{"id":26572,"date":"2020-11-02T22:13:05","date_gmt":"2020-11-02T21:13:05","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=26572"},"modified":"2020-11-02T22:13:09","modified_gmt":"2020-11-02T21:13:09","slug":"si-dhelpra-pas-koqeve-te-dashit-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2020\/11\/si-dhelpra-pas-koqeve-te-dashit-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"&#8220;Si dhelpra pas koqeve t\u00eb dashit&#8230;&#8221; Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb zhurm\u00eb &nbsp;shurdhuese &nbsp;po b\u00ebhet nga &nbsp;opozita &nbsp;p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Agresioni psikologjik dhe propaganda e shfrenuar e ngritur m\u00eb s\u00eb shumti mbi g\u00ebnjeshtra dhe shpifje, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7oria dalluese e k\u00ebsaj fushate . Err\u00ebsimi deri n\u00eb verbim i shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave duket si strategjia dhe taktika e frontit opozitar. Me maska n\u00eb fytyr\u00eb liderit e k\u00ebtij fronti opozitar, k\u00ebrkojn\u00eb ta &nbsp;shesin veten &nbsp;n\u00eb tregun politik dhe elektoral &nbsp;si jasht\u00ebtoksor\u00eb ,si engj\u00ebj t\u00eb kristalt\u00eb ,t\u00eb virgj\u00ebr . Ata premtojn\u00eb , q\u00eb me duar t\u00eb pastra, &nbsp;do t\u00eb drejtojn\u00eb qeverisjen e v\u00ebndit ,t\u00eb sigurt se do t\u2019i fitojn\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit 2021.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por e &nbsp;v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe .N\u00eb opinionin publik po paraqitet nj\u00eb opozit\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e rraskapitur,e lodhur, e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb ,pa alternativa qeveris\u00ebse dinjitoze, nj\u00eb lidership i dyshuar p\u00ebr krime komb\u00ebtare dhe shet\u00ebrore.Fronti opozitar ku ata mb\u00ebshtesin fitoren \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb aliazh ,nj\u00eb aleanc\u00eb pa parime ,projekte politike dhe kredo morale. N\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb mbeturinat e dala nga &nbsp;PD-ja , kur ajo ka q\u00ebn\u00eb &nbsp;n\u00eb pushtet, dhe t\u00eb vler\u00ebsuar prej saj si, \u201chorra bulevardi\u201d,\u201dIlir\u00ebt e floririt\u201d,\u201dDuk\u00ebt e krimit\u201c,\u201dArben\u00ebt e piramidave\u201c,\u201dkameleon\u00eb endacak\u00eb q\u00eb e rrotullojn\u00eb kok\u00ebn si luledielli ,nga shkon pushteti\u201d,disa t\u00eb tromaksur nga hierarkia ushtarake, ku kan\u00eb sh\u00ebrbyer, dhe me nj\u00eb nivel kulturor\u00eb mediok\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kuptojn\u00eb veten dhe ambiciet e tyre politike jasht\u00eb servilizmit dhe n\u00ebnshtrimit ndaj hierarkut q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb verb\u00ebrisht \u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po a mund t\u00eb shpjer\u00eb kjo bashk\u00ebsi n\u00eb fitore elektorale opozit\u00ebn e sotme ? V\u00ebshtir\u00eb. Dhe problemi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb opozita,paft\u00ebsia e saj p\u00ebr t\u2019u prezantuar n\u00eb publik si forc\u00eb vizionare,e organizuar dhe konkurente, e denj\u00eb p\u00ebr pushtet,pasi qeveria ka punuar p\u00ebr opozit\u00ebn, mes keqeverisjes n\u00eb disa fusha.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb demokracit\u00eb e v\u00ebrteta, jo vet\u00ebm pozita &nbsp;qeveris\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb syt\u00eb e popullit,por edhe opozita &nbsp;vler\u00ebsohet nga elektorati p\u00ebr vlerat e opozitarizmit t\u00eb saj, forc\u00ebn q\u00eb tregon p\u00ebr t\u2019u ringritur ,sa &nbsp;\u00ebsht\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb reformoj\u00eb vetveten ,t\u00eb pastrohet nga krimet n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes,t\u00eb hartoj\u00eb dhe zbatoj\u00eb programe dhe alternativa qeveris\u00ebse bind\u00ebse , sa \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbroj\u00eb dhe respektoj\u00eb parimet e sh\u00ebnjta t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vend. Po opozita shqiptare \u00e7\u2019ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto shtat\u00eb &nbsp;vjet? Ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e atyre q\u00eb b\u00ebn &nbsp;nj\u00eb opozit\u00eb n\u00eb vendet me demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb liberale.Opozita jon\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb ta pastronte vetveten &nbsp;nga krimet dhe korrupsioni q\u00eb e kishte z\u00ebn\u00eb p\u00ebr fyti qeverisjen e saj, ajo u mobilizua t\u00eb fshihte gjurm\u00ebt e krimit dhe t\u00eb mos denonconte kriminel\u00ebt.V\u00ebndin e reformimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb parti e zuri politika e pu\u00e7eve,e prapaskenave e dhun\u00ebs, e klientelizmit, e zgjedhjeve t\u00eb grabitura,e fraksioneve dhe e p\u00ebrcarjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">PD-ja, si dje n\u00eb qeverisje, dhe sot n\u00eb opozit\u00eb, \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr nga e nj\u00ebjta filozofi dhe m\u00ebnyr\u00eb drejtimi,nga arroganca qeveris\u00ebse,nga autoritarizmi dhe egocentrizmi,nga m\u00ebnyrat e dhun\u00ebshme dhe korruptive .Pa treguar as edhe nj\u00eb sh\u00ebnj\u00eb &nbsp;zbutje n\u00eb opozit\u00eb, ky subjekt politik &nbsp;e shpuri edhe m\u00eb tej ekstremizmin dhe konfrontimin ndaj institucioneve demokratike,duke nxitur revolucione,rebelime shoq\u00ebrore , bojkote , duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr mosbindje civile. Kur edhe k\u00ebto d\u00ebshtuan ajo ,nd\u00ebrmori aktin e turpsh\u00ebm t\u00eb braktisjes s\u00eb parlamentit, duke treguar n\u00eb publik paft\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb si forc\u00eb politike, q\u00eb nuk di t\u00eb b\u00ebj\u00eb kompromise e konsensus,t\u00eb shfaq\u00eb dhe t\u00eb mbroj\u00eb alternativa demokratike e paq\u00ebsore,t\u00eb&nbsp;vler\u00ebsoj\u00eb &nbsp;se kur duhet &nbsp;t\u00eb sulmoj\u00eb dhe kur &nbsp;t\u00eb t\u00ebrhiqet, sipas rregullave q\u00eb imponon nj\u00eb shoq\u00ebri pluraliste e luajale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Filozofia e saj ka q\u00ebn\u00eb dhe mbetet asgjesimi i kund\u00ebrshtarit dhe jo bashkpunimi dhe konsensusi,dhunimi dhe rrebelimi, dhe jo paqja e kompromisi n\u00eb p\u00ebrqasje me standartet demokratike,p\u00ebrjashtimi dhe jo, bashkekzistenca.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo frym\u00eb anadollake dhe primitive me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb mbrujtur ky subjekt politik, duket edhe n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore q\u00eb porsa ka nisur.Pa njohur ligjet e ekonomis\u00eb dhe ca m\u00eb keq, ato te arithmetik\u00ebs, liderit e k\u00ebtij subjekti politik po i premtojn\u00eb popullit parajs\u00ebn,lug\u00ebn e floririt,rroga t\u00eb majme,drita, uj\u00eb dhe buk\u00eb falas.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dekoratat e shp\u00ebrndara nga Presidenti i vendit t\u00eb krijojn\u00eb shijen e keqe t\u00eb shitblerjes s\u00eb votave.A ju kujtohet kur nj\u00eb deputet i PD-s\u00eb, para disa vitesh p\u00ebr vota ,i premtonte popullit n\u00eb Durr\u00ebs, se do t\u00eb ndryshonte edhe cil\u00ebsin\u00eb e diellit,do ta ngrinte dhe ulte at\u00eb nga galaktika, p\u00ebr t\u00eb ngrohur dhe freskuar m\u00eb mir\u00eb &nbsp;elektoratin? Po falja e faturave t\u00eb dritave dhe ujit p\u00ebr elektoratin besnik t\u00eb k\u00ebsaj partie,a nuk ishte vjedhje dhe shitblerje votash,n\u00eb kurriz t\u00eb popullit?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Programe dhe premtime t\u00eb tilla elektorale tregojn\u00eb sa mbrapa ka mbetur ky subjekt politik . Elektorati nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ai q\u00eb g\u00ebnjehej nga politika me nj\u00eb trast\u00eb me miell,me nj\u00eb grusht\u00eb &nbsp;parash\u00eb n\u00ebn dor\u00eb,as duke dhuruar celular t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb tipit \u201cajfon\u201d, apo &nbsp;premtimet p\u00ebr v\u00ebnde pun\u00eb.Populli e kupton se i duhet t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb politike q\u00eb &nbsp;siguron sovranitetin e vendit,zhvillimin ekonomiko-shoq\u00ebror ,kontrollin e hap\u00ebsir\u00ebs, funksionimin e shtetit ligjor,t\u00eb mbroj\u00eb &nbsp;lirin\u00eb dhe jet\u00ebn e nj\u00ebe\u00ebzve,t\u00eb drejt\u00ebn e pun\u00ebs dhe t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb xhung\u00ebl ku \u00ebsht\u00eb futur kapitalizmi \u201calla shqiptar\u201d.Te ne shteti n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kapitaliste,vler\u00ebsohet thjesht si rrumpall\u00eb,p\u00ebr t\u00eb nxitur dhe ushqyer korrupsionin,p\u00ebr t\u2019i kthyer mekanizmat shtet\u00ebrore si vegla n\u00eb sh\u00ebrbim mafjes .Populli e do shtetin,i pranon edhe taksat kur administrohen drejt dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb siguris\u00eb dhe mirq\u00ebnies s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.Nd\u00ebrsa politikan\u00ebt nuk e duan shtetin ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ana m\u00eb negative e fushat\u00ebs t\u00eb kryer nga opozita deri tani, \u00ebsht\u00eb teoria e nivelit zero,i mohimit t\u00eb gjith\u00e7kaje,e fillimit nga e para.Teori t\u00eb tilla famkeqe u provuan n\u00eb vitet 90-t\u00eb,n\u00eb 1997,n\u00eb 2005,t\u00eb cilat e shkat\u00ebrruan ekonomin\u00eb e vendit deri n\u00eb rr\u00ebnim.Me sa duket ky subjekt politik nuk ka hequr dor\u00eb nga doktrina t\u00eb tilla fatale p\u00ebr vendin.Ato jo vetem se jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme politikisht, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike,por se jan\u00eb edhe &nbsp;sinjale t\u00eb forta,nj\u00eb mjergull q\u00eb p\u00ebrgatit terrenin &nbsp;p\u00ebr korrupsion,tjet\u00ebrsimin dhe vjedhjen e pron\u00ebs publike, dhe t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit.A nuk ka ndodhur kjo gj\u00eb sa her\u00eb kjo forc\u00eb politike ka marr\u00eb pushtetin ?Mjeksia, thot\u00eb Basha, \u00ebsht\u00eb cop cop\u00eb,arsimi beterr,rendi n\u00eb kriz\u00eb,bujq\u00ebsia e mbaruar,etj.Natyrisht\u00eb se ka probleme ,por a mund q\u00eb nj\u00eb kryetar opozite t\u00eb flas\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb kaq vulgare,adoleshente, primitive dhe mohuese?Dhe elektorati me t\u00eb drejt\u00eb kur d\u00ebgjon bro\u00e7kulla t\u00eb tilla i shkon m\u00ebndja t\u00eb qeverisja e PD-s\u00eb,kur spitalet i kishte kthyer n\u00eb restorante dhe qebaptore,ku \u00e7do gj\u00eb b\u00ebhej atje ,ve\u00e7 mungonte kurimi dhe mjekimi i njeriut.Nd\u00ebrsa &nbsp;arsimi i lart\u00eb shiste diploma fallco,kur policia ishte si nj\u00eb struktur\u00eb e krimit dhe mafjes,kur sektori i bujq\u00ebsis\u00eb ishte kthyer si vend ku pushtetar\u00ebt, pastronin parat\u00eb e pista.A e mbani m\u00ebnd kur ky dikasteri i bujq\u00ebsis\u00eb harxhonte 400 mij\u00eb dollar vet\u00ebm p\u00ebr reklama, ,nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prodhimi bujq\u00ebsor n\u00eb vend ishte qesharak.Lufta p\u00ebr&nbsp;pushtet e ka verbuar udh\u00ebheqjen e opozit\u00ebs, sa ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb opozitarizmi i tyre t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb bumerang p\u00ebr veten e tyre.Ata b\u00ebjn\u00eb opozitariz\u00ebn p\u00ebr opozitariz\u00ebm,si n\u00eb gjendje paqe edhe n\u00eb gj\u00ebndje lufte,si n\u00eb situata normale edhe n\u00eb koh\u00eb anormale,si kur n\u00eb vend kan\u00eb &nbsp;pllakosur &nbsp;fatkeq\u00ebsit\u00eb &nbsp;dhe dhimbjet &nbsp;edhe at\u00ebher\u00eb kur mbizot\u00ebron qet\u00ebsia.Kjo tregon se opozit\u00ebs i intereson me cdo kusht\u00eb pushteti, dhe jo p\u00ebrballimi i fatkeq\u00ebsive komb\u00ebtare. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asnj\u00eb reflektim nga Fronti Opozitar, &nbsp;p\u00ebr njohjen, vler\u00ebsimin &nbsp;dhe funksionimin e pavarur t\u00eb &nbsp;pushteteve.Si n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb tyre t\u00eb err\u00ebt, ku t\u00eb gjitha pushtetet ishin t\u00eb skllav\u00ebruara nga qeveria, edhe sot, n\u00eb fushat\u00ebn elektorale, ndihet e nj\u00ebjta frym\u00eb.Mos mbani maska kund\u00ebr Covid -19,thon\u00eb disa ish-deputet t\u00eb k\u00ebsaj partie, si rebelim kund\u00ebr qeveris\u00eb aktuale, edhe pse vendimin e kan\u00eb sygjeruar autoritetet shkencore e mjeksore.T\u00eb tjer\u00eb politikan\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti politik b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr rrebelime dhe demostrime, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kolere .\u201dDo t\u00eb fusim n\u00eb burg kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb\u201d ,thot\u00eb kryetari i opozit\u00ebs,madje &nbsp;p\u00ebrcakton edhe mas\u00ebn e d\u00ebnimit, plot 32 vjet burg\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn.Pse 32 e jo 101 apo, asnj\u00eb ?A nuk e kan\u00eb kuptuar k\u00ebta klloun\u00eb politik\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri po fryn\u00eb nj\u00eb er\u00eb e re, ku drejt\u00ebsia synohet t\u00eb jet\u00eb e pavaruar.Prap\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebto monstra t\u00eb kthejn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl qorre t\u00eb pushtetit personal,si arm\u00eb e pist\u00eb &nbsp;e mafjes kund\u00ebr liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga arsyet q\u00eb nuk ngjit fjala e opozitar\u00ebve tan\u00eb &nbsp;,q\u00eb nuk krijon frym\u00eb,nuk mobilizon e bind &nbsp;opinion publik, \u00ebsht\u00eb fakti i thjesht\u00eb se propaganda e saj paraqitet &nbsp;kontradiktore,se ndryshe thuhet dhe ndryshe veprohet.N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb mbyturit thot\u00eb populli,nuk p\u00ebrm\u00ebndet litari. K\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kauz\u00eb t\u00eb luft\u00ebs politike nj\u00eb varse &nbsp;q\u00eb mbante ministrja Balluku, e cila kushtonte 10 euro, dhe nuk thon\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr vilat n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb disa oligark\u00ebve politik t\u00eb k\u00ebsaj partie, apo edhe t\u00eb subjekteve t\u00eb tjera politike, ku &nbsp;m\u00eb e lira kushton 1,7 miljon\u00eb euro. T\u00eb gjith\u00eb liderit e partive flasin p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit ,por asnjeri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzuar n\u00eb SPAK,nga ku t\u00eb k\u00ebrkoi d\u00ebshmin\u00eb e past\u00ebrtis\u00eb ligjore t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tij , dhe pastaj t\u00eb vendosi kandidatur\u00ebn p\u00ebr deputet n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme .Dhe flasim jo p\u00ebr gjykime politike por ligjore, t\u00eb cilat nuk u kryen asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me t\u00eb drejt\u00eb duhet akuzuar &nbsp;qeverin\u00eb e sotme p\u00ebr teprimin deri n\u00eb ekstrem n\u00eb dh\u00ebnien e koncesioneve.Po dje si kan\u00eb q\u00ebn\u00eb politikat koncesionare? Ato kan\u00eb q\u00ebn\u00eb &nbsp;skandaloze, deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar hapur ekonomia e v\u00ebndit dhe \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar barbarisht\u00eb pasuria komb\u00ebtare.Energjia elektrike e bler\u00eb nga aktet koncensionare me parat\u00eb e qeveris\u00eb, &nbsp;ishte m\u00eb e shtrenjt\u00eb n\u00eb se do ta blenim n\u00eb tregun e jasht\u00ebm.K\u00ebto &nbsp;humbje dramatike n\u00eb &nbsp;ekonomin\u00eb e vendit, qeveria demokratike i lejonte &nbsp;n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes &nbsp;politike q\u00eb k\u00ebta partner\u00eb europjan\u00eb, me poste drejtuese n\u00eb BE, padrejt\u00ebsisht\u00eb i jepnin k\u00ebsaj qeverie &nbsp;n\u00eb dit\u00ebt e saj t\u00eb krizave, kur duhej t\u00eb mbulonin skandalet e kryera n\u00eb zgjedhje ,kur shkeleshin standartet demokratike dhe vidheshin votat ,kur p\u00ebrdhunonin lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut,kur qeveria &nbsp;vriste njer\u00ebz n\u00eb mes t\u00eb bulevardit.Pse hesht opozita p\u00ebr k\u00ebto? A nuk i vret sadopak nd\u00ebrgjegjia opozitar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb tredhur,p\u00ebr gj\u00ebndjen e grevist\u00ebve n\u00eb Ballsh\u00eb,ku gjith\u00e7ka atje ,\u00ebsht\u00eb e lidhur m\u00eb kon\u00e7esionet kriminale t\u00eb b\u00ebra nga qeveria e PD-s\u00eb,dhe mungesa e zbatimit t\u00eb bazave ligjore nga qeveria e sotme.Me \u00e7far\u00eb morali kjo opozit\u00eb b\u00ebn politik\u00eb zgjedhore me viktimat &nbsp;e politikavave t\u00eb saj korruptive? &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arroganca q\u00ebveris\u00ebse e Ram\u00ebs po fokusohet nga Fronti Opozitar, si objekt i luft\u00ebs politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb.Dhe mir\u00eb b\u00ebjn\u00eb, por nuk duhet harruar se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u00eb ata , kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e&nbsp;Ram\u00ebs.Mesa duket ky i fundit e shpie autoritarizmin qeveris\u00ebs deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb, sa t\u00eb mos err\u00ebsoj\u00eb aspak arroganc\u00ebn dhe totalitarizmin e qeverisjes demokratike.N\u00eb kujtes\u00ebn e historis\u00eb mbahen m\u00ebnd kur n\u00eb kushtet e shtet\u00ebrrethimit n\u00eb vitin 1997,PD-ja kryente zgjedhjet p\u00ebr presidentin e vendit,sulmoi me ushtri dhe me mercenar\u00eb nga veriu, jugun e vendit,armatosi militantet e partis\u00eb p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe banditiz\u00ebm,vrau njer\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec , n\u00eb 21 Janar,e gjetk\u00eb ,futi sistemin e vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve,etj. &nbsp;.Ndoshta edhe &nbsp;shekujt q\u00eb do t\u00eb vin\u00eb nuk do t\u00eb hasin n\u00eb akte &nbsp;qeveris\u00ebse kaq mizore dhe barbare .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra Fronti Opoziatar edhe &nbsp;n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb zgjedhore \u00ebsht\u00eb i konsumuar,me t\u00eb nj\u00ebjtat parulla elektorale,me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn strategji konfrontimi dhe dhune,me t\u00eb nj\u00ebjtit ekipe e lider\u00eb,q\u00eb ka humbur &nbsp;disa her\u00eb n\u00eb zgjedhje p\u00ebrball\u00eb, pozit\u00ebs qeveris\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebher\u00eb ku e mb\u00ebshtet fitoren ky subjekt politik n\u00eb zgjedhje?Vet\u00ebm te nj\u00eb faktor,nga rrjedhja e elektoratit si shkak i qeverisjeve disa vje\u00e7are. Po a mund ta shpjer\u00eb vet\u00ebm ky faktor opozit\u00ebn n\u00eb fitore?Ky nuk \u00ebsht\u00eb rregull ,as politik, as ligjor, dhe as psikologjik. Kjo mbetet vet\u00ebm si mund\u00ebsi .Ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb, q\u00eb pritja e opozit\u00ebs p\u00ebr fitore, vet\u00ebm nga rrjedhja e elektoratit, nga pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e qeverisjes, t\u00eb jet\u00eb si pritja e dhelpr\u00ebs &nbsp;q\u00eb i shkonte pas dashit q\u00eb atij t\u2019i binin , organet mashkullore ,pra testikulat .Dhe pritja vazhdon.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Agron BERDAJ &nbsp; &nbsp; &nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb zhurm\u00eb &nbsp;shurdhuese &nbsp;po b\u00ebhet nga &nbsp;opozita &nbsp;p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Agresioni psikologjik dhe propaganda e shfrenuar e ngritur m\u00eb s\u00eb shumti mbi g\u00ebnjeshtra dhe shpifje, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7oria dalluese e k\u00ebsaj fushate . Err\u00ebsimi deri n\u00eb verbim i shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave duket si strategjia dhe taktika e frontit opozitar. Me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-26572","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26572","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26572"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26572\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}