{"id":2639,"date":"2014-08-28T10:13:15","date_gmt":"2014-08-28T10:13:15","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2639"},"modified":"2014-08-28T10:13:15","modified_gmt":"2014-08-28T10:13:15","slug":"hana-cakuli-po-ndodhin-shume-gjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/hana-cakuli-po-ndodhin-shume-gjera\/","title":{"rendered":"Hana Cakuli: Po ndodhin shum\u00eb gj\u00ebra!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ok, Hana Cakuli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb simpatike! Po pastaj? \u00cbsht\u00eb edhe e talentuar\u2026 Pastaj? \u00cbsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb, kaq e v\u00ebrtet\u00eb dhe ka nj\u00eb buz\u00ebqeshje ngjit\u00ebse\u2026 E ka emrin Hana, si h\u00ebna n\u00eb qiell, por me pozitivitetin q\u00eb p\u00ebrcjell, ia shton rrezet edhe diellit\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Arjana Bregu: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, Hana! Gjithmon\u00eb kam dashur t\u00eb t\u00eb pyes, \u00e7\u2019kuptim ka emri yt?<br \/>\nHana Cakuli: &#8211; \u00cbsht\u00eb thjesht simbolizim i Han\u00ebs n\u00eb qiell. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Kur ishe e vog\u00ebl, si kush doje t\u00eb b\u00ebheshe ti, Hana?<br \/>\n&#8211; Doja t\u00eb b\u00ebhesha si Maraja Keri. Jam rritur me k\u00ebng\u00ebt e saj dhe kam m\u00ebsuar shum\u00eb nga ato.<br \/>\n&#8211; Shpirt\u00ebrisht dhe mend\u00ebrisht, p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb ishe e gatshme tani?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim me automobil apo karavan, n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e gjata t\u00eb Teksasit. N\u00eb sfond do t\u00eb kisha muzik\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, do t\u00eb ndalesha t\u00eb haja n\u00ebp\u00ebr pompat e benzin\u00ebs dhe do t\u00eb lahesha nat\u00ebn n\u00eb oqean.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019ndjesi t\u00eb ngjall dikush q\u00eb stonon, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mendon se po k\u00ebndon?<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen keq p\u00ebr t\u00eb. T\u00eb stonosh e t\u00eb mos dish q\u00eb po stonon, tregon nj\u00eb problem me veshin e k\u00ebng\u00ebtarit. Di t\u00eb them se nuk do t\u00eb doja t\u00eb m\u00eb ndodhte mua kjo gj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Duke gjykuar daljet e tua t\u00eb rralla, t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se aktualisht, di\u00e7ka po ndodh\u2026 Ku ke humbur?<br \/>\n&#8211; Daljet i kam t\u00eb rralla p\u00ebr dy arsye: 1. Sepse kam gjithmon\u00eb profesionin tim t\u00eb par\u00eb me t\u00eb cilin merrem; 2. Se duhet koh\u00eb t\u00eb gjej k\u00ebng\u00ebn q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb p\u00eblqen dhe q\u00eb vendos ta publikoj. Dometh\u00ebn\u00eb, po, po ndodhin shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb prapavij\u00eb, \u201cgatuhet\u201d gjithmon\u00eb di\u00e7ka e bukur. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; P\u00ebr shijet e tua, \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrmbush\u00ebse nj\u00eb opera apo nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb teatrale?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb teatrale.<br \/>\n&#8211; Ka ndonj\u00eb krijim t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb p\u00ebrputhje me shijet e tua, q\u00eb e d\u00ebgjon me k\u00ebnaq\u00ebsi?<br \/>\n&#8211; Ka mjaft. Un\u00eb edhe d\u00ebgjoj zhanre t\u00eb ndryshme, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb e grupe t\u00eb ndryshme n\u00eb stilet e tyre, por mund t\u00eb them q\u00eb koh\u00ebt e fundit jam e obsesionuar pas grupit Naturally 7, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb arritur t\u00eb krijojn\u00eb tinguj instrumentesh me vokalet e tyre.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty ngjarja m\u00eb e bukur muzikore n\u00eb vend?<br \/>\n&#8211; H\u00ebm, m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb gjitha. P\u00ebr shembull, p\u00ebr festivalet me karakter garues mendoj se secili \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr karakteristik\u00ebn e vet, por ajo q\u00eb i p\u00ebrmbledh t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb vend e t\u00eb kujton k\u00ebng\u00eb t\u00eb bukura, si shqiptare, ashtu edhe t\u00eb huaja, \u00ebsht\u00eb \u201cK\u00ebng\u00ebt e Shekullit\u201d, \u201d100 Vjet muzik\u00eb\u201d. Mendoj se b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb me p\u00ebrzgjedhjet e k\u00ebng\u00ebve dhe realizimin e k\u00ebtij shou.<br \/>\n&#8211; Ndodhin shpesh gj\u00ebra interesante n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Ndodhin shpesh gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebndshme, nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb interesante, nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb normale, por ka rrall\u00eb edhe momente totalisht t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb cilat m\u00eb p\u00ebrmbushin. Si\u00e7 thoshte gjithmon\u00eb profesori im i Gjuh\u00ebs Italiane, Edi: \u201cP\u00ebr k\u00ebto momente jetohet jeta\u201d.<br \/>\n&#8211; Cila ka qen\u00eb periudha m\u00eb e bukur n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje them: \u201cTani\u201d. E shijoj \u00e7do periudh\u00eb. M\u00eb ka p\u00eblqyer t\u00eb jem nx\u00ebn\u00ebse, m\u00eb ka p\u00eblqyer koha e fillimit n\u00eb sken\u00eb, m\u00eb ka p\u00eblqyer koha si studente, m\u00eb ka p\u00eblqyer krijimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i imazhit tim, po m\u00eb p\u00eblqen tani jeta n\u00eb Mynih dhe jam e gatshme t\u00eb shijoj edhe periudhat e tjera q\u00eb do t\u00eb m&#8217;i sjell\u00eb jeta. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb speciale n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet. Jam shum\u00eb filozofe, apo jo? Por, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i mendoj k\u00ebto gj\u00ebra! (Qesh)<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb eksperienc\u00eb e pak\u00ebndshme&#8230;<br \/>\n&#8211; Kur ndonj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor ka premtuar di\u00e7ka dhe ka b\u00ebr\u00eb totalisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb thuhet p\u00ebr njer\u00ebzit me buz\u00ebqeshje t\u00eb bukur?<br \/>\n&#8211; S&#8217;e di sakt\u00ebsisht \u00e7far\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm thon\u00eb, por di shprehjen e Hollivudit \u201cOne million dollar smile\u201d, q\u00eb thuhet p\u00ebr vler\u00ebn e asaj buz\u00ebqeshjeje.<br \/>\n&#8211; Komentet m\u00eb t\u00eb zakonshme rreth k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tua jan\u00eb: \u201ct\u00eb l\u00eb pa frym\u00eb\u201d, \u201cT\u00eb mb\u00ebrrin gjer n\u00eb shpirt\u201d, \u201cJe e paarritshme Hana\u201d e t\u00eb tjera si k\u00ebto\u2026 Tregohesh e v\u00ebmendshme ndaj reagimeve q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebng\u00ebt e tua dhe sa p\u00ebrputhen ato me pritshm\u00ebrit\u00eb e tua?<br \/>\n&#8211; Patjet\u00ebr q\u00eb u kushtoj v\u00ebmendje. P\u00ebr publikun shfaqem n\u00eb media dhe me ata dua ta ndaj k\u00ebng\u00ebn time. N\u00eb momentin q\u00eb shoh asi lloj komentesh, jam shum\u00eb e lumtur, sepse ai \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi: T&#8217;i prek n\u00eb shpirt me k\u00ebng\u00ebt e mia! Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb lidhja m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb mund t\u00eb krijohet me d\u00ebgjuesin.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr ty \u201cdashuri me d\u00ebgjim t\u00eb par\u00eb\u201d&#8230;<br \/>\n&#8211; \u201cListen\u201d e Bijonses! T\u00eb rr\u00ebnqeth, si teksti, ashtu edhe k\u00ebndimi i saj perfekt.<br \/>\n&#8211; E ke patur gjithnj\u00eb ndjesin\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrfundoje n\u00eb k\u00ebng\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po. Q\u00ebkur kam qen\u00eb e vog\u00ebl, kam dashur t\u00eb k\u00ebndoj. Ndihem e bekuar q\u00eb e kam k\u00ebt\u00eb talent dhe rritem shpirt\u00ebrisht sa her\u00eb performoj. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e kam \u00ebnd\u00ebrruar gjith\u00eb jet\u00ebn dhe vazhdoj ta \u00ebnd\u00ebrroj.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb ndikimet e tua muzikore?<br \/>\n&#8211; Maraja Keri, Uitni Juston, Bijonse, Eta Xhejms, Ela Fixxherald, Lara Fabian, Alisha Kiz, Karo Emerald, Xhorxha, Coldplay, Guano Apes, Emi Uajnhauz, Nora Xhons, Zhejzon Mraz&#8230; dhe lista nuk p\u00ebrfundon, por k\u00ebta jan\u00eb figurat ky\u00e7e q\u00eb m\u00eb kan\u00eb inspiruar dhe zhvilluar si artiste.<br \/>\n&#8211; K\u00ebshilla m\u00eb e mir\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00ebnd profesional&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb mos dal\u00ebsh at\u00ebhere kur nuk je gati dhe kur nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka 100% n\u00eb vendin e vet.<br \/>\n&#8211; Pjes\u00ebmarrje n\u00eb Top Fest 3, 4 dhe 5, n\u00eb K\u00ebnga magjike 2007 dhe 2008, n\u00eb \u201cVideo Fest\u201d 2008, si dhe n\u00eb garat republikane t\u00eb k\u00ebndimit solo n\u00eb Mal t\u00eb Zi, 2006, nj\u00eb CD me k\u00ebng\u00eb popullore t\u00eb orkestruar n\u00eb zhanrin xhaz\u2026 Kur hedh syt\u00eb mbrapa, \u00e7far\u00eb mendon?<br \/>\n&#8211; Mendoj se ai \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 fillimi i asaj q\u00eb kam dashur t\u00eb b\u00ebj. Kur shoh prapa, mendoj \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj ndryshe dhe \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpara. Nuk ngopem dot me prodhim n\u00eb muzik\u00eb dhe me performanca.<br \/>\n&#8211; T\u00eb qenit moderatore dhe k\u00ebng\u00ebtare, jan\u00eb dy pozicione q\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb te nj\u00ebri-tjetri?<br \/>\n&#8211; M\u00eb duket se m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrlidhen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Do t&#8217;i quaja t\u00eb dyja si lloje arti. Si k\u00ebndimi, ashtu edhe moderimi, jan\u00eb performanc\u00eb. T\u00eb dyja jan\u00eb performanca q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kreativitet, p\u00ebrqendrim, p\u00ebrkushtim, rrjedhshm\u00ebri, etj.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb program q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsonte gjith\u00eb idet\u00eb e tua, filozofin\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb bukur dhe dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb mungon ndoshta n\u00eb ekranet tona?<br \/>\n&#8211; Nuk e kam ende ndonj\u00eb ide t\u00eb till\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsonte gjith\u00eb idet\u00eb e mia, por p\u00ebr shembull, do t\u00eb doja shum\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhja ndonj\u00eb akt humanitar p\u00ebr ata q\u00eb s&#8217;kan\u00eb me nj\u00eb emision, bashk\u00eb me muzik\u00eb dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb cilat do t&#8217;ua ofroja atyre njer\u00ebzve, p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t&#8217;i shijojn\u00eb gj\u00ebrat e bukura t\u00eb jet\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 strehimit dhe ushqimit, do t\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb t\u2019u japim mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb sh\u00ebtisin n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb e t\u00eb shohin vende t\u00eb ndryshme dhe programe t\u00eb ndryshme artistike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ide shum\u00eb e kushtueshme, por jo e parealizueshme. N\u00ebse ka ndonj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb interesuar atje, jam e hapur. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; T\u00eb ndodh shpesh t\u00eb humbas\u00ebsh at\u00eb q\u00eb ke, nd\u00ebrsa je duke k\u00ebrkuar at\u00eb q\u00eb t\u00eb mungon?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk m\u00eb ka ndodhur ende dhe shpresoj t\u00eb mos m\u00eb ndodh\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Mundohem t&#8217;u kushtoj shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi gj\u00ebrave t\u00eb shtrenjta q\u00eb i kam.<br \/>\n&#8211; Vendi perfekt p\u00ebr t\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuar, n\u00eb t\u00eb cilin ndihesh plot\u00ebsisht ti?<br \/>\n&#8211; N\u00eb Ulqin, pran\u00eb detit, me arom\u00ebn e krip\u00ebs dhe qet\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb sjell ai.<br \/>\n&#8211; Personalisht, n\u00eb p\u00ebrballjen e par\u00eb me Ulqinin, jam dashuruar me t\u00eb. M\u00eb duket shum\u00eb mistik ky qytet! Kalaja \u00ebsht\u00eb e preferuara ime! Po ty, si qytetare e tij, \u00e7far\u00eb t\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb prej tij?<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqen secila rrugic\u00eb e kalas\u00eb, plazhet q\u00eb i ka, plakat e dashura, rinia e gjall\u00eb, forca q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb shtetit ku jan\u00eb pakic\u00eb. Gjith\u00e7ka m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem krenare p\u00ebr vendlindjen time. Kjo m\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb dua ta krenoj gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u201cDuhet ta doj\u00eb jet\u00ebn, t\u00eb punoj\u00eb fort p\u00ebr t\u00eb, me pasion dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb dij\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb shpirt\u00ebrisht\u201d. \u00c7far\u00eb t\u00eb kujton kjo fraz\u00eb e th\u00ebn\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nd\u00ebrsa po e lexoja, po b\u00ebja nj\u00eb paraleliz\u00ebm me t\u00eb dashurin tim dhe tani, teksa po shkruaj, jam me buz\u00ebqeshje n\u00eb fytyr\u00eb. Kam k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb q\u00eb mashkulli pran\u00eb meje t\u00eb punoj\u00eb fort, ta doj\u00eb jet\u00ebn dhe ta shpreh\u00eb at\u00eb me pasion e mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb m\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb mua me personalitetin e vet.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndryshuar q\u00eb prej artikulimit t\u00eb k\u00ebsaj d\u00ebshire?<br \/>\n&#8211; Thjesht, d\u00ebshira \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb realitet. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; T\u00eb p\u00eblqen jeta jote si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tani?<br \/>\n&#8211; Po.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb gjen p\u00ebr t\u00eb ndryshuar te vetja?<br \/>\n&#8211; Ka mjaft gj\u00ebra. P\u00ebr shembull, do t\u00eb doja t\u00eb ndiqja m\u00eb shum\u00eb mod\u00ebn, por jam pak p\u00ebrtace n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb ka m\u00ebsuar shum\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Udh\u00ebtimet, njer\u00ebzit e ndrysh\u00ebm, pik\u00ebpamjet e ndryshme.<br \/>\n&#8211; Ku e sheh veten pas 10 vjet\u00ebsh?<br \/>\n&#8211; Me familjen time dhe t\u00eb avancuar n\u00eb karrier\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb jesh duke b\u00ebr\u00eb pasi ta kemi mbyllur k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb s\u00eb bashku?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb shkoj t\u00eb marr motr\u00ebn time n\u00eb aeroport. Jam shum\u00eb e g\u00ebzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb! (Buz\u00ebqesh)<br \/>\nVazhdoje fjalin\u00eb\u2026<\/p>\n<p>U sh\u00ebrova\u2026 Do t\u00eb doja q\u00eb ne si shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebroheshim nga p\u00ebr\u00e7arja.<br \/>\nMendoj se fluturoj&#8230; sa her\u00eb q\u00eb k\u00ebndoj.<br \/>\nKopshti im i mrekullive&#8230; ku un\u00eb largohem sa her\u00eb q\u00eb e kam t\u00eb nevojshme, \u00ebsht\u00eb deti.<br \/>\nSimboli m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs&#8230; p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb Jing Jang.<br \/>\nMe \u201cNat\u00ebn kaloje me ne\u201d&#8230; kam dashur t\u2019u them t\u00eb rinjve q\u00eb jeta vazhdon.<br \/>\nUn\u00eb vendos&#8230; me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr detaje.<br \/>\n\u00c7ka do t\u2019u themi n\u00ebnave&#8230; \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndoshta dhemb, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<br \/>\nJam e bindur se&#8230; Dashuria e fatit tim \u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 e kam k\u00ebrkuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ok, Hana Cakuli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb simpatike! Po pastaj? \u00cbsht\u00eb edhe e talentuar\u2026 Pastaj? \u00cbsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb, kaq e v\u00ebrtet\u00eb dhe ka nj\u00eb buz\u00ebqeshje ngjit\u00ebse\u2026 E ka emrin Hana, si h\u00ebna n\u00eb qiell, por me pozitivitetin q\u00eb p\u00ebrcjell, ia shton rrezet edhe diellit\u2026 Arjana Bregu: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, Hana! Gjithmon\u00eb kam dashur t\u00eb t\u00eb pyes, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[410],"class_list":["post-2639","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike","tag-hana-cakuli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2639","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2639"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2639\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}