin ton\u00eb?<\/em><br>Ata jan\u00eb t\u00eb lindur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshtuar, jan\u00eb lindur p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzur e t\u00eb shtypur. Jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vegjel. Ashtu sic e thot\u00eb dhe shkrimi n\u00eb dollapin tim t\u00eb femij\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria jon\u00eb, ka ngelur n\u00eb duart e k\u00ebtyre fshatar\u00ebve, injorant\u00ebve, kok\u00ebzbrazurve e lakmitar\u00ebve. Populli Turk ka nj\u00eb shprehje q\u00eb sipas fjal\u00ebve t\u00eb mia po e interpretoj ndryshe nga origjinali (nuk jam dakord me gjuhen e perdorur) :&nbsp;<strong><em>\u201cB\u00ebje t\u00eb dob\u00ebtin mbret dhe gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb beje, \u00ebsht\u00eb t\u00eb vras\u00eb baban\u00eb e tij\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendi yn\u00eb I mjer\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e atyre udh\u00ebheq\u00ebsve, pushtetar\u00ebve, t\u00eb pasurve, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb shum\u00eb virtyte t\u00eb gomarit.&nbsp;<strong><u>Gomari<\/u><\/strong>&nbsp;\u00ebsht\u00eb kafsh\u00eb besnike \u2013 ata nuk kan\u00eb besnik\u00ebri ndaj atdheut t\u00eb tyre. Gomari \u00ebsht\u00eb pun\u00ebtor e pun\u00ebmbaruar \u2013 ata jan\u00eb t\u00eb zhveshur nga aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb njeiun t\u00eb zot\u00eb t\u00eb punoj\u00eb. Gomari \u00ebsht\u00eb kok\u00ebulur \u2013 ata jan\u00eb lindur p\u00ebr t\u00eb mbajtur kok\u00ebn ulur e k\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb. Mos ndoshta kemi harruar disa t\u00eb v\u00ebrteta? N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, duhen ngritur gishta. Duhet pyetur: kur u b\u00eb kazma e lopata brenda nat\u00ebs, pen\u00eb?; Si u kalua nga fiqt\u00eb, n\u00eb nd\u00ebrtesat e kryeqytetit?; Kur I hapi der\u00eb vrasja, karriges n\u00eb ligjv\u00ebnie? Padyshim nuk dua t\u00eb ting\u00eblloj si elitiste, diskriminuese etj. Por, qeverisja dhe drejtimi kolektiv nuk I p\u00ebrkasin injorantit, t\u00eb paedukuarit, atij q\u00eb nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb shikoj\u00eb p\u00ebrtej vuajtjes s\u00eb trupit e shpirtit t\u00eb tij. Kjo sepse, k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb n\u00eb drejtim, nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kaliten, t\u00eb formohen, t\u00eb p\u00ebrpunohen nga familjet e tyre injorante; t\u00eb mbushen me virtyte dhe me r\u00ebnd\u00ebsishmi, t\u00eb njihen me t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb bukur\u00ebn n\u00eb jet\u00eb. Pik\u00ebrisht sepse jan\u00eb njohur vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00ebn dhe t\u00eb keqen, ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm keq e do t\u00eb sjellin vet\u00ebm sh\u00ebmti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Por cili \u00ebsht\u00eb fati I Shqip\u00ebris\u00eb?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sado e trisht\u00eb ting\u00ebllon, kjo pyetje vjen fare thjesht\u00eb. M\u00eb t\u00eb mir\u00ebt po largohen. T\u00eb k\u00ebqinjt\u00eb, pak idealist t\u00eb mjer\u00eb, ata q\u00eb kan\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb largohen, do t\u00eb mbesin. Dhe, kush do e populloje kryeqytetin tone? P\u00ebrs\u00ebri kjo p\u00ebrgjigje vjen fare thjesht\u00eb. Pushtetar\u00ebt mjeran\u00eb nuk duan posht\u00eb vetes njer\u00ebz n\u00eb dukje e thelb revolucionar\u00eb, ata duan njer\u00ebz-vemje, q\u00eb fjala e tyre t\u00eb ket\u00eb pesh\u00eb. P\u00ebr sh\u00ebmbull ilustrues, nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb n\u00eb organet qeveritare vjen bashk\u00eb me sh\u00ebrbime erotike p\u00ebr nj\u00eb grua. Kjo mund t\u00eb interpretohet dhe n\u00eb trajt\u00ebn e \u2018kuotave p\u00ebr barazi gjinore\u2019, por kjo \u00ebsht\u00eb bised\u00eb tjeter. R\u00ebnd\u00ebsi ka qe, n\u00eb organet e ekzekutivit, ligj\u00ebv\u00ebnies, drejt\u00ebsis\u00eb dhe administrat\u00ebs publike, ka baraza gjinore. Nj\u00eb tjet\u00ebr pyetje vijon: kush jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz qe paskan kaq shum\u00eb pak respekt p\u00ebr veten e tyre; zgjedhin t\u00eb mynxyrosen n\u00eb zyra-zhguall; p\u00ebrlyhen sikur t\u00eb jen\u00eb n\u00eb delir dhe puthin k\u00ebmb\u00ebt e p\u00ebrbaltura t\u00eb atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr tu shtypur? K\u00ebta jan\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz. Jan\u00eb po ata. Fati dredharak nuk I bekoi me mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr pushtet, dhe ata kan\u00eb ngelur t\u00eb krimbosur p\u00ebrjet\u00ebsisht me k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb goj\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>T\u00eb pakt\u00ebn erdha n\u00eb Tiran\u00eb dhe gjeta nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb \u2018shtet\u2019.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb politika anti-Shqiptare dhe \u00ebsht\u00eb krijuar nga nj\u00eb grupim opportunist I atyre q\u00eb kan\u00eb lindur p\u00ebr tu shtypur, n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, injoruar. Nuk duhet t\u00eb kemi turp t\u00eb b\u00ebrtasim se, ai q\u00eb dje fshinte lot\u00ebt n\u00eb balt\u00eb, nuk mund t\u00eb jet\u00eb drejtues I shtetit Shqiptar. Populizmat, historit\u00eb e suksesit t\u00eb bazuara n\u00eb keqardhje, \u2018pseudo-humanizmat\u2019, I sh\u00ebrbejn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebsaj shtrese t\u00eb popullsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet. Fatkeq\u00ebsisht, tani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb farat e k\u00ebqija, pasi jan\u00eb kudo dhe rr\u00ebnj\u00ebt e tyre kan\u00eb m\u00ebsuar ti hedhin shum\u00eb fort. Kjo, prej jetes s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe frik\u00ebs p\u00ebr tu kthyer pik\u00ebrisht andej nga kan\u00eb ardhur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Po e mbyll k\u00ebt\u00eb shkrim-mendim me nj\u00eb cop\u00ebz t\u00eb Kadares\u00eb:<br>\u201cPo a e di at\u00eb vjersh\u00ebn e nj\u00eb poeti polak, q\u00eb s\u2019ia mbaj m\u00ebnd emrin, p\u00ebr nj\u00eb krimb?&nbsp; N\u00eb at\u00eb lart\u00ebsi, o krimb, si je ngjitur? Duke u zvarritur v\u00eblla, duke u zvarritur. Ja, k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb edhe ngjitja jote, zvarranik. Era do t\u00eb fryj\u00eb, do t\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb p\u00ebrdhe, por ti prap do t\u00eb nis\u00ebsh zvarritjen p\u00ebrpjet\u00eb. Dhe k\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebsh gjith\u00eb jet\u00ebn, gjera nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb t\u00eb shkel\u00eb ndonj\u00eb themb\u00ebr k\u00ebpuce dhe t\u00eb zg\u00ebrlaqesh pa nam e pa nishan, o krimb.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebr\u00e7mimi\/ Koha e Shkrimeve, Ismail Kadare.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dhom\u00ebn time t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, aty ku kam kaluar dhe vitet e zhurm\u00ebshme t\u00eb gjimnazit, kam pasur t\u00eb shkruajtur n\u00eb kanatet e dollapit disa shprehje p\u00ebr ti lexuar cdo dit\u00eb. Ishin t\u00eb parat g\u00ebrma q\u00eb syt\u00eb m\u00eb lexonin kur zgjohesha nga gjumi, e t\u00eb fundit p\u00ebrpara se t\u00eb flija. Kishte raste kur, teksa lexoja nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":27045,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[3220],"class_list":["post-27044","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-tea-hodaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27044"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27044\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}