{"id":26638,"date":"2020-11-08T10:39:31","date_gmt":"2020-11-08T09:39:31","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=26638"},"modified":"2020-11-08T10:39:37","modified_gmt":"2020-11-08T09:39:37","slug":"vepra-te-rendesishme-me-vlera-te-larta-historike-per-breznite-shqiptare-dhe-njerezore-nga-fadil-shyti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2020\/11\/vepra-te-rendesishme-me-vlera-te-larta-historike-per-breznite-shqiptare-dhe-njerezore-nga-fadil-shyti\/","title":{"rendered":"VEPRA T\u00cb R\u00cbND\u00cbSISHME ME VLERA T\u00cb LARTA HISTORIKE P\u00cbR BREZNIT\u00cb SHQIPTARE DHE NJER\u00cbZORE! NGA FADIL SHYTI"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><br>Duke lexuar veprat e veprimtarit t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, Elmaz Ademit, &#8220;D\u00ebshmi p\u00ebr historin\u00eb&#8221;, Tetov\u00eb (2009) dhe &#8220;Kushtrimi i liris\u00eb&#8221; dhe mekanizmat e sh\u00ebrbimit sekret jugosllav&#8221;, Tetov\u00eb, 2013. Elmazi ka shkruar dhe librin, &#8220;Burgu i jet\u00ebs&#8221;,-librin e tret\u00eb, t\u00eb cilin ende s\u00b4e kam lexuar.-Tani, n\u00eb tavolin\u00ebn time i kam k\u00ebto dy k\u00ebto libra me vlera t\u00eb larta biografike dhe historike komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb cilat, po p\u00ebrpiqem t\u00b4i b\u00ebj\u00eb ca persiatje, do t\u00eb thosha: sikur nj\u00eb notar sado i famsh\u00ebm, &#8220;supermen&#8221; q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb; kurrsesi s\u00b4ia del dot detit m\u00b4ban\u00eb. Nga kjo ide konstatoj q\u00eb; t\u00eb shkruash p\u00ebr heronjt\u00eb dhe heroinat tona, p\u00ebr ngjarjet historike t\u00eb kombit ton\u00eb, n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb lashta dhe t\u00eb reja, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb g\u00eblltit\u00ebsh nj\u00eb lug\u00eb uji nga deti i thell\u00eb dhe i gjer\u00eb i Jonit.Libri biografik &#8220;D\u00ebshmi p\u00ebr historin\u00eb&#8221; \u00a0i k\u00ebtij autori, fillimisht p\u00ebr mua qe nj\u00eb hyrje e k\u00ebndshme n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb njohur; them k\u00ebshtu, p\u00ebr faktin se, vite m\u00eb par\u00eb e kisha lexuar vepr\u00ebn biografike \u00a0p\u00ebrmbajt\u00ebsore historike, t\u00eb Zaim Beqirit, \u00a0&#8220;Kujtime&#8221;, Tetov\u00eb, 2009, t\u00eb veprimtarit t\u00eb devotsh\u00ebm, shokut t\u00eb tij t\u00eb ilegales n\u00eb veprimtari t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, Zaim Beqirit,-(tani, i ndjer\u00eb). Bile, p\u00ebr vepr\u00ebn e Zaimit kam shkruar bukur gjat\u00eb mbresat e mia, ato i kam botuar n\u00eb shtypin \u00a0e koh\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb gazet\u00ebn elektronike shqiptare,\u00a0<a rel=\"noreferrer noopener\" href=\"http:\/\/albaniapress.com\/\" target=\"_blank\">albaniapress.com<\/a>.\u00a0-Autori, Zaim Beqiri n\u00eb at\u00eb vep\u00ebr i shpalos\u00eb kujtimet e tij se, bashk\u00eb me Rrahim Nezirin ishin themelues t\u00eb partis\u00eb, \u00a0Partia e Pun\u00ebs Komb\u00ebtare, m\u00eb 22 Qershor, 1979, ishin angazhuar p\u00ebr veprimtarin\u00eb atdhetare t\u00eb organizat\u00ebs revolucionare, duke aluduar n\u00eb partin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare dhe nga ana tjet\u00ebr, Partia e Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ishte n\u00eb pushtet. &#8220;Kujtime&#8221;, Tetov\u00eb, 2009 faqe, 115 .N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb revolucionare ishte formuar edhe organizata ilegale, &#8220;Kushtrimi i Liris\u00eb&#8221;, me themeluesit e k\u00ebsaj Organizate Politiko-Ushtarake, me Rafi Halilin dhe Gafur Lokun, i cili- gjat\u00eb L\u00c7-re, n\u00eb Kosov\u00eb, ra d\u00ebshmor bashk\u00eb me djalin e tij.-Elmazi, ishte nj\u00ebri nga pjes\u00ebtar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb saj, atdhetar\u00ebt kishin bashk\u00ebpunuar, ishin lidhur si xherdan fishek\u00ebsh n\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre organizative.-N\u00eb k\u00ebto libra, e para 488 faqe, e dyta 333 faqe, ku mbi t\u00eb gjitha si brumi u buk\u00ebs autoktone shqiptare, shk\u00eblqejn\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia historike dhe modestia e autor\u00ebve n\u00eb pasqyrimin e \u00a0ngjarjeve tejet dramatike dhe heroike; sikur duket her\u00eb-her\u00eb q\u00eb, autor\u00ebt i kan\u00eb kursyer ca nga kujtimet e tyre, sikur nuk i kan\u00eb pasqyruar t\u00eb gjitha, pra, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb goxha shum\u00eb ngjarje t\u00eb path\u00ebna, p\u00ebrndryshe k\u00ebto vepra, mund \u00a0t\u00eb ishin, shum\u00eb \u00a0m\u00eb voluminoze, do t\u00eb thosha; pak do t\u00eb ishte, edhe sikur t\u00b4i kishin nga 3000 \u00a0apo 5000 faqe; t\u00eb shkruara t\u00eb ujitura me q\u00ebndres\u00eb herizmash, lot dhe gjak.Elmaz Ademi, n\u00eb veprat e tij biografike, shpalos\u00eb kujtime q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e tij e hershme, n\u00eb ato vite t\u00eb r\u00ebnda rob\u00ebrie; kur mungonte dhe koromanja e that\u00eb, mungonin lapsat dhe fletoret, n\u00eb shkollat p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti mjerimi ishte i theksuar n\u00eb katundet e mal\u00ebsive tona; por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht po n\u00eb ato vite t\u00eb r\u00ebnda rob\u00ebrie dhe varf\u00ebrie, kombit ton\u00eb nuk i mungonin mashtrimet as dhuna, nga pushtuesit sllav\u00eb serb\u00eb, maqedonin\u00eb e malezez\u00eb dhe tradh\u00ebtar\u00ebt e vendit.Pik\u00ebrisht n\u00eb vitet 50-ta, b\u00ebhej mashtrimi i madh, sa vet tragjedia e rob\u00ebris\u00eb; p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi, pik\u00ebrisht n\u00eb ato vite, po zhvillohej dhun\u00eb e tmerrshme mbi shqiptar\u00ebt e mbetur padrejt\u00ebsisht jasht\u00eb kufijve t\u00eb shtetit am\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb.Familja atdhetare, Ademi, fillimisht do t\u00eb ndeshej me plag\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb s\u00eb skajshme dhe t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr p\u00ebr mbijetes\u00eb po p\u00ebrgaditej p\u00ebr shp\u00ebrngulje. Vlen t\u00eb theksohen p\u00ebr lexuesit k\u00ebto dy elemente t\u00eb katrahurave shqiptare q\u00eb at\u00ebbot\u00eb ngjanin si dy pika uji, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb familjet shqiptare.\u00a0Aksioni i ashtuquajtur, &#8220;Otkupi&#8221;, fj, serbe, dmth mbledhja e drithit. N\u00eb hambaret shqiptare pushtuesit nuk lan\u00eb kok\u00ebrr meli, drith\u00ebrat i merrnin p\u00ebr ushtrin\u00eb e tyre pushtuese. Ja, pik\u00ebrisht nga kjo varf\u00ebri e skajshme, (munges\u00eb e buk\u00ebs) n\u00eb familjen e tij ndodh\u00ebn shum\u00eb tragjedi, vdiq\u00ebn disa nga v\u00ebllez\u00ebrit e motrat e tij t\u00eb vegj\u00ebl. Po, nj\u00ebra nga k\u00ebto ngjarje qe nga m\u00eb e papritura, q\u00eb t\u00eb ngjesh\u00eb misht\u00eb p\u00ebr lexuesit. Kur babai i Elmazit del n\u00eb katund dhe paria e katundit ia jep nj\u00eb bon, apo trisk\u00eb, pra nj\u00eb let\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn pas disa dit\u00ebve do t\u00eb merr pak mis\u00ebr, dhimbja \u00ebsht\u00eb: nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb tre vje\u00e7ar e ka kuptuar se babai do t\u00eb merr buk\u00eb.-K\u00ebshtu, vepronin armiqt\u00eb tan\u00eb; pasi si minjt\u00eb e ndyr\u00eb, &#8220;pasoviq\u00ebt dhe pacovskit&#8221; i zbraznin hambaret, p\u00ebr ne tregoheshin t\u00eb interesuar, jo, jo nuk na harronin; gjenin &#8220;rrug\u00ebt e shp\u00ebtimit&#8221;, na zgjidhnin problemet: &#8220;Shqiptar\u00eb, ju jeni musliman\u00eb, ikni n\u00eb Turqi, andej prej kah keni ardhur, atje keni fe, keni din\u00eb dhe iman&#8221; -shkoni atje, -thoshin ata;-turqit i keni v\u00ebllez\u00ebr, ata ju japin buk\u00eb, rroba, shkollim n\u00eb gjuh\u00ebn turke e t\u00eb tjera&#8221; po, po &#8220;t\u00eb gjitha t\u00eb mirat&#8221;, na i ofronin turqit, &#8220;v\u00ebllez\u00ebrit e gjakut&#8221;, atje n\u00eb shkret\u00ebtirat e Anadollit, kurora e t\u00eb gjithave do t\u00eb ishte asimilimi yn\u00eb. Nj\u00eb kart\u00eb e till\u00eb, lutje p\u00ebr shp\u00ebrngulje n\u00eb Turqi e kishte marr\u00eb dhe babai i Elmazit.\u00a0 Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb vit, me shum\u00eb mundime Elmazi kishte filluar t\u00eb vijonte m\u00ebsimin. Para se t\u00eb vinte &#8220;Visa&#8221; ajo lutja e ikjes s\u00eb familjes n\u00eb Turqi, Elmazi dallohej p\u00ebr m\u00ebsime, ishte nj\u00ebri nga nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, po pastaj nga m\u00ebrzia, as i hahej, as i pihej, as i m\u00ebsohej&#8230; Filloi t\u00eb binte nga sh\u00ebndeti dhe t\u00eb merrte nota negative, fatbardh\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie t\u00eb tij, fizike dhe psikologjike i pari e v\u00ebrejti m\u00ebsuesi i tij. Nj\u00eb dit\u00eb, m\u00ebsuesi bisedoi me Elmazin shtruar; h\u00eb mor djal\u00eb \u00e7\u00b4ke ti, pse je k\u00ebshtu i m\u00ebrzitur, pse ke filluar t\u00eb biesh edhe n\u00eb m\u00ebsime, m\u00eb thuaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, besoj se, do t\u00eb ndihmoj?!-Pas hezitimit, Elmazi ia thot\u00eb breng\u00ebn q\u00eb e mundonte. M\u00ebsuesi menj\u00ebher\u00eb zotohet. At\u00eb breng\u00eb harroje! Un\u00eb, do t\u00eb flas me prindin dhe t\u00eb gjith\u00eb nese ikin, ti mos shko!&#8230;.-Poashtu, kishte menduar dhe i tha babait, Elmazi. Fatbardh\u00ebsisht, d\u00ebshira e djaloshit p\u00eb t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb atdhe realizohet, pjes\u00ebrisht, babai me familjen e tij nuk shp\u00ebrngulet n\u00eb Turqi, por k\u00ebsaj plage shekullore, nuk i shp\u00ebton xhaxhai i tij, p\u00ebr m\u00eb keq atje ai e nd\u00ebrron dhe mbiemrin, atje quhej, &#8220;Kallkan&#8221;.-Krajatat jet\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtij djaloshi s\u00b4kishin t\u00eb ndal\u00eb, mbi t\u00eb r\u00ebndonin tragjedi familjare, i vdes dhe nj\u00eb v\u00eblla tjet\u00ebr i cili p\u00ebrfundon tragjikisht me vet\u00ebvrasje dhe nj\u00eb mot\u00ebr n\u00eb mosh\u00ebn rinore, gjat\u00eb \u00a0lindjes. Poshtu, ca vite m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb tragjedi e r\u00ebnd\u00eb e goditi kur ishte n\u00eb m\u00ebrgim n\u00eb Zvic\u00ebr. Atje nga nj\u00eb s\u00ebmurje e r\u00ebnd\u00eb i vdes bashk\u00ebshortja, shoqja e tij e idealit Eminja, e cila i la pas tre f\u00ebmij\u00eb, Fitoren 11 vje\u00e7e, Fitimin 10 vjet, dhe Af\u00ebrdita 5 vje\u00e7e, k\u00ebto krajata, i p\u00ebrballoi me ndihmat e miqve dhe mikeshave t\u00eb tij besnike q\u00eb, n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb r\u00ebnda iu gjend\u00ebn f\u00ebmij\u00ebve pran\u00eb. Elmazi, pastaj u martua me Surafeten, fatbardh\u00ebsisht edhe kjo nj\u00eb shoqe besnike e cila u interesua shum\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij t\u00eb mbetur jetim\u00eb. N\u00eb martes\u00ebn me Surafetin, e kan\u00eb goc\u00ebn, Dafin\u00ebn. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00b4u theksuar fakti q\u00eb, kjo mal\u00ebsore shqiptare, nuk erdhi n\u00eb Zvic\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr interesa personale, por q\u00eb nga biseda e par\u00eb me telefon, Elmazi, ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb kur i tha: &#8220;Kurbeti \u00ebsht\u00eb i keq&#8221;. Kjo, n\u00ebnkuptonte q\u00eb, n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, familja jon\u00eb do t\u00eb kthehej n\u00eb atdhe, sipas motos \u00e7ajupiane: &#8220;Jam i varf\u00ebr por i lir\u00eb, ndaj m\u00eb p\u00eblqen varf\u00ebria&#8221;. At\u00ebbot\u00eb, as sot atdheu i tyre nuk ishte as \u00ebsht\u00eb krejt i lir\u00eb; mir\u00ebpo, Elmazi dhe Surafetja q\u00eb e p\u00ebrkrahu shokun e jet\u00ebs, u kthyen me nd\u00ebrgjegje t\u00eb lart\u00eb n\u00eb atdhe, gjat\u00eb L\u00c7-re dhe p\u00ebr t\u00eb punuar e jetuar krenar\u00eb n\u00eb vendlindje.-Jeta sikur e ka kalitur fort n\u00eb betejat e pandalshme, gjat\u00eb studimeve n\u00eb fakultetitn filozofik n\u00eb Prishtin\u00eb, do t\u00b4i bie mbi supe barra e r\u00ebnd\u00eb e varf\u00ebris\u00eb, plaga e m\u00ebrgimit; mezi e p\u00ebrballonte jet\u00ebn me pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb qytete t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, pastaj ushtria n\u00ebn komand\u00ebn armike, ishte n\u00eb mbik\u00ebqyrje t\u00eb rrepta, i ndjekur dhe i persekutar psiqikisht dhe fizikisht edhe gjat\u00eb n\u00eb viteve n\u00eb burg.Bashk\u00eb me shok\u00ebt e ilegales Rafi Halili, Zaim Beqiri, Rushit Nesimi, Gafur Loku \u00a0e t\u00eb tjer\u00eb u zbuluam, p\u00ebr veprimtari atdhetare q\u00eb, -si\u00e7 shkruan autori: &#8220;Ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb,-Shqip\u00ebri.\u00a0Ata dishepuj t\u00eb \u00a0shqiptaris\u00eb, u ngrit\u00ebn kund\u00ebr nj\u00eb regjimi kriminal t\u00eb Tito-Rankoviqit, q\u00eb pas LAN\u00c7-re, n\u00eb atdheun ton\u00eb t\u00eb rob\u00ebruar, sipas historianit, Dr. Hakif Bajramit; &#8220;Titoja, gjat\u00eb k\u00ebsaj lufte dhe pas saj i ka vrar\u00eb 49.000 shqiptar\u00eb&#8221;.-Pra, djelmoshat e &#8220;Kushtrimit t\u00eb Liris\u00eb&#8221;, u ngrit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi. Ata, e ngrit\u00ebn Flamurin Kuqezi n\u00eb Ilirid\u00ebn Heroike, organizuan demonstrata n\u00eb bashk\u00ebveprim edhe me shok\u00eb e shoqe si Adem Dema\u00e7i, Rexhep Mala, Gafur Lokun e t\u00eb tjer\u00eb nga Dardanin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0N\u00eb veprat e Elmaz Ademit, lexuesit do t\u00eb lexojn\u00eb heroizmin e pashoq t\u00eb autorit kudo: n\u00eb atdhe si ilegal n\u00eb aksione, n\u00eb burg duke q\u00ebndruar stoik p\u00ebrball\u00eb xhelat\u00ebve t\u00eb sigurimit maqedonas dhe shqipfol\u00ebsve q\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre, n\u00eb m\u00ebrgim si organizator n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb zhvillmit t\u00eb artit, kultur\u00ebs dhe t\u00eb ruajtjes s\u00eb identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kulturore, n\u00eb organizimin e mbledhjes s\u00eb ndihmave materiale p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkollave, t\u00eb shesheve t\u00eb katundeve e t\u00eb tjera.-Elmazin, do ta p\u00ebrplas\u00eb jeta edhe n\u00eb male, ushtar besnik i atdheut. Mir\u00ebpo, lexuesit do ta shohin gjithashtu se, Elmazi kurr\u00eb n\u00eb \u00e7do vend dhe rrethan\u00eb nuk lejonte t\u00eb ishte nj\u00eb servil i mjer\u00eb ndaj &#8220;epror\u00ebve&#8221; Komandant\u00ebve q\u00eb, zakonisht ishin larg fronteve t\u00eb betejave, t\u00eb kreksur me grada lavdie nga sojnik\u00ebt \u00a0e tyre, por t\u00eb varf\u00ebr nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr akte heroizmi e trim\u00ebrie&#8230;Pasi u kthye n\u00eb atdhe, iu qep\u00ebn maleve t\u00eb Ilirid\u00ebs, ai bashk\u00eb me shokun e tij \u00a0t\u00eb rinis\u00eb Rafi Halilin, po idealist\u00ebt shpirt\u00ebbardh\u00eb, shum\u00eb shpejt do ta kuptonin q\u00eb, ish-udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K.-s\u00eb, nuk ishin t\u00eb sinqert\u00eb as besnik\u00eb n\u00eb raportet ndaj tyre,-do t\u00eb thosha: me gard\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb krahut ushtarak, t\u00eb viteve 70-ta., ata q\u00eb dikur kishin thyer depot\u00eb e arm\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb armatosur popullin, ishin angazhuar p\u00ebr nj\u00eb ushtri t\u00eb fuqishme komb\u00ebtare shqiptare; tani kur kjo ushtri kishte marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb fuqishme n\u00eb terren, koka q\u00eb e drejtonte, vinte dhe nga njer\u00ebz ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb reaksionit maqedonas. Ishin dhe ushtarak\u00ebt me karrier\u00eb, p\u00ebr m\u00eb keq se, kishin bashk\u00ebpunuar me armiqt\u00eb.N\u00eb malet e liris\u00eb, Elmazi me shok\u00eb do ta kuptonte q\u00eb, gjell\u00ebra t\u00eb mykura po ziheshin nga brenda faktorit ushtarak. Mbase, s\u00b4kishte dhe si t\u00eb ndodhte ndryshe; kur ra Kalaja e Tetov\u00ebs, pa luft\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb keq ; pa ndonj\u00eb arsye t\u00eb madhe, Elmazi me shok\u00eb u d\u00ebshp\u00ebruan fort. Ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vdisnin n\u00eb llogore, jo t\u00eb ikinin nga fronti. Elmazi, ishte bashk\u00eb edhe me disa vullnetar\u00eb nga Kosova, me n\u00eb krye Komandant, Aziz Bicin, kur iu erdhi urdh\u00ebri, &#8220;nga lart&#8221; q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga vijat e fronteve. P\u00ebr Elmaz Ademin dhe shok\u00ebt \u00a0tij t\u00eb arm\u00ebve, kjo qe si nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb, qe dhe nj\u00eb v\u00ebrtetim i parashikimit t\u00eb tyre q\u00eb, pun\u00ebt nuk ishin n\u00eb vij\u00eb t\u00eb duhur, jo nga radh\u00ebt e ushtar\u00ebve liridash\u00ebs, por n\u00eb qarqet e \u00a0&#8220;Komandos\u00ebve&#8221;, jo liridash\u00ebs, por pushtet-dash\u00ebs, kjo qe faktikisht tep\u00ebr tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb. Ngjarjet e zhvillimeve politike n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit , do ta v\u00ebrtetonin kat\u00ebrcip\u00ebrisht dyshimet e tyre.-Kur jemi k\u00ebtu, do t\u00eb shtroja pyetjen: \u00c7far\u00eb fituan shqiptar\u00ebt nga ajo, &#8220;Marr\u00ebveshje&#8221; q\u00eb, un\u00eb do ta quaja, &#8220;Marre-Veshje&#8221;?!Mendoj, fituan vet\u00ebm humbjet. Fituan zvarritjen e liris\u00eb s\u00eb tyre, fituan prapakthimet historike nga shum\u00eb aspekte t\u00eb s\u00eb drejtave komb\u00ebtare dhe shoq\u00ebrore, mbi t\u00eb gjitha, shqiptar\u00ebt nuk e fituan t\u00eb drejt\u00ebn e ligjshme q\u00eb t\u00eb jen\u00eb shtetformues n\u00eb vendin e tyre ku jetojn\u00eb autokton\u00eb, prej shekujsh.\u00a0Vepra e dyt\u00eb t\u00eb Elmazit, &#8220;Kushtrimi i liris\u00eb&#8221; dhe mekanizmat e sh\u00ebrbimit sekret jugosllav&#8221;, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet vep\u00ebr e faktuar me dokumenta, faksimile origjinale q\u00eb, mund t\u00eb quhet me t\u00eb drejt\u00eb; &#8220;hapje e dosjeve&#8221;,-besoj nd\u00ebr t\u00eb parat n\u00eb Maqedonin\u00eb-si\u00e7 po e quajn\u00eb tani padrejt\u00ebsisht, &#8220;Maqedonia Veriore&#8221;.Pse them k\u00ebshtu?!\u00a0Them, sepse dje dhe sot Maqedonin\u00eb si shtet artificial e krijuar nga qeveria titiste \u00a0ish-jugosllave dhe t\u00eb sotmen e nd\u00ebrtuar nga &#8220;demokrat\u00ebt&#8221; maqedon\u00eb dhe &#8220;shqiptar\u00eb&#8221;, dhe t\u00eb pranuar ashtu nga qarqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare; shqiptar\u00ebt autokton\u00eb, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb jo nj\u00eb pakic\u00eb minoriteti i ardhur nga jasht\u00eb, por, nj\u00eb shumic\u00eb komb\u00ebtare shqiptare e mbetur padrejt\u00ebsisht jasht\u00eb kufijve t\u00eb shtetit am\u00eb,-Shqip\u00ebris\u00eb, prandaj \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb l\u00ebshim i madh nga klasa politike shqiptare n\u00eb pushtet, pse lejuan q\u00eb, bota &#8220;demokratike&#8221; t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb em\u00ebrtim n\u00eb emrin e k\u00ebtij shteti t\u00eb huaj q\u00eb, nuk i p\u00ebrfaq\u00ebson komb\u00ebtarisht?!!!N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr historike, jan\u00eb pasqyruar qart\u00eb dhe pa ekuivoke t\u00eb v\u00ebrtetat e p\u00ebrjetuara: vuajtjet e r\u00ebnda t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb burgjet e ish-Maqedonis\u00eb jugosllave si n\u00eb Idrizov\u00eb e gjetiu. Ishin kryesisht t\u00eb rinjt\u00eb e &#8220;Kushtrimit t\u00eb Liris\u00eb&#8221; \u00a0dhe t\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb tjera ilegale \u00a0si: &#8220;ONDSH&#8221;, &#8220;LIRIA&#8221;, &#8220;SHPRESA&#8221;, &#8220;SHK\u00cbNDIJA&#8221; etj.\u00a0Pjes\u00ebtar\u00eb, themelues t\u00eb ilegales stundent\u00eb nga rrethi i Tetov\u00ebs dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, nga \u00a0Universiteti i Prishtin\u00ebs, si Rafi Halili, Gafur Loku, Elmaz Ademi, Rushit Nesimi, Ajet Ademi, Muhamet Saliu, Xhevahir Aliu \u00a0e t\u00eb tjer\u00eb.&#8221;Kushtrimi i Liris\u00eb&#8221;, \u00a0\u00ebsht\u00eb themeluar nga Rafi Halili dhe Gafur Loku, n\u00eb vitin 1972. Dokumentet e shumta arkivore si dhe angazhimi i pallogaritur i Sh\u00ebrbimi sekret jugosllav.-\u00c7udit\u00ebrisht, \u00ebsht\u00eb harruar (me apo pa q\u00ebllime t\u00eb caktuara) apo \u00ebsht\u00eb margjinalizuar nga historiografia jon\u00eb shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Shkup dhe n\u00eb Prishtin\u00eb. Mir\u00ebpo, p\u00ebrpjekjet e UDB-s\u00eb, p\u00ebr asgj\u00ebsimin e saj, e p\u00ebrforcon bindjen e pathyeshme, p\u00ebr nj\u00eb organizat\u00eb serioze, q\u00eb ka mundur t\u00eb v\u00eb n\u00eb rrezik shtetin jugosllav.-N\u00eb vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb dhe betimi i organizat\u00ebs, &#8220;Kushtrimi i Liris\u00eb&#8221;. Mbledhjen e kryesoi, Rafi Halili, kurse para Flamurit Komb\u00ebtar dhe fotografis\u00eb s\u00eb Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut, Gafur Loku e lexoi tekstin e betimit: &#8220;Me vullnet, vendosm\u00ebri dhe besnik\u00ebri do t\u00b4i kryej detyrat e marra nga organizata politike komb\u00ebtare, &#8220;Kushtrimi i LIris\u00eb&#8221;. Pa kompromis do t\u00eb luftoj ndaj \u00e7do armiku dhe do t\u00eb jem vigjilent dhe do ta ruaj fsheht\u00ebsin\u00eb e organizat\u00ebs. P\u00ebr moskryerje t\u00eb detyr\u00ebs dhe p\u00ebr mos ruajtjen e fsheht\u00ebsis\u00eb, me vullnet do ta pranoj d\u00ebnimin sipas rregullave t\u00eb organizat\u00ebs&#8221;.N\u00eb vep\u00ebr, trajtohen qart\u00eb objektivat e veprimtaris\u00eb organizative; luft\u00eb e pakompromis kund\u00ebr armiqve pushtues dhe tradh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb vendit.&#8221;N\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr armikut do t\u00eb p\u00ebrdoren t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e mundshme si: veprimet politike, shp\u00ebrndarja e afisheve, t\u00eb shkruarit e parullave, p\u00ebrgaditja dhe organizimi i protestave dhe demonstratave si edhe ato ushtarake, kryerja e atentateve, sulme ndaj objekteve vitale policore dhe ushtarake, luft\u00eb guerile derisa t\u00eb arrihet te lufta gjith\u00ebpopullore&#8221;.Ideali dhe objektiva kryesore e &#8220;Kushtrimit t\u00eb Liris\u00eb &#8221; ishte \u00a0ideali shekullor i kombit shqiptar, Ribashkimi i trojeve etnike shqiptare me N\u00ebn\u00ebn Shqip\u00ebri.Gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organizat\u00ebs, b\u00ebheshin l\u00ebshime dhe gabime, t\u00eb r\u00ebnda, si pasoj\u00eb e nj\u00eb gabimi t\u00eb till\u00eb fatal t\u00eb nj\u00ebrit nga an\u00ebtar\u00ebt e &#8220;Kushtrimit t\u00eb Liris\u00eb&#8221; quhet, Ismet Adili, nga katundi Zhelin\u00eb, \u00a0u zbuluan organizator\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb &#8220;Kushtrimi \u00a0i Liris\u00eb&#8221;. Rafi Halili, i kishte besuar atij der\u00ebziu, prandaj e p\u00ebsuan si mos m\u00eb keq, ay dhe organizata.-P\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb, Rafiu, organizator\u00ebt dhe shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb &#8220;Kushtrimit t\u00eb Liris\u00eb&#8221; u ndoq\u00ebn, u persekutuan burgjeve, veprimtaria e tyre s\u00b4ndaloi, kudo n\u00eb atdhe, por, dhe n\u00eb burgjet jugosllave.-Atje kalitej dhe forcohej bes\u00eblidhja shqiptare, mbaheshin dhe zgjeroheshin lidhjet si gjerdan\u00eb fishek\u00ebsh; me heroin Rexhep Mal\u00ebn, Hasan Mal\u00ebn,- v\u00ebllain e Rexhepit, Njazi Kor\u00e7\u00ebn, n\u00eb Prishtin\u00eb me Sami dhe Hasan D\u00ebrmakun, n\u00eb Drenas kontaktonin me Ajet Rukiqin, n\u00eb Kumanov\u00eb, me Muharrem Shaljanin n\u00eb Shkup, ishin disa veporimtar\u00eb si Daut Kadriu, Destani, n\u00eb Gostivar, kontaktet u krijuan q\u00eb n\u00eb burg me \u00a0Qebir Hajdarin dhe Xhelal Ademin. N\u00eb Strug\u00eb, me Shp\u00ebtim Pollozhanin, Shefit Ilazin dhe n\u00eb Dib\u00ebr, me Bashkim Mashkullin e t\u00eb tjer\u00eb&#8230;\u00a0N\u00eb vitet n\u00eb vijim 1979\/80, &#8220;Kushtrimi i Liris\u00eb&#8221; mori tiparet e nj\u00eb organizate gjith\u00ebkomb\u00ebtare.N\u00eb librin e faktuar historik, &#8220;Kushtrimi i Liris\u00eb&#8221; dhe mekanizmat e sh\u00ebrbimit sekret jugosllav&#8221;,-paraqiten shum\u00eb veprimtari, jan\u00eb dhe raportet agjenturore t\u00eb udb-s\u00eb ku fatkeq\u00ebsisht n\u00eb radh\u00ebt e saj kishte edhe shum\u00eb &#8220;shqiptar\u00eb&#8221; informator\u00eb dhe torturues t\u00eb atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb burgjet fam\u00ebk\u00ebqija n\u00eb Maqedoni, n\u00eb Kosov\u00ebn e rob\u00ebruar, ishin ata urith\u00eb kudo \u00a0dhe n\u00eb republikat jugosllave; fjala vjen Hysen Musliu, \u00a0ishte fqiu i par\u00eb i Gafur Lokut, i angazhuar n\u00eb operacionin policor, &#8220;Repriza&#8221;, &#8220;Kushtrimi i Liris\u00eb&#8221; dhe mekanizmat e sh\u00ebrbimit sekret jugoisllav&#8221;, faqe 20, po aty.\u00a0Bedri Sinani , inspektor i Sigurimit n\u00eb Tetov\u00eb e ka sjell\u00eb Elmaz Ademin i cili dyshohet q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aksionin e 9 Marsit i njohur si aksioni &#8220;Repriza&#8221;. Faqe, 20, po aty.Raporti gojor i bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb sigurimit &#8220;Memi&#8221; dh\u00ebn\u00eb inspektorit t\u00eb policis\u00eb n\u00eb Tetov\u00eb lidhur me q\u00ebndrimin e Gafur Lokut n\u00eb Tetov\u00eb dhe intersimin e tij p\u00ebr marrjen n\u00eb bised\u00eb informative t\u00eb Elhami Lokut dhe Ajet Muratit nga policia sekrete e Tetov\u00ebs, Faqe 21, po aty.N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, jan\u00eb pasqyruar shum\u00eb raporte t\u00eb tjera, t\u00eb tilla, shum\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb turpet dhe krimet e policis\u00eb maqedonase, t\u00eb cilat lexuesit atdhetar\u00eb v\u00ebrtet do t\u00eb revoltohen dhe do t\u00eb tronditen me lig\u00ebsit\u00eb dhe eg\u00ebrsit\u00eb e atyre kriminel\u00ebve t\u00eb urryer, tradh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0Autorit t\u00eb k\u00ebtyre veprave me vlera t\u00eb larta komb\u00ebtare dhe historike, Elmaz Ademi i d\u00ebshiroj sh\u00ebndet dhe suksese n\u00eb realizimin e idealeve t\u00eb larta komb\u00ebtare!Lavdi d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb atdheut!16 Tetor, 2020<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke lexuar veprat e veprimtarit t\u00eb madh t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, Elmaz Ademit, &#8220;D\u00ebshmi p\u00ebr historin\u00eb&#8221;, Tetov\u00eb (2009) dhe &#8220;Kushtrimi i liris\u00eb&#8221; dhe mekanizmat e sh\u00ebrbimit sekret jugosllav&#8221;, Tetov\u00eb, 2013. Elmazi ka shkruar dhe librin, &#8220;Burgu i jet\u00ebs&#8221;,-librin e tret\u00eb, t\u00eb cilin ende s\u00b4e kam lexuar.-Tani, n\u00eb tavolin\u00ebn time i kam k\u00ebto dy k\u00ebto libra me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8337,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1358],"tags":[828],"class_list":["post-26638","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-fadil-shyti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26638\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8337"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}